HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryeministri, njėri nga ata

-- nga Mero Baze, TemA - 7 tetor 2008

Mero Baze Dėgjova kryeministrin qė pėrgjigjej dje nė Kuvendin e Shqipėrisė pėr Damir Fazlliēin. Fliste, qeshte, kėrcėnonte dhe mbronte njė mafioz.

Nuk dihej pse fliste, kur nuk kishte pėr tė thėnė asgjė kundėr akuzave qė iu bėnė publikisht. Nuk dihej pse qeshte, kur aty s’kishte asgjė pėr tė qeshur; vajza e tij akuzohej se kishte pastruar 1 milion e 750 mijė euro. Nuk dihej pse kėrcėnonte, kur ai ėshtė njeriu mė i kėrcėnuar nė gjithė kėtė histori. E vetmja gjė e justifikuar ishte qė mbronte Damir Fazlliēin. Kjo tregon shkallėn e lirisė sė tij nga mafia.

Por nuk dua t’i ngjaj Lulėzim Bashės nė kėto rreshta. Thjesht dua tė nėnvizoj njė dimension tė ri tė daljes publike tė kryeministrit. Ai tha njė gjė shumė tė rėndė, qė ēdokush qė mund ta thotė nė botė, shkon nė pranga. Ai tha se ka fakte, kaseta, dokumente dhe dosje qė implikojnė kundėrshtarė tė tij ose ish-politikanė dhe biznesmenė nė Shqipėri. Tha qartė qė “i kam”. E pėrsėris, tha qė “i kam” dhe nėse parlamenti i kėrkonte dorėheqjen, ai mund t’i nxjerrė ato.

Ky nė tė vėrtetė ėshtė njė lajm i madh, qė i kalon tė gjitha lajmet. Kot lodhemi tė gjurmojmė mafian, nėse kryeministri e njeh. Kot lodhemi tė futemi nė rrugicat e pista tė Damir Fazlliēit, kur gjithė gjėrat i di Sali Berisha. Kot i kėrkojmė Ina Ramės tė fillojė hetimet pėr Fazlliēin, kur kryeministri e pranon atė publikisht si mik dhe deklaron se ka dosjen e mafies shqiptare, me tė cilėn mbaka peng politikėn shqiptare.

Dje, kryeministri na dha njė lajm tė madh, tė pabesueshėm, por tė rėndė pėr nga pesha. Na tha tė mos e ngacmojmė, se do tė denoncojė mafian. Duke thėnė kėtė, do tė thotė se tė gjithė ata qė e sulmojnė janė mafiozė si ai, ndaj ėshtė mė mirė tė mos hapen letrat.

Kjo ėshtė njė ngjarje e rėndė politike, qė duhet mbajtur shėnim. Ėshtė mė e rėndė se spoti antikorrupsion qė thotė denonconi tek unė dhe jo te drejtėsia. Ne paskemi njė dėshmitar tė munguar pėr drejtėsinė shqiptare qė paska filmime, dokumente dhe dosje, tė cilat dėshmojnė inkriminimin e kundėrshtarėve tė tij.

Zoti kryeministėr, nėse dje nė seancė ishe vėrtet i qetė, vėrtet i relaksuar, ngaqė buzėqeshje, vėrtet i vetėdijshėm pėr ato qė thoshe, atėherė mos vono asnjė minutė. Pa tė kėrkuar askush votėbesimin apo mosbesimin, dil e tregoju shqiptarėve mafian. Ata kanė vite qė po e presin kėtė ditė. Kanė qė nga 3 korriku i 2005 qė tė presin ty t’ua tregosh. Shumė klientė tė mafies i bėre miq tė djalit dhe vajzės. Delijorgjin, Taēin dhe tė tjerė, qė i akuzoje pėr mafiozė, i ke tė parėt e shtėpisė. Tė tjerė, qė i akuzoje pėr Klanin e Zemunit, i harrove, kurse njeriun real tė Klanit tė Zemunit, Damir Fazlliē, kėrkon tė na e imponosh si kryeprokuror tė Shqipėrisė.

Zoti kryeministėr, dil dhe trego mafian. Pasi ta tregosh, shko urgjent tek Ina Rama, Silvia Konti e drejtėsisė shqiptare, siē vetė e ke quajtur dhe eja tė tė mbėshtesim ta rrėzosh atė. Mos vono asnjė orė dhe asnjė minutė. Ėshtė vonė pėr orėn tėnde tė sė vėrtetės, por mė mirė vonė se kurrė.

Por, zoti kryeministėr, mos e bė atė gabim qė bėre. Mos kėrcėno se do tė denoncosh mafian, po tė kėrkuan mocion mosbesimi. Nuk je kryeministėr nga pakti me mafian, por nga pakti me shqiptarėt. U ke thėnė atyre do luftosh mafian dhe duhet ta luftosh. Askush nuk tė ka votuar mė 2005, qė tė marrėsh dosjet e mafies dhe tė mbash peng kundėrshtarėt e tu. Ishte e trishtueshme e diela nė Tiranė, kur media akuzonte vajzėn tėnde pėr pastrim parash dhe opozita lavdėronte Xhuvelin pėr pastrim ajri. Ėshtė e zymtė jeta nė kėtė vend, kur kryeministri qesh…qesh…qesh nė mėnyrė tė frikshme, duke thėnė, mes tė qeshurave, se “kam dosje mafiozėsh, prandaj mos mė ngacmoni”.

Zoti kryeministėr, nėse ke qenė i pėrgjegjshėm kur fole dje nė Kuvend, sot duhet ta nisėsh ditėn e punės te zyra e Ina Ramės dhe mė pas nė konferencė pėr shtyp. Tė na thuash a je trim ta denoncosh mafian, apo do tė vazhdosh tė ruash paktin me tė. Nuk e dinim kėtė pakt, por vetė na e the dje nė Kuvend. Na the “mos mė ngacmoni, se do hap dosjet e krimit.” Hapi njė orė e mė parė. Mos u sill me to si me dosjet e Sigurimit tė Shtetit qė nuk i hape kurrė vetėm nga dėshira pėr tė pėrdorur spiunėt. Tani, njėsoj si atėherė, kėrcėnon pėr tė pėrdorur pėr interesa tė tua dhe familjes tėnde kriminelėt dhe trafikantėt. Jepi fund paktit me ta dhe ktheju paktit qė ke bėrė me shqiptarėt. Ndryshe, pas disa vitesh, do tė jesh njė prej atyre, madje mė i madhi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara