HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tre mashtrues nė njė varkė, pa llogaritur avokaten

-- nga Mero Baze, TemA - 8 tetor 2008

Mero Baze I pari foli Fazlliē. Miliona njerėz shihnin imazhet e tij, i arrestuar mes policėve, ndėrsa zėdhėnėsi i policisė sė Bosnjės thotė se u arrestua dhe po hetohet pėr mashtrime financiare dhe trafik armėsh. Ai i qetė, pa iu dridhur syri dhe pa bėrė ende dush nga rruga e gjatė prej qelisė nė shtėpinė e tij tė dytė nė Londėr, thoshte se “nuk jam arrestuar”, se “nuk kam shitur firmė nė Qipro” dhe se “gjithēka ėshtė shpifje”. I dyti foli Lulėzim Basha, i cili mohoi se kunati i tij ėshtė administratori i gjithė firmave qė ka themeluar Fazlliē nė Shqipėri, derisa i ka shitur. E kam akuzuar qartė pėr njė rast pėr mitmarrje, duke i pėrmendur katėr dėshmitarė. Pa iu dridhur syri, me njė hartim tė shėmtuar bėn sikur s’ka ndodhur gjė dhe ikėn. I treti foli kunati i tij, por ky me e-mail. Pėr tė treguar se dhe ky po pėrgėnjeshtron, thotė qė nuk ėshtė ortak me Fazlliēin, ndėrkohė qė gjithė shtypi i ka thėnė qė je administratori qė ke themeluar firmat e Fazlliēit.

Tė tre mashtruesit publikė janė tė rrezikuar tė mbyten, se i kanė hipur sė njėjtės varkė, e cila nuk i mban dot. Dhe, duke mashtruar qė tė tre pėr tė shtyrė njė ditė mė tutje betejėn, kanė rrezikuar realisht njė avokate ndoshta tė pafajshme, e vetmja qė ka bėrė punėn qė i kanė thėnė. Ajo quhet Flutura Kola dhe ėshtė bashkėpronare nė studion qė ka blerė sė bashku me Argita Berishėn. Nėse kėto qė thotė Fazlliē janė tė vėrteta, atėherė Flutura Kola duhet tė arrestohet pėr mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Ajo ka marrė pėlqimin e Fazlliēit pėr shitjen e kompanisė qė nė maj tė vitit 2007, ka shkuar nė Qipro, ka marrė prokurėn e pėrfaqėsimit tė tyre nė Tiranė, ka blerė kompaninė fantazmė tė Fazlliēit, e ka riregjistruar me vendim tė gjyqtares nė Tiranė dhe e ka depozituar nė QKR. Dokumentet janė tė gjitha aty. Tani duhet tė dėnohet ose Fazlliē, ose Flutura Kola.

Zoti Basha, i cili e ka dimension natyral tė tij gėnjeshtrėn, thotė se asnjė familjar i tij nuk ka lidhje me Fazlliēin. Nė fakt, njeriu qė ka kryelidhje me Fazlliēin ėshtė Lulėzim Basha. Dua t’i kujtoj se fituesi i tenderit tė rrugės Milot-Rrėshen, qė formalisht ėshtė njė kompani sllovene, ėshtė ndėrmjetėsuar nga njė prej ortakėve tė Fazlliēit nė kompanitė e basteve sportive, qė drejtoheshin nė atė kohė prej kunatit tė tij. Se sa e quan familjar kunatin e tij Lulėzim Basha, kėtė e di ēdo njeri qė njeh Lulėzim Bashėn. I vetmi fat qė ka kunati i tij, ėshtė se askush nuk ėshtė bėrė familjar me emrin e tij, Erion Isufi, pasi tė gjithė i thėrrasin “kunati i Lul Bashės”, si dikur kunati i shokut Xhemal.

Sė treti, doli e mashtroi dhe vetė kunati. Ky i fundit nuk di tė bėjė ndonjė punė tjetėr veē kėsaj, kėshtu qė nuk ia vlen t’i komentojmė gėnjeshtrat e tij. Ėshtė mirė qė kėta njerėz kėto deklarata t’i bėjnė para drejtėsisė, nėse ajo i thėrret. Fazlliē tė pranojė qė nuk ėshtė ndaluar dhe nuk ka shoqėri, Basha tė pranojė qė nuk e ka kunat Erion Isufin dhe ky i fundit tė pranojė qė nuk ka administruar firmat e Fazlliēit. Pas kėsaj e kemi mė tė lehtė. Nėn akuzė pas kėsaj kalojnė avokatet e firmės ‘Kola’ dhe firmės ‘Malltezi’, qė kanė qenė gjithmonė tė angazhuara pėr punėt e Fazlliēit.

Kjo pėr opinionin publik ėshtė mė interesante se sa tė thirren nė prokurori tre mashtruesit e mėsipėrm. Kėta nuk kanė ndonjė vlerė mė pėr opinionin, pasi, kur dikush tė shikon dhe me pranga, dhe tė lirė dhe ti i thua s’jam arrestuar kurrė, nuk ka ē’tė besojė mė. As kur tė thotė tjetri qė ti ke vjedhur me dėshmitarė dhe ti flet kodra pas bregut pėr “trumbeta beteje”, nuk ka ē’tė thotė mė, veēse tė tė vajtojė pėr lajthitje. Tė tre kėta mashtrues janė nė njė varkė mes valėve qė rrezikon tė mbytet. Nė pėrpjekje pėr tė shpėtuar, kėta duan tė mbysin atė qė ka mė pak faj, atė qė ka noterizuar fajin e tyre, avokaten Flutura Kola. Kam frikė se ajo di tė mbrohet mė mirė se kėta, se nė fund tė fundit ajo nuk ka bėrė asnjė krim. Thjesht ka bėrė punė e avokates nė njė proces tė pistė, pėr tė cilin ajo nuk ka shkelur asnjė ligj, pasi ende nuk na ka thėnė qė Fazlliē nuk e ka shitur kompaninė nė Qipro.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara