HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIAL

Kodi i shenjtė i tė vdekurit

-- nga Mero Baze, TemA - 19 tetor 2008

Mero Baze E DĖGJOJ PĖRDITĖ KĖTĖ FJALĖ. E thotė ose Jozefina Topalli, ose Aldo Bumēi, ose Enkelejd Alibeaj, ose Bujar Nishani dhe pėrditė Gert Bogdani. I pari e paska thėnė Sall Berisha nė Kuvend njė ditė, por s'ėshtė dėgjuar mirė. Bėhet fjalė pėr njė kėrkese qė kėta i bėjnė ēdo dite Edi Ramės qė tė japė dorėheqjen, pse ka thėnė se qytetarėt dyshojnė se Kosta Trebickėn e vranė! Edi Rama nė fakt ka plot arsye tė mos jeta kryetar i socialistėve shqiptarė, ose dhe kandidat pėr kryeministėr. Por ata nuk janė arsyet qė thotė kori nė fjalė.

Arsyet reale, pse Edi Rama nuk duhet tė bėhet kryeministėr apo nuk duhet tė jetė shefi i opozitės, janė se nė shumė pika ai ngjan me Sali Berķshėn, eshtė autoritar, i vė njerėzit nė rresht tė flasin pa shumė mend nė kokė, siē nxjerr Berisha ēdo ditė korin e tij dhe ėshtė i gatshėm tė ndajė ēdo pushtet me Berishėn, nė rast se kjo e bėn tė ndjehet i sigurt brenda partisė sė tij. Kėto janė arsye tė forta, qė unė si qytetar tė mos e shikoj Edi Raman si kryeministrin tim tė ardhshėm. Por ka disa pika qė ai nuk i ngjan Sali Berishės. Dhe njė pikė ėshtė qėndrimi, qė ai ka mbajtur nė rastis e vdekjes sė Trebickės dhe rastin e Gėrdecit. Ai nuk ka vepruar siē vepronte dhe vepron Sali Berisha.

Ai ka pritur, ai ėshtė matur dhe ka thėnė diēka qė s'ka nevojė ta pėrgėnjeshtrojė. Nė rastin "Trebicka" iu ka thėnė qytetarėve, se qeveria duhet tė bashkėpunojė me drejtėsinė, me qėllim qė vdekja tė zbardhet dhe njerėzit tė mos vazhdojnė tė mendojnė se atė e vrau qeveria si kundėrshtar. Po tė ishte Sali Berisha nė vend tė Edi Ramės, teknologjia e luftės politike do tė ishte e pashembuilt. Ai, jo vetėm qė do ta shpallte vrasės Edi Ramėn, por do t'i ēonte arkivolin te dera e qeverisė. Edi Rama ka nja teknologji krejt tjetėr tė pėrpunimit tė opinionit publik. Nuk ėshtė se e ka me tė ndershme se Sali Berisha, por nuk e ka stilin e tij. Pėr shembull, nuk di se si do t'ia bėjė ky Gert Bogdani, nėse Erion Veliaj e hedh nė gjyq dhe i thotė, ma provo me ekspertė amerikanė, po deshe, nga shteti i Virxhķnias, se kur ia kam ofruar 500 mijė euro Kosta Trebickės pėr ndonjė dėshmi tė rreme. Bogdani natyrisht nuk ka ku ta provojė, por as falje s'do tė kėrkojė kurrė, pasi do tė thotė jam thjesht zėdhėnės. Edi Rama nuk i pėrket kcsaj shkolle. Ai di ta dėmtojė mė shumė kundėrshtarin me njė fjalor mė tė besueshėm, kurse Berisha di ta njollosė atė me gjėra krejt tė pabesueshme.

Kjo fushatė e pacipė me njė tė vdekur, nė emėr tė Kodit tė Vdekjes, nė fakt nuk ka lidhje fare me respektin ndaj Kosta Trebickės. Ajo nuk do tė kishte nisur, nėse skandalet e rėnda tė familjes se kryeministrit tė mos kishin nevojė pėr njė gjethe fiku. Nėse nuk do tė ishte hapur dosja "Fazlliē"; nėse kryeministri nuk do tė kishte noterizuar akuzat, nėse vajza e tij nuk do tė pranonte publikisht se e kishte Fazlliēin klient dhe mik shtėpie, nėse prokuroria nuk do tė niste hetimet, nėse drejtėsia nga SHBA nuk do bashkėpunonte nė kėtė proces, Berisha dhe tė tijtė tani as qė do ta kishin zėnė nė gojė tė ndjerin Kosta Trebicka. Por ata po pėrpigen ta trazojnė nė varr, pikėrisht se iu duhet tė harrojnė njė varr tė hapur politik para tyre, qė ėshtė ēėshtja "Fazlliē".

I ashtuquajturi Kod i Vdekjes ėshtė thyer, mė sė pari prej qeverisė. Ėshtė thyer, prej saj, pasi kryeministri e quajti fillimisht mafioz Kosta Trebģckėn, vetėm pasi ai dokumentoi pėrfshirjen e djalit nė njė histori sekseri pėr tregtinė e armėve. Dhe Kosta Trebicka nuk ishte njė biznesmen puritan. Ai u zbua me dhunė nga biznesi i fishekėve, por, kur u bė i rrerikshėm pėr kryeministrin, me tė filloi tė bėhet biznes. Gruaja e Trebickės dhe gruaja e ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani, u bėnė ortakė nė njė licence universiteti, qė quhet Universiteti Evropian i Turizmit.

Po tė jem dhe unė paranojak si kėta qė flasin gjithė ditėn pėr njė tė vdekur dhe kėrkojnė tė mos zihen nė gojė tė vdekurit, mund tė ndėrtoj teori tė tėra konspirative se si qeveria i bleu gruan viktimės, e bėri ortake me gruan e ministrit tė Brendshėm, dhe gruaja e tij ishte e para qė ngulte kėmbė qė ishte aksident dhe qė s'dyshoi asnjė moment si shumica e shqiptarėve tė tjerė. Por kjo ėshtė paranojake dhe perverse. E vėrteta ėshtė se Kosta Trebicka ėshtė njė shgiptar i zakonshėm me vese, qė pasi nuk bėri dot biznes, pasi i dolėn para njerėz tė fortė, tė lidhur me kryeministrin, gjeti mėnyrėn e u lidh dhe ai bėri biznes tjetėr po me njerėzit e qeverisė. Vdekja e tij e komplikon historinė e jetės sė tij, por as e ndot dhe as e pastron dot. Ai mbetet ai qė ishte. Njė njeri qė do iahte gati tė bėnte trafik armėsh, por nuk e lanė njerėzit e kryeministrit dhe njė njeri qė mori po prej kryeministrit njė licencė universiteti.

Nėse unė ngrihem tani ēdo ditė e shkruaj nė gazetė qė Bujar Nishani tė japė dorėhegjen, se gruaja e tij ka bėrė biznes me njė njeri qė Berisha e ka quajtur trafikant, natyrisht ėshtė teprim. Nėse unė ngrihem tani dhe shkruaj pėrditė se gruaja e Trebickės nėn ndikimin e biznesit me familjen Nishani ka thėnė qė nė fillim se vdekja e Kostės ėshtė aksident, ėshtė teprim.

Po tė mendosh dhe pak mė tej se kush janė ata qė flasin, e shikon lehtė se janė tė gjithė njerėzit mė pak tė lirė tė kabinetit "Berisha". Flet Aldo Bumēi, pėr shkak se nė vend qė t'i raportonte kryeministrit, i raportonte me fakse djalit tė tij pėr Gėrdecin, flet Alibeaj, i cili ėshtė prova mė fizike se tė gjitha udhėzimet pėr legjislacionin famėkeq tė Gėrdecit janė bėrė prej tij, si njeri konfident i Berishės, flet Bujar Nishanģ, qė me sa duket Berisha ia pėrdor kėtė ortakėri nė biznes me Trebickėn si peng, dhe tė tjerė tellallė, qė s'kanė asnjė vlerė. Kėta madje janė tė njėjtėt qė guxojnė tė futen nė luftė dhe me drejtėsinė, pse ajo tenton tė hetojė pėr pastrim parash, apo evazion fiskal tė miqve tė familjes sė kryeministrit.

Nėse ata vėrtet mendojna se duhet kėrkuar falje nė emėr tė fatit tragjik tė Kosta Trebickės, duhen t'i kėrkojnė falje gruas sė tij dhe djalit tė tij, qė ēdo ditė dėgjojnė tė pėrmendet emri i babait tė tyre, pėr t'u harruar emri i Fazlliēķt. Nė emėr tė Kodit tė Vdekjes, nuk mund tė zhvarrosen varre tė vdekurish pėr tė shpėtuar fate hajdutėsh tė gjallė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara