HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


EDITORIAL

Letėr e dėshpėruar pėr zonjėn Topalli

-- nga Mero Baze, TemA - 23 tetor 2008

Mero Baze E DI QĖ ADRESA E SAKTĖ e kėsaj letre nuk jeni ju, por jam i detyruar tė ndjek protokollin e atyre qė janė ngarkuar prej shumicės tė flasin nė emėr tė Kodit tė Vdekjes.

Ka ndodhur njė tragjedi e re. Sė paku 5 vetė mungojnė nga lista e njerėzve qė hipėn nė njė varkė fatkeqe pėr tė kaluar liqenin e Butrintit dhe pėr tė vazhduar rrugėn pėr nė Greqi.

Nuk tė fajėsoj dot pėr postbllokon e policisė, qė i trembi dhe i detyroi tė kalonin nė liqen, pasi ata po bėnin thjesht detyrėn. Bėnė sa mundėn dhe besoj se nuk kishin mė shumė mundėsi se aq.

Nuk tė fajėsoj dot pėr peshkatarėt, sepse dhe ata bėnė sa mundėn. Nuk tė fajėsoj dot as ty, madje as kryeministrin pse ishit nė Shqipėri dhe nuk bėtė dot gjė, se nuk kishit ēfarė tė bėnit.

Nuk ju fajėsoj dot as pse nuk keni shkuar pėr ngushėllime, se ėshtė moment delikat emocional dhe politik dhe e di qė nuk keni kurajė ta pėrballoni.

Nuk ju fajėsoj dot as pėr policinė, pasi realisht ka pasur disa suksese policore, pavarėsisht se ai spoti nuk ėshtė bėrė pėr ato, por pėr t'iu dhėnė ca parį klientėve mediatikė tė kryeministrit, qė prodhojnė reklama tė neveritshme dhe profesionalisht, jo vetom politikisht. Qytetarėt binden mė shumė pėr mirėsinė e politikės nga kontakti me tė nė rrugė sesa nga spoti juaj i frikshėm.

Nuk ju akuzoj dot as pėr faktin qė nuk shkuat dot te familja e nėnės sė mbytur me foshnjėn e saj tremuajshe, ngaqė kohėt e fundit keni ndėrmarrė njė fushatė pėr t'u mbėshtetur mė shumė te gratė nė politikė.

Nuk ju fajėsoj dot pse nuk iu pėrgjigjeni ashpėr kritikave tė opozitės pėr kėtė rast, pasi e di qė do tė kujtoj vizitėn tėnde nė Vlorė, mė 10 janar 2004, njė ditė pas tragjedisė sė ngjashme, kur fajėsove kryeministrin Fatos Nano dhe ministrin Pandeli Majko pėr papėrgjegjshmėri politike dhe pėrgjegjėsi pėr vdekjen. Ata e paguan shtrenjtė atė.

Nuk tė vė faj pse nuk iu mbyll gojėn kotyre tė rinjve tė G99, qė fajėsojnė qeverinė, pasi bashkė me ta nė janar tė 2004 shkove ndeze qiri para Kryeministrisė pėr t'ia lėnė vdekjen nė derė kryeministrit. Nuk tė fajėsoj dot pse puk flet dot pėr Kodin e Vdekjes, siē fole nė rastin e Kosta Trebickės, pasi do tė kujtojnė qė 9 janarin ia bėre spot elektoral Fatos Nanos.

Nuk tė fajėsoj dot pse ke votoar pėr moratoriumin pėr skafėt, pasi e di qė nuk ishte njė vendim i juaji, por njė urdhėr mekanik nga fqinjėt perėndimor, qė nuk besonin tek aftėsia jonė si shtet normal, qė do ta bėnte mė tė mirė jetėn e shgiptarėve kėtu.

Pra, kam shumė arsye qė tė mė dukesh e pafajshme nė gjithė kėtė histori. Kam plot arsye tė besoj se je prekur si nėnė, si politikane dhe ligjvėnėsja kryesore e Shqipėrisė. Kam plot arsye tė besoj se tragjedi si kjo tė bėjnė tė pafuqishėm si politikan, pasi tė zhveshin lakuriq, si njė tė vdekur tė pafuqishėm para futjes nė arkivol, ku nuk ke ēfarė thua asgjė. Nuk thua dot, kemi rritje ekonomike dyshifrore, nuk thua dot kemi ulur papunėsinė, nuk thua dot kemi ngjallur shpresėn, nuk thua dot ato qė thua nėpėr mitingje, se ia kemi kaluar dhe Gjermanisė nga ritmi i rritjes ekonomike, nuk thua dot asgjė nga ato qė nuk i dėgjon njeri kur i thua.

Nuk i thua dot, se tragjedia ėshtė njė shupplakė ndaj gjithė gėnjeshtrave, qė thuhen pėr tė gėnjyer njėri-tjetrin. Ata qė vdiqėn nuk kanė mė nevojė pėr asgjė, as pėr shpresė, as pėr gėnjeshtra, as pėr tė vėrteta. Ata kanė nevojė pėr respekt, sė paku pėr ikjen e tyre.

Nuk po them qė i vrave ti. Nuk them dot qė ishte aksident. Nuk them dot qė i vrau policia. Nuk them dot qė i vrau opozita. Nuk them dot qė i vrau qeveria. Por e them me plot gojėn se ua bėmė tė padurueshme jetėn nė kėtė vend dhe ata ikėn nė botėn tjetėr.

Dil kėrkoju falje nė emėr tė pėrgjegjėsisė, qė shumica nė pushtet ka pėr qytetarėt e saj dhe humbjen e shpresės nė vend! Dil kėrkoju falje shpirtrave tė tyre tė trazuar, qė u mhytėn nė njė kanal nga paniku i ikjes prej kėtij vendi. Nuk po tė them, po s'iu kėrkove falje, jep dorėheqje, se nuk ka mė rėndėsi. Tė vdekurit janė nė paqen e tyre, por ju duhet tė qetėsoni tė gjallėt, ata qė vdekjes dinė t'ia ruajnė nderin dhe t'ia marrin hakun.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara