HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Besa e presidentit Bush pėr kryeministrin Berisha

-- nga Mero Baze, TemA - tetor 2008

Mero Baze Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, falėnderoi dje publikisht presidentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh Bush, pėr firmosjen e Protokollit tė Anėtarėsimit tė Shqipėrisė dhe Kroacisė nė NATO, duke shtuar se presidenti amerikan “e mbajti fjalėn”. Lajmi, i cili nė tė vėrtetė ėshtė njė lloj firmosje de facto e anėtarėsimit nė NATO nga gjithė vendet e Aleancės, ėshtė njė shans i mirė pėr qeverinė nė Tiranė, dhe veēanėrisht kryeministrin, Sali Berisha, t’i mėshojė njė lloj dualiteti politik nė raportet me Uashingtonin. Sulmet e forta tė ambasadorit amerikan nė Tiranė muajin e fundit dhe polemikat e tij publike rreth qėndrimit dyshues tė qeverisė ndaj prokurorisė kanė ngritur pikėpyetje serioze pėr cilėsinė e raporteve politike mes qeverisė sė Tiranės dhe Uashingtonit.

Firmosja dje nga presidenti Bush e Protokollit tė Anėtarėsimit nė emėr tė qeverisė sė SHBA u pėrdor qartė prej kryeministrit Berisha pėr tė theksuar njė lloj dualiteti. Fjalia e tij qė “presidenti Bush e mbajti fjalėn”, duket se e zhvendos rėndėsinė e kėtij vendimi te njė raport personal mes tij dhe presidentit Bush. Me shumė takt, por duke bėrė kujdes qė tė kuptohet, kryeministri Berisha deshi tė theksonte se vendimet e mėdha pėr Shqipėrinė nuk varen nga qėndrimi i ambasadorit Withers nė Tiranė. Kjo lloj politike nė fakt ka muaj qė po ravijėzohet nė qėndrimet publike tė qeverisė, sidomos nė ato tė zotit Berisha dhe ministrit tė Jashtėm, Lulėzim Basha. Fjalia e djeshme e kryeministrit Berisha ishte njė shprehje e qartė e kėsaj politike.

Ky qėndrim nė tė vėrtetė e fut nė krizė qėndrimin amerikan ndaj Shqipėrisė, pasi ai ėshtė i dyzuar mes nevojės qė ka pėr tė zgjeruar NATO-n dhe pėr ta ēuar kufirin e saj mundėsisht nė bllok drejt Gjeorgjisė e Ukrainės, dhe keqpėrdorimit qė i bėhet kėtij zgjerimi, duke e kanalizuar deri nė merita personale nga udhėheqės lokalė. Rasti i Shqipėrisė rrezikon tė bėhet problematik pikėrisht pėr kėtė shkak.

Polemikat publike tė ambasadorit amerikan me kryeministrin Berisha janė pėr disa arsye shumė parimore, qė kanė tė bėjnė me ndarjen e pushteteve dhe rritjen e autoritetit tė prokurorisė. Gjestet e kryeministrit kanė qenė rregullisht negative. Ai nuk i ka pranuar kritikat, ka avancuar ta vlerėsojė si tė painformuar ambasadėn amerikane nė Tiranė, derisa pėrfundoi nė Vlorė te vlerėsimi se askush nuk e ka monopolin e sė vėrtetės.

Qėndrimi i djeshėm publik dhe referenca te “besa e dhėnė” e Xhorxh Bushit, ėshtė jo vetėm provokative, por dhe vazhdim i luftės sė ftohtė tė qeverisė me pėrfaqėsuesit diplomatikė amerikanė nė Tiranė. Nė rastin mė tė keq kjo dėshmon se qeveria shqiptare e ka seriozisht pėrpjekjen pėr kontroll dhe frikėsim tė prokurorisė. Njė dėshmitar i Gėrdecit, qė ka dėshmuar publikisht nė emisionin tim, Andi Belliu, u ndalua dje nė rrethana krejt tė paqarta dhe u shoqėrua nė polici i dyshuar se ngjante me dikė qė kėrkohej pėr vrasje. Nuk e pėrjashtoj mundėsinė qė tė ketė qenė dhe rastėsi provokacioni, pasi sė paku kėshtu mė siguruan krerė tė lartė tė policisė, por nuk e pėrjashtoj nga ana tjetėr, qė segmente komisarėsh brenda policisė tė veprojnė “me pushtet” mė vete, nė funksion tė njė strategjie, qė imiton luftėn pėr t’u mos u hetuar Gėrdeci. Do tė ishte e frikshme, nėse vėrtet e kanė ndaluar pėr ta frikėsuar, por do tė ishte dhe mė e frikshme, nėse kjo bėhet nga segmente jashtė kontrollit zyrtar tė policisė. Nėse njė zyrtar policie trimėrohet nga ministri, qė kėrkon tė arrestojė prokurorė, pėrse njė polic mė i vogėl mos tė ndalojė dėshmitarė tė tė njėjtit proces? Dhe kjo mund ta komplikojė seriozisht punėn, nėse raste tė tilla delikate nuk hetohen me kujdes dhe nuk nxirret pėrgjegjėsia.

Kryeministri mori njė sėrė zotimesh dje, qė nė fakt nuk kishin asnjė referencė te vėrejtjet dhe shqetėsimet serioze, qė ka ngritur qeveria e SHBA pėr qeverinė “e Tij”. Retorika e pėrgjithshme pėr zotime, pa iu referuar vėrejtjeve konkrete, qė ka marrė publikisht nė Tiranė, ėshtė vazhdimi i injorimit tė kritikave dhe vėrejtjeve tė tyre pėr qeverinė e Tiranės.
Presidenti Bush ka mbajtur njė premtim tė dhėnė shqiptarėve, por ai ka nevojė qė qeveria shqiptare tė mbajė premtimin se do tė respektojė ēdo vėrejtje dhe sugjerim tė qeverisė sė tij nė rrugėn e reformave. Ėshtė fyese qė qeveria amerikane tė kėrkojė gjėra tė tjera dhe kryeministri i Shqipėrisė tė zotohet pėr gjėra tė tjera, qė s’kanė ndonjė lidhje reale me shqetėsimet e Uashingtonit. Nėse realisht e konsideron mik presidentin Bush, duhet t’ia bėjė mė tė lehtė mbajtjen e “besės” qė ka dhėnė nė Tiranė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara