HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mos u trembni nga Enkelejd Alibeaj

-- nga Mero Baze, TemA - tetor 2008

Mero Baze Ministri i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, pėrsėriti dje vendosmėrinė pėr tė ēuar nė Kuvend pa konsensusin e opozitės paketėn e ligjeve pėr drejtėsinė. Ekspertėt e huaj dhe ata shqiptarė, qė kanė kundėrshtuar paketėn nė fundjavėn qė shkoi, si dhe pėrfaqėsues tė Bashkimit Evropian nė Shqipėri, mund tė nervozohen sėrish nga kjo deklaratė, por realisht nuk kanė arsye ta bėjnė kėtė. Prej gati njė viti, qė kur ka ardhur nė krye tė kėtij dikasteri, Alibeaj ka bėrė rregullisht rolin e njė testuesi tė opinionit publik pėr ēdo procedurė ligjore tė mirė-menduar nga qeveria nė favor tė saj.

Ajo ēfarė thotė Alibeaj, nuk duhet marrė si ajo qė thotė qeveria, por si ajo qė qeveria po provon tė bėjė. Nėse ka reagime kundėr asaj, nėse ka kėrcėnime, nėse dalin diplomatė dhe thonė se ky ėshtė skandal, zėreni se Alibeaj nuk e ka thėnė kėtė gjė. Prej fillimit nė krye tė Ministrisė sė Drejtėsisė ai ėshtė pėrdorur vetėm si lakmus pėr tė parė nėse ka mjedis acid ose jo pėr propozimet e qeverisė. Kujtoni vetėm pak fillimet e propozimeve pėr ligjin e prokurorisė dhe arrogancėn e tij qesharake. Me njė vėshtrim tė mbėrthyer nė tavan, sikur komunikon me Zotin, ai deklaroi pa iu dridhur qerpiku deri dhe kufizimin pėr imunitetin e Prokurores sė Pėrgjithshme. U alarmua BE, SHBA dhe vetė institucioni dhe u tėrhoq sikur s’kishte bėrė gjė fare.

Projekti i ri qė shpėrndau, as qė e kishte fare propozimin e tij dhe, kur e pyesnin diplomatėt kryeministrin, ai iu pėrgjigjej me tė qeshur: “Epo, Enkelejdi e bėri atė, qeveria s’dinte gjė”. Kujtoni po ashtu betejėn e tij pėr tė emėruar kryetarėt e gjykatave nga Ministria e Drejtėsisė. Pasi u bė sherr i madh, u vendos qė emėrohen nga KLD dhe ai bėri sikur s’kishte thėnė gjė. Po ashtu, qė tė mos zgjatem, e keni tė freskėt arrogancėn e tij qesharake me urdhrin e weekend-it pėr tė hetuar prokurorėt qė donin tė merrnin nė pyetje Damir Fazlliēin. E mori “pėrpjekur” pastaj ndryshoi objektin e shkresės dhe e shtyu sikur s’kishte thėnė gjė.

E mbani mend, kur doli dhe filloi tė shpjegojė si do ta bėnte komisionin kundėr Ina Ramės, pastaj tė nesėrmen, kur pa ambasadorin amerikan qė ia nxiu faqen “si kėpuca” qeverisė, e harroi? E mbani mend si argumentonte nė TV hetimin ndėrkombėtar pėr Fazlliēin, por dhe atė s’e zė mė nė gojė? E mbani mend se si rezistonte qė tė mos ēonte nė Kėshill tė Lartė tė Drejtėsisė tre gjyqtarėt qė kishin falur evazionin fiskal tė Delijorgjit? Ishte gati tė votėbesonte Kreshnik Spahiun, pse e vuri nė siklet me atė kėrkesė. Pastaj u bind dhe e patė dje si e priti votimin. Nėse nuk do t’i kishte bėrė tė gjitha kėto, fjalimi i tij regresiv ditėn e djeshme do tė ishte shqetėsues. Por, nė tė vėrtetė nuk ėshtė. Nuk ka pas njė rrezik prej tij. Ėshtė njė nėpunės i thjeshtė qė pėrdoret si dordolec pėr tė trembur kundėrshtarėt, por, kur ata nuk tremben, thjesht mbledh puplat.

Kryeministri Berisha e ka pėrzgjedhur atė thjesht pėr kėtė rol. Ajo qė dje ai tha publikisht dhe qė ėshtė shumė e rėndė, thjesht duhet marrė si njė dėshirė e kryeministrit. Njė dėshirė, pėr tė cilėn ai s’ka ndėrmend tė bėjė betejė. Thjesht e ēel dhe teston situatėn. Ndėrkohė qė ne merremi me Enkelejdin, ai ka bėrė gati variantin 2, qė prapė do ta thotė Enkelejdi i shkretė dhe prapė s’do ta marrim seriozisht. Nė fund do tė dalė vetė kryeministri. Ai do tė japė njė version tė moderuar tė gjithė situatės dhe projektligjit. Do ketė folur ndėrkohė dhe me Edi Ramėn, dhe me tė huajt, dhe do bėjė ashtu si i leverdis qė tė ketė sa mė pak dėm. Atėherė merreni seriozisht atė version.

Ai ėshtė versioni i duhur, pėr tė cilin duhet bėrė betejė. Alibeaj ėshtė njė figurė qė pėrdoret pėr tė hutuar kundėrshtarėt. Ėshtė njė rol real qė ia ka dhėnė kryeministri pėr tė bėrė njė eksperiment tė gjallė politik nė terren. Nuk ka vrarė mendjen tė marrė kėshilla apo tė bėjė sondazhe. Nuk beson mė tek analizat apo idetė e hedhura nga ekspertė tė huaj. Do thjesht ta provojė realisht nė terren sa dėm dhe sa dobi kanė idetė e tij. Dhe pėr ta bėrė kėtė, ka gjetur njė rrugė me kosto tė ulėt njerėzore. Ka gjetur Enkelejd Alibeajn. Por dhe me kosto tė lartė politike. Pasi, pėr t’u bėrė i besueshėm nė kėtė rol, e ka bėrė ministėr Drejtėsie.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara