HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Qeveria, mė e suksesshme si e korruptuar

-- nga Mero Baze, TemA - maj 2008

Mero Baze Suksesi mė i pranuar i qeverisė shqiptare nga opinioni publik ėshtė korrupsioni. Brenda njė viti qeveria e kryeministrit Sali Berisha iu ka mbushur mendjen qytetarėve se ėshtė sė paku 13 pėr qind mė e korruptuar se vitin e kaluar. Shifra alarmante qė ėshtė disa herė mė e lartė se ritmi i rritjes ekonomike, u prezantua dje nė prani tė diplomatėve mė tė lartė amerikanė nė Tiranė nga Instituti pėr Kėrkime dhe Alternativa Zhvillimi, i cili ka kryer sondazhin. Sondazhi nė tė vėrtetė ka njė qasje serioze ndaj fushave ku ka evoluar korrupsioni, i cili i jep atij besueshmėri nė tendencėn e vet, edhe sikur shifrat tė kenė njė gabim me disa pėr qind plus apo minus.

Sė pari, me gjithė kujdesin e qeverisė qė tė prezantojė si arritje rritjen e tė ardhurave nga taksat dhe doganat, sėrish ata dy sektorė rezultojnė se kanė evoluar nė korrupsion. Kjo do tė thotė qė tė ardhurat e rritura vijnė nga rritja ekonomike dhe rritja e ritmit tė saj, nga forcimi i euros dhe zhvlerėsimi i lekut dhe nga gati trefishimi i sistemit tė taksimit pėrmes referencave gati vdekjeprurėse pėr lirinė ekonomike nė vend. Aktualisht, bizneset paguajnė tri herė mė tepėr nė pėrgjithėsi pėr sigurimet nga rritja e ēmimeve tė referencave pėr pagat nė mėnyrė arbitrare dhe vendosja e dyshemeve pėr nivelin e pagės dhe numrin e punėtorėve pėr disa biznese. Po ashtu, ritmi i rritjes ekonomike dhe inflacioni janė faktorė qė krijojnė njė vizion fals pėr rritjen e tė ardhurave. Sondazhi dėshmon se nė kėta sektorė tė vetmit qė kanė pėrfituar nga qeveria janė hajdutėt. Ata kanė fituar sė paku 13 pėr qind mė shumė se vitin e kaluar dhe, po tė llogarisėsh atė qė qeveria e quan dyfishim tė ardhurash, i bie tė kenė fituar dy herė mė shumė plus 13 pėr qind se vitin e kaluar, ndėrsa bizneset janė persekutuar 3 herė mė shumė.

Sė dyti, sondazhi dėshmon qartė perceptimin e publikut se qeveria dhe Kuvendi janė jotransparentė dhe se kanė besueshmėri tė ulėt pėr nivelin e korrupsionit. Disa javė mė parė, nė njė debat televiziv, kur kolegu Lubonja thoshte se ngjarja e Gėrdecit ka rritur perceptimin e korrupsionit te qytetarėt, njė ish-ministėr i ftuar nė debat ngulte kėmbė se kjo nuk kishte fare rėndėsi, pasi ishte ulur importi i domateve 13 pėr qind dhe kjo tregonte qė nuk kishim korrupsion. Kinezėrirat pėr tė justifikuar korrupsionin marrin fund shpejt. Opinioni publik ėshtė i bindur se qeveria dhe deputetėt janė mė tė korruptuar se njė vit mė parė. Janė mė tė korruptuar, pėr arsyen e thjeshtė se askush prej tyre nuk ka bėrė njė gjest kundėr fenomenit mė tė rėndė tė korrupsionit zyrtar qė mbetet Gėrdeci. Tė gjithė ministrat e qeverisė ‘Berisha’ janė gati tė rreshtohen drejt humnerės pas Fatmir Mediut me tė njėjtin arsyetim, se ai nuk ka faj, pasi punėt e pista i kanė bėrė ata poshtė. Nė tė vėrtetė tė gjithė e dinė se ku qėndron faji dhe heshtin. Kjo heshtje mjafton qė nė sytė e shqiptarėve ata tė duken tė gjithė nga pak Medi, nga pak Ndokė, nga pak Pollo dhe nga shumė Berishė, i cili mbetet kryembrojtėsi i tragjedisė sė Gėrdecit, duke e quajtur atė aksident teknologjik.

Sė fundi, disa institucione tė vlerėsuara pozitivisht nga sondazhi, siē ėshtė institucioni i Presidentit, autoritetet fetare, media dhe ndonjė institucion tjetėr, janė realisht dhe institucionet qė janė pėrplasur me qeverinė mė sė shumti gjatė kėtij viti. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė poshtėrimit publik qė qeveria dhe kryeministri i bėnė presidentit, duke i ndryshuar mėnyrėn e zgjedhjes pa e pyetur fare, as si qytetar tė thjeshtė. Tė gjithė jemi dėshmitarė tė shkrimeve haluēinante tė kryeministrit ēdo tė diel nė gazetėn RD kundėr gazetarėve kryesorė nė vend, qė duhen koleksionuar pėr tė dėshmuar degradimin e kryeministrit nė fund tė mandatit tė tij. Ato, tė shkruara pėrēart, dėshmojnė pėr njė njeri nė krizė, qė ka tmerr median qė e lufton pėr korrupsionin, se ka makthe nga mundėsia e pėrfshirjes sė tė birit nė kėtė histori tė rėndė vrastare pėr fatin e njė politikani dhe derdh fantazinė e tij deri erotike pėr tė dėshmuar gjithė mungesat e tij, mungesėn e karakterit, mungesėn e ndershmėrisė, mungesėn e burrėrisė, mungesėn e mirėnjohjes, madje dhe mungesa seksuale qė do ta kenė shoqėruar gjatė jetės, derisa fantazon se gazetaret bėjnė seks nė ashensor. Shqiptarėt kanė parė gjatė kėtij viti njė kryeministėr qė fyen dhe mallkon ēdo gazetar qė dėshmon korrupsionin dhe pėr fatin e tij tė keq e kanė drejtuar gishtin nga ai si hajdut dhe jo nga media. Ky ėshtė perceptimi qė kryeministri Berisha ka mundur t’iua ēojė qytetarėve. Ua ka mbushur atyre mendjen, se ka abuzuar me pushtetin, se ka shtuar korrupsionin dhe se po bėn tentativa tė qarta tė mbrojė tė korruptuarit nga sulmet e atyre qė luftojnė korrupsionin. Tani mbetet tė na mbushė mendjen se qytetarėt e kanė gabim dhe se nuk e kanė kuptuar ku ndryshon ky nga kryeministrat e tjerė paraardhės, qė ishin po ashtu tė korruptuar. Ky ka rezultate mė tė larta nė korrupsion.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara