HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lutje kryeministrit pėr padi penale

-- nga Mero Baze, TemA, 8 nėntor 2008

Mero Baze Fatos Lubonja ka njė teori qė e shtjellon herėpashere nė shkrimet e tij se liria e medias nė Shqipėri dhe fakti qė ende nuk ėshtė vrarė ndonjė gazetar, buron nga fakti qė kėtu askush nuk i gjykon shkrimet e tyre. Mosveprimi i drejtėsisė, sipas Lubonjės, ėshtė njė fat dhe fatkeqėsi pėr gazetarinė shqiptare. Ky pėrfundim i kthjellėt i tij u ilustrua dje nga njė dalje e dėshpėruar publike e kryeministrit Berisha. Ai u pėrpoq dje tė paraqiste si standard tė lirisė sė medias faktin qė ai dhe qeveria e tij nuk hapin padi penale ndaj gazetarėve. Duke iu referuar me njė lloj pendese pėr progres-raportin e BE, ai u pėrpoq ta theksonte si vlerė atė qė BE e quan si kritikė dhe tė metė tė shtetit tonė ligjor. Nė tė vėrtetė, standardi ‘Berisha’ i mos-hapjes sė padive ndaj medias ėshtė njė pėrkeqėsim i standardeve tė lirisė sė shtypit. Askush nga ne gazetarėt, asnjė organizatė e tyre, madje asnjė individ nuk e ka kėrkuar kėtė standard. Pėrkundėr kėsaj ne kemi kėrkuar reagim politik dhe ligjor nga qeveria pėr shkrimet tona, pėr skandalet qė kemi botuar dhe pėr ato qė kryeministri i quan shpifje.

Por, nė vend tė reagimeve zyrtare dhe ligjore, na kanė ardhur kėrcėnime dhe gjeste tė turpshme primitive. Mua, pėr shembull, Sali Berisha nuk mė ka bėrė padi penale, por mė ka dėrguar policinė e ndėrtimit tė mė prishė shtėpinė e prindėrve nė Golem. E ka fotografuar e stėrfotografuar, ka bėrė presion mbi ofiqarėt e policisė sė ndėrtimit dhe nė fund, i dėshpėruar, se ėshtė brenda rregullave, ka vazhduar gjurmimet deri nė vendlindjen time nė Tepelenė mos kam ndonjė biznes apo pallat. Ka dėrguar policinė elektrike dhe ka vėnė gjoba. Ka dėrguar policė tatimore dhe gjithė llojet e policive qė ka. Ky ėshtė reagim burracaku. Reagimi qė unė kėrkoj prej tij ėshtė reagimi ligjor dhe kėtė po ia kėrkoj publikisht.

Por, pėr tė qenė mė konkret nė kėtė histori, unė do t’i lutesha kryeministrit Berisha, t’i jepte leje djalit tė tij ose ish-ministrit, Aldo Bumēi, tė mė padisnin mua nė gjykatė pėr faksin e dėrguar nė datėn 13 mars 2007, nga zyra e Aldo Bumēit drejt njė faksi nė Ministri tė Mbrojtjes me shėnimin pėr Shkėlzen Berishėn. Do t’i lutesha tė hetohej, nėse faksi ėshtė dėrguar apo jo, pasi ministri Bumēi tha qė ėshtė falsifikim. Do t’i lutesha tė hetohej, nėse mbi faks ka shkruar dikush nga zyra e Aldo Bumēit, pasi Bumēi tha ėshtė falsifikim. Do t’i lutesha tė hetonin, nėse ėshtė protokolluar ky faks nė Ministri tė Mbrojtjes, pasi Bumēi tha se ėshtė falsifikim. Kjo le tė bėhet nė njė proces, ku unė tė jem i pandehuri dhe djali i kryeministrit dhe ish-ministri tė jenė akuzuesit.

E siguroj se nuk do ta quaj kurrė prishje tė standardeve tė lirisė sė shtypit. Por, nėse vėrtetohet qė ai faks ėshtė dėrguar nga zyra e Aldo Bumēit, ai mashtrues ordiner i pacipė qė ėshtė bėrė si papagall duke pėrsėritur gėnjeshtra nė ēdo ekran duhet tė dalė nga politika. Nuk dua tė kėrkoj dėnim pėr tė, nuk dua ta lėndoj, t’i kėrkoj parį apo penalitete, pasi e ka dėnuar Zoti nė atė pozitė mjerane qė e ka vėnė, por tė na ikė sysh si njė mashtrues qė pėrpiqet tė mbulojė njė skandal tė pashembullt nė historinė e kėtij shteti. Ne nuk kemi falsifikuar asgjė, as kokėn e faksit, as orėn, as numrin e protokollit dhe as shėnimin sipėr saj. Aldo Bumēi ka paturpėsinė tė thotė qė ėshtė i falsifikuar. Do t’i lutesha tė na ēonte nė gjykatė dhe prokuroria tė hetonte pėr kėtė. Kjo do tė vendoste standarde, pėr tė cilat vitin tjetėr nė progres-raport do tė kishim lavdėrime.

Po ashtu, do t’i lutesha kryeministrit Berisha, tė mė padiste nė gjyq, pėr tė vėrtetuar nėse Damir Fazlliēi ka marrė ose jo ndonjė qindarkė nga paratė publike. Ne kemi botuar dokumente se firma “Rudnap” nė Kroaci, ka si pronare firmėn “Altaria Research” nė Qipro, pėr tė cilėn Damir Fazlliē ka thėnė nė TV “Klan” se ėshtė firmė e tij. Atėherė unė i kam thėnė zotit Berisha se ai i ka dhėnė Damir Fazlliēit nė vitin 2007 rreth 33 milionė euro nga paratė publike. Pėr dijeni, 6 nga 7 kėto tendera janė bėrė me mbledhje ofertash dhe me e-mail-e qė vijnė nga pesė minuta me vonesė, pasi shqyrtohen ofertat. Unė do t’i lutesha zotit Berisha tė mė padiste pėr kėtė, por, nėse del se miku i tij mashtron publikisht, atėherė tė kėrkojė ndjesė sė paku pėr njė mashtrues serbo- boshnjak qė na ka futur nė oborrin e pushtetit tė Shqipėrisė. Nuk dua dėnim tė tij, se e ka dėnuar Zoti, pasi ėndrrėn e tij pėr tė luftuar korrupsionin ia kanė shkatėrruar fėmijėt e tij.

Fuqia e medias dhe e shkrimeve tona varet nga reagimi i qeverisė dhe drejtėsisė. Ēėshtja “Fazlliē” u bė njė ēėshtje e opinionit publik jo vetėm pse shkroi media, por se lėvizi pėr hetim prokuroria. Nėse ajo s’do ta kishte bėrė kėtė, ēėshtja “Fazlliē” do tė ishte kaluar pa rėnė nė sy. Zoti Berisha e ka tė drejtėn ligjore qė tė padisė gazetarėt, pasi nuk ka bėrė ndonjė ndryshim ligjor, thjesht ka vendosur njė rregull tė brendshėm politik. Gazetarėt shqiptarė, por sidomos ata gazetarė qė kanė zbuluar skandalet e kryeministrit dhe familjes sė tij, kanė nevojė tė ballafaqohen me drejtėsinė. Ajo qė ne kėrkojmė ėshtė qė drejtėsia tė bėhet pjesė e hetimeve tė skandaleve qė ne pėrflasim. Media nuk ėshtė as prokurori dhe as gjykatė. Ajo operon pėrmes fakteve publike dhe rrallėherė pėrmes fakteve mė zyrtare. Para se njė gazetar tė ēohet nė gjykatė, duhet tė vihet nė lėvizje prokuroria tė hetojė rastin dhe tė gjykojė mbi thellėsinė e implikimit tė njė zyrtari. Pas kėsaj ėshtė normale tė vijnė ndėshkimet dhe pėr gazetarėt. Por njė gazetar paksa i pasaktė me njė kryeministėr qė fsheh krimet me gjakftohtėsi janė njė diferencė e madhe.

Gazetarėt shqiptarė nuk kanė nevojė pėr mbrojtjen politike tė Sali Berishės nga pronarėt e shtypit. E kuptoj inatin e tij me pronarėt e mediave, tė cilėt nuk ėshtė se janė pėr t’u lavdėruar. Por ai nuk e ka me gjithė pronarėt. E ka me ata qė nuk i kontrollon dot. Nuk e ka p.sh., me pronarin e gazetė “Panorama”, nuk e ka me pronarin e gazetės “55”, nuk e ka me pronarin e gazetės “Koha Jonė”, nuk e ka me pronarin e TV “Klan”-it. Pėrkundrazi, ata janė pėrfitues tė mėdhenj tė miliona dollarėve nga shteti nė mėnyrė klienteliste. E ka me ata pronarė qė nuk i shkojnė pas avazit. Dhe mes tyre nuk ėshtė se ka burra tė mirė, pasi shumė prej tyre mezi presin tė ndėrrohet Berisha me Ramėn, por problemi i Berishės ėshtė se ai ėndėrron tė jetė ai pronar i tyre. Pėr kėtė arsye ne nuk kemi nevojė qė Berisha tė na mbrojė duke mos na paditur nė gjyq. Le tė na padisė. Beteja jonė reale ėshtė drejtėsia dhe ne duam qė ajo tė vendoset dhe pėrmes betejės mediatike.

Gabimet e gazetarėve i kushtojnė pak Shqipėrisė, kurse gabimet qė zbulon media i kushtojnė shumė Shqipėrisė. Ne s’do tė kishim marrė vesh kurrė kalbėzimin dhe degradimin e familjes politike nė pushtet, sikur tė mos kishim njė shtyp tė lirė dhe gazetarė tė pavarur nga kryeministri. Askush nuk do tė thoshte ndonjė fjalė kundėr Delijorgjit, po tė ishte pėr pronarėt e medias qė janė pro Berishės, pasi ata janė njėkohėsisht dhe miqtė e Delijorgjit. Askush nuk do tė thoshte asnjė gjė pėr Damir Fazlliēin dhe kėrdinė e tij financiare pėrmes klientelizmit, nėse s’do tė kishim gazetarė dhe media tė lira. Askush nuk do tė ndriēonte lidhjet e djalit tė tij me biznesin e demontimit nė Gėrdec, nėse s’do kishte media tė lirė. Dhe nė kėtė lumė zbulimesh, nėse Berisha gjen njė qime, le ta bėjė tra, por mirė ėshtė tė na ēojė nė gjykatė, tė na gjykojė njė i tretė dhe jo ai. Ėndrra e tij pėr tė qenė dhe pronar mediesh, dhe gjykatės, dhe prokuror, dhe kryeministėr, dhe baba i pastėr duhet tė marrė fund.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara