HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kriza, secili pėrpiqet tė lajė duart

-- nga Mero Baze, TemA, nėntor 2008

Mero Baze Pėr shumė qytetarė shqiptarė kriza mes partive tė vogla dhe dy partive kryesore ėshtė e paqartė. Nė mendjen e tyre ėshtė ngulitur ideja, se dy partitė kryesore kanė prodhuar njė sistem elektoral qė nxjerr jashtė loje partitė e vogla. Kjo natyrisht kėnaq shumė partizanė tė skenės politike me dy parti. Por, nė tė vėrtetė, ky sistem nuk ka kėtė qėllim. Ky sistem nuk synon qė nė skenėn politike tė jetė vetėm PD dhe PS, por qė skena politike tė jetė plot me kryetarė partish, por qė tė diktohet nga PD dhe PS.

Kėshtu, pika mė e dobėt e kėtij sistemi tė propozuar, por pėr tė cilėn nuk po ankohen partitė e vogla dhe ata qė kanė hyrė nė grevė, ėshtė se sistemi privilegjon kryetarėt e partive tė vogla tė konkurrojnė jo mė nė njė zonė zgjedhore, pra nė njė qark, por nė disa qarqe, derisa ata ta bėhen deputetė. Pra, ky ėshtė sistemi mė privilegjues pėr kryetarėt e partive fantazmė, dhe i vetmi sistem qė na lė nė skenėn politike pėrjetėsisht kryetarė pa parti. Por kushti qė ata tė jenė deputetė ėshtė qė tė jenė ose nė koalicion me PD, ose me PS. Problemi qė kanė partitė qė kanė hyrė nė grevė urie nė Kuvend ėshtė se ato duan tė konkurrojnė me vetė PD dhe PS. Dhe kuadri ligjor i pėrgatitur nė formėn e Kodit Elektoral, i penalizon nė kėtė pikė. Ata qė janė futur nė grevė urie mund tė jenė tė gjithė deputetė, nėse i bashkohen tė majtės dhe tė djathtės, por shumė pak prej tyre mund tė jenė, nėse konkurrojnė tė vetėm, ashtu siē dėshirojnė.

Problemet qė prodhon Kodi pėr kėto parti janė nė disa drejtime. Sė pari, kanė tė bėjnė me mungesėn nė pėrfaqėsimin nė komisionet zgjedhore dhe mbi tė gjitha me faktin se partitė e dyta tė vogla majtas dhe djathtas mund tė pėrfaqėsohen nė komisione vetėm me pėlqimin e PD dhe PS. Ajo qė realisht ėshtė legjitime, ėshtė se LSI ėshtė realisht parti e tretė nė vend dhe nuk pėrfaqėsohet si parti e tretė nė komisionet zgjedhore. Dhe pėr ta pėrjashtuar nga kjo e drejtė janė pėrdorur referenca formale te rezultatet e sistemit proporcional tė vitit 2005, ku partitė e vogla u stimuluan pėrmes lehtėsisė qė krijonte sistemi i Dushkut. Argumentet e dy partive tė mėdha janė parimore. Ata thonė se komisionet zgjedhore nuk kanė rėndėsi, pasi struktura e numėrimit tė votave ėshtė grupi i numėrimit dhe ai ėshtė i monitoruar me kamera dhe vėzhgues nga gjithė partitė qė kanė tė drejtė tė kontestojnė rezultatin. Problemi, sipas tyre, qėndron nė faktin se LSI dhe partitė e vogla kanė parasysh standardet e zgjedhjeve tė shkuara dhe jo standardet e reja qė po vendosen me kuadrin ligjor.

Zhvillimi i dytė i rėndėsishėm ėshtė pėrpjekja e kryeministrit Berisha pėr tė thelluar ndarjen mes LSI dhe PS. Nė deklaratėn e sotme nė Shijak ai la tė kuptohej qartė se kriza ėshtė problem i sė majtės, pasi, sipas tij, ai kishte bėrė marrėveshje me partinė kryesore dhe problemet mund tė zgjidhen, nėse ata merren vesh me njėri- tjetrin. Kjo deklaratė natyrisht pritet tė acarojė raportet e Berishės me Ramėn, por tė dyja palėt janė tė detyruara tė ruajnė gjakftohtėsinė deri tė enjten e ardhshme, kur pritet tė miratohet Kodi Elektoral. Berisha po bėn pėrpjekje qė tė shkojė drejt miratimit tė Kodit me njė klimė tė prishur pėrfundimtare mes PS dhe LSI si garanci pėr strategjinė e fushatės sė tij zgjedhore.

Nga ana tjetėr, reagimet ndėrkombėtare po tentojnė t’u bėjnė thirrje dy partive tė mėdha t’i bėjnė disa lėshime nė adresė tė atyre qė po shkaktojnė krizė. Ambasadori Lohan iu referua sot rėndėsisė qė ka klima e besimit para zgjedhjeve, ēka do tė thotė njė thirrje e kujdesshme pėr bisedime me partitė e vogla. Po ashtu, OSBE dhe ODIHIR, qė janė vlerėsues tė kėsaj klime, nuk janė ftuar ende tė konsultohen me draftin e Kodit Zgjedhor dhe tė japin vlerėsimet e tyre. Dyshoj se qeveria do ta bėjė kėtė deri tė enjten. Dhe kjo do tė jetė njė alibi pėr ta, qė nėse ndodh diēka me zgjedhjet, tė thonė fjalinė aq vrastare pėr Shqipėrinė, qė zgjedhjet nuk ishin tė lira dhe tė ndershme. Kėshtu, tė gjitha palėt po lajnė duart nga kriza, Berisha ia faturon tė majtės, BE tė dyjave, PS dhe PD, OSBE qeverisė e kėshtu me radhė. Pas kėsaj, nėse zgjedhjet nuk plotėsojnė standardet, nuk do tė penalizohet vetėm qeveria, por, siē ėshtė paralajmėruar, Shqipėria do tė bėjė shumė hapa pas ėndrrės sė saj evropiane.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara