HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Deformim i bipolarizimit

-- nga Mero Baze, TemA, nėntor 2008

Mero Baze Unė jam njė mbėshtetės i bipolarizimit nė skenėn politike, dhe kam mbėshtetur njė sistem qė do na prodhonte dy forca tė konsoliduara qė nuk janė pengje tė tekave tė aleatėve tė vegjėl. Dhe kjo bindje mė ėshtė forcuar duke parė sharlatanizmat e partive tė vogla kėto 18 vite, dhe tekat e tyre qė i ngjajnė njė spiraleje nė ngjitje duke pushtuar hapėsira politike jolegjitime pėr ta. Por debati pėr Kodin Elektoral tregon se dy liderėt kryesorė qė e nisėn kėtė proces me ndryshimet kushtetuese, nuk e kanė patur mendjen te bipolarizimi, por te spastrimi i fushės me ligj nga tė pabindurit e sė majtės dhe sė djathtės. Ata do t’i mbajnė sėrish nė lojė ata qė na kanė neveritur rregullat e lojės pėr 18 vite. Rama dhe Berisha janė tė gatshėm tė na mbajnė nė lojė gjithė kryetarėt fantazmė tė partive tė themeluara qė mė 1991 nė Shqipėri, mjafton qė ata tė futen nė rresht me ta. Berisha do tė na bėjė deputet Fatmir Mediun, megjithėse njerėzit mund t’i tundin portretet e 26 tė vrarėve nė Gėrdec, ėshtė gati tė bėjė deputet gjithė kryetar-partizat qė ka rreth vetes, mjaft qė ata tė jenė brenda koalicionit tė PD.

Dashamir Shehin, qė del vetė pa ndihmė tė tij deputet nė Tiranė, do ta pengojė doemos, duke e detyruar tė mbledhė dhjetė mijė firma me noterė qė tė regjistrohet nė zgjedhje. Edi Rama po ashtu. Dhe ai nuk ėshtė pėr njė sistem bipartizan. Dhe ai ėshtė dakord tė bėjė deputet gjithkėnd nga tė majtėt qė ka nė koalicion, pavarėsisht peshės sė tyre specifike, por kėrkon doemos tė pengojė konkurrimin normal tė Ilir Metės pėr interesa tė tij. Pra, kėta tė dy nuk janė pėr njė sistem bipartizan. Kėta janė pėr njė sistem bi-servil, ku tė gjitha fytyrat e tranzicionit tė jenė sėrish nė Kuvend, por me leje tė tyre. Ata po pėrpiqen tė emėrojnė parti politike dhe politikanė dhe ky ėshtė regres. Kėtu ata zbulojnė veten se nuk janė parimorė nė gjithė kėtė histori dhe ndėshkimin e parė tė hidhur nga ky produkt do ta marrė ai qė do tė humbasė nė qershor, Rama, ose Berisha. Tė nesėrmen e humbjes, sistemi do tė punojė kundėr tij.

Njė fenomen i dytė qė po vihet re ėshtė loja e Berishės nė emėr tė Ramės dhe loja e Ramės nė emėr tė Berishės dhe pėr defektet reale tė Kodit. Kryeministri, Sali Berisha, po pėrpiqet tė mbajė distancė nga debati, duke lėnė tė kuptohet se ky ėshtė njė debat i sė majtės. Beteja e Ilir Metės dhe njė sėrė partive tė tjera aleate me tė, pėr tė drejtėn e pėrfaqėsimit nė komisione zgjedhore, po pėrdoret si njė mėnyrė pėr ta bėrė tė pariparueshme ndarjen mes PS dhe LSI, ēka ėshtė dhe i vetmi plan biznesi qė shumica nė pushtet ka pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vetė Berisha nuk po shprehet rreth kėrkesave tė tyre, duke i qėndruar deklaratės sė vjetėr tė tij se ia lė nė dorė opozitės tė zgjedhė me ēfarė pėrmbajtje tė Kodit Elektoral do tė hyjmė nė zgjedhje.

Nė tė vėrtetė kjo distancė i jep atij dy lehtėsira tė mėdha: Sė pari, kėnaq Edi Ramėn, i cili e ka betejė finale mospasjen nėpėr kėmbė tė Ilir Metės dhe, sė dyti, sigurohet se kjo betejė do ta ndajė nė mėnyrė tė pariparueshme tė majtėn shqiptare. Duke e bėrė kėtė betejė nė emėr tė konsensusit me Edi Ramėn, Sali Berisha arrin rezultat maksimal nga ky proces me njė kosto tė ulėt politike nga e djathta, pasi pas kėsaj mund t’i detyrojė fraksionet e pabindura tė futen nėn ombrellėn e koalicionit tė pėrbėrė tė PD. Arsyetimi i tij joformal me ta ėshtė se ai ėshtė i gatshėm t’i ndihmojė, por ėshtė njė proces qė e ka nisur me PS dhe “ai ėshtė njeri qė i mban marrėveshjet”. Nė kėtė pozicion komod ai mund tė shkojė drejt miratimit tė Kodit Elektoral dhe pas asaj tė nisė betejėn reale elektorale me njė opozitė tė ndarė keqas.

Por ajo qė nuk po llogarit Sali Berisha ėshtė klima parazgjedhore dhe besimi te procesi. Nėse Ilir Meta dhe partitė qė e mbėshtesin arrijnė tė shkaktojnė njė zemėrim politik nė vend, ose tė bllokojnė procedurat parlamentare qoftė dhe nė rrugė tė dhunshme, ai rrezikon tė njollosė PD dhe qeverinė me paaftėsinė pėr tė mbajtur njė proces zgjedhor tė rregullt, tė lirė dhe tė drejtė. Edi Rama natyrisht qė do tė shikojė interesin e tij, por ai nuk ėshtė pėrgjegjės pėr zgjedhjet. Pėrgjegjėse pėr zgjedhjet ėshtė qeveria dhe ēdo cenim i tyre, sikundėr paralajmėruan dhe diplomatėt evropianė, do tė bėnte qė Shqipėria tė kthehej shumė mbrapa. Arroganca ndaj disa kėrkesave legjitime mund t’i kushtojė atij mė shumė sesa konsensusi pėr disa interesa themelore pėr tė dhe kundėrshtarin e tij.

Drejtėsia e njė procesi verifikohet lehtė dhe te pamundėsia qė i bėhet njė kandidati tė pavarur pėr tė konkurruar, apo njė force jo-parlamentare. Mbyllja e dyerve pėr tė futur prurje tė reja nė politikė, jashtė dy ofertave kryesore, ėshtė njė dimension i madh padrejtėsie nė Kod qė po bėhet me vullnet dhe kjo do ta njollosė procesin. Pamundėsia qė LSI dhe LZHK, si dy forca respektivisht tė majta dhe tė djathta, tė papėrfaqėsuara nė komisione zgjedhore pa miratimin e PS dhe PD, ėshtė po ashtu njė njollosje e rėndė e procesit. Por ashtu, sikundėr ndarja PS-LSI ėshtė njė problem i sė majtės, i stimuluar me shumė dėshirė nga Berisha, ashtu dhe njollosja e procesit dhe instalimi i padrejtėsive nė tė ėshtė njė njollosje e zgjedhjeve dhe po stimulohet me dėshirė nga Edi Rama kundėr Berishės. Kur procesi tė njolloset dhe raporti tė jetė negativ, ai qė do tė jetė pėrgjegjės pėr zgjedhjet do tė jetė Sali Berisha dhe qeveria e Partisė Demokratike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara