HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pse u tėrhoq Berisha nga hetimi pėr Ina Ramėn?

-- nga Mero Baze, TemA, nėntor 2008

Mero Baze Gati njė muaj mė parė, kryeministri, Sali Berisha, doli nė njė konferencė urgjente shtypi me dy propozime qė befasuan opinionin publik. Sė pari, premtoi se do tė ngrejė me urgjencė njė komision hetimor parlamentar pėr tė hetuar veprimtarinė e kryeprokurores, Ina Rama, dhe marrėdhėniet e institucionit tė saj me Ministrinė e Drejtėsisė dhe, sė dyti, qė do tė kėrkonte hetim ndėrkombėtar pėr Damir Fazlliēin, pasi, sipas tij, ai nuk kishte besim qė drejtėsia shqiptare do tė ishte e paanshme mė tė. Propozimet normalisht hasėn nė kritika kombėtare dhe ndėrkombėtare. Pati reagime verbale publike nga ambasadori i SHBA nė Tiranė dhe kritika serioze dhe nga aleatė tė tij nė Kuvend. Por kryeministri nuk dha shenjė qė po tėrhiqej.

Pasi ka kaluar thuajse njė muaj nga ky zhvillim shumė i vrullshėm dhe emocional i kryeministrit, nuk kemi asnjė rezultat konkret. Asnjė komision hetimor nuk ėshtė ngritur dhe asnjė hetim ndėrkombėtar nuk ka filluar. Pėrveē kėsaj, kryeministri ėshtė thirrur nė njė mocion debat pėr ēėshtjen 'Fazlliēė dhe nuk e ka zėnė emrin e tij fare nė gojė, edhe pse kishte premtuar se ishte i gatshėm ta sillte dhe vetė Fazlliēin nė Kuvend.

Ky bilanc i tij i hidhur njėmujor lidhur me nismat qė paralajmėroi, po kalon nė heshtje dhe askush nuk po ia pėrmend. Opozita natyrisht e quan sukses tė saj zbythjen e kryeministrit dhe nuk po merret mė me nismat e tij tė dėshtuara, por institucioni i qeverisė duhet tė japė njė shpjegim pėr kėtė bilanc. Duhet tė japė shpjegim, se ndryshe autoriteti i konferencave urgjente pėr shtyp do tė bėhet dhe mė qesharak nga se ėshtė bėrė. Kur njė kryeministėr del me urgjencė nė konferencė pėr shtyp dhe e bėn shumė dramatike situatėn, duhet doemos tė ketė njė arsye tė fortė pėr luftė, por dhe qartėsinė e duhur tė strategjisė sė luftės qė shpall.

Kryeministri ynė nuk demonstroi as pėrgjegjėsi nė nismat qė shpalli, as pėrgjegjėsi nė mbajtjen e fjalės sė dhėnė publikisht. Ai e ka pėr detyrė sė paku tė shpjegojė pse u tėrhoq nga tė dyja kėto nisma dhe nėse kanė qenė apo jo tė gabuara. Dhe, nėse nuk ėshtė tėrhequr, tė bėjė tė qartė planin e veprimit dhe si do t'i motivojė ato nga ana juridike.

Ky bilanc i gėnjeshtėrt njėmujor ka keqpėrdorur po ashtu dhe grupin parlamentar tė Partisė Demokratike. Disa deputetė tė atij grupi, qė e morėn seriozisht daljen publike tė kryeministrit, u bėnė shumė agresivė dhe mbajtėn fjalime glorifikuese pėr Fazlliēin. Ju kujtohet besoj njė deputet qė thoshte: 'Si mund t'i thoni fajtor Fazlliēit qė jeton nė Londėr?ė Apo njė tjetėr qė thoshte se 'ai ėshtė mik i Tom Ridge dhe s'mund tė jetė trafikantė. Tė gjorėt deputetė nuk ėshtė se ishin aq tė qartė pėr Fazlliēin, por siguria me tė cilėn doli publikisht kryeministri i tyre, i mobilizoi dhe u dha kurajėn e duhur pėr tė lėshuar ato dokrra nė publik. Njė muaj mė pas ata nuk dinė ē'tė bėjnė me deklaratat e tyre, ashtu sikundėr kryeministri nuk di ē'tė bėjė me iniciativat e marra dhe tė lėna pėrgjysmė.

Nė siklet ėshtė vėnė dhe shtypi qė mbėshteti daljen publike tė kryeministrit pėr Fazlliēin. Pronari i TV 'Klanė-it bėri njė javė rresht komente nė emision tė lajmeve kundėr kryeprokurores qė heton pėr Fazlliēin dhe nuk heton pėr gjėra qė i interesojnė kryeministrit. Po ashtu, gazeta tė tjera minore afėr qeverisė nuk reshtėn sė paralajmėruari frikėn e opozitės nga hetimi ndėrkombėtar pėr Fazlliēin. Tashmė, njė muaj mė pas, duket se i vetmi qė ka frikė nga ato qė ka thėnė vetė publikisht ėshtė kryeministri, Sali Berisha. E dimė qė ėshtė pak e zorshme qė po ia kujtojmė, por ėshtė shumė e freskėt si ngjarje. Ka kaluar gati njė muaj dhe ai nuk mund t'i ketė kaq tė shpeshta gėnjeshtrat publike. Ai duhet tė japė njė shpjegim publik. Qoftė dhe sikur tė kėrkojė falje pėr ato qė ka thėnė, meqė i ka hyrė nė qejf kjo puna e faljes publike.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara