HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nevoja pėr njė debat politik rreth “Berluskaosit energjitik”

-- nga Mero Baze, TemA, nėntor 2008

Mero Baze Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, inkurajoi qeverinė shqiptare t’u hapė rrugė investimeve nė prodhimin e energjisė dhe lėndėve tė ndėrtimit nė Shqipėri, me destinacion eksportin nė Itali. Ai mbėshteti nėnshkrimin e dy kontratave nė fushėn e energjisė, njė fabrike ēimentoje, si dhe asistoi nė nėnshkrimin e njė kontrate qė njė kompani italiane ka fituar pėr ndėrtimin e rrugės Levan-Damės.

Axhenda e kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, ėshtė njė tregues i qartė i modelit tė zhvillimit tė vendit qė ka zgjedhur tashmė qeveria shqiptare. Duke qenė vend kufitar me Italinė dhe Bashkimin Evropian nė pėrgjithėsi, Shqipėria po kthehet nė njė park pėr prodhimin e energjisė, ēimentos dhe importit tė produkteve tė gazit dhe naftės dhe tė furnizojė prej kėtej vendet perėndimore. Projektet marramendėse qė po ofrohen, janė investime qė Italia dhe vende tė tjera tė BE duan t’i bėjnė jashtė territorit tė tyre, pėr shkak tė impaktit qė ato kanė nė mjedis dhe kostot e larta qė janė nė vendet e tyre.

Dy kompani italiane do tė pėrfitojnė direkt pas firmosjes sot me palėn shqiptare tė drejtėn pėr ndėrtimin e njė parku energjitik qė do tė pėrmbajė rigazifikimin, njė pontil dhe depozita nėnujore, si dhe njė projekt tjetėr pėr ndėrtimin e njė parku energjitik nė Karaburun qė prodhon energji pėrmes erės.

Problemi i energjisė bėrthamore nuk ishte temė e axhendės sė vizitės sė Berluskonit, por Berisha tha se pėr energjinė bėrthamore shohim tek Italia njė partner tė denjė.

Por shumė vėzhgues tė situatės e shikojnė euforinė e kėtyre kontratave tė pėrkohshme. Nėse kontratat nuk mbeten thjesht nė krijimin e njė klime elektorale, ato mbeten pėr t’u debatuar, pasi janė jotransparente dhe pėrbėjnė njė tendencė tė papremtuar tė sė ardhmes sė vendit, drejt kthimit nė njė punishte pėr vendet fqinje. Raste tė tilla euforike ka pasur dhe mė parė. Kryeministri Berluskoni ka nėnshkruar 6 vite mė parė njė kontratė pėr eksportimin e ujit tė pijshėm tė Syrit tė Kaltėr tė Bistricės nė Pulia, por nuk u realizua kurrė. Nga ana tjetėr kontratat ngjajnė joserioze, po tė kemi parasysh se ato bien ndesh me kontrata tė tjera qė vetė qeveria ka nėnshkruar me partnerė tė tjerė pėr tė njėjtin objekt.

Kėshtu, kontrata e grupit “Falcione” pėr ndėrtimin e njė rigazifikuesi mes Fierit dhe Vlorės dhe impianteve nėnujore tė tyre, bie ndesh me tė njėjtin projekt qė qeveria e kryeministrit Berisha ia ka premtuar dhe ka licencuar njė kompani zvicerane, “ASG Power”, nė prani tė ambasadores amerikane nė Tiranė para dy vitesh. Nuk jam i sigurt sa serioz ka qenė Berisha me ambasadoren amerikane pėrkrah, kur ka licencuar kėtė projekt, por fakti qė ai po e pėrsėrit kėtė skenė me Berluskonin ėshtė dukshėm joserioz. Po ashtu, ndėrtimi i njė fabrike ēimentoje nė veri tė vendit ėshtė nė vazhdėn e licencave qė iu jepen kompanive tė huaja pėr prodhimin e ēimentos nė Shqipėri, licenca qė tejkalojnė dhjetėra fish nevojat qė ka Shqipėria pėr ēimento nė tė ardhmen. Deri tani Shqipėria ka dhėnė licenca pėr grekė, spanjollė dhe italianė, tė cilėt kanė premtuar tė prodhojnė aq shumė ēimento, sa tė furnizojnė tregun italian, grek e spanjoll.

Kjo tendencė zhvillimi, pra kthimi i Shqipėrisė nė njė aneks pėr produktet energjitike dhe ndėrtimore tė vendeve perėndimore, ėshtė tashmė njė tendencė e konsoliduar nga kjo qeveri, por e papremtuar dhe e padebatuar me publikun. Nga njė vend qė tenton tė ngrejė industrinė turistike, Shqipėria po shndėrrohet nė njė aneks ndėrtimesh qė do tė prodhojnė lėndė tė para dhe energji pėr vendet fqinje. Zėrat qė po kundėrshtojnė deri tani kėtė tendencė janė pjesė e shoqėrisė civile dhe shtypit, por ende nuk kemi njė opozitė politike kundėr kėsaj tendence. Nuk ėshtė tragjedi dhe as fat qė opozita ta mbėshtesė kėtė rrugė, por thjesht duhet tė shprehet dhe tė dėshmojė planin e saj pėr kėtė tendencė tashmė nė konsolidim pėr zhvillimin e vendit.

Kjo ka shumė rėndėsi tė dimė, nėse duhet t’i bėjmė nė tė ardhme modifikime kėsaj rruge, apo tė ndjekim njė tjetėr strategji tė zhvillimit tė vendit pėrmes turizmit dhe industrisė bujqėsore, siē kemi prioritetet natyrore. Nėse tė dy palėt kanė tė njėjtėn strategji, atėherė na mbetet tė pakėsojmė dėmet e kėsaj strategjie, duke forcuar opozitėn jopolitike, medien dhe shoqėrinė civile qė duhet tė ndėrgjegjėsojnė shoqėrinė pėr problemet qė na presin. Nėse opozita ka plan tjetėr, kundėr kėsaj tendence, atėherė ēėshtja ėshtė mė e thjeshtė, pasi do konkurrojnė dy strategji tė ndryshme politikisht.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara