HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Hajdutėria si simbol kombėtar

-- nga Mero Baze, TemA, nėntor 2008

Mero Baze Ekzistojnė dy debate paralelisht nė Shqipėri qė difuzojnė te njėri-tjetri. Debati i parė ėshtė historik dhe i dyti politik. Qė tė dy bashkohen te patriotizmi dhe krenaria kombėtare.

Debati i parė ka nisur me Skėnderbeun. Njė studiues i njohur austriak ka shkruar njė vepėr shkencore mbi Skėnderbeun e panjohur nga ne dhe gjithė shoqėria shqiptare, nėse e relativizojmė kėtė fjalė, ėshtė ngritur kundėr tij. Argumenti ėshtė se ne Skėnderbeun e kemi figurė kombėtare dhe s’mund tė na e prekė askush, edhe sikur tė ketė qenė i shkurtėr, edhe sikur tė mos ketė qenė trim, edhe sikur tė ketė qenė hileqar, edhe sikur ...sikur...

Debati ka njė sens. Unė pėr veten time kam njohur Skėnderbeun e lindur nė shekullin e 19 nga rilindėsit tanė dhe ai natyrisht ėshtė i gjatė, i bukur, i fortė, trim, properėndimor, simpatizues i NATO-s sė sotme etj. Kėshtu qė kam qėndruar jashtė kėtij debati pėr shkak tė mosnjohjes sime personale pėr Skėnderbeun e shekullit tė 15.

Zhvillimi i dytė ėshtė i anasjelltė me kėtė tė Skėnderbeut. Drejtėsia ka rėnė nė gjurmėt e njė hajduti. Quhet Lulzim Basha, i lindur nė shekullin e 20, i bėrė ministėr nė shekullin e 21, dhe i kapur duke vjedhur nė vitin 2006-2007. Sapo prokuroria shqiptare e shekullit tė 21 fillon hetimin ndaj tij, ngrihet ky dhe kryeministri i tij dhe e shpallin Lulzim Bashėn hero kombėtar dhe me kėtė arsyetim, njėsoj si nė rastin e Skėnderbeut, ndalohet pėrbaltja e tij. Kėshtu, argumenti i vetėm me tė cilin po mbrohet tashmė dhe i pandehuri Basha, dhe tutori i tij kryeministėr, Sali Berisha, ėshtė patriotizmi dhe kėrkesa e vetme qė ata kanė pėr drejtėsinė ėshtė qė ta arkivojė ēėshtjen.

Nė rastin e Skėnderbeut debati ka plot ngjyra dhe palėt janė tė pėrfshira nė njė spirale shkencore dhe kulturologjike. Duke qenė tė sinqertė qė Skėnderbeu i shekullit 19, i lindur nga Naim Frashėri e mė pas nga Noli nė shekullin e 20, nuk ka lidhje me Skėnderbeun fizik tė shekullit tė 15, ne duhet tė jemi mė tė hapur pėr t’i lėnė vend dhe shkencės tė thotė gjėrat e saj, pa i prishur punė njė Skėnderbeu tė mirė, tė pastėr, patriot, madje dhe shqiptar tė shekullit tė 19 qė na shėrbeu dhe na ndihmoi realisht mė shumė sesa Skėnderbeu i shekullit tė 15. Na ndihmoi, pasi me modelin qė na krijuan rilindėsit dhe autosugjestionin tonė kombėtar, arritėm tė formojmė njė patriotizėm romantik dhe tė ndjehemi komb. Tani nuk na prish asnjė punė debati shkencor pėr Skėnderbeun e shekullit tė 15. I vetmi argument qė na dhemb ėshtė se, kur ai del figurė e papėlqyeshme, zėrat qė thonė se po pėrbalten vlerat kombėtare, janė mė popullorė.

Por, nėse rikthehemi te debati i dytė, historia e parė bėhet qesharake. Bėhet qesharake, pasi nė rastin e dytė kemi pėrballė njė nėpunės ordiner dhe tė paaftė tė shtetit shqiptar qė ėshtė kapur nė vjedhje, dhe nė shkelje tė ligjeve tona. Nė momentin qė drejtėsia fillon ta hetojė, ai vetėshpallet hero kombėtar i caktuar nga Zoti tė bėjė rrugėn qė lidh shqiptarėt dhe shpallės sė pavarėsisė sė Kosovės. Sikur ta mendojmė pėr njė moment delirant idiot, siē dhe ėshtė nė tė vėrtetė, duket se debati mbyllet. Por, pas tij flet dhe kryeministri i Shqipėrisė dhe ia ushqen kėtė delir, e quan dhe ai hero kombėtar, natyrisht duke e pėrcjellė me duart e tij nė burg. Pra, tashmė, precedenti qė po krijojmė e varros historinė e Skėnderbeut, pasi me duart tona, madje me angazhim shtetėror po shpallim hero kombėtar njė tė akuzuar nga drejtėsia pėr hajdut. Ky precedent ėshtė dėshpėrues dhe na nxjerr shumė herė mė regresivė se tė parėt tanė, qė sė paku kanė shpallur hero kombėtar njė njeri qė kishte jetuar 400 vjet mė parė, dhe qė askush nuk e mbante mend gjallė veē historiografisė botėrore qė e pėrshkruante si luftėtar nė tokat arbėrore.

Kurse ne, Lulzim Bashėn e kemi tė gjallė, para syve tanė. Me gjithė veset dhe papėrgjegjshmėrinė e tij. Sali Berisha po pėrdor ndaj tij njė mekanizėm qė nuk e ka pėrdorur ndaj vetes. Ai ka qenė i akuzuar i madh nė vitin 1997, por nuk ka thėnė kurrė mbyllni dosjen dhe arkivojeni, por ka thėnė hapeni dhe mė gjykoni. Ai ėshtė i akuzuar i madh pėr dosjen e Gėrdecit, pasi me VKM e tij, nėn lobimin e djalit tė tij, i ka hapur rrugėn njė biznesi tė papėrgjegjshėm. Por publikisht ėshtė treguar i kujdesshėm dhe ka thėnė se vetė ai ėshtė i interesuar qė ēėshtja tė hetohet dhe tė gjykohet deri nė fund. Ka bėrė njėqind marifete nėn rrogoz qė ajo tė sabotohet, por qėndrimet publike i ka korrekte. Nė rastin e Lulzim Bashės ai po bėn pėrjashtim dhe po kėrkon njėsoj si avokati i Bashės qė dosja tė arkivohet. Kjo do tė thotė se Basha ėshtė hajdut i kapur dhe nuk duhet lejuar procesi.

Dhe pėr tė qenė tė sigurt se nuk po dėnohet njė njeri normal, po na e shpallin dhe hero kombėtar. Ky ėshtė njė paradoks i madh dhe shumė i rrezikshėm pėr historinė tonė kombėtare. Ėshtė e vėrtetė se shumė kombe pėrreth nesh, por dhe vende evropiane na akuzojnė si popull kaēak dhe hajdut. Ėshtė e vėrtetė se imazhi ynė pas vitit ‘90 e ka forcuar kėtė tezė. Ėshtė e vėrtetė se qeverisja jonė e ka kthyer korrupsionin nė problem kombėtar. Por, nė vend qė qeveria dhe kryeministri i saj ta shpallin korrupsionin dhe hajdutėt si armiq kombėtarė tė shqiptarėve, po e shpallin hajdutėrinė vepėr kombėtare dhe kryehajdutin hero kombėtar. Unė nuk di tė ketė njė vepėr mė antishqiptare se kjo.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara