HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gazeta “TemA” nuk do tė mbyllet

-- nga Mero Baze, TemA, dhjetor 2008

Mero Baze Kryeministri, Sali Berisha, ka urdhėruar njė procedurė tė tėrė administrative, me shpresė se do tė arrijė tė fusė nė krizė dhe tė bllokojė botimin e gazetės “TemA”. Nuk dua tė shpjegoj gjithė meskinitetet e tij nė kėtė pikė. Ka muaj tė tėrė qė terrorizon Bujar Nishanin, madje e ka ēuar nga krevati, ku dergjet pas njė operacioni tė rėndė, qė tė firmosė njė urdhėr pėr tė nisur kėrkesėn pėr tė anuluar njė kontratė dhėniesh me koncesion tė mjediseve pėr biznes. Ka terrorizuar ish-miq tė mi politikanė nė PD, qė tė hedhin dhe ata njė gur mbi gazetėn, qė tė japin provėn se janė besnikė tė tij. Ka futur nėn presion ministra dhe deputetė tė mos flasin, tė mos japin intervista apo tė marrin pjesė nė debate me mua dhe kjo si njė shenjė besnikėrie ndaj tij.

Prezervativ Extra thick Ka urdhėruar policinė ndėrtimore tė mė prishė shtėpinė e prindėrve nė Golem, dhe i ka terrorizuar drejtuesit e saj, por ata tė shkretėt gjenden mes penaliteteve ligjore, qė mund tė pėsojnė dhe urdhrit pėr besnikėri. Pastaj kanė ēuar fadromat te shtėpia e motrės, pasi aty kam dhe unė njė apartament, por dhe aty ka qenė gjithēka me leje dhe s’ka mundur dot ta prishė. Ka urdhėruar taksa, tatime, dogana, polici elektrike, OSSH, KESH e gjithė shėrbimet publike qė ka nevojė njė gazetė tė shpallin luftė dhe ata pėrpiqen ta bėjnė sa munden ... Dikush, se do tė bėjė karrierė nė PD duke mė dėmtuar mua, tė tjerė, se duan tė ruajnė vendin dhe paratė qė vjedhin duke mė sulmuar mua... Nuk di se ē’mund tė bėjė tjetėr njė kryeministėr i verbuar nga urrejtja dhe mllefi ndaj njė gazetari. Kam qenė shumė i duruar gjatė gjithė kėsaj kohe dhe nuk kam dashur tė bėj betejė publike me meskinitete dhe shkretėtirėn mendore tė njė njeriu tė verbuar nga mllefi dhe idhnimi ndaj njė gazetari. As tani nuk po i pėrmend pėr t’u ankuar, se nuk kam kujt t’i ankohem. Por dua tė t’i bėj tė qarta disa gjėra si kryeministėr.

Sė pari, gazeta “TemA” nuk do tė mbyllet. Pėrpjekja juaj pėr tė prishur njė kontratė tė fituar nė ankand pėr 20 vite, me njė ēmim mė tė lartė se sa gjendet e njėjta hapėsirė te njė biznes privat, ėshtė totalisht e paligjshme dhe ėshtė e bllokueshme nga ēdo gjykatė shqiptare. Kompania qė do tė ndėrtojė aty serverin e kartave tė identitetit nuk ka asnjė lidhje fizike dhe hapėsinore me kompaninė qė boton gazetėn “TemA”. Madje, vetė drejtues tė kėsaj kompanie e kanė shprehur kėtė, kur kanė inspektuar mjediset. Kompania qė boton gazetėn “TemA” ėshtė jashtė korpusit tė asaj ndėrtese dhe ėshtė njė ish-aneks i Tipografisė Ushtarake. Pėr gjithė ata qė nuk e dinė, kompania qė boton gazetėn “TemA” ka fituar me ankand pėr 20 vite tė drejtėn pėr tė investuar nė njė sipėrfaqe 647 metra katrorė, nė njė aneks tė ish-Tipografisė Ushtarake. Brenda njė viti ajo ka investuar mbi 200 mijė euro nė punime dhe rikonstruksion tė gėrmadhave qė ishin aty dhe mbi 400 mijė euro makineri shtypshkrimi. Plus kėsaj, kostoja e instalimit tė kėtyre makinerive ėshtė e lartė dhe afati i instalimit shkon mbi gjashtė muaj.

Nė mjediset e Tipografisė Ushtarake gjenden aktualisht katėr biznese, sė pari, Tipografia e mbetur Ushtarake, Ndėrmarrja e Letrave me Vlerė, kompania “Sagem” qė ka fituar tenderin e kartave tė identitetit dhe kompania qė boton gazetėn “TemA”. Kompania qė boton gazetėn “TemA” ka qenė e para qė ka fituar njė ankand pėr tė shkuar aty. Dy tė tjerat kanė ardhur njė vit mė pas. Ėshtė qesharake qė nga katėr kompani gjithsej, njėra paraqet rrezik kombėtar, kurse tri tė tjerat jo, edhe pse tė gjitha janė kompani biznesi. Kėtė arsyetim nuk ka gjykatė nė botė ta pranojė.

Sė dyti, gazeta “TemA” nuk do tė mbyllet. Pėrpjekja juaj e verbėr pėr tė inkriminuar gjithė ministrat dhe ushtarėt tuaj nė parti pėr tė bllokuar fizikisht biznesin, herė duke i prerė dritat e herė duke i krijuar probleme banale, nuk na bėn tė humbasim qetėsinė. Jemi tė pėrgatitur pėr kėtė meskinitet tuajin. Rruga deri te prishja pėrfundimtare e kontratės do tė kalojė pėrmes gjykatave dhe kam besim se ata nuk janė ēmendur tė pėrdorin mendėsinė e Fidel Kastros pėr tė ēuar nė vend hakmarrjen e njė kryeministri ndaj njė gazetari qė i ka krijuar telashe imazhit tė tij si njeri i korruptuar.

Sė treti, gazeta “TemA” nuk do tė mbyllet. Pėrpjekja juaj e verbėr pėr t’u hakmarrė ndaj faktit se gazeta ka qenė e para qė ka provuar lidhjet e djalit tuaj me biznesin e ndyrė tė Gėrdecit, lidhjet e vajzės suaj me sekserin e ndyrė serbo-boshnjak tė familjes tėnde dhe lidhjet e tua perverse me Lulzim Bashėn, ku pėrfshihet dhe historia korruptive e rrugės Rrėshen-Kalimash, nuk na bėn tė ndjehemi fajtorė. Pėrkundrazi, na bėn tė ndjehemi krenarė. Ne do t’i shkojmė deri nė fund kėsaj beteje. Dhe jo vetėm pėrtej mandatit tėnd si kryeministėr, por dhe pėrtej jetėgjatėsisė tėnde fizike. Ne do tė rrojmė mė shumė se ty, edhe pse ėndėrron tė na shikosh tė vdekur. Dhe fėmijėt e tu do tė vijė njė ditė, qė do tė ndeshen si qytetarė tė barabartė me ne, dhe jo si fėmijė tė njė babai, qė hakmerret ndaj kujtdo qė tregon me gisht nga ata.

Sė fundi, gazeta “TemA” nuk do tė mbyllet, dhe sikur ti tė bėsh gjithė marrėzitė qė bėn kur nuk del dot nga vetja. Ajo do tė botohet ēdo ditė, nė ēdo vend qė tė mundet, nė shtėpinė time, nė makinėn time, qoftė dhe nė njė metėr katror ajėr qė unė mund tė kem mbi kėtė tokė. Dhe nuk shpėton dot nga makthi qė tė ka futur nė kėtė spirale idiote. Gazeta do tė botohet dhe do tė vazhdojė tė flasė me shumė etikė pėr bėmat e familjes tėnde nė pushtet, edhe pse ti po e ul nivelin nė sulme banale nė luftėn ndaj medias. Ne kemi standardin tonė, idetė tona dhe luftėn tonė. Ato nuk komandohen nga ti. E dimė qė tė dhemb kjo gjė, por thjesht po tė lajmėrojmė se gjashtė muajve tė fundit tė kėtij mandati po u shton njė gur tė rėndė nė qafė demokratėve, qė kanė tė drejtė tė rikėrkojnė njė mandat tjetėr, por qė ti po ua bėn pėrditė e mė tė vėshtirė kėtė ėndėrr. Dhe po u varros ėndrrėn fėmijėve tė tė persekutuarve, fėmijėve tė ish-pronarėve, fėmijėve tė atyre demokratėve qė tė besuan tetė vite, pėr hir tė Shkėlzenit, Argitės dhe Lulėzimit, pėr tė cilėt nuk tė ka votuar dhe nuk do tė votojė asnjėherė asnjė shqiptar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara