HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dosjet, si alibi

-- nga Mero Baze, Shekulli, 17 dhjetor 2008

Mero Baze Ligji pėr dosjet dhe pastrimin e figurave po pėrfundon kryekėput nė njė aksion propagandistik pėr moshapjen e dosjeve dhe pėrbaltjen e figurave. Versioni zyrtar i paraqitur dje nė Kuvend nga Grupi Parlamentar i Partisė Demokratike, nuk synon hapjen e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit. Nėn njė arsyetim pervers, hapja e dosjeve shmanget dhe kalon nė njė proces selektiv, duke humbur dhe mundėsinė pėr ta verifikuar realisht njė pėrgjigje zyrtare pėr njė dosje tė caktuar. Ky ligj, po ashtu, nuk synon penalizimin e zyrtarėve tė lartė tė regjimit komunist.

Zyrtarėt mė tė lartė tė regjimit komunist janė natyrisht pjesa politike e atij regjimi, ish-ministrat dhe anėtarėt apo kandidatėt e Byrosė Politike. Ish-ministrat, Berisha i ka hequr nga lista, me arsyetimin se disa prej tyre janė aktivė nė politikėn e sotme, duke pasur parasysh emra konkretė. Arsyetimi, sipas Kryeministrit, ėshtė se ata i ka rivotuar populli dhe janė aktivė nė politikė. Ky ėshtė njė arsyetim pervers. Nėse ky arsyetim bėhet pėr njė ish-ministėr tė Ramiz Alisė, ē’kuptim ka qė e njėjta gjė tė mos thuhet dhe pėr njė ish-gjyqtar tė asaj kohe, apo njė ish-prokuror, apo hetues. Dekomunistizimi i shoqėrisė shqiptare duhet tė fillojė nga nomenklatura politike e komunizmit dhe pastaj tė shtrihet dhe nė disa poste kyēe tė drejtėsisė apo administratės.

Por, versioni i ligjit tė ēuar nga Berisha nė Kuvend, nuk ka parasysh pastrimin e shoqėrisė shqiptare nga ish-funksionarėt komunistė. Projektligji ka parasysh pėrbaltjen pa adresė tė zyrtarėve tė regjimit tė kaluar dhe mospenalizimin e tyre. Duke bėrė me vetėdije shkelje tė forta kushtetuese nė kėtė projektligj dhe duke pėrdorur dy standarde tė ndryshme pėr Skėnder Gjinushin dhe Zamir Shtyllėn, p.sh., Berisha nuk kėrkon tė bėjė ndonjė ligj kundėr zyrtarėve komunistė, por ėshtė duke kėrkuar njė alibi pėr dėshtimin e pėrpjekjes sė tij false antikomuniste. Partia Demokratike ėshtė shumė vonė nė nismėn e saj ligjore pėr dekomunistizimin e shoqėrisė, por, nėse ajo do ta bėjė atė, duhet ta bėjė tė plotė dhe tė qartė.

Mua nuk mė dhimbset asnjė prokuror dhe gjykatės nga koha e komunizmit qė ka qenė nė pozita kyēe. Le tė dalin nė pension po deshėn apo tė shkojnė tė punojnė avokatė. Por, Berishės duket se i dhimbsen. Ai nuk i do as nė rrugė, as nė pushtet ata prokurorė dhe gjykatės. I do nė dorė tė tij tė nėnshtruar. I do t’i shikojė me pistoletėn e presionit tė tij politik te koka. I do t’i shikojė edhe nė drejtėsi, edhe tė pėrbaltur, pasi e ka bėrė projektligjin me aq shumė shkelje kushtetuese, me qėllim qė ligji tė hidhet poshtė nga Gjykata Kushtetuese dhe ai tė shfajėsohet se nuk po bėn dot betejė kundėr gjykatėsve dhe prokurorėve qė po gjykojnė ēėshtje tė nxehta kundėr tij. Dhe nė kėtė proces tė gjatė pėrbaltjeje, ai do tė pėrpiqet tė negociojė me ta, pėr tė ndryshuar qėndrimin ndaj dosjeve dhe pėr tė korruptuar nė thelb njė nismė antikomuniste, qė shoqėria shqiptare ka vite qė e pret.

Sali Berisha nuk do tė hapė as dosjet e bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit. Jo sepse shumė prej tyre janė fatkėqij qė votojnė pėr PD-nė, por se duke mos i hapur, por duke i ditur, ai mendon se fiton pushtet mbi ta dhe i vė nė rresht. Beteja e tij pėr tė hartuar njė ligj plot handikape politike dhe juridike, nuk ėshtė betejė pėr tė spastruar politikėn shqiptare nga ish-komunistėt dhe ish-zyrtarėt e regjimit komunist, por pėr tė inskenuar njė betejė kundėr tyre, dhe pėr tė fituar njė alibi nė pėrplasjet e tij tė mėpasme me drejtėsinė.

Mjafton tė kujtojmė se nė versionin e ligjit tė Partisė Demokratike, paraqitur nė vitin 2006 nė Kuvend, firmosur nga Bamir Topi si ish-nėnkryetar i PD-sė, nuk pėrfshihen dispozitat pėr gjyqtarėt, ēka do tė thotė se atėherė Berisha nuk e kishte problem drejtėsinė. Duke iu bėrė problem drejtėsia, ai hartoi kėtė version pėrēudnues, qė nuk ėshtė as kundėr komunistėve, as kundėr ish-komunistėve, as kundėr kriminelėve, as kundėr viktimave, por ėshtė thjesht njė operacion politik qė prodhon zhurmė dhe rast pėr tė pėrbaltur emra tė caktuar nė drejtėsi.

Dhe janė po ata emra, si Zamir Shtylla apo Skėnder Breēa, tė cilėt kanė qenė njerėzit mė tė mbėshtetur tė Berishės nė vitet 1992-1996, pasi i pėrdorte pėr tė bėrė gjyqe propagandistike kundėr ish-byroistėve dhe Nexhmije Hoxhės. Duke u tundur tė shkuarėn e tyre si peng, i pėrdori ata njė herė siē deshi dhe tashmė qė ata nuk varen mė prej tij dhe kanė nė dorė dosjet e familjes sė tij, ėshtė hedhur nė sulm me emra konkretė ndaj tyre. Kjo realisht e vdes kėtė ligj dhe na heq ne shansin si shoqėri tė bėjmė njė ligj real pėr dekomunistizimin e shoqėrisė. Ky qė po bėn Sali Berisha nuk ėshtė ligj, por njė koleksion konfliktesh politike dhe juridike, tė cilat ai mezi pret t’i hedhė poshtė Gjykata Kushtetuese dhe tė prodhojė alibinė e tij tė madhe pėrse po e heton drejtėsia. Dhe tė mendosh qė po i heq shansin Shqipėrisė qė tė ketė njė ligj pėr dekomunistizimin e shoqėrisė, vetėm qė tė prodhojė njė alibi pėr dosjen e djalit, tė vajzės dhe tė Lulit, ėshtė njė krim po aq i rėndė sa krimet qė ka bėrė komunizmi dhe komunistėt para viteve ‘90.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara