HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gazeta "TemA" si problem jopolitik

-- nga Mero Baze, TemA, 22 dhjetor 2008

Mero Baze U BĖNĖ DISA DITĖ qė nė redaksi vijnė mijėra reagime nga brenda dhe jashtė vendit nė shenjė solidariteti rreth vendimit tė qeverisė pėr tė bllokuar vazhdimin e botimit tė gazetės "TemA". Ndjehem mirė qė ata, tė cilėt unė i konsideroj kolegė profesionistė, kanė reaguar dhe e kanė parė kėtė zhvillim negativ si shqetėsim pėr shoqėrinė shqiptare. Mė duhet tė shpreh njė falėnderim pėr ta. Shumė prej lexuesve dhe mbėshtetėsve tė gazetės "TemA" mė bėjnė pyetje apo komente politike rreth kėsaj situate tė mjerueshme. E kam tė pamundur t'u pėrgjigjem tė gjithėve, edhe pėr faktin se janė tė qartė, ose tė fiksuar tek ideja qė ėshtė njė gjest hakmarrės.

Sot do tė desha tė komunikoj me ata qė nuk janė tė pėrfshirė nė kėtė fushatė dhe akoma mė shumė me ata, qė e mendojnė kėtė gjest hakmarrjeje si diēka normale. Edhe kėta janė shumė.
Nėse e lėmė mėnjanė lirinė e shprehjes, nėse e lėmė mėnjanė sensibilitetin qė ka njė konflikt mes medias dhe qeverisė dhe e shikojmė kėtė thjesht si biznes, do tė desha t'u them biznesmenėve qė mbajnė nėn kthetra poshtėruese shtypin shqiptar se ky ėshtė njė shembull i keq pėr ta si biznesmenė dhe jo si botues mediesh. Kontrata e kompanisė sė gazetės "TemA" me Ministrinė e Ekonomisė ishte njė kontratė biznesi 20-vjeēare, ku ne kemi qenė tė detyruar tė investojmė. Nėse ne nuk do tė investonim, kontrata mund tė prishej nga ministria. Dhe plani ynė i biznesit pėr tė zhvilluar njė media nė atė ish-fabrikė tė shkatėrruar ishte 20-vjeēar. Kontrata tė tilla kanė plot biznesmenė shqiptarė. Nėse kryeministrat pasardhės nuk i respektojnė ato, atėherė shteti merr fund. Rasti i gazetės "TemA" si rast jo-mediatik, ėshtė shembulli mė i keq se si mund tė bėsh biznes nė Shqipėri.

Investimet e ēdo biznesi kėtu hidhen nė erė nga sjellja politike dhe hakmarrja e shtetit, ēka ėshtė njė sinjal shumė i keq pėr gjithkėnd qė do tė investojė, pa pasur nevojė tė jetė mik apo armik i kryeministrit. Pėrfshirja kaq e fortė e qeverisė nė planet e biznesit tė njė kompanie qė merret me median, ėshtė e frikshme. Ėshtė e frikshme mes tė tjerash pėr qėndrimin e saj selektiv dhe pėr mėnyrėn se si shpėrblen heshtjen dhe si ndėshkon zėrin e ngritur. Ėshtė e frikshme, kur mendon qė njė biznesmeni i fal uzinė nė mes tė Tiranės pa lekė dhe i merr si shkėmbim njė copė tokė nė Kashar, nė shkėmbim tė dėgjueshmėrisė sė medias sė tij ndaj qeverisė, njė tjetri i shkatėrron biznesin dhe investimet nė njė ish-fabrikė tė shkatėrruar, sė cilės i ka dhėnė jetė. Kjo pėrfshirje kaq e fortė e qeverisė nė plan-bizneset e kompanive tė medias, ka bėrė qė nė rastin konkret tė flasin vetėm gazetarėt dhe jo pronarėt. Ata qė Berisha thotė se i ka kundėr, pra, pronarėt, realisht i ka pro. I ka pro, se ata duan tė bėjnė biznes dhe duan ta kenė mirė me tė. Ata qė mendon se i ka aleatė, i ka kundėr dhe po ia thonė tė vėrtetėn nė sy.

Spekulimi i dytė i madh, ai me interesin publik dhe sigurinė kombėtare, ėshtė po ashtu njė detaj i frikshėm. Kryeministri, i cili nėn lobimin e pastėr tė djalit tė tij ndėrtoi njė fabrikė vdekjeje nė Gėrdec, 10 km larg aeroportit ndėrkombėtar dhe pėr pak rrėzoi avionin e linjės qė ishte nė radhė pėr t'u ulur nė Rinas, flet pėr siguri nė njė vend tejet tė sigurt, kur katėr kompani shtypshkrimesh zhvillojnė veprimtarinė e tyre dhe njėra duhet tė largohet. Kryeministri, i cili fut nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar sekserin e familjes sė tij, serbo-boshnjakun Damir Fazlliē, bashkė me njė bionde qė paraqet si sekretare, shpall si tė rrezikshme njė gazetė, vetėm pse ajo i ka krijuar probleme me qėndrimet e saj editoriale. Ky ėshtė njė shembull se sa tė pasigurta janė bizneset nė Shqipėri dhe sa e sigurt ėshtė qeveria nė luftėn politike kundėr tyre.

Dhe, sė fundi, ky ėshtė njė shembull i keq pėr ata qė duan tė kthehen njė ditė nė Shqipėri prej Perėndimit. Ata shikojnė nė kėtė rast nevojėn pėr tė negociuar personalisht me qeverinė kthimin e tyre nė atdhe, ndryshe mund tė ndjehen tė pasigurt. Ata e kanė tė nevojshme pas kėtij rasti tė njohin kryeministrin personalisht apo vajzėn ose djalin e tij, pėr tė qenė tė sigurt nė bizneset e tyre. Sistemi qė kemi ndėrtuar ėshtė armiqėsor me ta. Pėrfitimet mund tė vijnė vetėm nga raportet direkte me qeverinė dhe mundėsisht familjen e kryeministrit. Kjo vret ēdo shpresė pėr lirinė ekonomike dhe sigurinė pėr tė bėrė biznes nė kėtė vend. Ky ėshtė njė shembull po aq i keq, sa mėnyra me tė cilėn bandat e lidhura me familjen e kryeministrit hoqėn me dhunė nga biznesi Kosta Trebickėn pėr ta pėrfituar vetė atė biznes, ėsbtė po aq ilustrativ, sa rasti i Gėrdecit, kur policia tatimore gjobiste njė burrė tė varfėr qė shiste Coca-Cola mbi njė tavolinė te hyrja e fabrikės sė vdekjes dhe nuk kontrollonte 200 punėtorė tė pasiguruar brenda saj.

Ēėshtja e gazetės "TemA" e parė si biznes, pra, e parė jo-politikisht, ėshtė mė e rėndė se vetė ēėshtja politike qė prodhon. Ėshtė mė e rėndė, pasi na shpalos njė realitet tjetėr pėr biznesin nė Shqipėri dhe perspektivėn e lirisė ekonomike nė kėtė vend. Na dėshmon se nuk kemi qeveri, por vetėm kryeministėr, na dėshmon se nuk kemi ministėr tė Ekonomisė, por njė manekin tė kapur qė rri gatitu para ēdo urdhri shkatėrrues pėr ekonominė dhe shpėrblehet pėr kėtė politikisht, na dėshmon se nuk kemi shtet ligjor, por njė kanun hakmarrės qė lexohet sipas oreksit ditor tė kryeministrit. Pėr kėtė arsye, e parė jo-politikisht, ēėshtja e gazetės "TemA" ėshtė shumė herė mė e rėndė. Ėshtė shumė herė mė e rėndė, pasi nė fund tė fundit dėshmon standardin e shoqėrisė ku jetojmė. Dhe nėse pranojmė se jetojmė nė njė shoqėri, ku nė vend tė ligjit sundon hakmarrja, unė jam i detyruar tė pranoj se e meritojmė kėtė ndėshkim. Ne realisht ia kemi bėrė borxh kryeministrit dhe familjes sė tij dhe ndėshkimi nė shoqėri tė tilla ėshtė normal. Por duhet tė mos gėnjejmė veten pėr shtetin ligjor, lirinė ekonomike, klimėn pozitive ndaj biznesit dhe lirinė e medias.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara