HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Berisha shpreson te ndarja mes Evropės dhe SHBA

-- nga Mero Baze, TemA, 23 dhjetor 2008

Mero Baze KRYEMINISTRI, SALI BERISHA, u pėrpoq tė bėnte dje diferencėn meskine, gjatė fjalės sė tij pėr tė bindur deputetėt tė votonin ligjin e dosjeve dhe pastrimin e figurave. Thelbi i fjalės sė kryeministrit ishte fakti qė drejtėsia evropiane dhe Asambleja e Kėshillit tė Evropės ishte shumė mė e ndėrgjegjshme se administrata amerikane lidhur me krimet e komunizmit dhe mėnyrėn se si dėnuar ato. Retorika e tij ishte njė pėrgjigje e tėrthortė pėr debatin e tij me ndihmės/sekretarin e Shtetit pėr Ēėshtje tė Jashtme, Daniel Fried, i cili i ka telefonuar zotit Berisha ditėn e shtunė dhe i ka kėrkuar ta fusė nė kornizė kushtetuese projektligjin pėr dosjet dhe pastėrtinė e figurave. Berisha u pėrpoq ta mbajė sekret debatin e vėshtirė me tė, por u detyrua ta pohonte, pasi ambasada e SHBA e pėrgėnjeshtroi vetė zotin Berisha pas konferencės sė tij pėr shtyp.

Dje nė seancėn plenare nė Kuvend, ai u pėrpoq ta justifikonte debatin me SHBA, me njė ide tejet origjinale, me faktin qė SHBA nuk e kanė provuar komunizmin dhe nuk dinė ē'pasoja lė ai nė jetėn e njė vendi. Kėtė e tha dhe stėrtha pėrmes shumė fjalive tė tėrthorta, duke iu paditur pėr krimet e komunizmit dhe Evropės sė pėrgjegjshme apo duke theksuar se ne qė e kishim provuar ishim fatkėqij, por ishte koha pėr t'u ndarė prej tij.

Pėrpjekja pėr tė bėrė njė diferencė mes Evropės dhe SHBA nė rast krize, me SHBA ėshtė njė histori, e cila duhet tė marrė fund. Qėndrimi ndaj komunizmit dhe kundėr komunizmit nuk ėshtė qėndrim qė buron nga gjeografia, por doktrina e demokracisė dhe Perėndimi e ka dėnuar dhe e dėnon njėsoj komunizmin. Pėrpjekja pėr tė bėrė arsyetime sempliste dhe diferenca mes tyre, me qėllim qė tė mbulojė ēarjen e re qė ka prodhuar mes qeverisė shqiptare dhe administratės amerikane, ėshtė njė acarim mė shumė pėr administratėn amerikane. Dhe acarimi kryesor vjen nga fakti se nuk ėshtė e vėrtetė qė ka diferencė mes SHBA dhe Evropės pėr qėndrimin ndaj komunizmit dhe as diferencė mes Evropės dhe SHBA nė qėndrimin ndaj Berishės.

Tė dyja palėt, si Evropa dhe SHBA, e dėnojnė njėlloj komunizmin dhe po ashtu kanė tė njėjtat rezerva pėr Berishėn. Pėrpjekja e Berishės pėr tė bėrė Evropėn pro tij dhe kundėr komunizmit dhe SHBA pro komunizmit dhe kundėr Berishės ėshtė qesharake, dhe nervangritėse, si pėr SHBA, dhe pėr Evropėn. Ėshtė e tillė, pasi ata janė nė tė njėjtin zė dhe nė tė njėjtin qėndrim. Njėsoj si SHBA foli dhe OSBE, dhe ambasadori anglez. Nuk di se ku e gjen qėndrimin ndryshe tė Evropės zoti Berisha veēse te citimet e tij spekulative pėr ligje dhe rezoluta qė nuk janė ashtu si i citon ai. Ligji pėr dosjet dhe pėr pastėrtinė e figurave duhet tė jetė i rreptė, i thellė dhe i zbatueshėm.

Zoti Berisha gėnjen, kur citon ligjin ēek, pasi ligji ēek pėrjashton dhe sekretarėt e partive nė rrethe ose rangjet e ngjashme dhe nuk ėshtė identik me ligjin tonė. Ai ishte njė ligj i zbatueshėm dhe si i tillė u bė i suksesshėm. Ligji i zotit Berisha nuk ėshtė ēek, pasi ēekėt kanė dy ligje, njė pėr dosjet dhe njė pėr pastėrtinė e figurave, nuk ėshtė gjerman, nuk ėshtė perėndimor dhe nė finale nuk ėshtė antikomunist. Ai ėshtė amalgamė inatesh personale qė projektojnė dėshirėn e tij pėr t'u bllokuar nga Gjykata Kushtetuese dhe pėrtė mos u zbatuar, me qėllim qė ai tė ketė tė drejtė tė akuzojė pa dėnuar njeri dhe tė mbrojė tė dėnuarit e vet pėr korrupsion duke akuzuar. Ajo qė ai ka tri ditė qė bėn duke u futur nė krizė me SHBA pėr disa rekomandime kushtetuese, nuk janė gjeste prej antikomunisti dhe as prej lideri perėndimor. Pėrpjekja e tij pėr t'i mbushur mendjen qeverisė amerikane se nuk e kupton kėtė punėn e komunizmit, po ashtu ėshtė vulgare dhe tregon se ai ėshtė i qartė nė planin e tij.

Zoti Berisha po e ēon vendin nė krizė me vetėdije, se ėshtė i sigurt se vetėm kriza ėshtė mjeti me tė cilin ai mund tė mbijetojė tashmė politikisht. Nė ēdo situatė ai del i humbur, pasi ka njė bilanc tragjik me korrupsionin. Nė vitin e tij tė tretė si kryeministėr, ai ka nė prokurori dhe vajzėn, dhe djalin, dhe Lulin. Nga kjo situatė ai nuk mund tė dalė veēse me krizė. Dhe krizėn po e provokon ēdo ditė me tė gjitha mėnyrat, me qėllim qė palėt tė hidhen nė luftė ose me atė, ose kundėr tij. Ashtu ai do tė mbijetojė politikisht si heroi i pakicės dhe do shmangė legjitimitetin e humbjes sė tij. Gabojnė opozitarėt kur mendojnė se ai do tė dėnojė eksponentėt e regjimit. Ata duhen dėnuar njė orė e mė parė, pa patur nostalgji pėr humbjen e karrierės sė tyre. Mjafton qė tė bėjmė njė ligj tė zbatueshėm dhe efektiv pėr spastrimin e figurave tė komunizmit.

Por zoti Berisha nuk kėrkon kėtė. Ai kėrkon tė prodhojė krizė me njė arsyetim formal antikomunist, duke shpresuar se kėshtu do tė rigėnjejė viktimat e komunizmit, qė i ka lėnė rrugėve pa lekė dhe pa dėrnshpėrblim financiar. Aq lekė sa ėshtė diferenca mes ēmimit real dhe atij formal pėr rrugėn Durrės-Kukės, do tė mjaftonin tė qetėsoheshin mijėra shpirtra tė lėnduar nga komunizmi, qė janė ende rrugėve pa shtėpi dhe pa prespektivė.

Aq para sa ndėrmjetėsonte djali i tij nė Gėrdec dhe Rinas, mund tė mjaftonin pėr tė rehabilituar qindra familje tė persekutuara, nėse do t'u jepej shansi i biznesit tė ndershėm, nė vend qė atė ta bėnin ish-mafiozė komunistė. Problemi i Berishės tani ėshtė si tė pėrdoret ky ligj pėr tė ndarė Shqipėrinė pro dhe kundėr tij, dhe pėr tė vazhduar idenė e tij donkishoteske pėr tė ndarė dhe Perėndimin pro dhe kundėr tij. Kam shpresė se kjo nuk do tė funksionojė. Kam shpresė se nuk do tė na fusė dot nė krizė, pasi nuk e meritojmė t'i rikthehemi njė historie tė rėndė pėr shqiptarėt, tashmė pėr shkak tė djalit, vajzės dhe Lulit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara