HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bilanci tragjik i kryeministrit dhe hakmarrja ndaj "TemA"-s

-- nga Mero Baze, TemA, 30 dhjetor 2008

Mero Baze KRYEMINISTRI, SALI BERISHA, konfirmoi dje zyrtarisht se po udhėhiqte aksionin pėr bllokimin e botimit tė gazetės "TemA". I pyetur nė konferencėn e tij pėr shtyp, ai tha se duhet "tė merrte fund" mbajtja e medias nėn sqetullat e qeverisė. Deklarata ilustron vetėm faktin qė Berisha ėshtė i angazhuar personalisht nė shenjė hakmarrjeje ndaj gazetės "TemA", e cila, pėr fatin e saj, jo vetėm qė nuk ka jetuar nėn sqetullat e qeverisė, por ka mbijetuar nga pėrpjekjet e saj pėr ta eliminuar. Gazeta "TemA" ka fituar me ankand njė kontratė investimesh nė njė sipėrfaqe tė shkatėrruar fabrike nė tetor tė vitit 2007, kur ishte tejet e acaruar me qeverinė e zotit Berisha, pasi kishte muaj tė tėrė qė botonte njė sėrė skandalesh tė mbesės sė gruas sė tij, Elvana Hana, qė ka uzurpuar fondet e shqiptarėve nė bankėn e saj private, "Credins", qė kishte tė punėsuar me rekomandime tė Shkėlzenit dhe Argitės 7 kushėrira tė para nė punė, dhe qė ishte dhe mbetet model i nepotizmit korrupsionit dhe kapjes sė shtetit.

Periudha jonė 15-mujore nė luftė me qeverinė, periudha kur kemi shkruar pėr implikimin e djalit tė tij nė Gėrdec, implikimin e vajzės sė tij nė ēėshtjen Fazlliē dhe implikimin e tij nė tenderimin jashtė ligjit tė njė segmenti super tė shtrenjtė rrugor, ka qenė njėkohėsisht dhe periudha kur ne kemi investuar nė kėtė shtypshkronjė. Kontrata e fituar ėshtė me njė ēmim tė lartė, mė lart se nė tregun privat, por gabimi ynė ėshtė se besojmė nė shtetin ligjor dhe lirinė ekonomike. Kjo na shtyu tė investojmė me njė plan biznesi 20-vjeēar, i cili tani po hidhet nė erė nga hakmarrja primitive nė emėr tė djalit, tė vajzės dhe Lulit, qė ekzekutohet nga shefi i familjes, Sali Berisha.

Nėse do tė ishte e vėrtetė qė njė media qė merr njė kontratė investimesh me shtetin pėr 20 vjet, jeton nė sqetullat e qeverisė, atėherė TV "Klani" qė ka marrė rreth 10 mijė metra, gjysma me letra e gjysma pa letra nė Kinostudio, duhet tė quhet njė super i privilegjuar i qeverisė. Po kėshtu, televizioni i familjes Berisha, me pronar kunatin e tij dhe mbesėn e gruas sė tij, i quajtur tashmė MEDIA-SAT, ish-ATN1, i cili ėshtė krijuar me fondet e dhuruara nga demokratėt nė opozitė, po ashtu ka zaptuar ca me letra e ca pa letra rreth 2 mijė metra tokė dhe ndėrtesa. 'Plani i tyre ėshtė njė pallat tetėkatėsh. Me kontratė tė njėjtė si gazeta "TemA" janė disa televizione e media tė tjera, si NTV, Ora Nevvs, News 24, "Gazeta Shqiptare", A1,TVA etj.

Tė gjitha kėto televizione punojnė sipas kontratave me qira me shtetin, nė objekte qė kanė qenė tė falimentuara dhe qė i kanė ringritur nė kėmbė. Fakti qė Berisha ende nuk u ka ēuar policė apo buldozerė, do tė thotė se ato media nuk e bezdisin atė nėn sqetullat e tij. Kjo ėshtė mes tė tjerash njė fyerje pėr punėn e tyre, por dhe pėr sakrificat e tyre. Koncepti primitiv i kryeministrit pėr hakmarrje ndaj medias qė e kritikon duket se ėshtė shumė i lexueshėm. Pėrfytyrimi i tij i parė pėr kundėrshtarin janė ruspat dhe policėt, me tė cilėt mendon se mund tė shkatėrrojė gjithēka.

Nė tė vėrtetė ėshtė duke shkatėrruar vetėm imazhin e tij si kryeministėr primitiv dhe si baba i dorėzuar para njė bande familjare, qė grabit gjithēka ēfarė i del para. Media qė paguan qiratė e objekteve tė shkatėrruara shtetėrore dhe qė i ka rindėrtuar ato, jo vetėm qė nuk jeton nė sqetullat e qeverisė, por ėshtė ndoshta investimi i vetėm qė ėshtė bėrė kėto vite. Dikush pastaj e ka zgjatur dorėn te tenderat e reklamave dhe tė rrugėve, por kjo nuk i pėrket gjithė medias. Janė thjesht dy-tri kokrra qė e kupton lehtė, qoftė dhe sikur tė skedosh kush e mbron p.sh., Damir Fazlliēin nė media. Pjesa tjetėr e medias ka ruajtur dinjitetin e saj dhe natyrisht i ka bėrė nder qeverisė, duke investuar nė ndėrmarrje tė falimentuara, duke i ringritur ato. Akti i qeverisė ndaj gazetės "TemA" ėshtė akt pėr tė prishur investimet e saj, pra ėshtė e kundėrta e asaj ēfarė njė shtet li&or duhet tė bėjė ndaj njė sipėrmarrjeje tė lirė.

Unė e kuptoj qė Sali Berisha ėshtė kryeministėr nė hall. Asnjė kryeministėr shqiptar nuk ka patur njė fat kaq tragjik dhe njė rrėnim kaq tė madh nė raport me korrupsionin sa ky. Asnjė kryeministri nuk i ka ndodhur qė pėr tri vjet nė pushtet, t'i shkojė nė prokurori djali, vajza dhe Luli. Kėtij i ka ndodhur, dhe ka qenė e pashmangshme, pasi babėzia dhe arroganca pėr tė vjedhur nuk njohėn kufij. Nėn sqetullat e ngrohta tė Sali Berishės ata janė kthyer nė simbo tė plaēkitjes sė kėtij vendi dhe do tė mbahen mend gjatė si tė tillė. Ne ndjehemi krenarė si gazetarė qė kemi mundur t'u tregojmė shqiptarėve kush janė ata dhe pse kryeministri ynė ka kėtė bilanc tragjik me korrupsionin. Ai ka lėnė tė mjerė, jo vetėm fėmijėt jetimė, apo prindėrit pa fėmijė, tė Gėrdecit, por dhe familjarėt e vet, qė i sakrifikoi nė atė histori tė ndyrė korrupsioni. Ėshtė i pari dhe uroj tė jetė i fundit kryeministėr i kėtij vendi, qė ka vrarė duke vjedhur.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara