HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Leksion dėshpėrues i kryeministrit pėr shqetėsimet e SHBA

-- nga Mero Baze, TemA - 2 gusht 2008

Mero Baze Qeveria shqiptare i shikon tė ekzagjeruara kritikat qė vijnė nga Uashingtoni pėrmes diplomatėve amerikanė nė Tiranė pėr deformimet e raporteve tė qeverisė me disa institucione kryesore tė shtetit, pėrpjekjen pėr t’i vėnė ato nėn kontroll, si dhe acarimin e skajshėm me misionin e OSBE nė Tiranė. Kryeministri, Sali Berisha, u pėrpoq t’i relativizonte ato gjatė njė deklarate pėr median, dhėnė nga Velipoja, duke i quajtur debate normale dhe duke nėnvizuar tė kundėrtėn e atyre shqetėsimeve.

Qėndrimi i kryeministrit dhe sidomos pėrpjekja e tij pėr tė nėnvizuar tė kundėrtėn e shqetėsimeve qė vijnė nga diplomacia amerikane pėr zhvillimet nė vend, ėshtė njė mospranim i plotė i tyre, por me gjuhė tė zbutur, pėr tė mos rritur dramacitetin e debatit nė publik. Dimensioni kryesor i reagimit tė Tiranės nė disa raste kohėt e fundit ėshtė pėrpjekja pėr t’iu shpjeguar perėndimorėve keqkuptimet qė ata kanė pėr Shqipėrinė. Dhe, nė kėtė rast, mėnyra se si e trajton kryeministri shqetėsimin zyrtar tė SHBA, tregon se ai nė mendjen e vet e ka tė fiksuar se amerikanėt, por dhe disa shtete tė tjera perėndimore, nuk e kuptojnė mirė se si duhet vepruar me institucionet nė Shqipėri. Dhe kėsisoj, nė vend qė tė ketė njė reagim ndaj shqetėsimit tė tyre, ai ka njė shpjegim se sa mirė po shkojnė punėt, shpjegim qė atyre nuk iu hyn nė punė.

Ky stil, domethėnė sistemi i vetėvlerėsimit qė kryeministri, sė paku vitin e fundit, e pėrdor rregullisht pėr ēdo gjė, sa herė ėshtė nė krizė, ėshtė acarues dhe i rėndon mė tej gjėrat. Mospėrfillja e shqetėsimeve ėshtė nė njėfarė mėnyre mė e mirė sesa shpjegimi se ata qė kritikojnė, nuk i kanė kuptuar mirė gjėrat. Kėshtu i bie qė Uashingtoni nuk e kupton mirė kėtė punėn e kthimit tė gjashtė kandidaturave pėr nė Gjykatė tė Lartė nė bllok, pasi ata nuk e kuptojnė se presidenti kėtė e bėri pa pyetur kryeministrin. Dhe mesazhi qė jep vota kundėr nė bllok, sipas Berishės, nė Uashington nuk duhet lexuar si kundėrvėnie institucionesh, por si betejė normale mes institucioneve, paēka se nga gjashtė vetė, sė paku njė ose dy mund tė ishin mė tė mirė se ndonjė nga kėta tė gjashtėt e dytė, qė u morėn ca nga pularitė e ca nga rruga dhe u ēuan nė Gjykatėn e Lartė. Sipas kryeministrit, Uashingtoni e ka kuptuar gabim faktin qė zonja Topalli, pasi dėgjoi shqetėsimet e Mediut nė Kuvend pėr hetimin e Gėrdecit, i hodhi shqetėsimet e tij nė letėr dhe ia nisi si detyrė shtėpie Prokurores sė Pėrgjithshme, Ina Rama.

Kjo, sipas tij, nuk ėshtė diktat mbi qeverinė, as pėrpjekje pėr tė diktuar rrjedhėn e hetimeve. Sipas kryeministrit, Uashingtoni e ka keqkuptuar nxitimin dhe pėrmbajtjen, me tė cilat po bėhet ligji pėr Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe ėshtė i gatshėm tė rishikojė pagėn e kryeprokurores, duke ia rritur, vetėm qė ajo tė mos ankohet pėr nenet e tjera. Sipas kryeministrit, Uashingtoni shqetėsohet kot pėr misionin e OSBE nė Tiranė, se ai ėshtė proces negociatash dhe qeveria shqiptare ka tė drejtė ta prishė atė kontratė. Me kėtė sistem vetėvlerėsimi, kryeministri ka njė vit qė funksionon. Kush ka kujtesė, qoftė dhe tė shkurtėr, mund tė kujtojė fjalimet e tij vetėlavdėruese, qė “jam kryeministri mė i mirė, ndaj mė duan shqiptarėt”, qė mėshirėploti, nėse i jep 30 vjet jetė, aty do jetė pėr 30 vjet etj. Kjo simptomė e tij tashmė po institucionalizohet dhe nė qėndrimet ndaj shqetėsimeve ndėrkombėtare.

Ata kėrkojnė shpjegime pse po deformohet sistemi i demokracisė nė Shqipėri, ky u shpjegon atyre se nuk e kanė kuptuar si duhet demokracinė. Kjo tendencė po kthehet nė dimension kryesor tė mėnyrės se si ai po funksionon dhe po merr pėrsipėr gjithė kėtė fushatė dėshpėruese pėr PD. Emrat e tjerė tė shumicės, qė mund t’i jepnin ngjyra debatit, janė mėnjanė dhe nuk pėrzihen. Ministri i Jashtėm, qė duhet tė kishte rol kryesor nė kėtė debat, ėshtė zhdukur nga qarkullimi dhe ua pohon diplomatėve gjithė shqetėsimet, ndryshe nga Berisha qė ua hedh poshtė publikisht. Ministrja e Integrimit, e cila po ashtu duhet tė thoshte ndonjė fjalė pėr punėn e OSBE, duket e qetė dhe e ka angazhuar stafin tė punojė nė njė suplement rozė tė shtypit pėr ta larguar stresin qė jep diplomacia.

Zėvendėskryeministri Pollo, i cili ka fat, se, sa afrohet me Berishėn, ndodh qė ai prishet me Perėndimin, po fėrkon duart qė tė bėjė atė qė ka bėrė mė parė me Berishėn, tė jetė aty pėr t’ua pohuar atyre nėn zė atė qė thonė. Ministra tė tjerė tė qeverisė dhe drejtues tė PD, qė janė dakord gjithmonė me Berishėn, natyrisht nuk kanė faj, se s’kanė tė drejtė tė mendojnė. Kėshtu qė Berisha po e pėrballon i vetėm kėtė krizė, me plot djem tė kollarisur rrotull qė bėjnė sikur s’dėgjojnė se ē’po ndodh. Nga Uashingtoni dhe disa kancelari evropiane po i thonė “kujdes, se nuk mund tė jetė kryeministėr i NATO-s njė njeri qė nė Youtube ka dhjetėra video serioze me presidentin Bush dhe qindra video gazmore duke sharė nga motra njė deputet”, kurse ai vazhdon tė thotė se “miqtė po mė shtohen nėpėr botė”, a thua se ata e kanė fjalėn pėr fansat e Youtube apo pėr Ali G-nė (aktor komik britanik).

Ky qėndrim ėshtė problematik, pasi as amerikanėt dhe as kancelaritė evropiane, tė shqetėsuara pėr kėto ēėshtje, nuk duan shpjegime pėr saktėsinė e informacionit, se atė e kanė. Ato duan shpjegime se si do reagohet pėr tė mos u pėrsėritur kjo situatė. Reagimi i kryeministrit u tregon atyre qė nė shtetin tonė ligjor dhe nė mėnyrėn se si sillet pushteti me institucionet nuk ka asnjė gabim, pėrveē gabimit qė diplomatėt amerikanė dhe ata evropianė e kanė kuptuar gabim atė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara