HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SEMINARI NDĖRKOMBĖTAR PĖR GJUHĖN, LETĖRSINĖ DHE KULTURĖN SHQIPTARE

-- nga BEGZAD BALIU, Prishtinė, korrik 2008

INSTITUTI ALB-SHKENCA
Prishtinė-Shkup-Tiranė
Seksioni i Albanologjisė

Begzad BALIU
BIBLIOGRAFIA
PĖRMBAJTĖSORE E SEMINARIT Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, 1974-2007

Recensues
Prof. dr. Shefki Sejdiu
Prof. dr. Zymer Neziri
Prishtinė 2008

SEMINARI NDĖRKOMBĖTAR PĖR GJUHĖN, LETĖRSINĖ DHE KULTURĖN SHQIPTARE - INSTITUCION I POPULLARIZIMIT TĖ ALBANOLOGJISĖ

Parathėnie

Pėrgatitja e kėtij vėllimi me bibliografi pėrmbajtėsore tė Seminarit Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare kishte tri synime paradigmatike - historike, kėrkimore dhe zotuese:
-sė pari, nė traditėn historike tė studimeve albanologjike, Seminari NGJLKSH ka nxjerrė tridhjetė vėllime tė njėzetė e pesė vjetėve tė tij dhe ėshtė nė nderin e kėtij institucioni qė themeluesve, tashti tė shtyrė nė moshė, frekuentuesve tė tij nga bota, dikur pėshpėritės tė pakė fjalėve tė shqipes, e tani albanologė me pėrmasa ndėrkombėtare, t'u ofrojė njė pasqyrė tė plotė tė zhvillimeve tė tij;
- sė dyti, nė kėrkimet e mia ka disa vjet qė synoj tė vė bazat e njė metode tė re shkencore nė fushė tė bibliografisė, e cila si model kėrkimor u mungon botimeve tė gjertanishme nė fushė tė studimeve bibliografike kombėtare dhe ndėrkombėtare(1); dhe
- sė treti, njėri prej premtimeve tė theksuara nė takimin e parė tė Seminarit (1974), nga drejtori i tij Profesor Idriz Ajeti, ishte zotimi pėr pėrgatitjen e njė bibliografie tė pėrgjithshme tė studimeve albanologjike, e cila do t'u vinte nė ndihmė studiuesve tė kulturės shqiptare(2). Madje, sikur shprehej Profesor Pajazit Nushi, Seminari ėshtė institucion qė pėrmban burimin e gjallė bibliografik(3).

Prej vitit 1966 e deri nė vitin 1975 nė Kosovė janė themeluar njė varg institucionesh kulturore, arsimore dhe shkencore. Themelimi i tyre gjithsesi ėshtė rezultat i pėrpjekjeve tė asaj kohe pėr avancimin politik tė Kosovės, nė kuadėr tė njė liberalizimi politik e ideologjik, qė bėhej pėrgjithėsisht nė ish - Jugosllavi. Kjo ėshtė periudha e njė Lėvizjeje tipike iluministe nė shoqėrinė shqiptare tė asaj kohe jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė hapėsirat e tjera shqiptare: Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi. Nė vitin 1967 u rihap Instituti Albanologjik i Prishtinės dhe u themelua Enti i Historisė sė Kosovės (tash Instituti i Historisė), ndėrsa mė 1968 u organizua Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės. Po nė kėtė vit, krahas revistės "Gjurmime albanologjike" (nė tri seri: filologji, folklor e etnologji dhe histori,) filloi dalja e revistės shkencore "Kosova", ndėrsa vetėm tri vjet mė vonė themelohet Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės, si dhe revista e saj shkencore "Studime".

Nė kėto rrethana tė pėrshtatshme ėshtė themeluar edhe Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare (4), i cili do tė merret jo vetėm me mėsimin intensiv tė gjuhės shqipe nga tė huajt, por edhe me hulumtimin, vjeljen, studimin dhe popullarizimin e albanologjisė (5). Seminari do tė bėjė tė mundur krijimin e njė qendre integrimi pėr shumė breza tė albanologėve nėpėr botė, tė ndėrprerė pėr shumė vjet me rrethimin politik dhe ideologjik tė Shqipėrisė.

Tri dekada mė vonė, njėri prej themeluesve tė kėtij institucioni, dr. Fazli Syla, kujton se asnjėri prej institucioneve tė themeluara nė Kosovė "nuk ėshtė pėrcjellė me rezistencė mė tė madhe dhe me pengesa tė ndryshme nga ana e Serbisė dhe e Jugosllavisė sesa themelimi i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės dhe i kėtij Seminari, me arsyetimin se kėto institucione duhet t'i kenė vetėm shtetet" (6), e Seminari fillimisht punonte "sipas analogjisė sė skemave ekzistuese tė seminareve tė Kroacisė, tė Sllovenisė, tė Maqedonisė dhe atij tė sllavistėve tė Serbisė." (7) Ideja e njė projekti tė tillė me karakter nacional mund tė shihet edhe prej temave tė planifikuara nga njėri seminar nė tjetrin.

Prej programeve tė viteve tė para mund tė shihet se Seminari ishte ideuar mbi dy koncepte pragmatike: mėsimin fillestar tė shqipes standarde nga tė huajt pėrmes ligjėratave intensive nė Fakultetin e Filologjisė, si dhe me hulumtimin, vjeljen dhe studimin e kulturės shqiptare. Fillimisht, kėrkimet shkencore ishin tė hapura dhe pėrfshinin njė numėr tė madh fushash tė albanologjisė: gjuhėn, letėrsinė, historinė, etnologjinė dhe kulturėn e popullit shqiptar nė zhvillimet e brendshme dhe krahasuese tė saj, ndėrsa gjendja aktuale shoqėrore dhe politike e shqiptarėve trajtohej vetėm brenda "arritjeve" tė tyre nė ish-Jugosllavi. (8) Pra, tri vjetėt e para, tė gjitha kumtesat organizoheshin si njė strukturė historiko-kulturore e trashėgimisė materiale dhe shpirtėrore tė popullit shqiptar, qė nė tė vėrtetė ishin sinteza tė hulumtimeve dhe arritjeve mė tė reja tė studiuesve shqiptarė nė ish-Jugosllavi: Idriz Ajetit, Ali Hadrit, Rexhep Qosjes, Mark Krasniqit, Pajazit Nushit, Anton Ēettės, Zef Mirditės, Gani Lubotenit, Shefqet Pllanės, Isak Shemės, Hasan Kaleshit, Jashar Rexhepagiqit, Engjėll Berishės etj. Ato organizoheshin si njė tėrėsi e projektuar pėr dijen mbi shkencėn e albanologjisė, sa tė pėrgjithshme po aq edhe kulminante, qė tė huajt duhej ta zotėronin pėr popullin shqiptar.

Mbi kėto parime ishte projektuar njė pamje e shenjave themelore historike tė lėvizjeve nacionale tė popullit shqiptar dhe pėrfaqėsuesve tė tij. Nė vitin e parė tė Seminarit ishte ligjėruar: tema e madhe e etnogjenezės sė popullit shqiptar, rėndėsia historike e Lėvizjes Ēlirimtare nė Epokėn e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, lufta e popullit shqiptar pėr autonomi nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX, letėrsia e romantizmit shqiptar dhe e romantizmit europian, dramaturgjia shqiptare, arkitektura dhe familja shqiptare nė Kosovė, pozita e Kosovės nė RSFJ etj. (9) Nė vitin e dytė, objekt studimi ishte bėrė pozita materiale dhe shpirtėrore e shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, prandaj trajtoheshin temat: pėr zhvillimin e gjuhėsisė shqiptare nė Jugosllavi, pėr kėngėt popullore tė Tanzimatit nė Kosovė, pėr epikėn popullore shqiptare mbi luftėn e Kosovės, pėr gdhendjen artistike tė drurit nė fshatrat e Kosovės etj. (10) Nė vitin e tretė qarku i temave tė mėdha shqiptare shihej edhe nė kontekst tė kulturave tė tjera ballkanike dhe evropiane, prandaj ishin lexuar kumtesat: pėr gjallėrimin e studimeve gjuhėsore ballkanike dhe pėr disa huazime shqiptare nė tė folmet serbokroate; pėr turqizmat nė gjuhėn shqipe, pėr trajtimin e problemit tė etnogjenezės sė popullit shqiptar nė shekullin XIX dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, pėr disa tė dhėna mbi zhvillimin struktural tė baladės shqipe, pėr zhvillimin e shkollave shqipe prej Lidhjes sė Prizrenit deri mė 1912, pėr strukturat demografike nė Kosovė, pėr zhvillimin e muzikės artistike shqiptare etj. (11) Sikur mund tė shihet, qėllimi i organizatorėve ishte qė brezit tė rinj tė albanologėve t'ua prezantojė njė traditė tė pasur tė kėtyre studimeve, kryesisht nga shekulli XIX e kėndej, rezultatet e institucioneve vendėse dhe perspektivėn e tyre nė kontekst tė zhvillimeve shkencore ballkanike. Nė tė vėrtetė, synimi afatgjatė ishte mė se pretendues: tė pėrdoreshin edhe studiuesit e huaj pėr "thyerjen e tendencave tė pėrvetėsimit tė miteve, me anė tė tė cilave tentohej tė krijohej njė lloj primati nė trajtimin e temave nė raport mė tė gjerė midis popujve tė Ballkanit." (12)

Nė vitet e para tė punės sė Seminarit ligjėrues dhe kumtues tė studimeve tė tyre ishin vetėm njė numėr i kufizuar i profesorėve tė Universitetit tė Prishtinės, ndėrsa pas pak vjetėsh ata do tė vijnė nga institucionet e tjera vendore dhe sidomos nga institucionet shkencore tė Gjermanisė, Bashkimit Sovjetik, Bullgarisė, Polonisė etj, si: Agnia Desnickaja, Bojka Sokollova, Wilfried Fiedler, Julija Ivanova, Istvįn Schütz, Aleksandėr Rusakov, Oda Buchholz, Alvina Zhugra, G. D. Nehring, Eric P. Hamp, Jolanta Mindak, Catalina Vatasescu, Konstantin Mizis, Gertruda Ejntrej. Nga viti 1978 numri i kumtuesve dhe i ligjėruesve do tė zgjerohet nė mėnyrė tė veēantė me profesorėt dhe studiuesit qė vijnė nga Shqipėria: Qemal Haxhihasani, Jorgo Bulo, Androkli Kostallari, Mahir Domi etj. Njė angazhim mė vete qė nga fillimi kishin seminaristėt qė vinin nga krahu i arbėreshėve tė Italisė: Antonio Belusci, Francesco Altimari. Italo Fortino, Skiro di Maxho etj.

Seminari, fillimisht ishte menduar si njė aktivitet i ndarė nė dy pjesė: nė ligjėrata akademike dhe nė kurse pėr mėsimin e gjuhės shqipe (1, 2, 3), pastaj pėr dy vjet me radhė studimet akademike u ndanė nė dy pjesė: nė Ligjėrata dhe nė Kumtesa (4, 5), pėr t'iu kthyer mė tej ndarjes sė kumtesave nė Ligjėrata pėr kursin e lartė tė gjuhės (6, 7, 8, 9, 10) dhe nė Ligjėrata pėr kursin e lartė tė letėrsisė (6, 9, 10). Ky proces i krijimit tė njė aktiviteti tė pėrhershėm dhe standard tė Seminarit zgjati pėr dhjetė vjet me radhė, derisa u krijua njė program i pėrhershėm me tė cilin puna e Seminarit ndahet nė tri pjesė: Ligjėrata tė pėrditshme dyjavore, Kurse tė pėrditshme dyjavore pėr mėsimin e gjuhės dhe Sesioni shkencor i ndarė nė dy pjesė: Sesioni shkencor i gjuhės dhe Sesioni shkencor i letėrsisė. Tash sė fundi, krahas ligjėratave dhe sesioneve shkencore, po projektohen edhe tryeza shkencore me tema tė caktuara, ēka na bėn tė mendojmė se Seminari po vazhdon ta pasurojė pėrvojėn e tij, pėr tė mos thėnė se Seminari ende nuk po arrin tė krijojė identitetin e tij!

Tė shikuara jashtė kronologjisė sė organizimit tė tyre, tryezat janė projektuar kryesisht pėr pėrvjetorė shkrimtarėsh, por janė organizuar edhe pėr tema mė tė pėrgjithshme, sikur janė tryezat me temė pėr arsimin nė Kosovė, apo edhe pėr tema mė tė veēanta, sikur ėshtė ajo pėr pėrkthimet letrare. Nė kėto tryeza janė organizuar konferenca pėrkujtimore pėr Zef Seremben, pėr Azem Shkrelin, pėr Faik Konicėn, pėr Ernest Koliqin, pėr Ismail Kadarenė dhe Rexhep Qosjen, pėr "Mesharin" e Gjon Buzukut dhe pėr Sami Frashėrin. Do theksuar se tryezat shkencore, pėrgjithėsisht kanė qenė tė kufizuara pėr nga numri i referuesve.

Ndryshe nga kumtesat e tryezave, tė cilat janė tė kufizuara si pėr numrin e autorėve ashtu edhe pėr gjerėsinė e temave kėrkimore, sesionet shkencore kanė pėrmbajte shumė mė tė plotė dhe numėr shumė mė tė madh studiuesish tė angazhuar nė hulumtimin e temave tė ndryshme. Fjala ėshtė pėr reflektime sintetizuese me pėrmbajtje tė gjerė kėrkimore dhe hapėsinore, por dhe pėr tema me pėrmbajtje tė kufizuar, nė tė cilat objekt studimi bėhen kryesisht autorė dhe vepra tė caktuara. Nė sesionet shkencore tė Seminarit ėshtė trajtuar kontributi i albanologėve tė huaj nė studimin e gjuhės dhe tė letėrsisė shqipe, marrėdhėniet e gjuhės shqipe e tė letėrsisė me gjuhėt e tjera ballkanike nė rrafshin diakronik dhe sinkronik, zhvillimi i kritikės letrare shqipe dhe periodizimi i letėrsisė shqipe, gjuhėsia shqiptare e gjysmės sė parė tė shekullit XX, letėrsia shqipe dhe moderniteti, gjuhėsia shqiptare e gjysmės sė dytė tė shekullit XX, terminologjia dhe fjalėformimi nė gjuhėn shqipe, kėrkimet albanologjike nė botė, studimet albanologjike nė ish-Jugosllavi, Kongresi i Manastirit dhe alfabeti i gjuhės shqipe, sistemi foljor i shqipes, epika popullore shqiptare dhe e popujve tė tjerė tė Ballkanit, marrėdhėniet kulturore shqiptare me kulturat e tjera europiane, Gjon Buzuku dhe tradita e shkrimit tė shqipes, Naim Frashėri dhe vepra e tij midis Perėndimit dhe Lindjes, gjuha shqipe nė kontekstin ballkanik, vepra letrare e Gjergj Fishtės si njohje dhe si rizbulim, shqipja dhe gjuhėt e Ballkanit - ngjashmėritė dhe ndryshimet nė rrjedhat e standardizimit, veprimtaria shkencore e Eqrem Ēabejt, pėrdorimet publike tė shqipes standarde sot, letėrsia shqipe e shekullit XX, letėrsia shqipe dhe letėrsia e Evropės Juglindore, letėrsia arbėreshe, tė folmet arbėreshe etj.

Po kėshtu mund tė thuhet edhe pėr trajtimet, nė dukje tė parė mė tė vogla, si: Jeronim de Rada dhe veprimtaria e tij, Naim Frashėri nė kulturėn shqiptare, krijimtaria letrare e Esat Mekulit, veprimtaria e De Radės, vepra e Konstantin Kristoforidhit, gjuha e tregimit tonė tė sotėm, vepra letrare dhe gjuhėsore e Ndre Mjedės, romani shqiptar, drama shqipe, vepra e Pjetėr Bogdanit, shqipja 2000, foljet nė gjuhėn shqipe, miti nė letėrsinė shqipe, pėrkthimet dhe analiza e kontrasteve, krijimtaria e Hivzi Sulejmanit, problemet e kulturės sė gjuhės etj., por qė sjellin interesim tė madh tė studiuesve dhe kėrkime tė gjera e tė thella shkencore me interes pėr historinė e albanologjisė dhe pėr gjuhėsinė bashkėkohore shqiptare.

Duke sjellė tema tė tilla pėr ligjėrim, kėrkim dhe diskutim, Seminari i albanologjisė ka bėrė tė mundur hulumtimin dhe vlerėsimin e kontributit tė institucioneve albanologjike nė vend dhe nė botė pėr gjuhėn, letėrsinė, historinė dhe kulturėn materiale e shpirtėrore tė popullit shqiptar, duke iu qasur kėtyre kontributeve nė aspektin sinkronik dhe diakronik, si dhe nė kontekstin ballkanik, europian e botėror.

Sikur ka ndodhur edhe me shumė institucione, tė cilat kanė trajtuar pėrgjithėsisht traditėn shqiptare, edhe Seminari ka pasur fatin e tij tė ngritjes dhe tė rėnies. Pas demonstratave tė vitit 1981 Beogradi ndaloi aktivitetin e tij, duke urdhėruar qė tė mos ftoheshin albanologėt nga bota, prandaj pėr kėtė vit seminari pushoi aktivitetin e tij. Ndėrsa nė emėr tė tė ashtuquajturit "realizim i tė drejtave tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi," nė vitin 1982 pėrsėri u bė i mundur vazhdimi i organizimit tė tij, por nuk shkuan shumė vjet dhe mė 1989 u kėrkua anulimi i aktiviteteve tė tij. Kėsaj here bashkė me Seminarin po mbylleshin tė gjitha institucionet arsimore, kulturore dhe shkencore, prandaj rikthimi i tij nuk pritej as pas organizimit paralel tė institucioneve arsimore dhe shkencore nė Kosovė gjatė viteve 1990-1999. Edhe nėse mund tė mblidheshin kumtesat e studiuesve, ishte e pamundur sjellja dhe gjetja e hapėsirės pėr seminaristėt nga bota, tė cilėt eventualisht do tė pranon tė vinin nė atė situatė nė tė cilėn gjendej Kosova.

Vetėm nė vitin 1995 organizatorėve tė vjetėr dhe tė rinj iu shkoi pėr dore qė Seminarin ta organizonin nė Tiranė. Atje kishte hapėsirė, kapacitete shkencore dhe kushte tė pėrshtatshme pėr studiuesit e albanologjisė nga bota. Ndonėse nuk u arrit tė organizoheshin seminare tė pėrvitshme, konferencat e organizuara dhe materialet e botuara janė tė njė cilėsie tė veēantė. Pas mbarimit tė luftės sė Kosovės rifilloi organizimi i rregullt i Seminarit nė Prishtinė, duke e sjellė mė vete jo vetėm Kėshillin e Prishtinės po edhe Kėshillin e Tiranės, fillimisht tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė e pastaj tė Universitetit tė Tiranės.

Prej vitit 1974, kur ėshtė organizuar pėr herė tė parė Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare, e deri mė sot, janė bėrė shumė ndryshime, shumė rishikime dhe plotėsime, por pėrgjithėsisht ai ka ruajtur synimin e tij fillestar: popullarizimin e albanologjisė.

Prishtinė, korrik 2008

___________________
1. Fjala ėshtė pėr njė model bibliografie pėrmbajtėsore, tė cilin kam provuar ta ndėrtoj nė vėllimin "Ēabej, 1 (Bibliografi e studimit tė veprės sė Ēabejt nė Kosovė 1952-2002)", ndėrsa me kėtė projekt tė ri kam shpresė se kėtė kėrkim e kam arritur plotėsisht nė pėrmasat e njė modeli tė synuar.
2. Shih, Fjala e pėrshėndetėse e prof. dr. Idriz Ajetit, drejtor i Seminarit tė Kulturės Shqiptare pėr tė Huaj, SKSHH 1, UP-FF, Prishtinė, 1975, f. 7.
3. Shih, Seminari i Kulturės Shqiptare pėr tė Huaj dhe implikimet e tij mbi lidhninė kulturore dhe bashkėpunimin e kombeve e kombėsive, SKSHH 2, UP-FF, Prishtinė, 1976, f. 11-22.
4. Vitet e para (1974-1977) Seminari quhej: Seminari i Kulturės Shqiptare pėr tė Huaj, nė vitin 1978: Seminari mbi Kulturėn Shqiptare pėr tė Huaj, ndėrsa prej vitit 1979 e deri mė sot Seminari Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare.
5. "…mora mėsim nga qendrat e tjera, tė cilat seminaret i organizonin pėr qytetarėt e tyre jashtė vendit: serbėt. maqedonėt dhe sllovenėt. Unė thash qė kėtė ta bėjmė jo pėr shqiptarėt, po pėr tė huajt qė interesohen pėr albanologjinė". Bisedė e gazetarit Seladin Xhezairi, me Akademikun Idriz Ajeti nė BBC Albanian.com, 27 korrik 2007.
6. Fazli Syla, Vėzhgime e kumtime, "Artini", Prishtinė, 2007, f. 71.
7. Po aty, f. 71.
8. Shih, P. Nushi, pun., i cit, f. 19.
9. Shih, J. Gėrvalla, Ndihmė praktike e zgjerim i njohurive, "Rilindja", 30.8.1974, f. 9; Shkrimtari, nė mesin e albanologėve tė huaj, "Rilindja", 10. 9.1975, f. 11; M. Emerllahu, Mbahet seminari i kulturės shqiptare pėr tė huaj, "Rilindja", 21.8.1974, f. 12.
10. Z. Rrahmani, Ekziston tradita e interesimit nė Evropė pėr studimet albanologjike, "Fjala", 15 shtator 1976, f. 1; M. Hyseni, Interesim i madh pėr kulturėn shqiptare, "Rilindja" 29. 8. 1975, 9.
11. M. Emėrllahu, Mbahet seminari i kulturės shqiptare pėr tė huaj, "Rilindja", 21.8.1976, f. 12: M. Kraja, Gjuhės shqipe iu ktheva pas njėzet vjetėsh, "Rilindja", 13. 9. 1976, f. 11; M. Kraja, Fillim i mbarė dhe mundėsi ende mė tė mėdha, "Rilindja", 15.9.1976, f. 11.
12. Shih, F. Syla, vep e cit, f. 75.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara