HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NGA NOTESI

Portreti i mikut Bekim Fehmiu

-- nga Ali Podrimja, TemA, 11.10.2008

Ali Podrimja SHPESH KAM MENDUAR Si te shkruaj pėr Bekim Fehmiun. Dy janė arsyet kryesore:
1) Ai u shfaq kur rreth nesh ekzistonte njė perde e hekurt dhe
2) Talenti i tij prej artisti e njeriu afirmoi qenien tonė kombėtare, pa marrė parasysh se nė filmin shqiptar mungoi prania e tij. Njė gjė e tillė kishte ndodhur edhe me Aleksandėr Moisiun. Por asnjėri nuk kishin hequr dorė nga identiteti e origjina e tyre.
Bekimin e kam edhe mik. Pakėz mė herėt e njihja se, kur njė mik i penės kishte shkruar nė "Zėrin..." e orėve tė herėshme: Mbajeni mend kėtė emėr!...
Aktori ynė bėnte hapat e parė nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Kosovės. Gjatė viteve '80, atė e kisha mė shumė se mik. Nė momentin mė dramatik mė ishte gjetur kur bėja ēmos tė shpėtoja Lumin. Katėr vjet kishim vrapuar nga spitali nė spital, rrugėve tė ftohta tė Beogradit. Dikur kthenim nė shtėpinė e tij aty nė Tashmajdan.

Bekim Fehmiu Te Bekimi nuk kisha parė vetėm njė artist tė formatit tė madh, njė talent qė kishte bėrė inferior tėrė njė popull megaloman e idhnak, i cili nė mėnyrėn e vet ushtronte dhunėn ndaj tė tjerėve qė dėshmonin me vlera e guxim qytetari, por edhe njeriun dinjitoz, qė nuk gjunjėzohej para tė papriturave. Bekimi besonte nė tė ardhmen se nė vete kultivonte njė filozofi: pajtetėr duhet ngadhėnjyer. Etikė kjo e njerėzve, qė kanė besim nė rrugėn e vet edhe pse nė atė udhė mund tė jenė vetmitarė.

GJUHA E PENELOPĖS DHE ULIKSIT:
Kur biseda na zvetėnohej ndėrronte temėn se kishte plotė ide. Shpaloste njė jetė tė begatshme filmi: rrėfente pėr udhėtimet e njerėzit qė kishte takuar. Vėreja se ajo qė e thoshte kishte njė logjikė tė fortė, njė krenari kombėtare. Xhirimi i filmave, ku e kishin shpėnė atė, i kishin mundėsuar tė mos e shikojė jetėn vetėm nga ēatia shqiptare.

Bekim Fehmiu dhe Irena Lejleku - Papasi Kisha harruar brengėn time pėr njė ēast, kur mė kishte folur pėr origjinėn e Irena Leleku (Lejleku)- Papasi, aktore nė zė e viteve '70. Ajo kishte luajtur rolin e Penelopės nė filmin - serialin "Uliksi" (1968) tė Dino de Laurentisit dhe RAI 1, ndėrkaq Bekimi rolin e heroit mė tė shquar tė antikitetit Uliksin. Ky projekt filmor ndėr mė grandiozėt tė kohės ishte shfaqur e reprizuar disa herė gati nė tė gjitha TV-tė botėrore. Se Irena ishte vėrtet arvanitase, mė kishte bindur pėr kėtė.

Gjatė pauzave tė xhirimit, tė dy aktorėt ishin tėrhequr anash, kishin pėshpėritur diē nė njė gjuhė qė ekipin e serialit e bėnte mė kureshtar: ē'gjuhė flitnin Penelopa dhe Uliksi? Mė vonė mjetet e informimit kishin zbuluar se rolet kryesore nė "Uliksin" i interpretonin dy aktorė me origjinė shqiptare. Ndoshta ata interpretonin njė episod nga lashtėsia e tyre.

Kjo ishte befasi e dorės sė parė. Producenti Dino de Laurentis nė shtypin italian e kishte paralajmėruar si aktor me origjinė greke. Bekimi ndaj shtrembėrimit tė pahijshėm tė origjinės, kishte kėrkuar tė demantohet, pėrndryshe braktiste xhirimin. Kishte ndodhur kjo edhe nė shtypin spanjoll, ku aktori ynė ishte prezantuar si jugosllav i amerikanizuar, pastaj ishte korrigjuar, se Bekimi na ėshtė njė shqiptar nga Kosova (Jugosllavia). Kishte pasur edhe kėrcėnime nga kooproducenti i njohur amerikan Louis Gilbert, se nėse nuk pranon tė ndėrrojė emrin dhe origjinėn "Paramaunti" mund tė ndėrrojė aktorin.

Bekim Fehmiu Mirėpo, para kėtyre kėrcėnimeve qė shpeshtoheshin Bekimi nuk u pėrul asnjėherė. Profetizmi i producentėve botėrorė se ky, si shqiptar, nuk do tė ketė sukses, mbetėn vetėm lajthitje tė tė "mėdhenjve", qė kėrkonin me ēdo kusht tė mposhtnin kurajon qytetare e kombėtare tė atyre qė vinin nga vendet e vogla e tė panjohura, siē ishte Kosova. Po Bekimi mbeti ai qė ishte, mbajti emrin qė ia kishte dhėnė babai, Ibrahimi, bashkėluftėtar i Bajram Currit dhe luftėtar pėr tė drejtat nacionale, sociale e arsimore nga Gjakova, i dėbuar nga regjimi i atėhershėm serb dhe i internuar nė Sarajevė.

Nė memoaret e veta, nėse do t'i pėrfundojė ndonjėherė, me siguri mbi kėto ndodhi e tė tjera me shumė detaje tė panjohura ende, ai do tė ndriēojė shumėēka tjetėr mbi jetėn tepėr tė bujshme tė njė artisti. Nė intelektin e fuqinė e rrėfimit tė tij, duhet tė besohet si nė miqėsinė e tij pa fije djallėzie. Ka diē tė veēantė, qė figurėn e tij e bėn madhėshtore.

PUPLAT E FAMĖS:
Nė vitet e '60-ta, kur nuk dihej asgjė pėr Kosovėn (ndoshta pak gjė pėr Shqipėrinė, mė tepėr si toponim gjeografik, ylli i Kadaresė nuk ishte shfaqur ende), nė qiellin e filmit botėror kishte filluar tė pipėtinte njė yll qė ngrihej nga Ballkani i errėt. Ai quhej Bekim Fehmiu, i cili nuk u shua as pas filmit "Mbledhėsit e puplave" (1966) e profetizimeve nga mė tė ndryshmet, qė kishin bėrė rreth karrierės sė tij. Para tij hapeshin portat e producentėve botėrorė.

Bekim Fehmiu Rreth filmit "Aventurierėt" — xhiruar nė Evropė, Amerikė dhe nė Amerikėn e Jugut, tregohen shumė bėma. Nė ēdo hap mjetet e informimit kishin pėrcjellė aktorin tonė — nga flertimi i tij me aktoret e njohura amerikane deri te gjėrat mė tė rėndomta tė pėrditshmėrisė sė njė ylli. Filmi kishte pasur dy premiera dhe tė dyja nė aeroplan. Tė parėn nė xhamboxhetin 77 — nga Nju Jorku nė Los Angxhelos; tė dytėn tek kalonte oqeanin pėr nė Evropė, ku ēdo gjė ishte paralajmėruar me bujė. Nė njė lartėsi tė madhe qiellore, kur kishte filluar tė shfaqej filmi, ishte alarmuar personeli pėrcjellės se nė aeroplan ishte montuar njė bombė. Bekimi vetėm kishte buzėqeshur, siē buzėqesh sa herė takohemi nė Alenė e Shpėtimtarėve tė Kombit: Nuk ka gjė, ne shqiptarėt nuk na frikėson vdekja... kishte pėshpėritur. Fat tė tillė pėrjetuan pas shumė vjetėsh ca poetė nga Kosova nė mbrėmjen e poezisė shqipe nė Shtėpinė "Ivan Cankar" nė Lubjanė. Skenues i asaj dhe alarmues i bombės ishte Miodrag Bullatoviq, njė mediokėr, qė i kishte beidisur hap pas hapi Agollin dhe Kadaren nė takimet letrare nė Bor tė Sėrbisė (1986). Pėr kėtė mė kishte treguar miku im i ndjerė Xhamail Mustafa, kėshilltar i ish-presidentit tė ndjerė Dr. Ibrahim Rugova. Projektimi i filmit kishte vazhduar, siē kishte vazhduar edhe mbrėmja e poezisė shqipe nė Lubjanė. Pastaj ishte zbrazur edhe shishja e fundit e shampanjės diku nė Evropė.

Nė koktejin e mbajtur nė hotelin "Pjer" nė Nju Jork pėr nder tė aktorit tonė, ku ishte ftuar elita amerikane para tė pranishmėve, kishte shkaktuar habi veshja e Bekim Fehmiut alla konicqe; stilizimi i veshjes shqiptare, qė tė nesėrmen gazeta e njohur "New York Post" kishte bėrė pyetje: Ēfarė qėllimi kishte paraqitja e Bekim Fehmiut nė veshje nacionale?
Nė vitin 1992, kur Kosova humbte nė hijėn e shkurrės, Bekimi kreu sė xhiruari filmin mė tė ri "Xhingis Kan", regjinė e tė cilit e bėri i famshmi Ken Eniken, i njohur edhe pėr filmin "Dita mė e gjatė", ku bėhet fjalė pėr zbarkimin e forcave perėndimore nė Normandinė e pushtuar nga nazifashistėt (1944). Reporter i lirė atė kohė kishte qenė Hemingueji, i cili kishte kaluar edhe pranė shtėpisė sė Hajnrih Belit nė Langenbroch i njohur nga ca krijues shqiptarė qė kishin kaluar aty si mysafirė. Nė bazė tė tė dhėnave tė vendasve, nė vitin 1994 kisha kėrkuar gjurmėt e autorit tė romanit tė njohurb "Plaku dhe deti". Mė kot, Enikeni kishte lėnė gjurmėt e njė filmi grandioz, siē ishte "Dita..." pėr tė kėrkuar pastaj me vite ekipin pėr filmin "Xhingis Kan".

Tek largohesha, nga zhurma e Alesė sė Shpėtimtarėve tė Kombit, takoj mikun tim tė vjetėr. Ne tė viteve '36, jemi goxha burra, mė thotė. Gazin e Bekimit e kisha kapur, pa u fikur. Mė njė qershor mbushte gjashtėdhjetė vjet, gjegjėsisht katėrdhjetė vjet tė interpretimit nė disa gjuhė. Ē't'i uroja? Mė kishtė zėnė pa tekst. Pėr afirmimin tonė pakkush bėri siē bėri ai, njėri ndėr aktorėt mė tė shquar pas Aleksandėr Moisiut. Institucionet e Kosovės dhe mjetet e informimit vazhdonin tė merreshin me do cikėrrime neveritėse, me gjėra pa peshė. Ndėrkaq tė tjerėt mendonin pak mė ndryshe; gjerrnanėt kishin shfaqur njė cikėl filmash nga opusi i tij e ca radio tė huaja kishin bėrė fjalė nė emisionet e tyre pėr gjashtėdhjetėvjetorin e aktorit shqiptar. Mezi kisha shkoqur shikimin nga buzėqeshja e tij e ngrirė. Nė "Galery" hymė dhe nė mėnyrėn tonė kremtuam njė pėrvjetor, qė nuk bėn tė harrohet.

SHKOLLĖ PĖR BREZAT:
Fatkeqėsisht, kjo qė ndodh nė hapėsirėn tonė, lė pėrshtypjen se pak bėhet pėr figurat qė ēmohen e nderohen edhe nga metropolet. Ne, ndoshta, nuk do tė ishim shqiptarė, tė mos na ndiqte fati tragjik, qė nga antikiteti ynė. Mė 19 prill tė vitit 1995, Berisha si president bėri njė gjest dinjitoz. Me "Nderin e Kombit" dekoroi tre emra tė mėdhenj, qė afirmuan ēėshtjen shqiptare: Ernesto Sabaton, Ibrahim Kodrėn dhe Ismail Kadarenė. Njėri ishte nga gjaku i shprishur. Megjithatė ishte pakėz e zbehtė. Mungonte ndonjė emėr nga Dardania e lashtė. Nė mesin e tė dekoruarve mund tė gjendej edhe Bekim Fehmiu, se ky mbet njė vetmitar, nė njė kohė kur na kishin izoluar nga bota sllavėt nė mėnyrė mjeshtėrore dhe i cili ndėr tė parėt depėrtoi tej rrethit tė hekurt.

Kod i moralit tė tij, mund tė jetė dhe shkollė pėr brezat e ardhshėm: si mbrohet identiteti nė mes tė leukonisė. Bekimi nuk lejoi mbi identitetin e origjinėn e tij tė shembet ndonjė hije e keqe. Pėr tė jetuar, thotė njė i rebeluar, duhet mė shumė forcė sesa pėr tė luftuar. Pakėz i vonuar ėshtė ky shkrim, sidoqoftė ndiej veten tė lumtur qė kam mik Bekim Fehmiun.
(1996)


Kush ėshtė Bekim Fehmiu?

Bekim Fehmiu nė tė gjithė hapėsirėn ballkanase ėshtė gati nė pėrmasat e njė miti. Ai rrėfen pėr heshtjen e tij 14 vjeēare dhe thotė: "Kemi kaluar kufij, qė nuk duhet t'i kalonim"

Aktori Bekim Fehmiu ėshtė njė nga emrat me te dėgjuar shqiptarė tė aktrimit. I lindur ne Sarajevė nė vitin 1936, ai do tė bėhej i famshėm me filmin "Unė kurrė nuk kam pare ciganė te lumtur", ni vitin 1966. Deri ne ate kohė, ai kishte studiuar dhe ishte bėrė i njohur nga shumė shtėpi filmi nėpėr botė. Ai ėshtė aktori i parė shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses nė filmat dhe skenat e gjithė hapėsirės sė ish-Jugosllavisė. Ka qenė njė nga personalitetet qė ka lėnė gjurmė nė kinematografinė ballkanike, por mbi te gjitha, ai ėshtė i madh pėr kontributin artistik nė kinematografinė botėrore. Rolet e tij ne "Prova speciale", "Odlseja". "Aventurier", "Rruga", "Vitet e nxehta", "Dezertori", pėrmenden si kryevepra.

Nga filmat e parØw ka qėnė "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanasve" dhe "Tė kuq dhe tė zinj". Ai ka bashkėpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar nė shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, nė gjuhėn rome, nė spanjisht, anglisht, frėngjisht dhe italisht. I martuar me njė artiste serbe, ishte nga ata njerėz ,qė nuk e braktisi, nė asnjė moment Beogradin dhe nuk iu tremb tė qenurit shqiptar, Shqipėrinė e ka vizituar nė vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrė mallin qė kishte pėr tė. I pyetur pėr dėshirėn e tij, ai ka thėnė thjeshtė se: "Do tė doja tė njihja mė mirė shqipen". Nė tė gjithė hapėsirėn ballkanase ėshtė gati nė pėrmasat e njė miti. Ndoshta kjo ka qenė njė nga arsyet, qė i biri quhet Uliks.

"Njeriu nuk duhet tė fajėsojė pėr diēka qė i ndodh as babanė as vėllezėrķt, as fqinjėn, as perėnditė, por vetėm veten. Njėra nga tragjeditė tona lidhet me atė, qė duke jetuar pėr shekuj sė bashku nuk kemi mėsuar nga njėri-tjetri, por dhe kur e kemi bėrė kėtė kemi mėsuar vetėm tė keqen", - shprehet ai. Bekim Fehmiu ėshtė njė nga artistėt mė tė mėdhenj, qė kanė dalė prej kėtyre anėve. Nga viti 1987, kur nė mėnyrė demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" tė Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, nė teatrin jugosllav tė dramės, ai i dha lamtumirėn aktivitetit artistik nė Jugosllavi. Pas disa kohėsh mori dhe vendimin pėr t'i dhėnė fund karrierės edhe nė aktivitetet artistike botėrore.

Hamleti ka thėnė: "Tani e tutje, vetėm heshtje"

Cila ėshtė arsyeja e vėrtetė e heshtjes suaj 14-vjeēare? Intervistėn e fundit, atė tė lamtumirės, e kam dhėnė mė 14 prill 1987 pėr gazetėn serbe "Politika", kur braktisa shfaqjen "Madame Kolontine". Shkaqet pėr kėtė vendim nuk kishin tė bėnin me tė ashtuquajturin "mosorganizim" tė shfagjes, por arsyeja e vėrtetė kishte tė bėnte vetėm me zgjerimin e propagandės dhe shtrirjen e urrejtjes antishqiptare, kudo nė ish-Jugosllavi.

Ato vite tė fushatės antishqiptare, pushtuan faqet e gazetave dhe programet televizive. U publikuan fotografi tė montuara ku citohej poema e Rakiceviēit "Simonida" nė tė cilėn thuhej: "Njė shqiptar qė tė nxjerr sytė".
Shkėlzen Maliqi, shpjegoi gjithēka rreth tė vėrtetės mbi kėto vargje, se sytė e mbretėreshės Simonida nuk u nxorrėn nga urrejtja, por pėr shkak tė njė riti fetar apo njė supersticioni, qė nuk ishte vetėm i shqiptarėve, por edhe i serbėve dhe i gjithė popujve tė rajonit, ku hegja e pluhurit nga sytė apo organet gjenitale tė figurave nė kishė do tė thoshtė shėrim i tė verbėrve ose i grave shterpė.

Goditja e fundit pėr mua ishte kur shkova nė shtėpi dhe gjeta Brankėn (gruaja aktore serbe), dhe Uliksin nė gjendje shoku. Mėsuesja e letėrsisė nė shkollėn e mesme kishte vlerėsuar poezinė e poetit shqiptar Esad Mekuli, por dėnonte aktin e gruas sė tij, doktoreshės Mekuli, e cila merrte tė sapolindurit serbė apo malazezė nga inkubatori nė spitalin e Kosovės ku punonte dhe i vriste".

I shpjegova Uliksit qė kjo ishte njė gėnjeshtėr e ulėt, se po ta kishte bėrė kėtė ajo do tė kishte pėrfunduar nė burg dhe nuk do tė punonte mė si mjeke. Tridhjetė e pesė shpirtra nxėnėsish tė helmuar pra dhe tridhjetė e pesė familje, anėtarėve tė tė cilėve kush e di se sa nė numėr, u ishte injektuar urrejtja. Pėr disa, heshtja ėshtė mėnyrė miratimi ose tėrheqjeje. Pėr mua, heshtja ėshtė mėnyrė e dhimbshme proteste.

Kohėte fondit ka pasur shumė debate mbi fajtorėt dhe ne zakonfsht fajėsojmė tė tjerėt pėr problemet tona. Si do t'i pėrgjigjeni kėsaj pyetjeje?

Njėra nga tragjeditė tona lidhet me atė qė duke jetuar pėr shekuj sė bashku serbė dhe shqiptarė, nuk kemi mėsuar nga njėri-tjetri, por dhe kur e kemi bėrė kėtė kemi mėsuar vetėm tė keqen. Gjėrat e mira tė shqiptatėve serbėt nuk i kanė pranuar, ashtu si dhe shqiptarėt nuk kanė marrė atė ē'ka serbėt kishin pozitive. Rininė e kam kaluar nė Prizren dhe po tė shante njeri nga nėna kėrciste pushka. Nėna dhe Zoti janė tė shenjtė. Unė nuk e dija qė gjetkė shahej normalisht. Kur erdha nė Beograd dhe dėgjova gjėra tė tilla, nė fillim skuqesha nga turpi. Para disa vitesh dėgjoja nė Prishtinė sesi vajza tė reja shaheshin me fjalė tė pista dhe betoheshin si bandite.

A besoni se qeveria e re do tė ketė sukses nė zgjidhjen e problemeve nė Kosovė?

Fillimisht duhen ndryshuar hartat mendore. Dėshiroj qė kjo tė ndodhė dhe do ta besoja njė gjė tė tillė. Por, gjithmonė mė vjen ndėrmend anketa e vitit 1994, ku 70% e popullsisė serbe nuk donte tė bashkėjetonte me shqiptarėt, nė kohėn qė 59% e serbėve nuk donin tė jetonin me kroatėt. Gjithmonė kur kujtoj kėto shifra dhe bėhem pesimist. Nė vitin 1912, Dimitrije Tucoviē ka thėnė se miqtė mė tė miré tė serbėve janė shqiptarėt. Dhe ja ku jemi pėrsėri bashkė, serbė dhe shqiptarė po pėrjetojmė ankthin e natės sė bashku, mė surrealistin nga gjithė ėndrat surrealiste. Mė besoni sa keq e kam ndier veten, kur dėgjova qė njė shqiptar ka ngritur dorėn duke vrarė njė grua serbe dhe njė plak serb nė vitin 1999, i pari rast qė dėgjoj nė gjithė historinė e shqiptarėve.

Tė gjithė i kemi kapėrcyer kufijtė qė nuk duhen kaluar, pavarėsisht nga tragjeditė qė mund tė kenė kaluar shqiptarėt. Pse ēuditemi me kėtė dėnim tė tmerrshėm tė Zotit, qė po pėrjetojmė? Pse qė nga viti 1912 deri sot, bajoneta, topa dhe tanke janė ēuar nė Kosovė, nė "tokėn e shtrenjtė serbe"? A nuk ėshtė ky dėnim i Zotit?

I keni dhėnė vetes besėn se fėmijėve tuaj do t'u tregoni tė vėrtetėn rreth asaj, qė keni ndjerė duke jetuar nė Kosovė?

Kėshtu ėshtė. Por jo vetėm nė Kosovė. Ata tani dinė gjithēka nga pjesa e dytė e dorėshkrimit. I kam dhėnė vetes besėn qė do t'u tregoj gjithēka fémijėve qė tė jenė tė mirinformuar plotėsisht. Kujtimet e mia, i kisha hedhur nė letėr pa kurrfarė gėlimi pėr t'i botuar. Por, atėhere, miqtė e mi dhe gruaja ime, Branka Petriē, mė bindėn qė ta botoj dorėshkrimin. Fėmijėve u kam treguar tė vėrtetėn, duke i lėnė tė lirė tė zgjedhin mėnyrėn si tė jetojnė, ashtu siē kam bėrė dhe vetė. I respektoj zgjedhjet e fėmijėve ashtu si nėna ime Dija ka respektuar zgjedhjet tona.

Homen est nomen, (emri bėn njeriun) thonin romakėt. Emri juaj nė shqip do tė thotė tė jesh i bekuar nga zoti. Mendoni se ėshtė e vėrtetė? Thuhet se secili nga ne sjell mesazhe tė reja pozitive nga Zoti me lindjen e tij. Ju ē'mesazh keni sjellė?

Kam dashur qė me punėn time tė nderoj njerėzit. Pėr mua aktrimi i dikurshėm ishte njė mision i bekuar. Arti ka qenė mesazhi qė unė kam sjellė. Po tė mos kisha qenė aktor do tė isha dentist ose piktor. Nė tė vėrtetė, mė pėlqen tė pikturoj. Mendoj se dhe nėna ime Dija ishte e bekuar, duke lindur tetė fėmijė dhe qė i la tė gjithė pas, por ka lėnė edhe shtatė nipėr dhe tre stėrnipėr. Kjo ėshtė dhe pėrgjigja ime pėr pėrrallėn e bombės demografike nė Kosovė.

Mendoni se keni qenė me fat, qė keni patur tėrė kėtė karrierė? Do tė dilni pėrsėri nė skenė, tani afėr?

Njė fjalė e urtė shqiptare thotė: "Puno pak se Zoti tė ndihmon shumė". Duket sikur pavarėsisht nga puna e madhe dhe vetėmohuese, unė kam patur fat nė jetė, si individ por edhe si familje. Megjithatė jeta e njerėzve nė rajon, sidomos nė Kosovė nuk ėshtė aspak e lehtė.

Pėr vite me radhė kam refuzuar tė luaj dhe mendoj se do tė vazhdoj ende. Pėr shkak tė gjithė kėsaj tė keqe tė madhe, kam humbur ēdo lloj sensi detyre dhe nuk ndjej asgjė pėr aktrimin. Nuk dua tė luaj mė.

Ju lutem, mund tė na tregoni diēka pėr punėn tuaj me regjisorin John Houston?

Ishte njė nder dhe privilegj pėr mua tė punoja me tė. Ai ishte njė njeri i rrallė autentik, aventurier i madh, artist brilant me zemėr tė madhe. Ai udhėtoi nė mbarė botėn. Me qėllim qė tė realizoja mė mirė rolin e kapiten Kaleb-it, duhet tė aplikoja rregullin e famshėm Stanislavski: "Ēfarė do tė bėja unė nė njė situatė si kjo?". John Houston ishte njė burrė me eksperiencė jashtėzakonisht tė madhe, boksier, aktor, oficer i kavalerisė meksikane nė rininė e tij. Ky njeri nuk kishte nevojė tė pyeste: "ēfarė do tė bėj?", sepse ai ishte gjeneral. Nė shfagjen e parė tė filmit nga fundi ai mė pėrqafoi dhe mė tha: "Je i mirė djalosh!" ky ishte njė nga momentet mė tė lumtura nė tė gjithė jetėn time.

Pėrgatiti VALENTIN BATALAKU
Intervistoi "DANAS"


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara