HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Merret dhe jepet e mbi tė gjitha na bėn tė mos ndihemi vetėm e tė pashpresė

Vetėm besimi do tė na shpėtojė

Nė njė epokė mashtrimesh, ėshtė e vetmja gjė ku mund tė mbėshtetemi

Pa besim nuk mund tė punojmė ("Do mė paguajnė nė fund tė muajit?"), tė kurohemi ("Mjeku qė mė ka marrė nė ngarkim, ėshtė i zoti?"), apo tė udhėtojmė ("Ē'ndodh nėse njerėzit nuk i respektojnė rregullat e qarkullimit?"). Ja si shprehet njė sociolog gjerman pėr ēėshtjen nė fjalė: "Pa besimin, nuk mund tė ngrihemi nė mėngjes nga shtrati. Nėse nuk jemi tė sigurt, na pushton njė frikė e jashtėzakonshme". Nė fakt, ēdo aspekt i jetės sonė ka diēka tė pakapshme: nuk mund t'i kontrollojmė tė gjitha ngjarjet njėherėsh, apo tė njohim gjithė qėllimet e tė tjerėve. Kėshtu, nuk na mbetet gjė tjetėr veēse tė kemi besim.

Fjala besim (nga latinishtja "fidere", tė kesh besim) do tė thotė tė besosh te diēka ose dikush. Ėshtė njėsoj si ajri qė thithim, qė rėndėsinė e tij e kuptojmė vetėm kur sėmuremi. Si lind besimi dhe si na kushtėzon nė marrėdhėnien me tė tjerėt?

Njė rrezik

Tė kesh besim te dikush, apo diēka, ėshtė e pashmangshme, gjithashtu do tė thotė tė ekspozohesh e tė ēlirohesh. Nė fakt, besimi ėshtė investim te tė tjerėt, por edhe frikė: sot "Microsoft" nuk do tė ishte gjiganti i informacionit, nėse Steve Jobs, administratori i deleguar i "Apple"-it, s'do tė ishte njė njeri i besuar. Nė vitin 1980 ai refuzoi njė takim me IBM-nė, e cila kėrkonte njė sistem operativ pėr kompjuterėt e tij. Duke qenė se nuk kishte besim tek IBM-ja, ia la radhėn rivalit Bill Gates, i cili pėrfitoi nga puna dhe arriti majat e suksesit.

Njė botė mosbesuese?

Sot, shumė sinjale tė bėjnė tė mendosh se jetojmė nė njė epokė mosbesuese. Njė simptomė? Ksenofobia, ose mė saktė frika ndaj tė panjohurve, tė cilėt shpesh konsiderohen mė tepėr si tė rrezikshėm, se sa si njė burim i fuqishėm pėr sigurinė, identitetin tonė kulturor, pėr ekonominė. Shumė kombe janė mosbesues ndaj vendeve tė vogla. Edhe pse janė tė bashkuar mes tyre, shfaqin sėrish mosbesimin kundrejt ēdo gjėje qė ėshtė e panjohur dhe e huaj. Nėse tė gjithė do tė kishim pak mė shumė besim, gjėrat do tė shkonin mė mirė: besimi nė shoqėrinė ku jetojmė ėshtė parėsor edhe pėr lumturinė e mirėqenien ekonomike.

Tė besojmė te nėna dhe babai

Si lind besimi? Ai zhvillohet nė vitet e para tė jetės, nė marrėdhėnien me prindėrit. Qė nė muajin e 10 tė jetės ėshtė e mundur qė njė fėmijė tė besojė te nėna pėrmes njė procedure laboratorike, qė quhet "strange situation" (situatė e ēuditshme). Pėr tė testuar besimin e njė foshnjeje, studiuesit kanė bėrė njė provė: fėmija ndodhet nė njė dhomė tė mbushur me lodra dhe ėshtė nėn shoqėrinė e nėnės dhe njė tė panjohuri. Kur ėshtė vetėm me tė panjohurin, fėmija duket i shqetėsuar dhe i trembur; ndėrsa kur nėna ėshtė e pranishme, vogėlushi, i sigurt nė vetvete, largohet nga ajo pėr tė eksploruar ambientin, i bindur se nėna e tij nuk do tė zhduket, por do tė qėndrojė aty me tė. Veē tė tjerash, njė nėnė qė jep gjithmonė besim, vepron si njė "bazė e sigurt": i lė fėmijės liri veprimi, pa i ndėrhyrė te gjėrat, qė ai mund t'i bėjė vetė. Njė nėnė ėshtė gjithmonė gati ta ndihmojė fėmijėn nė rast vėshtirėsie.

Dhe jo vetėm kaq: besimi sjell besim (dhe e kundėrta). Nėse njė fėmijė e di qė nėna ka besim tek ai, ky i fundit pėrpiqet gjithmonė tė mos e shpėrdorojė besimin e saj. Nėse ndodh e kundėrta, pra nuk ka besim te fėmija, ka gjasa qė nėna tė japė njė model tė keq tek ai dhe kjo nuk e ndihmon aspak njė fėmijė, sepse ja ē'mendon ai: "Ėshtė e kotė t'i pėrfundoj detyrat, mami as nuk ka pėr tė mė besuar qė i kam bėrė".

E njėjta gjė ndodh edhe nė marrėdhėnien nė ēift: njė person qė pėrballet vazhdimisht me skena mosbesuese, nė fillim do tė jetė tolerant, por nėse kjo gjendje vazhdon gjatė, do tė ndihet i lehtėsuar nga detyrimi moral pėr tė respektuar dėshirat e tjetrit.

Ky parim vlen edhe nė marrėdhėniet diplomatike, mjafton tė kujtosh krizėn e sotme mes SHBA-sė dhe Iranit. Asnjėra palė nuk beson te tjetra dhe marrėdhėniet po rrezikojnė tė fundosen dita ditės.

Profeci dhe paragjykime

Besimi dhe mosbesimi mund tė veprojnė si "profeci qė vetėvėrtetohen". Nėse jemi tė bindur qė fqinji ynė pėrballė nuk ėshtė njeri i mirė, nuk do tė afrohemi shumė me tė, duke krijuar kėshtu njė hendek tė madh mes nesh.

Edhe rendimenti shkollor mund tė kushtėzohet nga besimi qė mėsuesit shfaqin kundrejt nxėnėsve: nėse dy grupe studentėsh angazhohen njėsoj nė mėsim, studentėt qė do tė marrin nota mė tė mira janė ata te tė cilėt mėsuesit kanė mė shumė besim.

Ky mekanizėm vlen edhe nė ekonomi: nėse mes investuesve tė bursės pėrhapet bindja e njė rėnieje tė rrezikshme tė aksioneve, tė gjithė i shesin aksionet, duke shkaktuar realisht rėnien e parashikuar. Ja pse besimi ėshtė i domosdoshėm nė ekonomi: "Pėrhapja e besimit zhvillon sensin civil, lulėzon kombet, favorizon pjesėmarrjen e demokracisė dhe rrit mirėqenien ekonomike", shpjegon njė ekonomist amerikan. Njė besim i fortė do tė sillte edhe njė rritje tė konsiderueshme tė tė ardhurave tė qytetarėve.

10 sekonda pėr tė vendosur

Besimi dhe mosbesimi janė tė prirur tė gjejnė pėrgjigje nė realitet, shpesh nė mėnyrė paradoksale: nėse beson te dikush, rrezikon edhe tė tradhtohesh. Por ēfarė i shtyn njerėzit tė besojnė te njė i panjohur? Njė studim i bėrė kohėt e fundit nga njė sociologe amerikane, tregon se ka shumė ndryshime mes dy gjinive: meshkujt besojnė mė shumė tek ata qė ndajnė tė njėjtat interesa, apo qė i pėrkasin kategorisė profesionale mesatare ose institucionale; femrat janė tė prirura t'u besojnė mė shumė tė panjohurve me tė cilėt lidhen pėrmes njohjeve tė ndryshme.

Shpesh ndodh qė tė mos kemi mjaftueshėm informacion pėr njė person me tė cilin shoqėrohemi: truri ynė punon 10 sekonda pėr t'i bėrė njė analizė tė zakonshme njė tė panjohuri dhe tė vendosė mė pas nėse duhet apo jo t'i besojmė kėtij personi. Ky vlerėsim i parė bazohet te faktorėt e jashtėm, siē ėshtė pamja fizike, gjestet dhe shprehja e fytyrės: njė person me shikim tė pakapshėm mund tė na krijojė pėrshtypjen se fsheh diēka.

Mendime tė kėqija

Kėshtu, gjykimi nėse duhet tė besojmė apo jo te njė i panjohur, ėshtė i gabuar dhe ndikohet nga mendimet tona (ndonjėherė na ka ndodhur t'i gjykojmė keq dhe tė mos besojmė tek ata qė vishen keq), gjendja shpirtėrore (mosbesimi ėshtė mė i madh kur kemi ankth) dhe eksperiencat tona tė kaluara.

Njė tjetėr studiues londinez thekson se, nė jetėn e pėrditshme, njė nė tre persona kanė mendime paranojake, qė njė shok/shoqe me tė cilin shoqėrohen, ka qėllime tė kėqija. Shkencėtari ka studiuar sjelljen e 200 vullnetarėve nė njė simulim me kompjuter. Pjesėmarrėsit kishin veshur nga njė kaskė, e cila i lejonte ata tė jetonin nė njė dimension virtual: do tė qėndronin 4 minuta nė vagonin e njė metroje, nėn shoqėrinė e disa personave tė tjerė (edhe kėta tė fundit virtualė). Rreth 40 pėr qind e vullnetarėve kanė shfaqur tė paktėn njė mendim paranojak kundrejt pasagjerėve tė tjerė.

Nė jetėn reale, tendenca pėr tė mos besuar te tė tjerėt dhe pėr t'i keqkuptuar qėllimet e tyre, favorizohet nga tre faktorė: vendi (nė ambientet e mbyllura e tė ngushta je nė duart e njė tė panjohuri), ambienti i njė evenimenti (njė e qeshur e pazakontė, pėr tė cilėn nuk i dimė arsyet) dhe personaliteti ynė (vlerėsimi i madh pėr veten na bėn mosbesues).

Kur nė mes ėshtė njė punė

Besimi na ndihmon tė bėjmė biznese tė mėdha. Kėtė e vėrteton teoria e lojėrave, qė studion sjelljen e individėve tė ndryshėm nė garė mes tyre. Imagjinojmė dy menaxherė qė negociojnė mes njėri-tjetrit: nėse tė dy pėrpiqen tė rrisin nė maksimum fitimin individual, duke tentuar t'ia hedhin shokut, do tė marrin njė pagesė shumė tė ulėt, nė krahasim me shumėn qė do tė merrnin nėse nuk do tė luanin lojė tė pisėt. Kėshtu, besimi dhe besueshmėria - nėse janė reciproke - tė paguajnė mė shumė edhe nė sensin ekonomik. Gjithashtu, besimi pėrmirėson edhe cilėsinė e punės. Por, si fitohet besimi i dikujt? Shpesh herė mjafton t'i habisėsh tė tjerėt pozitivisht, duke i kaluar parashikimet. Pėr shembull, nėse njė djalosh do tė kthehet nė shtėpi para orarit tė caktuar nga prindėrit, ky gjest do t'i bėjė ata tė ndihen mirė dhe tė vlerėsuar. Kjo ėshtė njė mėnyrė qė i detyron ata tė mos vėnė mė limite orari. Sigurisht, mundėsia pėr tė fituar besimin ėshtė nė proporcion tė drejtė me lirinė e dhėnė: nėse njė person ėshtė nėn presionin e kontrolleve tė vazhdueshme, nuk do tė ketė kurrė mundėsi ta tregojė veten si njė njeri tek i cili mund tė besosh. Pėr tė besuar te dikush ėshtė e nevojshme qė personin tjetėr ta vėmė nė provė, sepse ka tė ngjarė qė besimi ynė mund tė tradhtohet.

Besim edhe nė fushėn e biznesit

Besimi ėshtė thelbėsor edhe nė fushėn e marketingut: markat e ndryshme e ngrenė suksesin nė bazėn e besimit qė u japin konsumatorėve, pėr shembull me anė tė reklamave. Pėr tė ruajtur klientėt, kompanitė e mėdha bėjnė oferta, ulje, japin shpėrblime. "Besimi mund t'i bindė konsumatorėt tė identifikohen me njė markė", shpjegon njė docent marketingu. Gjithēka ngrihet nė bazėn e njė marrėdhėnieje reciproke, qė produkti tė jetė i vlefshėm dhe raporti me klientin, korrekt. Por, ē'ndodh kur besimi tradhtohet? Nėse ofendimi qė kemi marrė ėshtė i rėndė, atėherė tradhtia ėshtė traumė. Nė kėtė rast, njė psikologe franceze mendon ta zbusė gjendjen dhe t'i afrojė sėrish gjėrat. Gjithsesi, nė ēdo rast falja ėshtė njė proces i thellė. "Tė falėsh ėshtė njėlloj si tė pranosh fyerjen, duke u sforcuar ta trajtosh me mirėsi personin qė ju bėri tė ndiheshit keq", thotė psikologia. Kur njė shok apo shoqe thyen besimin tonė, mund tė shtiremi pėr njė farė kohe sikur nuk ka ndodhur gjė, por herėt a vonė do tė dyshojmė sėrish tek ai ose ajo: pa e pranuar fyerjen tonė, nuk do tė jemi kurrė gati t'i besojmė pėrsėri.

Hakmerrem, mė pas fal

Nė fakt, nėse "tradhtari" nuk pendohet, ėshtė e vėshtirė tė arrihet nė njė falje spontane. Disa persona arrijnė tė falin vetėm pasi kanė marrė hak. Shpesh edhe mėria ėshtė njė lloj forme shantazhi: priten marrėdhėniet me atė qė ka tradhtuar besimin tonė, deri sa personi nė fjalė tė jetė penduar.

Nga ana tjetėr, nėse zhgėnjimet janė tė pashmangshme, besimi ėshtė i domosdoshėm: ai qė beson te ēdo njeri, duhet tė kontrollojė paranojėn, ose tė mos besojė tek askush. Kjo ėshtė njė sjellje shumė e rrezikshme, qė "paralizon" tė gjithė ekzistencėn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara