HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dy pushtete

-- nga Baton Haxhiu

Baton Haxhiu Jam i tunduar tė pyes, tani qė ėshtė mbėrritur nė njė pikė pa kthim situata: Ēfarė do tė bėjnė Berisha dhe Rama pėr grevistėt? Ēfarė do tė bėjnė mediat dhe ata qė krijojnė opinion nė Shqipėri pėr njė situatė tė pazakontė dhe goxha dramatike?

Le tė bėjmė njė vėshtrim tė gjithė asaj qė ka ndodhur gjatė kėsaj periudhe, qė tė mund tė sqarojmė krizėn nė tė cilėn ndodhet politika shqiptare.

Mė fjalė tė tjera, cila e drejtė ka pėrparėsi? Ajo e shtetit tė Berishės apo ajo e pushtetit tė Ramės? Ajo e pushtetit qendror apo e pushtetit tė Tiranės?

Mendoj se pėrgjigjja nuk ėshtė e vėshtirė, ndonėse si logjikė politike nuk shkon tė sqarohet, pėr shkak se subordinimi i pushtetit ka logjikėn e vet.

Po provojmė tė sqarojmė dy pushtetet brenda njė logjike shtetėrore.

Tė gjithė e dimė qė Berisha i ka fituar zgjedhjet nė 2005. Humbės i atyre zgjedhjeve ishte Partia Socialiste.

Duke qenė politikisht i tėrhequr, Edi Rama qėllimisht iku nga beteja politike qė tė pėrfitojė nga humbja e Partisė Socialiste.

Nė zgjedhjet lokale pėrdori Metėn qė tė fitojė zgjedhjet lokale duke u fuqizuar nė postin e kryetarit tė bashkisė, pozicion ky qė i jepte shpresėn e qėrimit tė hesapeve brenda njė partie tė humbur dhe moralisht tė shkatėrruar.

Edi Rama nuk u bė kryetar si rezultat i pėrplasjeve, por duke fituar zemrėn e Ilir Metės, ku sė bashku me LSI, fitoi betejėn pėr kryetar tė Bashkisė sė Tiranės. Duke qenė kryetar i Bashkisė sė Tiranės, vendosi kritere tjera pėr anėtarėsinė e PS. Vendosi njė protektorat mbi anėtarėt kryesorė tė saj duke i shndėrruar ata nė njėrėn anė tė pėrjashtuar dhe tė pafuqishėm, pėr faktin se u shndėrruan nė njerėz qė presin lėmoshėn e ndonjė nderi bashkiak.

Duke vendosur pushtetin e lėmoshės mbi anėtarėt e tij, vendosi edhe njė pushtet tė vetin, qė nė njė mėnyrė krijoi njė geto tė vetėn politike, thėnė ndryshe feudin e tij, qė i mundėsoi tė diktojė ligjin e tij qė ishte i veshur me pushtet. Edi Rama e kishte tė qartė se, duke qenė i veshur me pushtetin e Tiranės, nuk ishte nė opozitė. Ishte po aq i fuqishėm politikisht, sa arriti ta dekompozonte perandorinė socialiste dhe ta krijonte tė vėrtetėn e tij politike. Natyrisht qė mė nuk i duhej Ilir Meta.

Detyra kryesore e Edit ishte tė rifitonte besimin tė vetja. Ai e kishte tė qartė se, duke kthyer besimin tė vetja, nuk dėshironte qė kjo t’i ndodhte duke luftuar fort, por energjinė e harxhonte duke eliminuar tė kaluarėn. Ai e kishte tė qartė se me diēka qė po bėnte nuk dėshironte qė e kaluara tė kthehej pėrsėri, e sidomos nuk dėshironte qė ajo tė kthehej si dikush mund ta priste apo dėshironte. Ai dikush ishte Ilir Meta.

Pėr fat tė keq, njeriu qė pretendon tė jetė vizionar, u bė ngulfatės i idesė sė identitetit tė LSI, duke e luftuar partinė e re me burokracinė e ligjeve. Sė pari, Kushtetutėn, pastaj me ligjin zgjedhor dhe sė fundi me Kodin.

Tė tria kėto janė tė bėra nė bashkėpunim me pushtetin qendror tė Berishės duke vendosur kritere tė ashpra kundėr opozitarit Meta.

Kjo praktikė vazhdoi edhe pas goditjes pėrfundimtare, ku Berisha dhe Rama vazhdojnė tė emėrojnė gjėra qė eliminojnė ēdo koncept tjetėr rregullash qė dalin nga interesat e tyre.

Njė mėnyrė tjetėr mė e sofistikuar e lojės, qė po zhvillohet, e gjetjes sė fajtorėve ėshtė ajo qė Rama kėrkon brenda shoqėrisė sė majtė dhe jo jashtė saj. Nė shėnjestėr vihet Meta dhe mė konkretisht ideja e tij qė tė jetė i vetėm nė idenė e tij politike.

Edhe Rama edhe Berisha po bėhen luftėtarė tė zellshėm kundėr demokracisė nė Shqipėri duke ngulfatur ēdo ide qė pretendon tė jetė ndryshe nga dėshirat e tyre.

Ē’i ka bėrė Meta - Berishės dhe Ramės?

Iu ka prishur rehatinė e dominimit total. Pra, rehatinė e dy pushteteve, tė cilat funksionojnė nė mėnyrė perfekte.

Nuk guxohet tė lejohet qė shoqėria shqiptare tė vijė deri aty qė qeverisja dhe shoqėria tė arrijnė deri nė atė nivel tė tillė tė lirisė e tė mendimit dhe tė shprehjes, qė tė bėjė tė tjerėt, qofshin ata tė majtė apo tė qendrės, apo tė djathtė, tė largohen nga bindjet e tyre pėr tė kėrkuar strehė te Berisha dhe Rama.

E para, ėshtė e pamoralshme qė tė ndėrtosh monopol politik me fuqinė e burokracisė sė dy pushteteve duke kufizuar gjithēka tjetėr.

Berisha dhe Rama duhet tė jenė burim frymėzimi e jo burim tė ngulfatjes sė demokracisė.

Kėshtu si shkon puna, po krijohet njė traditė apo njė kulturė politike dhe shoqėrore, qė tė jetė model posaēėrisht i Berishės dhe Ramės. Historia politike e Shqipėrisė ėshtė tepėr e largėt, ndėrkohė qė pėrvoja politike e Ramės tepėr e shkurtėr, qė tė mund tė shėrbejė si kulturė ramiste nė politikė.

Ata duket se kanė fshirė secili historinė e tyre tė mėparshme, duket sikur duan tė mohojnė nga kanė lindur dhe pėrmes ēfarė mundėsish janė bėrė liderė politikė nė vend. Ata kanė vendosur papritur tė arkivojnė historinė e tyre politike, historinė e konkurrencės dhe mbijetesės politike dhe ta fillojnė nga e para duke lindur tė dy nė njė ditė. Dhe tashmė mė ngjajnė si dy vėllezėr siamezė, qė po lindin tė ngjitur nė shpinė tė njėri-tjetrit, pėr tė mos lėnė askėnd mes tyre. Dhe dihet si ėshtė i paracaktuar fati i siamezėve. Ata vdesin nė njė ditė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara