HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarė e Kosovarė: Vėllezėr apo fqinj?

-- nga Bardhyl Metaj, Zürich

Bardhyl Metaj Nė njė forum Virtual interneti, ku shkruaj e debatoj me dėshirė, ishte hapė njė temė Debati, e cila kishte kohė qė mė provokonte, ashtu sikur edhe nė shtypin kosovar.
Por, sikur te shtypi edhe aty nė forum e eskivonja, derisa njė ditė e klikova, dhe gjeta kėtė para-hyrje tė debatit, qė mund ta lexoni nė vazhdim, shkruar nga shkrimtari nga Tirana, A.D!
A.D: "Teksa po shkėmbenim disa mp me humor me albion (Kosovar), doli diēka e pamenduar.
Unė e "kėrcėnova" se "do t`ja bej kurrizin me te bute se barkun" dhe ai me tha se ky do tė jete incident ndėrkombėtar. Pas kėsaj unė u "acarova" dhe i thashė se si mund te jete incident ndėrkombėtar kur ne "grindemi" mes vėllezėrish?
Ai mu kthye me zgjuarsinė qe e karakterizon dhe me tha:
- Po ja te pyesim forumin njė here, nėse jemi vėllezėr, apo fqinje?
Sigurisht qe dialogu mes nesh ishte me humor pėr diēka qe nuk po e them, por ama humori na nxori vėrtet ne njė teme qe duhet diskutuar.
Qe jemi vėllezėr, jemi vėllezėr dhe ketė se luan topi, por ama jemi dy shtete fqinje.

Atėherė?! Vėllezėr apo fqinj?
Si dilemė, tema e debatit "Vėllezėr apo fqinj?", kishte lindė me humor… mes "adidu" shqiptar dhe albionit, kosovar, andaj edhe po e trajtoj si tė tillė… por, pa e mshef se ėshtė provokative pėr shumėkend...
Kishte dhe ka ende edhe debate nė shtyp, nė tė cilat mungonte me gjasė kjo ngjizje kaq kreative e plot humor, qė mė bėri t'i them dy fjalė... pėrmes njė gjėje qė mė ka rastisė nė Shqipėrinė e vitit 1990, e qė gjithashtu me humor (shkodran), zbėrthen dilemėn e kombeve Shqiptar dhe Kosovar:

Ngjarja:
Puna e parė qė pata bė kur mora letrat nė Zvicėr (1990), ishte tė vizitoja Shqipėrinė (Gusht 1990), atėherė ende Socialiste, apo mė drejtė njėpartiake...
Kurreshtja ishte shumė e madhe... e shumanshme, bile edhe me shumė fytyra!
Njėra, malli pėr atdheun, vendin dhe njerėzit e atij nėnqielli, historinė tonė tė pėrbashkėt dhe tė ndarė, por gjithherė tragjike... dhe kurreshtja ndaj fytyrės sė dytė, asaj tė regjimit shqiptar, qė ma kishte dėnuar e mbyllur babagjyshin qysh mė 1947!

Gjyshi im, Fetah Sedllari, falė pagesės sė njė qypi me lira, ishte lejuar tė ikė nga dėnimi prej 101 vitesh i Prishtinės sė Ali Shukriut... dhe fatziu, ikte nė Shqipėri, pa e ditur, se po i kėmbente ato 101 vitet serbe, me 33 vite tė burgjeve tė Shqipėrisė, fillue me 1948, gjithandej nė Burrel, Spaē e Ballsh tė Fierit, vetėm se ishte intelektual me profil perendimor, bashkėveprimtar me Ferat Bej Dragėn e intelektual tjerė tė atėhershėm, pėr ēėshtjen e Kosovės.

Pra, shkoja pėrsa lejohej nė diskrecion e nga largėsia, t'i afrohem burgjeve e fshatrave tė atij kalvari vuajtjesh te gjyshit tim, dhe natyrisht, meqenėse m'u dha Viza, atėherė e nevojshme, dėshiroja gjithsesi tė vizitoja edhe Sarandėn e Gjirokastrėn, Beratin e Tiranėn, por me mė sė shumti emocione, po shkojsha n`Shkodėr!
Kisha lexuar aq shumė, e dėgjuar aq shumė gojėdhėna nga gjyshi im, pėr kėtė vend dhe veēanėrisht pėr "Kafen e Madhe"...

Dhe, a don Ti, aty nė hyrje tė "Kafes sė Madhe", qė nė pėrshėndetjen e parė mė ngjanė storia mė mbresėlėnėse...?
Njė burrė i moēėm, kishte zanė dhe rrinte n`derė tė "Kafes sė Madhe" kur po i afrohesha asaj:
Mirė se keni ardh n`Shkodėr, e n`kafe t`madhe, ma zgjati dorėn e vazhdoi pyetjen - prej nga ju kemi?
Nga Prishtina - i thash dhe i dhashė dorėn i egzaltuem nga pritja!
Ai, krejt teatral, e qė i ngjante Shkodrės, hapi derėn, hyri bashkė me ne dhe bėrtiti:
O burra, ēohuni ta pėrshėndesni, se ka ardh me na pa nji Kosovar! Nga Prishtina.

Unė, gjithsesi i nderuar por edhe hutuar nga teatri spontan shkodran, nga bujaria e nderimi, si dhe njerėzit qė u nisėn drejt nesh me na pėrshėndet, megjithatė u ngrysa pak - se mė quajti Kosovar!
Tingėllonte ndryshe pėr mua atėherė!
Dhe i thashė: "Tė falem o mik, pėr nderin qė po ma banė, por e kam nji korrigjim tė vogėl: Shqiptar jam edhe unė, por nga Prishtina"!
Dhe, derisa burrat po donin me mė pėrshėndet, e me mė marr n`gryk siē e don zakoni, i njėjti tha, "ngadalė burra, se do me i thanė njėherė dy fjalė kėtij mikut":
"Ti o djalė i nderuem duhesh ta dish fort mirė nji gja" - "se unė kur tė thash Kosovar, po dojsha me tė nderue,"!
"Ngase kur te them Kosovar, kjo, e ka m`ren (brenda) atė fjalėn Shqiptar!
"Me t`thanė Shqiptar, ndėrkaq, vazhdoi shkodrani, kam frikė, se asaj pastaj i mungon krejt historia Juaj e Kosovės! Dhe nuk e mulon (mbulon) punėn (historinė) tuaj"!
Po ti, si thua? m'u drejtua gjithė gaz ai.
Kosovar jam, i thashė! Po ejani ta shoh e shijoj, se ēfarė e keni rakinė, ju n`Shkodėr e n`Kafe t`Madhe...
Qė atėherė, falė kėtij shkodranit tė vitit tė largėt 1990 (z. Paloka), "unė jam kosovar" sikur qė ėshtė tjetri Ēam, pa pas nevojė qė ta plotėsoj me fjalėn shqiptar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara