HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur kėndonte Suljeman Borova edhe bilbilat pushojnė kėngėn

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Sulejman Borova - ėshtė njėri ndėr yjet e muzikės popullore shqiptare nė pėrgjethėsi dhe i kėngės dibrane nė veēanti. Ai dhe ansambli"Liman Kaba" pėrcjelljes sė kėngės e valles dibrane, tek shqiptarėt kudo nė Kosovė, e Maqedoni dhe deri nė Shqipėri e disaporė

NEW JERSEY NJ: Nė njė material biografik, nė librin "Njė jetė me Shoqėrinė "Liman Kaba" tė Dibrės, mėsojmė se kėngėtari Suljeman Borova, u lind nė Dibėr tė Madhe, ku e kreu shkollėn fillore, ndėrkaq shkollėn e mesme tė tekstilit e kreu nė Gjakovė. Rrjedh nga njė familje e ndershme dhe bujare e Dibrės, ku pėrveē punės pasion e kanė pasur edhe kėngėn, sepse pos Sulēes, i cili bėri emėr nė fushėn e muzikės popullore, shumė nga parardhėsit dhe pasardhėsit e familjes sė tij kanė kėnduar apo luajtur nė instrumente tė ndryshme muzikore.

S'ka dyshim, Sulejman Borova ėshtė njėri ndėr yjet e muzikės popullore shqiptare nė pėrgjethėsi dhe i kėngės dibrane nė veēanti. Filloi tė kėndonte qė nė fėjėrinė e tij tė hershme. Talentin e tij i pari e zbulloi Abedin Shehu-Dervishi, pėr ta inkuadruar menjėherė nė grupin muzikor tė shkollės, sė bashku me Mitko Stratshevskin dhe Emihan Bahollin(e cila mėrgoi nė Turqi), tė cilėt mė vonė u bėnė emra tė njohur nė interpretimin e kėngės popullore.

Qysh nė paraqitjen e tij tė parė nė garat e shkollės nė vitin 1953, Sulēja dallohet nga moshatarėt e vet kėngėtarė, ndaj me meritė zė vendin e parė ndėr talentėt e rinj.
Nga ky vit kėnga do ta shoqėrojė Sulejmanin gjatė tėrė jetės sė tij, ndaj shpejt atė e ftojnė nė Shoqėrinė e posariformuar tė Dibrės sė Madhe, ftesė kjo qė ai e pranoi me kėnaqėsi(viti 1955). Kėshtu Sulēja bėhet njėri ndėr shtylla kryesore tė SHKA "Liman Kaba", pėr t'i kėnaqur vite tė tėra dashamirėt e kėngės popullore shqipe nė tė gjitha trojet tona. Zėri i tij i bukur gjente zbatim praktik nė interpritemin e kėngėve lirike e sidomos atyre epike, ku Sulēja me devocion u kėndonte heronjve tanė kombėtarė dhe ngjarjeve tė shėnuara tė popullit tonė, sidomos atyre qė kishin tė bėnin me dibranėt dhe me krahinėn e Dibrės.

Pėr fat tė keq, njė karierė e shkėlqyeshme prej kėngėtari popullor do tė kėputet nė vitin 1987, kur tragjedia familjare, e ndau Sulēen nga kėnga dhe dashamirėt e shumtė tė zėrit dhe interpretimit tė tij, sepse pikėllima pėr djalin e humbur qe mė e fortė se dashuria e tij jetike-kėnga. Megjithatė, mbeten tė paharruara interpretimet e tij si para adhuruesve dibranė, poashtu edhe gjithandej ku paraqitej si anėtar i SHKA "Liman Kaba", si solist i Radio Prishtinės, apo nė festivale tė ndryshme nė vend dha jashtė.

Sulejman Borova, ishte njėri ndėr interpretuesit e dalluar tė grupit popullor tė Radio Prishtinės i prirė nga Isak Mucolli, pjesmarrės i shumėfishtė i festivalit "Akordet e Kosovės" (nė duet me Shahindere Bėrlajollin zuri vendi e tretė me kėngėn "Vasha dibrane" te Nazmi Kabės), pastaj i Festivalit Folklorik " Ditėt e Ilindenit" nė Manastir (shpallet solisti mė i mirė dhe nderohet me shpėrblimin e parė tė Festivalit"Fyelli i Artė"), merr pjesė jasht konkurence nė Festivalin "Kosovarja kėndon" tė Ferizajt dhe nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Folklorit nė Zagreb tė Kroacisė(ku SHKA "Liman Kaba" zė vendin e parė), etj.

Ėshtė njėri ndėr solistėt e popullarizuar tė RTV Prishtinės e tė Shkupit, anėtar shumė vjeēar i Estradės "Lyra e Kosovės" dhe lauerat i shumė shpėrblimeve e mirėnjohjeve. Pra, njė karierė e pasur prej kėngėtari popullor, pėr vetė SHKA " Liman Kaba", dhe mburrje pėr qytetin e Dibrės.
Sulēja nė kujtimet e veta veēon rastin kur sė bashku me Nexhmije Pagarushėn e ftojnė tė marrė pjesė si veteran ne krmetimin e 25- vjetorit tė RTV Shkupit si dhe shpėrblimin "Fyelli i Artė" nga Festivali Folklorit nė Manastir. Suljeman Borova thotė; se pėr ngritjen e tij profesionale, pos talentit te padiskutueshėm, kontribut tė veēantė kanė dhėnė sidomos kompozitorėt dibranė i ndjeri Musa Piperku, e Nazmi Kaba, por edhe tė ndjerėt Rexho Mulliqi e Lorenc Antoni, pastaj Qazim Oruēi, Pėrparim Tomēini. Ai nuk harron edhe kėngėtaren tjetėr Violeta Turkshi, me tė cilėn si duet ata patėn fituar me kėngėn "Seē festonte Dibra ditė e ēlirimit", me kompozim tė Musa Piperkut, kėngė kjo qė u nderua me ēmimin e parė tė publikut. Njė ēmim ky qė ndahej veē ati qė jepte juria e festivalit.

Pas paraqitjeve shumė tė sukseshme nėpėr koncertet e SHKA "Liman Kaba" nė Dibėr, Maqedoni, Kosovės, SHBA, Shqipėri e nė vende tė tjera, pėr kėtė kėngėtar ka pasur shkrime mjaft afirmative nė mjetet e informimit masiv, sidomos nė "Rilindja" e nė "Zėri" tė Prishtinės, nė "Flaka" tė Shkupit, nė gazetėn "Drita" tė Tiranės, etj. Suljeman Borova ka pasur paraqitje shumė tė suksesėshme nė emisionet muzikore tė RTV tė Shkupit, tė Prishtinės dhe tė Tiranės.
Si pėrfundim pėr kėtė kėngėtar mė sė miri do tė qėndronin fjalėt e pėrkushtimit qė ia shkruan dashamirėt e kėngės popullore nė Laē tė Shqipėrisė, nė librin qė ai dhuruan pas koncertit tė SKA "Liman Kaba" nė kėtė qytete mė 1972; "Ju keni zgjedhur rrugėn mė tė shkurtėr pėr nė zemrat e njerėzve - muzikėn, andaj urojmė qė bilbili tė cilin e keni nė gurmaz mos t'ju pushojė kurrė". Aktualisht Sulejman Borova ėshtė i mėrguar dhe jeton sė bashku me familjen e tij nė New Jersy. Viziton shpesherė Dibrėn, dhe Kosovėn pėr t'u takuar me kolegėt e tij.

Ēfarė kishte nė programin tė ansamblit "Liman Kaba" tė Dibrės sė Madhe?
Ishte se nė programin e ansamblit "Liman Kaba", tė Dibrės sė Madhe, kishte mė shumė kėngė e valle me motive patriotike. Aty bėhej zgjimi i kėngės popullore shqiptare, kryesishtė nga kjo trevė e dalluar nė historinė e kombit tonė. Por kėnga patriotike, tek ansambli "Liman Kaba", gjeti edhe mė "frymėmarrje" dhe i kalojė kufinjėt e Dibrės. Ky ansambėl - i kėndojė kėngėt e Bajram Currit, nė njė kohė qė nė ish- Jugosllavinė qė nuk egzistonė ishte shumė e rrezikėshme tė kėndoje figurave tė tilla kombėtare. Ishte koha qė asnjė ansambėl ose kėngėtar nuk kėndonte pėr Ded GjoLulin, Jakup Ferren, e deri tek kėnga e shkronjave shqipe, "Alfabeti i Shqipes".

Gjithēka ēfarė bėnte ansambli "Liman Kaba" nė atė kohė, ishte e mbushur plotė me skarifica dhe me vėshtėrsi e vujatje. "Shpėrblimi" ynė ishte qė pas ēdo koncerti, si nė Dibėr dhe qytetet e tjera nė viset shqiptare, e sidomos nė Kosovė, tė shoqėroheshim nga thirrjet nė zyrat e poliicisė pėr biseda infromative siē i quanin ata at'here. Mirėpo, si pėr ēudi mė kujtohet se asnjėri prej pjestarėve tė ansamblit, "Liman Kaba", nuk u thye, dhe nuk u ndal nė rrugėn e tyre tė pėrcjelljes sė kėngės e valles dibrane, tek shqiptarėt kudo nė Kosovė, e Maqedoni dhe deri nė Shqipėri.

Dhe mendojė se ia arritėm qėllimit. Jo vetėm qė fituam adhurimin, duartrokitjet dhe brohoritjet e publikut tė shumtė kudo qė na ndoqi, por se mbajtėm edhe tė gjallė kudo ku shkuam frymėn komėbtare. Ne bėmė nėpėrmjet kėngės edhe zgjimin e shumė kėngėtarėve, tė cilėt megjithse ushtronin aktivitetin e tyre, por disi tė "censuruar" nga rregjimi. Mbas nesh u ri-aktivizuan shoqėria muzikore "Agimi" e Prizerenit, "Xhemal Gaba" e Pejės, shoqėrit muzikore tė Gjakovės, Ferizajt, Prishtinės, Mitrovicės, Gjilanit, e tė tjera qė nuk mė kujtohen. Veē asaj qė nėn shėmbullin tonė, u ngritėn edhe shoqėri tė tjera muzikore, edhe nė diasporė. Njė punė e mirė u bė edhe nė Gllogovc - Drenicė, ku nė saj tė punės sonė u ngritė, edhe ansambli i parė i kėsaj ane e cila mė pasė bėri emėr nė tė gjithė Kosovėn.

Nga momentet mė tė veēanta, kė veēoni?
Ėshtė shumė e vėshtirė, tė tė jap njė pėrgjigje tė saktė pėr kėtė pyetje. Pasi qė janė aq shumė saqė do t'i mbetsha "borxhlli" vetvetes nėse do tė harroja dikė. Kėshtu qė mė duhet tė veēojė njė rastė, i cili nuk harrohet kurrė. Ai ėshtė ku jepnim koncert me rastin e 500 vjetorit, tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar Gjergji - Kastrioti Skėndėrbeu, nė qytetin kreshnik tė Gjakovės. Aty kėndova kėngėn, "Skėndėrbeu tek Guri i Vashės", dhe ansamblit Liman Kaba, nė kėtė manifestim iu dha nderi ta mbyll atė manifestim tė madh kulturorė. Dhe e paharrueshme do tė mbetet nė jetėn time, kėnga ime nė fund tė koncertit nė stadiumin e lojrave sportive me dorė, nė prannė e rreth 7.000 vetėve, tė cilėt, si nė korė sponatanisht, bashkė me mua kėnduam sėbashku "Skėndėrbeu tek Guri i Vashės". Mė pas turma e njėrėzve tė ekzaltuar thėrrisnin fuqishėm, "Dibra - Gjakova - Suljeman Borova - ".

Ēfarė suksesesh keni arritur?
Kemi arritur tė marrim disa mirėnjohje nė manifestimin muzikor "Akordet e Kosovės"."Fyellin e Artė" nė festivalin e Ditėve tė Ilidenit, qytetin e alfabetit shqip nė Manastirė. Nė festivaline Ferzajt, kemi marrė disa ēmime. Ndėrsa kulmin qė arritėm mė 1977, nė njė konkurencė ndėrkombėtare, ku morėn pjesė ansamble nga e gjithė bota, dhe ansambli"Liman Kaba" i Dibrės sė madhe zuri vendin e parė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara