HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė shtėpinė e Presidentit tė 32-tė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Franklin Delano Roosvelt

Elmi Berisha e pėruroi librin "Lidershipi"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Berisha: "Kėtė libėr ia kushtoj njeriut qė mė sė shumti nė jetė e admiroj. Mikut tim qė mė ofroi ngrohtėsi. Mentorit qė ēdo herė me urtėsinė e tij mė udhėrrefeu pėr jetė. Inkurajuesit qė fjalėt e tija mė shpien pėrpara. Liderit qė dua t'ia ndjek vizionin dhe rrugėn e tij - Presidentit Ibrahim Rugova."

Dutches County - New York: Me kėnaqėsi udhėtuan disa orė larg qytetit, nė thellėsit e lartėsive tė New Yorkut, disa dhjetra njėrėz, pėr tė marrė pjesė, tė dielėn pasdite nė pėrurimin e librit tė z. Elmi Berisha"Lidershipi. Pėrurim, tė cilin e organizoi gazeta shqiptaro amerikane "Illyria". Ky, libėr, u pėrurua nė njė mjedis disi tė veēantė. Ėshtė, hera e parė, nė historinė e shqiptarėve tė Amerikės, qė njė veprimtari e tillė, zhvillohėt nė njė mjedis nga mė prestigjozėt nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pėrurimi i kėtij libri, u zhvilluan nė kompleksin gjingand, ku ndodhet, instituti, bibloteka, muzeumi, sallat e studimit, parku i madh dhe shtėpia historike e Presidentit tė 32-tė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Franklin Delano Roosvelt (Home of Franklin D. Roosvelt National Historic Site), nė Hyde Park New York.

Promovim i librit Lidershipi

Organizatori, prezantojė e falemnderojė disa nga figurat e nderuara, tė kėsaj pjesmarrje si: Ambasadorin Lublin Dilja me zonjėn e tij, si dhe Konsullin e pėrgjithėshėm e RSH, nė New York, dr Albert Jerasi, deputetin e parlamentit tė Kosovės, dr Berim Ramosaj, gjeneralin nė pension Luciano Salamon, edhe pėrfaqėsuesen nga zyra e asamblemenit tė shtetit Joel Miller, Kerry Peterson, zotin David Philips, kryetarin e LDK, dega New York, z Ramadan Gashi, kryetarin e degės sė LDD, zoti Agim Rexhaj, nėn/kryetar i Vatrės, zonjėn Majlinda Myrto, Sekretarja e Fderatės PanShqiptare tė Amerikės Vatra, pėr ēėshtjet e edukimit, zotin Mehill Velaj, nėn/kryetar i LSHSHA, shkrimtarin e njohur Naum Prifti, gazetarin Shkumbin Teta dhe veprimtarin e dalluar Lek Gojēaj, e tė gjithė pjesmarrėsit e tjerė. Nė pėrurim morėn pjesė edhe anėtarė tė ngushtė tė familjes, si nėna e autorit, bashkėshortja, fėmijėt, vėllau, xhaxhai nga Kosova ardhur enkas, miq, shok dhe tė afėrm tė autorit si dhe disa anėtarė tė adminstratės sė qytetit, ku zoti Berisha jeton.

Promovim i librit Lidershipi

Libri"Lidershipi", ėshtė botimi i parė mbi lidershipin nė gjuhėn shqipe, njė punė shumėvjeēare e autorit ku ai shpjegon pėrkufizimin e ledershipit, stilet dhe ambientin. marrėdhėniet dhe ndryshimin duke u fokusuar posaēėrisht nė tremujorin e parė, tė sfidave tė lidershipit. Pjesmarrja, ishte e gjithė anėshme mes tyre ishin njėrėz tė fushave tė ndryshme, shkrimtar, artistė, politikan, afaristė tė suksesėshėm, studentė, zyrtarėt tė lartė tė qytetit, lider organizatatsh dhe shoqatash tė komuniteitit.

Promovim i librit Lidershipi

Pos njė falemnderimi, moderatori i kėtij pėrurimi, botuesi i gazetės shqiptaro amerikane Illyria, z Vehbi Bajrami, tha se autori i kėtij libri, duke na dhėnė njė orietim tė qartė, pėr njeri sesi duhet tė jetė lider i suksesėshėm i njė shoqėrie apo koorporate, nė kėtė libėr me rreth 300 faqe, zoti Berisha e ka zbėrthyer, pėrvojėn e vet dhe pėrvojėn e tė tjerėve, duke arritur t'i jap lexuesit, shqiptarė, njė libėr shumė tė nevojėshėm e tė domosdoshėm, pėr tė gjithė shoqėrinė shqiptare" u shpreh Bajrami.

Promovim i librit Lidershipi

Sipas tij, libri"Lidershipi" vjen nė kohėn e duhur, kur shoqėria shqiptare, ka nevojė pėr njė lidership tė suksesėshėm, i cili, shoqėrinė shqiptare, do t'a ēonte drejt njė stadi mė tė lart zhvillimi, pėr tė zėnė hallkat zhvillimore qė i kanė munguar, pikėrisht, pėr shkak tė mungesės sė njė lidershipi me vizion mbi zhvillimin politik, ekonomik e social, ka cekur nė fjalėn e tij moderatori i kėtij pėrurimi z Vehbi Bajrami.

Promovim i librit Lidershipi

Pėrurimin e librit "Lidershipi", tė autorit Elmi Berisha, e pėrshėndeti dhe pėrfaqėsuesi i shetit shqiptar, nė Misionin e Pėrherėshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė New York, ambassadori Lublin Dilja. "Ėshtė kėnaqėsi e imja, tė pėrshėndes qoftė miqėsisht, apo edhe zyrtarisht, mikun tim Elmi Berisha, tha Dilja, pėr, kontributin e tij, me librin"Lidership". Nuk kam dėshirė, tė flasė gjatė, pas njė referati reflektues tė dr Blerim Ramosaj, vijojė ai, megjithatė, dėshiroja tė regjistroja edhe pėrshėndetjen time, nė kėtė eveniment tė bukur, duke nėnvizuar edhe disa element tė vlefėshėm nė kėndėshikimin tim tek ky libėr, tė cilat, unė i shohė si esenciale, qoftė pėr kėtė libėr tė ri, qoftė edhe pėr kėtė evniment."

Promovim i librit Lidershipi

Ambasadori Dilja, theksoi se" Nė rradhė tė parė, do tė vlersoja gjetjen e zotit Berisha, pėr tė reflektuar nė njė farė mėnyre kontributin e tij. Tė flasėsh pėr lidershipin, mendon ai ėshtė njė gjetje e duhur nė rradhė tė parė pėr botėn shqiptare, e cila vazhdimisht ka pasur nevojė, ka nevojė ende dhe do tė ketė nevojė nė tė ardhmen, pėr lider qė t'a udhėheqin atė drejt progresveve, drejt qėllimit dhe drejt evulucionit historik."

Promovim i librit Lidershipi

Mė tej ai sakėtėsoi se sė dyti, do tė nėnvizoj elementėt, e konceptit lidership. Pasi, sipas tij qė edhe botimi i kėtij libri nga zoti Berisha, lidhet nė radhė tė parė me eksperiencėn e Presidentit Rugova. Nuk besojė se do tė kishte gjė mė tė gjetur sesa njė lidhje tė kėtillė. Presidenti Rugova, pėr ambasadorin Dilja, ėshtė nga ato individ tė shquar tė kombit shqiptar, i cili, e meriton mė sė miri tė quhet me tė vėrtet LIDER. Bota ka provuar dhe ka treguar se politikan, me shumicė prodhohen me shumicė shkojnė e vijnė, por lider nuk janė kaq tė shumtė. Liderit janė mė tė pakėt, dhe nė kėtė rast, besojė se edhe i ndjeri Rugova e meriton tė cilėsohet si LIDER, ka thėnė, ambasadori Dilja.

Promovim i librit Lidershipi

Ambasadorin Dilja, shtojė kėtu faktin, se nuk do tė kishte njė eksperiencė mė tė mirė, ose njė shėmbull mė tė mirė, pėr tė sjell ose provuar teoritė e lidershipit, tė paktėn nė botėn shqiptare, duke nėnvizuar faktin tepėr simbolik, qė kemi sot, se kėtė aktivitet qė po zhvillojmė ne sot, ėshtė jemi duke e mbajtur nė shtėpin e njė lideri historik, amerikan, Presidentit Franklin Delano Roosvelt.

Promovim i librit Lidershipi

Nė fund, ai tha se kjo ka edhe njė koincidencė tė pa pėrsėritėshme, siē e pėrmenden parafolėsit, ka vizitėn e fundit nė SHBA-ės, tė presidentit tė parė tė Kosovės, tė ndjerin Rugova, i cili e ka bėrė pikėrishtė nė kėtė shtėpi, ku ne sot po promovojmė libėrin e z Elmi Berisha, "Lidershipi". Realizmi i kėtij aktiviteti nė kėtė mjedis, pasqyron njė korelacion, midis asaj qė ėshtė, midis lidershipit, dhe midis dimensionit tė tij botėror dhe atij dimensional tė njė lidershipi, nė shoqėrinė shqiptare, ka pėrshėndetur pėrfaqėsuesi i shetit shqiptar, nė Misionin e Pėrherėshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė New York, ambassadori Lublin Dilja.

Promovim i librit Lidershipi

Dilja: Tė pėrmovosh kėtė libėr nė shtėpinė e Roosvelitit, njė nga udhėheqėsit mė tė shquar tė shoqėrisė demokratike amerikan, besojė se fletė shumė, ėshtė njė shembull i mirė edhe pėr botėn shqiptare.

Promovim i librit Lidershipi

Njė analizė tė thellė i bėri librit tė Berishės, edhe deputeti i parlamentit tė Kosovės, nga Lidhja Demokratike e Dardanisė, Prof. Dr. Berim Ramosaj. Pėr librin "Lidershipi", foli edhe miku i autorit, David Phillips, analist pranė Kėshillit pėr Marrėdhėniet me Jashtė, njė organizatė prestigjoze me qendėr nė Nju Jork, dhe njohės i mirė i ēėshtjes shqiptare. Gjithashtu, folėn edhe Konsullii i pėrgjithėshėm e RSH, nė New York, dr Albert Jerasi, gjenerali nė pension Luciano Salamon, kryetari i LDK, dega Neė York, Ramadan Gashi, kryetari e degės sė LDD, zoti Agim Rexhaj, dhe nėn/kryetar i Vatrės, si dhe poeti Mehill Velaj, nėn/kryetar i LSHSHA, shkrimtari i njohur Naum Prifti, gazetari Shkumbin Teta, dhe veprimtari i dalluar Lek Gojēaj.

Promovim i librit Lidershipi

Ndėrkaq, pėrfaqėsuesja nga zyra e asamblemenit tė shtetit Joel Miller, Kerry Peterson, solli nė emėr tė asamblemenit tė shtetit Joel Miller, qė t'i dorzojė edhe njė ēertifikat, nderi nga "New York State Assembled - Citation". Ku e ai e faleminderon pėr kėtė hap tė matur dhe tė mėnēur, siē shprehen nė kėtė ēertifakat, zyrtare, e cila mban logon, firmėn dhe vulėn e asamblemenit tė shtetit Joel Miller, pėrfaqėsues shtetit nga zona ku banon Berisha. Mė pasė pjesamarrėsit, bėnė njė viztė nė kompleksin presidencial tė Presidentit tė 32-tė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Franklin Delano Roosvelt (Home of Franklin D. Roosvelt National Historic Site), nė Hyde Park Neė York. Libri i autorit Elmi Berisha, "Lidershipi" ka si redaktor Prof.Dr. Berim Ramosaj. Redaktor gjuhėsor, ėshtė Jonuz Fetahaj. Libri ėshtė botim i shtėpisė botuese VATRA, nė Prishtinė. Dhe ka mbi 40 referime, nga presidentė, politikanė, analistė, studies dhe lider tė njohur, amerikanė e botėror. Autori i kėtij libri, nė faqen e parė shkruan se :" Kėtė libėr ia kushtoj njeriut qė mė sė shumti nė jetė e admiroj. Mikut qė i ofroi ngrohtėsi. Mentorit, qė ēdo herė me urtėsinė e tij ishte udhėrrefeyesi pėr jetėn e tij. Inkurajuesit, qė fjalėt e tija e shpien pėrpara, autorin. Liderit, qė dua t'ia ndjek vizionin dhe rrugėn e tij - Presidentit Ibrahim Rugova, ka thėnė autori i librit Elmi Berisha.

Promovim i librit Lidershipi

Lexues i respektuar, thotė autori nė parathėnjen e librit; "Po, nisėt ta lexoni kėtė tekst, pėrkatėsisht kėtė libėr, pa dyshim mendoj dhe kam bindjen e thellė se do tė ndesheni me njė eksperiencė timen shumėvjeēare nė kėrkim tė Lidershipit."

Promovim i librit Lidershipi

Me fjalė tė tjera, po u thelluat nė lexim, me siguri se do tė njihemi mė pėrsėarfėrmi, do tė mėsoni disa nga mėnyrat e definimit tė termit lider, andaj do ta keni mė tė lehtė qė ta kuptoni sesa dhe si mund tė keni qasje nė karrjerėn tuaj, pėrkatėsisht pėr tė qėnė njė lider i suksesėshėm. Pėr shumė vite me rradhė jam pėrpjekur tė mėsoj sa mė mirė nga ata qė ishin mė tė mirėt, nė mėnyrė qė tė bėhem lider i suksesshėm. Kur permendim fjalėn lider, nė rradhė tė parė dua t'ua pėrkujtoj lexuesve sė nė njė mėnyrė apo tjetėr tė gjithė ne posedojmė cilėsi tė liderit.

Promovim i librit Lidershipi

Se si duhet tė bėhemi lider i suksesshėm nė jetė, varet sesa me kujdes dhe pėrkushtim do ta lexoni dhe kuptoni kėtė tekst dhe tekste tė kėtilla e tė ngjashme. Ju ri-kujtomė se nuk ka asnjė pėrbėrės tė vetėm pėr lidershipin e suksesshėm, lidership i suksesshėm ėshtė kombinim i iniciativės, i shkathėsisė, motivimit tė shkathtėsive tė gjykimit, i manaxhimit tė kohės, i pėrcaktimit dhe largpamėsisė. Dy gjėra qė janė karateristike pėr liderin e mirė: e di se ku e ka destinacionin dhe e dyta ai ėshtė nė gjendje ta bind popullin tė rrugėtojė me tė.(I tillė ishte presidenti Rugova).

Promovim i librit Lidershipi

Libri mbyllet me njė biografi tė shkurtėr tė autorit tė kėtij libri: Zoti Elmi Berisha u lind nė Kpuz - komuna e Klinės (1970). Nė vendlindje kreu shkollėn fillore, kurse tė mesmen ne Klinė. Studimet universitare i ndoqi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Dutches Community College drejtimi "Business and Mangagement - Biznes dhe Manaxhment", pastaj nė Madison University u diplomua nė shkencat e "Business Management - Biznes dhe Manaxhment" ku vazhdoi studimet pasuniversitare dhe magjistroi po nė universitetet me temėn "Leadrship - Lidershipi".

Promovim i librit Lidershipi

Nė Ashwoth Collge i kreu studimet dhe diplomoi nė drejtimin"Crimanl Justice - E drejta kriminalistike". Studimet pasuniversitare nė drejtimin " Forensic Science - Mjeksi Ligjore" i ndoqi nė Henry C. Lee Institute of Forensic Science - Univ, of New Haven, kurse studimet pasuniversitare nė drejtimin "Criman Justice - E drejta Kriminalistike" nė John Jay College of Criminalistic Justice - City Univ. of New York. Ėshtė president i kompanisė Berisha Brohters Managmement, Inc. qė nga themelimi i saj.

Promovim i librit Lidershipi

Ishte pėr disa vjet pėrfaqėsues politik i presidentit Rugova nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pranė zyrės sė Senatorit republikan Bob Dole (ambasador nderi i Kosovės nė SHBA). Jeton dhe vepron nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė pjesėn e lartme tė New Yorkut, Dutches County.

Promovim i librit Lidershipi

Promovim i librit Lidershipi

Promovim i librit Lidershipi

Promovim i librit Lidershipi

Promovim i librit Lidershipi


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara