HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė organizoi, promovimin e krijimtarisė letrare tė shkrimtarit, nga Presheva, nė Amerikė, poetit Adnan Mehmeti

Poezia e Adnan Mehmetit, "urė qė lidhė dy brigjet"

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Poezia e Adnan Mehmetit, "njė urė qė lidhė dy brigjet" dhe qė ka bėre mė shumė se njė poet, shkrimtar apo publicist

Stamford Connecticut: Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė organizoi, mė 1 qershor, ditėn Ndėrkombėtare tė Fėmijėve, promovimin e krijimtarisė letrare tė shkrimtarit, nga Presheva, nė Amerikė, poetit Adnan Mehmeti. Kėsaj rradhe kjo shoqatė pėr kėtė promovim kishte zgjedhur njėrin prej mjedisve nė Auditorin e Bibliotekės "The Ferguson Library", nė qytetin e 125 mijė banorėve Stamford-in, tė shtetit federal tė bregut lindor Connecticut. Studentė, adhurues tė librit, poetė, gazetarė, publicistė, shkrimtarė, editorė dhe pėrkthyes tė shoqatės mė tė madhe dhe tė vetme tė botės letrare nė SHBA-sė, u mblodhėn tė dielen pasdite nė Stamford - Connecticut.

Gazetari Qazim Doda, i tha gazetės Bota Sot, se e mira e kėtij aktiviteti ishte jo vetėm prezenca e shumtė e shkrimtarve, poetėve, studentėve dhe adhuruesve amerikan tė librit nga ky qytet, por edhe pėr faktin se pėr here tė parė, u organizua njė aktivitet letrar nė komunitetin shqiptar, tė kėtij shteti. Ku jeton e punon njė komunitet shqiptarė mjaft i madh.

Tubimin e udhėhoqi nėnkryetari i Shoqatės Mėhill Velaj. Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse ai e veēoi krijimtarinė letrare tė Adnan Mehmetit, duke e cilėsuar si njė urė qė lidhė dy brigjet" dhe qė ka bėre mė shumė se njė poet, shkrimtar apo publicist. Nė metoforė shprehet Velaj,"Nėse vazhdon ta heqėsh "Detin nė mes", je urė, je shkėmb, je Rozafė, qė sa here bie nė tokė Ti ngitesh pėrsėri".

Zoti Dalan Luzaj, kryetari i Shoqates, qė kishte ardhur enkas nga Chikagoja, tha nė fjalėn e tij, se: "Emigracioni shqiptar i ka sjellur vepra tė ēmuara Atdheut. Vėshtėrsitė e krijuesve janė tė theksuara. Adnani ėshtė poet atdhetar. Ai hodhi kohėt e fundit dy libra me vlerė qė do tė zėjnė vend tė merituar nė letėrsinė shqiptare"

Christina Villani, poetesha dhe studiusja e letėrsisė amerikane, u shpreh se poeti Adnan Mehmeti me krijimtarinė e tij artistike, ėshtė i mirėpritur tek lexuesi i pasionuar amerikanė. Pėrmbledhja e tij nė anglisht "Leave the door open" sjellė mesazhin mė fisnik qė pėrcillet nga poeti i talentuar shqiptaro-amerikan. Sakaq, njė amerikane tjetėr Jesica Day ka lexuar poezitė e Adnanit nė anglisht.

Shkrimtari Ramiz Gjini,u shpreh, qė "Adnan Mehmeti, ėshtė poet i formuar, njė vėzhgues mjaft i hollė i realitetit. Ai ėshtė poet soji."Ashtu si tė gjithė poetėt e vėrtetė, Adnan Mehmeti, ka njė frikė, qė konsiston nė pėrpjekjet e tij tė vazhdueshme pėr tė gėrmuar brenda shpirtit njerėzor, pėr tė ndriēuar thellė atyre skutave tė fshehta ku struken e fshihen enigmat e kėsaj bote. Do tė desha, qė nė mbyllje tė fjalės time, tė pėrdorja disa vargje tė famshme tė njė njeriu tė madh tė letrave shqipe, tė njė poeti, filozofi dhe ish-profesor universiteti. E kam fjalėn, pėr tė ndjerin, Isuf Luzaj, i cili, nė njė poezi tė tij, thotė: "S'e trembi furtuna, s'e trembi tėrmeti / E trembi pikpyetja, qė dot nuk i gjeti / jetės kuptim".

Pal Ndrecaj, eshte shprehur se:"Pas leximit tė librit tė fundit tė Adnan Mehmetit "Deti nė mes" paraqiten nivele shkallė-shkallėsh i reagimit emocional tė cilin, lexuesi e pėrjeton nė shkallė tė ndryshme"

Shkrimtari Tom Mrijaj(publicist) ka thėnė mes tė tjerash seduke lexuar poezitė e librit tė fundit "Deti nė mes", pa dashur vjen e krijohet njė ndjenjė ngrohtėsie nė shpirt, qė vjen gjithnjė duke u rritur nga njėra poezi nė tjetrėn, ndjenjė kjo qė buron nga dashuria e madhe e poetit"

Poetja, Kozeta Zylo, mendon qe poezia e Adnanit, duhet tė lexohet dhe tė rilexohet pėr t'u kuptuar. ..Ndarjet janė tė dhimbshme. Cili prej nesh nuk e ka pėrjetuar dhimbjen e ndarjes? Adnani, na e pėrshkruan nė mėnyrė artistike kėtė ndarje nga largimi nga aeroporti i Prishtinės

Rajmonda Moisiu, poetja dhe publicistja qė vinte nga Hartford, e falenderoi Annanin, qe me promovimin e librit, i krijoi mundesine te takohej me te. Kėtu, tha ajo, takova pėr here tė pare dhe njohė shumė krijues tė mirėnjohur si Adnan Mehmetin, Ramiz Gjini, Selaudin Velaj, Mėhill Velaj" Pas 30 vjetėsh takojė Iliriana Sulkuqen".Adnan Mehmeti I kėndon dashurisė, mallit, trishtimit. Edhe kur ėshtė I mėrzitur di tė kėndojė pėr dashurinė. Poet me vlera tė larta kombėtare"

Ajo pėrcolli njė mesazh nga dhjetra e dhjetra vajzave dhe grave shqiptare qė jetojnė nė gjithė botėn, por qė janė mbledhur bashkė nė rrjetin MbarFemėror Shqiptar "Pan Albanian Women Network" tė udhėhequr nga Merita Bajraktari McCormack.

Iliriana Sulkuqi(poete), tha se vinte pėr herė tė parė nė kėtė qytet tė bukur ku takoj shumė njerėz tė mire tė kėtij komuniteti. Ajo e falemnderoi Adnanin qė je njė shembull pėr tė gjithė krijuesit tjerė. Tė shkruash pėr kolegun ėshtė kulmi human I njė krijuesi"

Kurse Dr. Selaudin Velaj, shprehet i gezuar sepse, ndersa poetėt shqiptarė dikur nė emigracion numėroheshin me emra sot, tha ai, kemi filizat e letėrsisė shqiptare, siē ėshtė poeti i talentuar Adnan Mehmeti qė sjellė vlera tė ēmuara artistike"

Botuesi i revistės "Trojet Tona", publicisti Tom Paloka, ka mendimin se botimi i ēdo libri ėshtė kontribut i vyeshėm nė kulturėn tone. Por librat e Adnan Mehmetit, janė pėr t'u veēuar pėr tė mire. Metafora, si formė stilistike ėshtė e kuptueshme dhe e kapshme pėr lexuesin, ē'ka ia shton vlerat artistike.

Qazim Doda,(gazetar) ka pikasur atė se poezia e Adnan Mehmetit, ėshtė e lidhur ngushtė me ndjenjat e zjarrta pėr atdheun. "Deti nė mes," tregon mallin e tij pėr atdheun.

Doda nė fjalėn e tij, citohet tė ketė thėnė se; "Nė poezinė 36 Shkronjat, poeti shpreh revoltėn e tij pėr pėrdhosjen e historisė qė e bėjnė sllavo maqedonasit nė qytetin e shkronjave Manastir, tė cilin e thėrrasin Bitolj. Me njė varg tė kėsaj poezie autori argumenton se historia shkruhet me 36 shkronja, ndėrsa pėrtej lumit alfabeti cirilik numėron I turpėruar, kjo na len tė kuptojmė se asimilimi dhe gjenocidi kulturor ndaj shqiptarėve ka arritur aq lart sa qė Manastirin janė duke u munduar ta mbulojnė hijet e zeza tė alfabetit tė turpėruar sllavo maqedonas.

Kur flet pėr fshatin e lindjes Letovicėn, poeti tregohet shumė vetėmohues dhe nuk flet shumė pėr fshatin e vet tė lindjes, Duhet tė jeshė i mire dhe fisnik, tė jetosh nė kėto shtėpi. Kėtu poeti nuk e pėrmend se duhet tė jesh trim dhe i edukuar tė jetosh nė kėto shtėpi, pothuajse nuk ka shtėpi qė nuk e ka tė paktėn njė njeri me edukim tė lartė arsimor, pastaj nuk ka shtėpi qė nuk e ka ndihmuar UĒK-nė e mė vonė UĒPMB-nė ose me para ose ia ka dhėnė nga njė mashkull pėr tė u radhitur krahė pėr krahė me ushtarėt tjerė.

Pėr tė mos u ndalur, me kaq, poeti thurė vargje legjendės sė zones sė Karadakut-Komandant Lleshit. Nė poezine me titull Kushtrimi, autori shkruan njė strofė qė e pėrshkruan njė histori tė vėrtetė duke thėnė: Nė Luginėn e Preshevės, nė mėngjesin pranveror, Kushtrimin e dha njė trim, me nofkėn Komandant Lleshi.

Poeti Adnan Mehmeti shėrben si njė udhėrrėfyes pėr ata qė ju ka humbur udha nė oborr, se kudo qė tė shkosh nė shpirtė e nė mendje duhet ta kesh atdheun dhe duke i respektuar ata qė ranė pėr dritėn tone jemi mė tė forte para armikut dhe mė tė pastėrt nė shpirtin tone.

Telegramet dhe mesazhet :

U lexuan telegrame dhe mesazhe nga Tirana, Prishtina, Bujanoci, Londra, Dallasi, San Diego, Uashington Dc.Richardson, Texas. Mes tyre ai Gjekė Marinaj, themeluesit i shoqatės sė shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė e profesor Peter Prifti, nga San Diego, Kaliforni. Nė emėr tė redaksisė Perspektiva, nga vendlindja e tij thuhej te dėshirojmė suksese nė fushėn e krijimtarisė letrare, pėrmes sė cilės keni afirmuar vlerat e kulturės shpirtėrore dhe materiale tė Luginės sė Preshevės, kėsaj dege tė ndezur tė Arbrit.

Me kėrshėri, tė madhe, nė fund ėshtė ndjekur edhe fjala e poetit Preshevar Adnan Mehmeti. Zonja dhe zotėrinj! Tė dashur miq tė librit! mes emocioneve tė shumta shprehet ai para kolgeve tė tij. Nė shpirtin Tuaj fisnik jeton dashuria dhe respekti pėr fjalėn e bukur shqipe, thotė Mehmeti. Prezenca Juaj nė kėtė tubim mė gėzon shumė.Nė ditėn e sotme unė pėrkulem para Jush. Ju jeni ata qė mė gėzuat dhe mė nderuat me prezencėn tuaj: kėtu shohė shumė krijues dhe miq qė keni bėrė udhė tė gjatė, qė jeni shkėputur nga obligimet e shumta pėr tė kaluar kėtė ditė tė bukur tė fundit tė majit. Unė lutem, pėr shėndetin Tuaj, pėr sukseset Tuaj, pėr mbarėsinė Tuaj.

Kur flas pėr veten time, flas edhe pėr veprat e mia, librat e mia. Ju si lexues jeni gjykuesit mė tė mirė. S'kam se si mos tė ndaj mes jush njė sekret: Vetėm diēka ėshtė mė e mirė dhe mė e bukur nė jetė: e kjo ėshtė poezia, ju ėshtė drejtuar nė fund me plotė dashamirėsi, kolegėve tė tij poeti qė lėvrinė edhe prozėn Adnan Mehmeti, nga Presheva, i cili jetojn e punon nė SHBA-sė
Adnan Mehmeti
Mėhill Velaj
Ramiz Gjini, Dr. Selauhdin Velaj, Adnan Mehmeti
Kryetari i shoqates Dalan Luzi, Iliriana Sulkuqi, dhe poeti Andnan Mehmeti
Gjeto Turmalaj

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara