HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Washington:

DEMOSTRATĖ PĖR TĖ DREJTAT E SHQIPTARĖVE NĖ MAL TĖ ZI

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

NDALONI VIKITIZIMIN E MALĖSISĖ

Agjentėt e fshehtė tė policisė malazeze nga zyrat e ambasadės filmojnė dhe fotografojnė protestuesit

WASHINGTON D.C.: Protesta e paralajmėruar drejtuar kundėr dhunės sė pėrdorur ndaj shqiptarėve nga pushtetmbajtėsit malazez, zhvilluar nė kryeqytetin e Shteteve tė Bashkuara, Washingtone, DC., morri pėrmasa mė tė gjėra. Protesta u mbajtė tė hėnėn (23 qershor), dhe nė tė morėn pjesė disa qindra pjesmarrės. Protestuesit, tė cilėve iu ishin bashkuar edhe anėtarė tė familjeve tė tė arrestuarve, fillimisht u ndalėn para ndėrtesės sė Departamentit tė Shtetit. Mė pasė, protesta u zhvendos para Shtėpisė sė Bardhė, dhe ėshtė mbyllur me marshin e protestuesve para ndėrtesės sė ambasadės sė Malit tė Zi. Mė pas njė njė pėrfaqėsi e protestuesve pati takime nė Capitol Hill, nė kongres e senat, si dhe me zyrtarė t?7 lart tė qeverisė amerikane.

Ndaloni viktimizimin e Malėsisė

Protestuesit, e organizuar, tė cilėt erdhėn tė nisur nga Kisha e Shėn Palit - Detroit, dhe njė pjesė e tyre nga Bronksi - New York, qenė dėshmitarėt tė vazhdimit tė protestave masive tė grupeve shqiptare qė janė mbajtur nė Detroit, New York, dhe kryeqytetin amerikan Washington D.C. Njė ndėr pjesmarrėsit e kėsaj proteste, veprimtari i dalluar Lekė Gojēaj, qė kishte udhėtuar nga New Yorku, i tha gazetės Bota Sot, se protestusit treguan kultur dhe demostruan mjaft qetėsisht, pa krijuar as mė tė voglin incident. Duke lehtėsuar kėshtu edhe punėn e policisė, e cila e vezhgoi nga afėr protestėn.

Ndaloni viktimizimin e Malėsisė

Organizatorėt e kėtyre protestave masive nėpėr qytet mė tė mėdha amerikane, edhe tė hėnėn u udhėhoqėn me moton "Kėrkojmė, qė pushteti malazez tė pushojė shkeljet e tė drejtave njerėzore dhe lirive themelore pjesėtarėve tė popullit Shqiptar Autokton nė Mal tė Zi, dhe tė lirojė Shqiptarėt e paraburgosun tė Malėsisė, nga burgu nė Shpuzė" Protestuesit, thanė gjithashtu se hedhim poshtė akuzat e montueme dhe akcionet policore mizore "Fluturimi i Shqiponjės" kundėr qytetarėve tė pafaj tė Malėsisė.

Ndaloni viktimizimin e Malėsisė

Protestuesit, paqėsor mbanin ne duar flamujt shqiptar e amerikan dhe pankarta te shumta ku shkruhej nė tė dy gjuhėt(shqip- anglisht) si dhe vazhdimisht hodhėn sllogane, e brohoriten dendur duke denuar shkeljen e te drejtave te shqiptareve nga ky shtet. Ndėr parrullat shquheshin ato ku thuhej;, ”Te ndalet brutaliteti i policise ne Mal te Zi", "Duam te drejta te barabarta", "Duam te drejta njerezore per shqiptaret ne Mal te Zi", "Amerike liro te burgosurit tane shqiptar - te pafajshem nga burgjet malazeze", "Pa drejtesi s’ka qetesi nė Mal tė Zi“ , ”Liro baban tim, Liro xhaxhan tim”,"Lironi vėllezėrit Tanė" e tjera.

Ndaloni viktimizimin e Malėsisė

Shkas pėr kėtė protestė janė bėrė kėrkesat e vazhdueshme tė shqiptarėve nga kėto treva, pėr tė drejtat e barabarta : Tė drejtave tė njeriut • gjuhės • kulturės • punėsimit • edukimit • vetėqeverisjes lokale • Komunėn e Tuzit. Pėr t'u mbrojtur nga : Arrestimi ilegal • tortura • profili etnik • keqėtrajtimi/korrupcioni shtetėror • asimilimi • emigrimi i dhunėshėm • konfiskimi i tokave dhe resurseve natyrore. Protestuesit tė shumtė nė numėr, thanė se po kėrkojmė qė pushteti malazez tė pushojė shkeljet e tė drejtave njerėzore dhe lirive themelore pjesėtarėve tė popullit Shqiptar Autokton nė Mal tė Zi, dhe tė lirojė Shqiptarėt e paraburgosun tė Malėsisė, nga burgu nė Shpuzė. Njėhereshit, ata thonė se kemi fakte tė hedhim poshtė akuzat e montueme dhe akcionet policore mizore "Fluturimi i Shqiponjės" kundėr qytetarėve tė pafaj tė Malėsisė.

Sipas "Zėrit tė Amerikės", gazetari i saj thotė se "Njė zėdhėnės i Departamentit tė Shtetit i ka thėnė "Zėrit tė Amerikės", se Shtetet e Bashkuara vazhdojnė tė ngrenė nė nivel diplomatik shqetėsimin pėr kohėzgjatjen e procesit gjyqėsor dhe pėr akuzat, se tė ndaluarit janė keqtrajtuar nga policia malazese. Por zėdhėnėsi ka shtuar se qeveria amerikane nuk ėshtė marrė me provat dhe me procesin gjyqėsor ndaj tyre. Zėdhėnėsi thekson "VOA" se qeveria amerikane, ėshtė e angazhuar qė procesi ndaj tė pandehurve tė jetė i drejtė dhe ata tė trajtohen nė mėnyrė njerėzore. Sipas zėdhėnėsit, personeli konsullor i ambasadės amerikane nė Mal tė Zi ka bėrė rreth 20 vizita nė mjediset e burgimit tė tė arrestuarve pėr tė parė gjendjen e tyre shėndetėsore,"pohoi "VOA" nė fund tė protestės.

Vesel Sinishtaj, deputet nė Parlamentin e Malit tė Zi, i cili mori pjesė nė kėtė protestė tha se mė 15 korrik pritet gjykimi i shqiptarėve qė akuzohen nga qeveria malazeze. Sipas tij, deri mė 15 shtator, organet malazeze kanė paraljmėruar se do tė shpallet gjykimi edhe ndaj policėve tė cilėt akuzohen pėr pėrdorim tė dhunės ndaj shqiptarėve qė mbahen nė burg. "Do tė duhej tė ndodhte e kundėrta. Drejtėsia malazeze dė tė duhej tė merrej sė pari me policėt qė keqpėrdorėn detyrėn e mė pas me shqiptarėt", tha Sinishtaj dhe shtoi se bashkėatdhetarėt qė po mbahen nė burg pėr mė se dy vjet duhet tė lirohen tė gjithė si tė pafajėshėm".

Viktor Ivezaj, Joseph Dedvukaj, Gjon Lulgjuraj ishin tre nga folėsit kryesorė tė protestės. Ata paraqitėn fakte tė shumta mbi diskriminimin e shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe kėrkuan lirimin e tė gjithė tė burgosurve shqiptarė. Ne diskutimiet e tyre, ata thanė, se shteti i korruptuar malazez eshte duke ndjekur nje politik diskriminuse dhe antishqiptare ndaj popullit tone, dhe e denuan ate me force. Nė fund tė protestės foli dom Alfred Kalaj, i cili bekoi protestėn duke iu lutur Zotit qė kėrkesat e shqiptarėve tė pranohen, ndėrsa pėr qeverinė e Malit tė Zi, tha se ajo duhet t'i vejė gishtin kokės se s'mund tė bėhet asgjė me forcė nė dėm tė shqiptarėve

Demonstruesit e ardhur nga shtete tė ndryshme tė Amerikēs si Miēigan, Ilinoi, Nju Jork thanė se janė takuar edhe me kongresmenė e zyrtarė tė departamentit tė shtetit. Organizatorėt e demonstratės u bėnė thirrje edhe Tiranės e Prishtinės zyrtare qė tė ushtrojnė ndikimin e tyre pranė Podgoricės pėr tė nxitur pėrmirėsimin e gjendjes sė tė drejtave tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.

Anėtarėt e familjeve tė Shqipėtarėve tė akuzuem nga Malėsia, tė bashkuem nė Organizatėn Jo-Qeveritare "NDALONI VIKITIZIMIN E MALĖSISĖ", bashkė me Organizatat Jo-Qeveritare tė Malėsisė dhe Partive Politike Shqiptare tė Diasporės Shqiptare nė Shtetet e Bashkueme tė Amerikės lėshuan njė deklerat pėr medien kėtu nė SHBA-sė ku thuhet se:

Protėstojmė kundėr veprimit tė tyrpshėm dhe sjelljes sė bartėsve tė pushtetit, tė cilėt nė mėnyrė tė pandėgjueme kanė shkelė integritetin fizik e psikik dhe, me sjellje ultranacionaliste, kanė fye dhe poshtnue tė akuzuemit dhe familjet e tyre, mbi baza nacionale, fetare e gjuhėsore, dhe kanė pėrqeshė tė Drejtėn nė Vet-Qeverisje Lokale tė Malėsisė, bashkėsisė tė cilės i takojnė tė akuzuemit, Diasporėn e saj dhe Shtetet e Bashkueme tė Amerikės, nė tė cilėn 2/3 e banorėve tė Malėsisė kanė gjetė strehim - atdhe tė dytė, nė 3-4 dekadat e fundit.

Brengosje serioze pėr shkeljen e tė drejtave njerėzore dhe lirive themelore nė Mal tė Zi kanė shpreh tė gjitha institucionet relevante ndėrkombėtare:

State Departmenti i SH.B.A., Organizata pėr Siguri e bashkėpunim nė Europė, komuniteti Europian pėr parandalimin e torturės, Komiteti Malazez i Helsinkit pėr tė drejtat njerėzore, Amnesty International, dhe Freedom House.

Prandej, kėrkojmė lirimin e pakusht tė t'akuzuemve, si pėr hkak tė trajtimit kriminal tė cilit i janė nėnshtrue nė procedurėn parapenale, nė shkelje flagrante tė Konventės sė Kombėve tė Bashkueme kundėr torturės dhe dėnimeve apo veprimeve tjera mizore, ēnjerėzore ose poshtnuese, tė vitit 1984, ashtu edhe pėr shkak se mungon sundimi i ligjit dhe autonomia e gjyqėsisė, pėr shkak tė korrupcionit shqetėsues dhe mungesės sė kapacitetit pėr zbatimin e standardeve tė gjykimit tė drejtė e tė pavonuem dhe drejtėsisė sė barabartė pėr tė gjithė qytetarėt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara