HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


New Jersey:

Shqiptarėt nė pėrkujtim tė 64-vjetorit tė genocidit ndaj ēamėve

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Ēamėri ēdo shqiptar ėshtė me ty !

GARFILD - NEW JERSEY: Shoqata Pėr Tė Drejtat e Njeriut Ēamėria, me bazė nė Boston -SHBA pėrkujtoi tragjedinė ēame.Tė shtunėn shoqata Ēamėria pėrkutoi nė njėrin prej mjediseve tė lokalit "Royal Manor Palace" nė New Jersey, 27 qershorin 1944, 64 vjetorin ditėn pėrkujtimore pėr tragjedinė e popullsisė ēame. Aktiviteti i pėrvitshėm i ēamėve, ėshtė bėrė si nė Shqipėri, dhe nė SHBA-sė qė pėrkujtojnė genocidin e 27 qershorit. 27 Qershori 1944, pa dyshim do tė mbetet gjatė nė kujtesėn e popullsisė ēame tė vendosur nė Shqipėri, pas dėbimit me dhunė nga trojet e tyre nė Greqi, nė mesin e shekullit tė kaluar. Ēėshtja ēame, pra ky problem ende i pazgjidhur nė saj tė aktivitetit dhe veprimtarisė sė komunitetit ēamė nė SHBA-sė, ėshtė trajtuar dhe nė Kongresin amerikan, nga kongresitėt amerikan, Komisionit pėr liritė e tė drejtat e njeriut i njohur "Komiteti i Helsinkit", dhe kur senatorja e New Yorkut, Hillary R. Clinton, e ngriti ēėshtjen ēame zyrtarisht, nė Senatin amerikan. Shoqatat ēame nė Amerikė, me kėto aktivitete dhe veprimtari qė kanė bėr deri tani, kanė bėr njė punė shumė tė madhe, edhe pėr tė sensibilizuar opinionin amerikan, qeverinė, Kongresin dhe Senatin amerikan, komunitetin shqiptar dhe atė ndėrkombėtar OKB-nė. Kėrkesat e tyra plotėsishtė tė drejta janė tė vazhdueshme nė drejtim tė sė drejtės nė faktorin ndėrkombėtar, atė amerikan, faktorin shqiptar, politikėn shqiptare, dhe nė tė gjitha organizmat qė kanė tė bėjnė me liritė dhe tė drejtat e njeriut, nėpėr botė.

Nė tubimin e organizuar me kėtė rast, nė New Jersey, nga Shoqata Pėr Tė Drejtat e Njeriut Ēamėria, folėn kryetari i kėsaj shoqate, zoti Ahmet Xhafo, si dhe drejtues tė organizatave dhe shoqatatve tė tjera, lider fetar dhe pėrfaqėsues tė shtetit shqiptarė nė Amerikė. Takimin e ka drejtuar sekretarja e shoqatės znj. Laura Selami dhe znj. Endri Merxhushi. Pas intonimit tė tė dy Hymneve Kombėtar, tė SHBA-sė, dhe Shqipėrisė ėshtė mbajtut njė minutė heshtje pėr viktimat e tragjedisė Ēame.

Sakaq, Imami i Qėndrės Islamike Shqiptaro - Amerikane, nė Garfield, Imam Rifat Halili ėshtė lutur pėr shpirtrat e tė masakruarėve tė tragjedisė, dhe ka bėrė apel pėr kthimin e ēamėve nė tokat e tyre, tek varret e tė parėve. Kryetari i Shoqatės, Ahmet Xhiafo ka mbajtur fjalėn e rastit, ku ka pėrkujtuar edhe njė herė tragjedinė qė ndodhi nė Camėri, ku popullsia e pafajshme ēame, iu nėnshtrua njė genocidi tė paparė. Krahas, dėbimeve me forcė, plaēkitjeve dhe pėrdhunimeve, u vranė dhe u masakruan njerėz tė pafajshėm me qėllim spastrimin etnik tė krahinės. Zoti Xhiafo, i bėri apel qeverisė greke, qė tė njohė realitetin dhe tė kontribuojė pėr njohjen e tė drejtave tė popullsisė ēame. Njė ditė mė parė se tė mbahej ky tubim, Shoqata Pėr Tė Drejtat e Njeriut Ēamėria, me bazė nė Boston -SHBA, kryetari i saj z Ahmet Xhiafo, lėshoi edhe njė deklerat nė pėrkujtim tė 27 Qershorit 1944.

Nė tubim morėn pjesė edhe dy pėrfaqėsuesit e shtetit shqiptarė nė Washington, zv.ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė, z. Kreshnik Collaku, dhe diplomati Dritan Mishto - sekretari i parė pėr ēėshtjet politike dhe integrimin nė NATO, nė ambasadėn e R. Shqipėrisė nė Washington. Si dhe disa veprimtarė tė dalluar tė ēėshjtjes kombėtare, z Sejdi Hysenaj, Musli Mulosmani, Elmi Berisha, Jonuz Ndreu, Marijan Cubi, Pashk Paloka, Zef Perndocaj, dhe dhjetra tė tjerė. Zv/ ambasadori, Ēollaku, ka folur pėr ditėn pėrkujtimore, e cila ėshėt future nė mremorien e historisė dhe tė Parlamenti Shqiptar, i cili e ka pėrcaktuar si Dita e Pėrkujtimit tė viktimave Ēame. Zv/ambasadori i R. Shqipėrisė nė Washington, diplomati Ēollaku, nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, theksoi se sot, jemi mbledhur pėr tė pėrkujtuar njė nga ato ngjarje tė hidhura e tė dhimbshme qė gjatė shekullit tė shkuar e kanė goditur kombin Shqipėtar. I hidhur e fatzi ka qėnė fakti, se tė tilla fenomene, tė tilla goditje qė i kanė ardhur kombit Shqipėtar , pavarėsisht se janė shkaktuar nė vende tė ndryshme, nė kohė tė ndryshme e nga autore tė ndryshėm ato kanė diēka tė pėrbashkėt, Motivin! Mirpo, potencoi Ēollaku, motivi ka qėnė i njėjtė dhe njėlloj i padrejtė! Motivi, ka qėnė vetėm se shqiptarėt kanė qėnė shqiptarė, e nuk kan pranuar kurrė tė humbin gjakun, gjuhėn, identitetin e vlerat e tyre kombėtare e qytetėruese.

Ai tha se sot kombi ynė ka shumė tė rėnė, shumė nė raport me numrin e popullatės ..por asnje nga tė rėnėt tanė, nuk ka rėnė nė njė tokė tė huaj, ata tė gjithė kanė rėnė nė tokėn e tyre, e vetėm pėr t'a mbrojtur atė. Asnjėherė, shqiptarėt nė asnjė kohė, nuk i kanė shkaktuar asnjė populli vuajtje e dhunime, pėrkundrazi i kanė mbrojtur popujt nė nevojė dhe i kanė ndihmuar fqinjėt me aq sa kanė mundur.

Nė kėtė kontekst, diplomati Ēollaku, tha se genocidi antiēam ėshtė pjesė e padrejtėsisė historike me tė cilėn fataliteti goditi kombin shqiptarė gjatė 100 vjeēarit qė lamė pas. Sot, ka vijuar ai veēse ka lajme tė mire. Pikėrishtė, sot, ora e historisė duket se po troket pėr Shqiptarėt. Sot, duket se plagėt shekullore po shėrohen e endėrrat, tona po bėhen realitet. Shqipėria ka marrė ftesėn pėr tė qėnė anėtare e Aleancės VeriAtlantike, aleancės mė tė madhe demokratike, politike e ushtarake tė kohės, NATO.

Ai kujtojė edhe njė herė se Kosova, ėshtė e lirė dhe po ndėrton e sigurtė tė ardhmen e saj.. Shqiptarėt nė Mal tė zi e Maqedoni, me qytetarinė e kontributin e tyre, pėr tė ngritur njė shoqėri demokratike dhe nė frymė europiane e perendimore, nė shtetet ku jetojnė po fitojnė nė mėnyrė dinjitoze respektin e tė qenurit faktor i rėndėsishėm dhe vendimtar nė paqen,stabilitetin dhe ecjen e krejt rajonit drejt integrimit euro-atlantik..

Kėshtu, permendi pėrfaqėsuesi i shtetit shqiptarė, diplomati Ēollaku, edhe ēėshtja e komunitetit ēam ka mė shumė mundėsi e siguri tė zgjidhet, nė njė rajon tė integruar, nė njė rajon pjesė e strukturave euro-atlantike. Problemet, e pazgjidhura tė komunitetit ēam janė tė drejta dhe dinjitoze, e tilla duhet tė jenė edhe pėrpjekjet pėr zgjidhjen e tyre. Sot, shqiptarėt janė kontribuesit mė tė sinqertė, e mė aktive drejt integrimit euro-atlantik tė rajonit. Ky kontribut, nuk mund e nuk do tė kalojė pa e marrė shpėrblimin e duhur nga bota e qyteteruar dhe nga historia, ka pėrfunduar fjalėn e tij - zv/ambasadori i R. Shqipėrisė nė Washington, diplomati Kreshnik Ēollaku, Programi ka vazhduar me njė valle epike, qė evokonte aspiratėn ēame, nė memorien e mosėharresės dhe mallin pėr vatrat e braktisura. Dr. Gjon Bucaj, zv/kryetari I Vatrės ka pėrshėndetur pjesmarrėsit, nė emėr tė kryetarit Agim Karagjozi, dhe tė gjithė vatranėve. Ai tha se nė kėtė ditė tė gjithė ndjehemi ēamė dhe tė tillė do tė jemi derisa tė plotėsohet amaneti i martirėve tė masakruar. Dr.Buēaj theksoi faktin se Vatra ndjehej e obliguar qė tė mbėshtesė kėrkesat e popullsisė ēame, mbi tė cilėn ėshtė ushtruar genocid, janė marrė jetė njerėzore, mbahen peng pronat, deri dhe varret e tė parėve.

Mė pas u lexua njė pėrshėndetje-kumtesė e prof. Sami Repishti, cili solidarizohej me kėrkesat e Shoqatės Pėr Tė Drejtat e Njeriut Ēamėria, dhe e pėrshkruante genicidine pashembulltė tė Greqisė mbi popullsinė e pafajshme. Kryetari i degės sė Partisė Lidhja Demokratike e Dardanisė, pėr New York e rrethe, z. Agim Rexha(n/kryetar i Vatrės), pėrshėndeti organizatorėt e aktivitetit dhe u solidarizua me platformėn e shoqatės Ēamėria, pėr tė drejtata e mohuara. Ndėrsa ka bėr thirrje qė bashkėsia shqiptare nė SHBA-sė, tė jetė edhe mė e angazhuar pėr zgjidhjen e ēėshtjes ēame. Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, dega e New Yorkut, dhe tri shtetshit, zoti Hakik Mena, pasi pėrshėndeti organizatorėt dhe mbėshteti kėkresat e drejta tė Shoqatės, kritikoi ashpėr qeveritė shqiptare tė tė gjitha krahėve, tė cilat, nuk kanė bėrė sipas tij as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė institucionalizuar nė rrugė zyrtare tė drejtata e ēamėve.

Gazetarja Elmira Muja, aktiviste e dalluar e Organizates sė Gruas Shqiptaro-Amerikane "Motrat Qiriazi", pėrshėndeti nė emėr tė Shoqatės sė grave Shqiptaro-Amerikane”Motrat Qiriazi” dhe tregoi fragmente ngjarjesh qė ksihte pėrjetuar si gazetare nėpėr Evropė nga takimet me ēamė tė emigruar, tė cilėt, nuk e harronin vendlindjen dhe ėn memorie ksihin tragjedinė ēame ėt shkaktuar nga falangat terroriste tė komnadatit grekė Zervos. I gjithė programi, qė ishte i ngarkuar me shumė emocione, u shoqėrua nga njė shfaqje profesionale e grupit tė Valleve”Bashkimi” nga Bostoni tė udhjėhequr nga koreografi i mirėnjohur Bashkim Braho. Aktori i njohur i komunitetit z. Xhevat Limani interpretoi poezi pėr ēamerinė tė poetit dissident Bilal Xhaferri. Nė fund u shfaqėn pjesė nga dokumentari “Ēamėria 64 vjet pas genocidit tė 1944”.

Kryetari i Shoqata Pėr Tė Drejtat e Njeriut Ēamėria, zoti Ahmet Xhafo, dhe pjestar tė grupit ēam tė valleve nga Bostoni ' Bashkimi" dale gjate nje manifestimi ne komunitet me ish Presidentin e SHBA-s, William Jefferson Clinton Z/ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė, z. Kreshnik Collaku, dhe Kryetari i degės sė Partisė Lidhja Demokratike e Dardanisė, pėr New York e rrethe, z. Agim Rexha(n/kryetar i Vatrės), Mariajn Cubi, Sejdi Hysenaj, Agim Kragjozi, Mailinda Myrto, Ilir Hysa, Lek Gojēaj dhe Agim Rexhaj gjatė njė darke pėr pavarėsinė e Kosovės Z/ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė, z. Kreshnik Collaku, diplomati Dritan Mishto - sekretari i parė pėr ēėshtjet politike dhe integrimin nė NATO, nė ambasadėn e R. Shqipėrisė nė Washington. z. Sejdi Hysenaj, dhe Agim Rexhaj.

Box:
Deklerata : Mė 27 qershor 1944, plot 64 vjet mė parė, bandat nazi-shoviniste tė Napolon Zervės vranė, dhunuan dhe masakruan qindra shtetas tė pafajshėm grekė, pjestarė tė minoritetit ēam tė Epirit e Thesprotisė. Nėn kėrcėnimin e bajonetave, dhjetra mijėra gra, pleq e fėmijė ēamė u detyruan tė lenė vartat stėrgjyshore dhe tė kėrkojnė strehim tė pėrkohshėm nė Shqipėri e gjetkė. Vetėm tre muaj mė parė, njė fat tė ngjashėm pėsoi komuniteti hebraik i Janinės, i cili iu dorėzua nazistėve pikėrisht me 25 mars 1944, ditėn e Pavarėsisė sė Greqisė.

Ēamėt e dėbuar dhe fėmijėt e tyre nuk lejohen tė kthehen nė shtėpitė e tyre nė Ēamėri, duke mohuar kėsisoj disa tė drejta universale sikurse janė “dinjiteti dhe tė drejtat e barabarta tė secilit” e fryma e “vėllazėrisė” njerėzore (Neni 1 i Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut”), mosdiskriminimi i ēfarėdolloj (Neni 2), e drejta e jetės, lirisė dhe sigurisė (Neni3), si dhe e drejta pėr tė mos iu nėnshtruar “dėbimit arbitrar” (Neni 9).

Ndėrsa ēamėt e besimit mysliman e fėmijėt e tyre ende nuk lejohen tė kthehen nė Greqi, mijėra ēamė tė besimit ortodoks, qė mbetėn nė Ēamėri, i janė nėnshtruar njė diskriminimi tė pashembullt racor dhe mungesės sė plotė tė tė drejtave themelore tė njeriut qė i pėrkasin ēdo pakice kombėtare.

Qeveria greke deri mė sot refuzon tė trajtojė dhe zgjidhė problemin ēam me realizmin dhe humanizmin e duhur. Ajo ngul kėmbė se ky problem ose nuk ekziston, ose duhet trajtuar si njė ēėshtje dypalėshte midis Shqipėrisė dhe Greqisė.

Si njė vend demokratik dhe anėtar I BE-sė dhe NATO-s, Greqia nuk ka pse tė trembet nga njohja dhe mbrojtja e tė drejtave tė njeriut tė pakicave etnike nė pėrgjithėsi dhe tė pakicės ēame nė veēanti. Pėrkundrazi, prestigji dhe autoriteti i Greqisė do tė ngrihen lart nėse ajo lejon kthimin nė vatrat e tyre nė Greqi tė shtetasve grekė qė i pėrkasin komunitetit ēam.

Nė kėtė ditė tė dhimbshme tė Pėrkujtimit tė Gjenocidit Ēam, ne i bėjmė thirrje qeverisė sė Z. Karamanlis qė tė heqė dorė pa humbur kohė nga qėndrimi intransigjent e mohues dhe tė njohė e mbrojė tė drejtat e njeriut tė pakicės ēame, pėrfshirė kthimin nė vatrat e tyre stėrgjyshore.

I bėjmė gjithashtu thirrje qeverive tė SHBA, Britanisė sė Madhe, Rusisė, si dhe Komisionit Evropian, OSBE-sė, Kėshillit tė Evropės qė nė kuadrin e angazhimit tė tyre ndaj kauzės sė tė drejtave tė njeriut dhe tė pakicave, tė ushtrojnė ndikim pranė qeverisė greke me qėllim zgjidhjen e shpejtė e tė plotė tė ēėshtjes sė tė drejtave tė njeriut tė minoritetit ēam tė Epirit dhe Thesprotisė, pėrfundonte deklerata.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara