HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Epoka University" nė Tiranė, vendos lidhjet me 10 universitetet mė tė mira Amerikane

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Gjana: "Studentėtė shqiptarė nė SHBA-sė, por edhe nė vėnde tė tjera janė shumė tė suksesėshėm - me ata krenohet Shqipėria krenohemi ne tė gjithė"

NEW YORK CITY: Kancelari i universitetit dhe z/vendės rektori i Universitetit Epoka nė Tiranė Dr. Ferdinand Gjana, mori pjesė kėto ditė nė disa takime pune, me 13 universitete nga mė prestigjozėt nė SHBA- sė. Universiteti Epoka, nė Tiranė ku edhe dr, Frdinad Gjana, ėshtė z/rektor -(provost), jep mėsim nė gjuhėn angleze, me njė teknologji mė tė pėrparuar. Ka laboratore moderne dhe klasa me mjetet didaktike mė tė integruara, dhe krahas tyre njė bibloteke tė pasur me tė gjitha literaturat botėrore, tė tė gjitha fushave. Kėto, mund t'i gjeni nė Universitetin Epoka nė Tiranė.

Nė njė bisedė me gazetėn tonė, nė New York, ai tha se unė kam mbaruar pėr shkencat politike nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, masterin dhe doktoraturėn e kam mbrojtur nė temėn "Siguria dhe mbrojtja e Europės- Mardhėniet e BE mė NATO-n". Kam ndjekur njė sėrė specializimesh nė shtete tė ndryshme, tė perėndimit. Kam punuar per disa vite si drejtues nė institucoine arsimore nė Paris dhe Strasbourg. Dhe, aktualisht kam njė vit e gjysmė qė jam nė pozicionin e kancelarit tė universitetit dhe z/vendės rektor i Universitetit Epoka nė Tiranė.

Ky universitet, tha ai ėshtė hapur vitin e kaluar dhe kemi brezin e parė tė studentėve i cili aktualisht ka arritur nė njė numėr prej 450 studentė, tė ndar nė shtatė departamente. Edukimi, ėshtė plotėsisht nė anglisht. Stafi i kėtij universiteti, pėrbėhėt nga 70 pėrqindė akademik tė huaj. Pjesa tjetėr janė mėsimdhėnės shqiptarė tė cilėt kanė mbaruar doktoratėn ose specializmin, kryesisht nė Europė dhe Amerikė.

Lidhur me qėllimin e kėsaj vizite nė SHBA-sė, Dr. Ferdinad Gjana, thotė se ajo zhvillohet nė kuadrin e krijimit tė disa lidhjeve mes Universitetit tė Tiranės " Epoka" dhe disa universiteteve mė nė zė tė SHBA-sė. Universitetet mė prestigjoze, (Columbia Univesity in New York City New York City/NY, University of Texas at Austin Austin/Texas, University of Iowa Iowa city/Iowa, University of Illinois at Chicago Chicago/IL,Iowa State University Ames/IowaWestern Illinois University Macomb/ Illinois,Southern Methodist University Dallas/TX, Wayne State University Detroit/ Michigan, Illinois Institute of Techology Chicago/IL, University of Texas at Dallas Dallas/TXSoutheastern Oklahoma State University Durant/ Oklahoma, Adelphi University Garden City/ NY,University of Northern Iowa Cedar Falls/Iowa,University of Florida Gainesville/Florida,Upper Iowa University Fayette/Iowa) Nga kėta Universiteti i Iow a-s, Universiteti i Floridas, Universiteti i Illinois-t nė Chicago, tė cilat janė nė dhjetėshėn e parė nė SHBA(Top Ten), si dhe universitete tė tjera, tė cilėt nė njė pjesė tė departamente dhė tė qendrave qė posedojnė janė vatra tė kėrkimeve shkencore, qė ushqejnė tė gjithė universitetet nė botė me dije dhe shkencė.

Nė kėtė kontekst, i ėshtė kushtuar shumė rėndėsi lidhjeve me universitetet mė kualitative dhe shumė cilėsore kėtu. Kėshtu thotė zoti Gjana, unė, kamė patur deri tani takime tė mira me 13 universitete amerikane. Njėri prej tyre eshtė Universiteti i Columbias nė New York, me tė cilin zhvilluam edhe njė takim lidhur qendrėn e studimev te Evropės Qendrore dhe Lindore. Mėnyrat e bashkėpunimit nė kėtė fushė , gjithashtu edhe nė fushat e tjera. Gjithashtu, pata njė takim nė universitetin e Teksasit nė Austin, atje zhvilluam bisedat e para, pėr tė bėrė njė bashkėpunim nė fushėn e inxhinerisė sė ndėrtimit, pasi ky universitet renditet i katėrti nė Amerikė nė industrinė e ndėrtimit.

Mė pasė patėm njė takim nė Universitetin Shtetėror tė Ajovės(Iowe), atje puna jonė u zgjerua nė takime dhe biseda me tė gjitha fakultetet. Atje patėm njė bised shumė frutdhėnėse, pėr shkėmbimet e akademikėve, mes dy universiteteve atij Epoka dhe Iova State University, ata nė Tiranė dhe ne nė Iova. Kjo bėhet nė lėmin e kėrkimeve shkencore dhe shkėmbimit tė eksperiencave.

Gjatė gjitha takimeve temat qė janė diskutuar kanė qėnė tė larmishme. Prej nga bashkėpunimi mė i vogėl siē ėshtė organizimi i koferencave e deri tek publikimi i revistave shkencore nė bashkėpunim. Kemi arritur edhe marrveshje nė ofrimin e diplomave nė bashkėpunim tė Masterit dhe tė PHD.

B.S: Ku mendoni se keni arritur rezultatet mė tė mira nė kėtė vizitė mė konkretishtė?

Dr. Ferdinand Gjana: Rezultati i parė, ėshtė se disa nga kėto universitete me tė cilat ne patėm takime, u treguan me tė vėrtet shumė tė interesuara pėr tė pasur bashkėpunim me njė universitet nė Shqipėri, dhe konkretisht me Universitetin Epoka, qė hyri nė bisedime tė drepėrdrejta gjatė kėtyre takimeve. Kėto janė arsye strategjike, biznesi dhe nė termin strategjik qė kėto universitete kanė nė programet e tyre. Ku interesat i pėrputhen me punėn dhe kėrkesat qė parashtrojmė, ne nga Tirana.

E dyta; ėshtė se me disa universitete , siē ėshtė ai i Teksasit nė Austin, duke filluar qė nga viti i ardhshėm semestrin e parė, tetor 2009, tė hapen dyert pėr tė pasur njė bashkėpunim nė stafin akademik. Kėtu ne do tė dėrgojmė stafin tonė, ēdo semestėr njė ose dy pedagogė qė tė kryejnė kėrkime shkencore nėpėr laboratorėt e departamentėve pėrkatėse.Gjithashtu, do tė japim disa mėsime nė departamentet e inxhinjerisė dhe tė ekonomikut. Dhe anasjelltas ne do tė presin nė Tiranė pedagogė tė fakulteteve tė ndryshme tė kėtij universiteti, mė qėllim qė kėto tė asistojnė nė mėsimdhėnie si dhe nė punėt kerkimore te Epoka.

Njė pikė tjetėr, e arritur gjatė se vizitė s sime nė Amerikė, ishte ajo qė - duke parė mė nga afėr sistemit e funksionimit tė universiteteve amerikane, kjo do tė bėjė tė mundur pė rcaktimin e njė strategjie afatgjatė tė Universitetit Epoka nė Tiranė, pėr tė arritur standartet mė tė larta tė arsimit universitar dhe pasuniversitar. Dhe kjo u realizua nėpėrmjet takimeve dhe kėrkesave dypalė she. Njė pjesė e mirė e kėtyre propozimeve ishin mjaft interesante, edhe nga tė dyjat palėt u mirėpritėn dhe lanė tė hapur vendin pėr bashkėpunim tė mėtejshėm nė tė gjitha fushat.

B.S: ēfarė interesi duket se ka vizita juaj pėr studentėt e universitetit tuaj po edhe te studentėve shqiptar kėtu nė SHBA?

Dr. Ferdinand Gjana: Vizita ime ka qėnė e destinuar plotėsisht pėr studentėt, pėr ata qė studiojnė si dhe ata qė do tė kėnė shansin tė studiojnė te Epoka. Sepse me anė tė transferimit tė stafit akademike nga SHBA-ja si dhe tė metodologjisė do tė hapen edhe rrugėt tė sillen edhe studentė nga Epoka, kėtu nė Amerikė pėr periudha afatshkurtra ose periudha njė-dy vjeēare. Kjo ėshtė njė mundėsi e madhe qė do t'u jepet studentėve tanė, pėr tė pasur njė tė ardhme sa mė tė ndritur. Dhe vlenė qė ata studentė qė do tė kenė fatin tė vinė kėtu do tė pėrfitojnė edhe mė shumė nga niveli amerikan i diplomimit nė inxhinjeri, shkencat politike dhe ekonomi e teknologji.

B.S: Nė kėtė aspekt ēfarė menodni se keni arritur deri tani?

Dr. Ferdinand Gjana: Unė do tė thoja se nė kėtė aspekt, nga mesi i kėtij nėntori do tė nėnshkruajmė disa marrėveshje me universitetet amerikane. Sė pari me universitetin Austin - Teksas, e dyta nė Michigan dhe e treta nė me Universitetin e Northern Iow a. Kėto universitete u shprehėn pėr tė bėrė programe shkėmbimi mes studentėve tė universitetit Epoka nė Tiranė dhe kėtyre universiteteve.Nė kemi arritur tė merremi vesh qė nė periudhė dy mujore, tė bėhet pėrcaktimi i kushteve tė marrveshjeve dhe nė muajin e nentorit tė arrihet finalizimi i tyre.

B.S: Cila ėshtė vlefėshmėria e njė diplome tė marrė nė universitetin Epoka, mė atė qė merret nė univesitetet e tjera nė Shqipėri?

Dr. Ferdinand Gjana: Vlera e diplomės sė marė qoftė nė Shqipėri apo nė ēdo universitet jashtė shtetit, varet dhe ėshtė e lidhur drepėrsėdrejti me produktin qė universiteti nxjerr.Kjo do tė thotė cilėsia dhe punėsimi i studentėve qė diplomohen nga institucioni. Pėr sa i pėrket anės zyrtare, d.m.th akreditimi, ose me fjalė tė tjera njohja nga universitetet dhe institucionet ndėrkombėtare tė akreditimit, ky ėshtė njė proces qė merr njė kohė prej 3-4 vitesh. Tė cilėn ne si universitet e kemi filluar dhe ky proces mendohet qė do tė pėrfundojė paralelisht me diplomimin e gjeneratės sė parė. Kuptohet ky ėshtė akreditimi qė do tė bėhet nga agjensi akrediditimi tė BE ose SHBA-sė.

Nga takimet qė patėm nė SHBA, me pothuajse tė gjitha universitetet, mė tepėr se kush ata kėrkuan tė dinin se ēfarė ėshtė misioni i universitetit, ēfarė stafi akademik kemi, si bėhet pėrzgjedhja e studentėve , cila ėshtė literatura qė pėdoret nė universitetin Epoka. Duke parė se universiteti ynė ėshtė i liēensuar nga MASH-i, kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė vazhduar aktivitetin njė institucion serioz nė kėtė lėmi.Ndėrsa pėr sa i pėrket vlerės sė diplomės dhe akreditimi, kėto janė gjėra qė do tė kėrkojnė edhe pak kohė. Por, ne shpresojmė qė brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr ndoshta 5-6 vjet, diploma jonė do tė ketė tė njejtėn vlefėshmėri si nė Shqipėri, BE dhe SHBA.

B.S: A i "frikėsoheni" konkurėncės sė sitetemit privat tė universiteteve, dhe pse ?

Dr. Ferdinand Gjana: Ndėrmjet universiteteve aktuale diēka akoma ėshtė e paqartė, nė kėtė aspekt. Askush nuk mund t'a kuptojė nė se ka konukurence apo jo? Por, ajo qė unė mund tė them ėshtė se universiteti Epoka nė Tiranė duke filluar qė nė vitin e parė, pranimin e studentėve e ka bėrė me anė tė njė provimi i cili pėr vitin akademik 2008-2009, u zhvillua me 19 prill. Kjo pra tregon se megjithė se njė universitet privat, ne do tė jemi tė pėrqėndruar te cilėsia dhe jo te sasia. Nė testimin e 19 prillit morėn pjesė rreth 1000 studentė, dhe nga kėta vetėm 300 studentė ose 1/3 e tyre, u pranuan pėr kėtė vitė akademikė.

Kjo, ėshtė njė tregues i qartė se ne jemi duke zgjedhur studentėt, tė cilėve po ofrojmė njė staf akademik tė kualifikuar pėr tė sjellur njė risi te re nė arsimin e lartė nė Shqipė ri, Ballkan edhe mė gjerė . Nė kėtė formė universiteti ynė do ti japė mundėsi kėtyre studentėve qė tė pėrgatiten si nga ana akademike, ashtu edhe profesionale duke i pėrgatitur ata pėr tregun kombetar dhe ndėrkombėtar.

B.S: Mirėpo ku qėndron ndryshmi ndėrmjet universiteteve amerikane dhe atyre nė Shqipėri, nė format e konkurencės ?

Dr. Ferdinand Gjana: Kjo, ėshtė njė pyetje qė mund tė pėrgjigjet me dy fjali ose nuk mund tė mjaftojnė edhe disa vėllime nesė behėt fjalė pėr njė pergjigje tė thelluar. Pėrgjigja e shkurtėr, ėshtė qė akoma janė shumė larg pėr tė bėrė njė krahasim mes tyre. Kurse, aspekti tjetėr ėshtė nė se e shikojmė cėshtjen mė nė hollėsi dukė parė pėrvojėn shekullore tė univesirsiteteve nė SHBA dhe ate vetėm disa dekadashe nė Shqipėri, ka shume ndryshime. Megjithatė, universitetet nė Shqipėri potė tregohen tė qarta nė misionin dhe vizionin e tyre, mund ta kalojnė rrugėn disa shekullorėshe tė universiteteve tė vjetra vetėm nė dy-tre dekada sepse nuk duhet tė harrojmė se jemi nė epokėn e teknologjisė dhe internetit e cila ka pėrshpejtuar gjithcka.

Ne si universiteti Epoka pėr sa i pėrket anės administrative, tė kurikulave dhe stafit akademik shpresojmė se do tė arrijmė njė standart me tė vėrtet tė konsiderueshem nė njė kohė relativisht tė shkurtėr. Megjithatė, ėshtė mė se e qartė se ēdo institucion, pėr tė arritur pjekurinė tij kėrkon njė farė kohė.

B.S: Sa tė njohur jeni nė opinonin shqiptar ?

Dr. Ferdinand Gjana: Deri tani jemi pėrpjekur tė vėmė lidhje tė mira me shumė institucione analoge nė Shqipėri. Nė mars tė kėtij viti organizuam njė konferencė ndėrkombėtare nė fushėn e ekonomikut dhe manaxhimit. Nė kėtė aktivitet akademik patėm rreth 200 akdemik nga 10 shtete tė ndryshme. Krahas saj kemi pasur iniciativat e para pėr tė bashkpunuar me ēdo universitet dhe do tė jemi tė hapur gjithmonė pėr njė gjė tė tillė . Kėto universitete kanė njė shtrirje si nė Shqipėri ashtu Europe dhe SHBA. Pėr tė mos pėrmendur univeristetet nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Greqi, Itali dhe Turqi.

B.S: ēfarė mendimi keni pėr ligjin e ri qė u miratua nė Kosovė pėr universitet private ?

Dr. Ferdinand Gjana: Ėshtė njė ligj i domosdoshėm qė duhet tė vihet nė jetė, edhe nė Shqipėri. Ai institucion qė nuk plotėson standartet duhet t'i vihet kyēi. Sepse, pėrndryshe nė vend qė universiteti privat tė jetė njė vend "prodhimi" inxhinjerėsh, specialistėsh tė shkencave tė ndryshme, doktor, gazetar dhe sipas fakulteteve edhe nė fushat e tjera, ai kthehet vetėm nė "njė shitės diplomash". Ne si universitet synojmė tė nxjerrim studentė, sa mė tė aftė tė cilėt do tė jenė nesėr me tė vėrtet tė zotė qė tė konkurrojnė me tregun ndėrkombėtar nė fushat e tyre pėrkatėse. Ne dėshirojmė qė njė studentė, i cili del nga auditoret e Universitetit Epoka, kur tė shkojė tė trokasė nė dyert e institucioneve ndėrkombėtare, Kombet e Bashkuara, OSBE, BE, BB etj, t'i hapet dera deri nė fund.

B.S: Gjatė vizitave qė patėt nė SHBA-sė, nė 13 universitete a pate rastin tė takohesh me studentėt shqiptarė ose ndonjė pedagogė shqiptarė ?

Dr. Ferdinand Gjana: Mė vjen shumė mirė qė ma bėtė kėtė pyetje. Unė pashė shumė studentė tė shkėlqyer qė janė shumė tė vlefshėm pėr veten e tyre, por gjithashtu edhe pėr Shqipėrinė e Kosovėn dhe tė gjithė shqiptarėt nė mbarė botėn. Nė takimet qė pata me kolegėt e mi nėpėr kėto universitete, dėgjova fjalėt mė tė mira, pėr nivelin e tyre mėsimorė, aftėsin nė pėrvetėsimin e mėsimeve dhe zgjuarsinė qė kanė kėta studentėtė shqiptarė nė Amerikė. Studentėtė shqiptarė nė SHBA-sė, por edhe nė vėnde tė tjera janė shumė tė suksesėshėm - me ata krenohet Shqipėria krenohemi ne tė gjithė. Duke pėrfituar nga rasti i uroj tė gjithė ata qė tė kenė suksese nė jetėn e tyre akademike dhe profesionale.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara