HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Familja Kolaj me biznese nė tre kontinente

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Vėllezėrit Kolaj - Famous Familigia Pizza nė vendin ku realizohen tė gjitha ėndėrrat e botės

NEW YORK CITY: Nė njėrin prej kanaleve televizive mė prestigjozė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, FoxNews, dje nė zonėn e Nju Jorkut, e pėrreth tij, nė programin "FoxBusiness", kanali 5-tė, nė Mahattan, ftoi nė studion e tij - tre nga katėr vėllezėrit Kolaj - Paulinin, Gjonin dhe Gjergjin. Ata ishin mysafirėt e radhės, tė drejtuesit tė kėtij emisioni David Assman, gazetar i njohur politik dhe i programeve tė biznesit. Tre vėllezėrit Kolaj, tė cilėt mendohet se kanė kapur ėndėrrėn amerikane, me bizenesin e tyre tė famshėm dhe tė suksesshėm Famous Familigia Pizza, janė bėrė shpesh herė protogonistėt e faqeve tė shtypit amerikan, gazetave dhe revistave mė tė mėdha amerikane.

Familja Kolaj - biznes nė Pizza

Ndonjėherė, edhe anė e mbanė botės, pėr suksesin e tyre nė industrinė e biznesit pica - restaurant.
Biznesi i tyre me pica, tė firmės Famous Familigia Pizza, vitin e kaluar (2 mars 2008) arriti deri nė zonėn tregtare tė Hong Kong International Airport. Ndėrsa, para lojrave olimpike "Pekini 2008", biznesi i tyre Famous Familigia Pizza,"pushtoi" edhe zonėn tregtare nė aeroportin ndėrkombėtar tė Pekinit. Duke i bėrė biznesmenėt shqiptarė, vėllezėrit Kolaj, me 66 lokale Faoums Familigia Pizza. Biznese zyrtare kėto, nė tė tri kontinetet - Amerikė(nė 18 shtete), Europė dhe Azi. Industria e kėti lloj biznesi, tė quajtur Franchising - "disa restaurante tė njėjtės firmė", ėshtė nga mė populloret dhe model biznesi nė SHBA-sė. Famous Familigia Pizza,qė njihet si biznesi zyrtar i vėllezėrve Kolaj, nga Kosova, ėshtė fitues i dhjetra medaljve dhe titujve nga mė prestigjozėt nė Amerikė, pėr restaurantet. Biznesi i tyre, ėshtė sponsori i disa filmave tė njohur amerikan, i fushatave elektorale, dhe fushatave humanitare. Ata kanė njė biznes tė suksesshėm, kryejnė vepra bamirėsie dhe janė njujorkezė tė vėrtetė, thonė gazetarėt amerikanė.

Familja Kolaj - biznes nė Pizza

Famous Familigia Pizza, ka dhėnė njė kontribut tė veēantė me anė tė vėllezėrve Kolaj nė ēėshtjen e Kosovės, kėtu nė SHBA-sė. Ata e kanė pėrkrahur e mbėshtetur me mjetet financiare, ēlirimin dhe pavarėsisnė e Kosovės, dhe shumė veprimtari e aktivitete tė tjera, tė komunitetit shqiptarė. Vėllezėrit Kolaj, i kanė thėnė medies shqiptare se duan qė suksesi i tyre tė jetė afatgjatė, dhe se filozofia e tyre nuk ėshtė vetėm tė rrisin bizneset, por, edhe tė ndihmojnė tė tjerėt dhe t’i japin komunitetit shqiptarė. Nė fakt ata e kanė bėrė traditė tashmė, qė tė ndajnė njė pjesė tė tė ardhurava tė tyre, shoqatave bamirėse dhe tė ndihmojnė nė raste fatkeqėsish tė mėdha. Kėshtu bėnė ata edhe me rastin e Uraganit Katrinės: “Uragani Katrina pati efekt tė madh, shumė njerėz humbėn jetėn dhe ekonominė. Ne kemi mbledhur rreth 40 mijė dollarė nė restorantet tona.", kanė thėnė ata.

Familja Kolaj - biznes nė Pizza

Nuk janė shumė tė bujshėm dhe thonė se gjėja mė e mirė qė mund tė bėjnė pėr komunitetin shqiptar ėshtė qė tė kenė njė emėr tė mirė, duke pėrhapur kėshtu emėr tė mirė edhe pėr shqiptarėt e tjerė, e t'u tregojnė atyre se si mund tė bėshė biznes. Gjithmonė kur bėhet fjalė pėr vėllezėrit Kolaj, pronarėt e Famous Famiglia, njė aktivitet i suksesshėm picerish me qendėr nė New York dhe i pėrhapur nė 18 shtete tė tjera tė Amerikės.

Familja Kolaj - biznes nė Pizza

Familja Kola nga Kosova - Familja Piza nė SHBA-sė Mbasi jetuan disa vjet si emigrantė nė Frosinone - Itali, mamja e tyre Roza dhe pesė fėmijėt mbrritėn nė vendin e ėndėrrvave. Ndoshta, duke menduar tė realizojnė njėrėn prej ėndėrrave tė tyre, biznesin e suksesėshm nė Amerikė. “Kėtė biznes e kemi filluar nė 1986-ėn, qysh 19 vjet tė shkuara. Jemi katėr vėllezėr. Kemi pasur sukses tė mirė. Kemi pasur mundėsi me e rritė biznesin, me punėtorė dhe partnerė tė mirė. Sot, kemi mė shumė se 56 lokale, vetėm nė 18 shtete tė Amerikės. Dy lokalet e fundit janė hapur nė Europė dhe Azi, Hong Kong dhe Kinė mė sė fundi.

Familja Kolaj - biznes nė Pizza

Jemi tė kėnaqur dhe shpresojmė tė hapim edhe mė shumė lokale nė Amerikė”, thotė Paulin Kolaj, president i kompanisė. Kjo kompani ėshtė ngritur nga katėr vėllezėrit Kolaj. Ai thotė se kur mendon sesi e kanė filluar aktivitetin, ėshtė mirėnjohės qė kanė arritur kaq shumė: “Ky vend(SHBA) tė jep shanse tė vėrtetė pėr ēdo lloj race dhe kombėsie. Amerika, ėshtė vend emigrantėsh. Jam i kėnaqur se babai ynė ka pasur dėshirė tė na sjellė nė kėtė vend pėr shans tė vėrtetė. Baba jonė na ka vdekur, kur ishim tė vegjėl, ishte i ri nuk ka pasur mundėsi tė vijė kėtu, por shyqyr zotit ne patėm mundėsi tė bėjmė diēka me jetėn tonė dhe pėr tė respektuar emrin e babait tonė, pėr tė nderuar nėnėn tonė, sepse ėshtė grua e mirė dhe kjo ėshtė njė nxitje e madhe”. Vėllezėrit Kolaj Ndoi, Paulini, Gjoni dhe Gjergji dhe motra e tyre, Zoja, kanė lindur nė Budisalc tė Kosovės, por ėndrra e tė atit, Pashk Kolaj, ishte qė tė vinin nė Amerikė. Ai sė bashku me gruan, Rozėn, shkuan nė fillim nė Itali, ku i ati fatkeqėsisht vdiq pa e parė Amerikėn. Roza me vėshtirėsi i mbajti fėmijėt dhe, mė nė fund, i solli nė Amerikė nė vitin 1970.

Familja Kolaj - biznes nė Pizza

Gjon Kolaj thotė se pėr suksesin falenderon zotin dhe tė atin, i cili saktrifikoi jetėn e tij qė ata tė bėnin njė jetė mė tė mirė”. “Nėna ime ėshtė prova qė ēdo gjė ėshtė e mundur. Kur ajo erdhi kėtu ishte nė tė tridhjetat me pesė fėmijė, nga tė cilėt mė i vogli vetėm disa muaj. Dhe kjo tregon se nėse dėshiron diēka me gjithė shpirt, nėse punon me gjithė pėrpjekjet e tua, mund ta arrish. Dhe jeta jonė ėshtė prova pėr njė gjė tė tillė. Dhe ne duam tė arrijmė akoma mė shumė”.

Familja Kolaj - biznes nė Pizza

Gjon Kolaj ėshtė i lumtur pėr suksesin e deritanishėm dhe shpreson qė kompania tė zgjerohet edhe mė shumė: “Jam vėrtet i lumtur, sepse ka qenė njė rrugė e gjatė pėr ne qė nga Kosova, nė njė kamp nė Itali dhe qė tė arrijmė mė nė fund nė vendin ku realizohen tė gjitha ėndėrrat e botės,. Pra, ne treguam se jemi kompani e fuqishme dhe vitin tjetėr do tė zgjerohemi edhe nė vende tė tjera”. Planet pėr zgjerim pėr kėtė kompani me qarkullim 35 milionė dollarė nė vit, pėrfshijnė 20 pika tė mundshme shitjeje nė vende nga mė tė rėndėsishmet e qyteteve mė tė mėdha nė Amerikė. Kryesisht nėpėr aeroportet ndėrkombėtare nga New Yorku e deri nė Hong-Kong e Pekinė mė i fundit. Por pėr ta treg tėrheqės ėshtė Evropa dhe ėshtė e natyrshme qė, nė kėtė kuadėr, tė mendojnė pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn: “Ne kemi ndėrmend tė shtrihemi edhe nė Evropė, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, se, nė fund tė fundit, ne nga Kosova jemi. Njė gjė e tillė do na jepte kėnaqėsi familjare”, thonė ata.

Familja Kolaj - biznes nė Pizza

Kjo, pra, ėshtė historia e suskesit tė, Paulinit, Gjonit dhe Gjergjit, tė njohur si “Vėllezėrit Kolaj” qė donin tė ēonin nė vend ėndrrėn e babait tė tyre. Ata janė katėr vėllezėr, por tre prej tyre ishin dje edhe mysafirėt e televizionit FoxBusniss.” Dhe, duket se ia kanė arritur qėllimit, thotė gazetari i emisionit FoxBuisness, David Asman pėr familjen shqiptare nga Kosova, pronare te restoranteve "Famous Famiglia Pizza", qe ka biznes ne 18 shtete te Amerikės, shtetet dhe vendėt mė tė mėdha nė SHBA. Dhe qė ditėt e fundit ata e dėrguan biznesin e tyre Famous Familigi Pizza edhe nė Kinėn e largėt, aeroportin ndėrkombėtar tė Pekinit” nė prag tė lojrave olimpike”Pekini 2008”.

Familja Kolaj - biznes nė Pizza

Biznesment e suksesėshm nga Kosova, janė bijėt e njė emigranti patriot dhe i ikur nga sundimi sllavo-komunist. Ata tėrė jetėn e vet ia kan dedikuar, familjes sė tyre nė rradhė tė parė dhe shqiptarėve. Ata me aftėsitė e tyre, i'a arritėn nė SHBA-sė, vendin e munėdsive tė mėdha, tė krijojnė "principatėn" e tyre tė biznesit - me 66 lokale Famous Familiglia Pizza. Duke i ndezur “dritėn jeshille” prosperitetit personal, e familjar, dhe nė fund tė kontribojnė aq shumė duke bėrė diēka, atė ēfarė edhe mund tė bėnin ata si biznesmenė pėr Kosovėn e ēėshtjen shqiptare. Vėllezėrit Kolaj kanė hyrė nė rrugėn e suksesit e tyre, dhe kėtė e kanė arritur dhe vazhdojnė t'i realizojnė nė tokėn e lirisė dhe kampionen e demokracisė nė botė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Familja Kolaj - biznes nė Pizza


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara