HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Uashington e hap ekspozita "BESA: Njė Kod Nderi - shqiptarėt muslimanė tė cilėt shpėtuan hebrejtė gjatė Holokaustit"

Shtėpia e shqiptarit ka qenė "Shtėpia e Besės"

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

WASHINGTON D.C: Mbas njė udhėtimi tė gjatė, nė disa prej qyteteve mė tė rėndėsishme tė Amerikės, mbrėm nė Distriktin Columbia, nė Washington D.C, Qendra Komintare e Hebrejve, ishte ajo qė hapi kėto ditė ekspozitėn me titull "BESA: Njė Kod Nderi - shqiptarėt muslimanė tė cilėt shpėtuan hebrejtė gjatė holokaustit". Gjatė ekspozitės u shfaq filmi dokumentar "Shtėpia e Zotit" - "God's House", me autor fotografin amerikan me origjin ēifute Norman Gershman. "Kur dikush troket nė derėn e shqiptarit, dera e tij ėshtė e hapur", bazuar nė kodin moral tė shqiptarve, i cili quhet Besa," tha Gershman nė prezantimin e kėsaj ekspozite dhe tė filimit dokumentar.


Kastriot Gramshi, Beqir Sina, Majlinda Myrto, Sejdi Hysenaj dhe Mark Kroqi

Ekspozita fotografike, ka nė qendėr tė saj fotografinė dhe njė film dokumentar me metrazh tė shkurtėr, i titulluar "Shtėpia e Zotit" - "God's House".

Si nė fotot e ekspozitės edhe nė filmimin e shkurtėr tregohet sesi 2,000 hebrenjė tė ardhur nė Shqipėri, nga Kosova, Italia, Austira dhe Gjermania, gjetėn shpėtim nė disa familje shqiptare. E njėjta ekspozitė u hap 9 muaj mė parė nė selinė e Kombeve tė Bashkuara nė New York. Kjo ekspozitė pas New Yorkut, u hap nė prill 2008, edhe nė Kenektiket, dhe muajėt e ardhėshėm ajo do tė hapet edhe nė Buenos Aires - Argjentinė.


Autori i ekspozitės Norman Grashman dhe njė grup shqiptarėsh,
Kastriot Gramshi, Arijan Myrto, Majlinda Myrto, Sejdi Hysenaj dhe Mark Kroqi

Nė sallėn ku ishin tė ekspozuara fotografitė, erdhėn t'a vizitojnė atė ambasdorėt e Britanisė sė Madhe, Sirisė, Jordanisė, Francės, Japonisė, Spanjės, Danimarkės, Bullgarisė, si dhe ambasadori i Shqipėrisė nė Washington, shkelqėsia e tij dr Aleksandėr Salabanda. Merrnin pjesė gjithashtu edhe gazetarė, publicistė, shkrimtar, studentė e studente, politikan dhe njėrėz tė fushave tė ndryshme. Mes pjesmarrėsve ishte edhe eksperti amerikan Daniel Server, Drejtor i Nismės pėr Ballkanin nė Institutin Amerikan tė Paqes, Jerry S. Ismail zyrtar i Departamentit tė Shtetit pėr Ēėshtjet tė Europės Juglindore, nga zyra "Alabania Desk Officer", Drejtori Egzekutiv i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikan, zotin Avni Mustafaj sė bashku me kolegun tij zotri Ilir Zherkėn Drejtor ekzekutiv i DC Vote nė ShBA,

Pėr tė parė ekspozitėn, e cila u hap dje nė kryeqytetin e SHBA-sė, Washington D.C, kishin udhėtuar nga New Yorku, edhe njė grup vatranėsh, me nė krye zotin Sjedi Hysenaj, zotin Arijan Myrto e Majlinda Myrto, Kastriot Gramshi dhe Mark Kroqi. Hysenaj, tha "Se jamė i impresionuar nga kjo ekspozitė, dhe falemnderojė kuratorin dhe fotografin amerikan me origjinė hebraike Norman Gresham, pėr punėn e shkėlqyer qė ka bėrė me kėtė ekspozitė, duke nxjerr nė pah atė ēka bėnė shqiptarėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ku as edhe njė hebre nuk u dorzua tek nazistėt gjermanė".

Shpėtimin e hebrejve nė Shqipėri, vitet e fundit bėn lajmiin mė tė qarkulluar rreth kėsaj teme qė vė nė qendėr tė saj shpėtimtarėt, tė cilat janė disa dhjetra familje shqiptare, tė paraqitura nėrpėrmjet fotografive dhe pamjeve filmike, duke treguar botės pėr kėtė akt tė papėrsėritėshėm njerėzor. Janė, me dhjetra e qindra fotot, dokumetat dhe dėshmitė e tė mbijetuarve, nga Shqipėria, Izraeli dhe vende tė tjera, qė sjellin deri nė Amerikė, shembullin e veēantė tė shpėtimit tė hebrejve nga shqiptarėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.


Autori, fotografi amerikan me origjin ēifute Norman Gershman me ambasadorin
e Shqipėrisė nė Washington, dr. Aleksandėr Salabanda, Drejtori Ekzekutiv
i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj sė bashku me kolegun tij
Ilir Zherka - Drejtor ekzekutiv i DC Vote nė ShBA

Janė disa studies, producent, historian, gazetar, izraelit ose me origjinė hebrenje, qė tė gjithė duan me njė lloj mėnyre tė tregojnė para botės pėr kėtė fenomen tė rrallė, qė i karakterizojė vetėm shqiptarėt. Tė gjithė kėta e kanė zbuluar kėtė fenomen vetėm pasi nė Shqipėri, ra rregjimi komunist, qė sundojė pėr mė se 50 vjet shqiptarėt. Tani ata tregojnė se janė besa, bujaria dhe sakrifica, gen e shqiptarėsh, sot arsye pėr tė argumentuar se pse ndodhi kjo e mirė e madhe, qė tė gjithė ēifutėt qė u strehuan nė Shqipėri shpėtuan.


Veprimtari i dalluar Sejdi Hysenaj dhe eksperti amerikan Daniel Server,
Drejtor i Nismės pėr Ballkanin nė Institutin Amerikan tė Paqes.

Janė njė sėrė aktivitestesh, nga Tirana, Izraeli, e deri kėtu nė SHBA-sė. qė zhvillohen pėr tė treguar kėtė akt historik. Ekspozita dje erdhi nė zemėr tė Amerikės, kryeqytetin e SHBA-sė, Washington Distrikt Columbia, nė Qendrėn Komintare tė Hebrejve, ku u hap ekspozitėn me titull "Shtėpia e Zotit" - "God's House". Ekspozitė kjo qė nėpėrmjet materiailve fotografike tė Norman H. Gershman, tregon shpėtimtarėt shqiptarė tė Holokaustit, duke folur sėrish pėr shpėtimtarėt, kryesisht disa familje muslimanė shqiptarė.

Komuniteti hebre i Washingtonit, Virxhinias e Merilandit, ka mirėpritur prej 2 gushtit, ditėn e martė ekspozitėn "Besa, njė kod nderi - shqiptarė qė shpėtuan hebrejtė gjatė holokaustit" dhe do tė jetė e hapur nė Distriktin Columbia, nė Washington, Qendra Kumintare Hebrejve.


Sejdi Hysenaj dhe ciceronja e ekspozitės e cila tregon se Mbreti Zog,
i cili mbretėroi nė Shqipėri nga viti 1928 deri mė vitin 1939, shpėtoi
familjen Weizmann dhe 200 familje tė tjera hebrenje, gjatė vitit 1938,
kur ndiqeshin nga gjermanėt.

Oratorėt dhe ciceronėt, si dhe organizatorėt nė njė konference shtypi pohuan se hapja gjatė kėtyre ditėve tė ekspozitės, ka si qėllim qė tė njohė komunitetin hebre tė kėtyre shteteve me rolin e jashtėzakontė tė shqiptarėve pėr shpėtimin e hebrejve gjatė Holokaustit. Ekspozita flet qart se shpėtimi ka ardhur nga zbatimi i kodit shqiptar tė nderit, i njohur si "Besa". Nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore kishte afro 200 hebrej qė jetonin nė Shqipėri, ndėrsa nė fund tė luftės, afro 2.200. Ata u strehuan dhe u shpėtuan nga katolik, ortodoks dhe mė sė shumti nga muslimanėt shqiptarė. Askush nga shqiptarėt, nė Shqipėri, qoftė kėta, tė krishterė, ortodoks apo musliman, nuk kan dorėzuar askėnd, tregojnė faktet.

Ekspozita nė fjalė ėshtė e njėjta qė ka udhėtuar nga Yad Vashemi, nė Jeruzalem, Izrael, drejt Shteteve tė Bashkuara pėr nder tė Ditės Ndėrkombėtare tė Kujtesės sė Holokaustit, nė New York, nė fillim tė janarit 2008. Aty janė dokumentuar 63 familje shqiptare, tė cilat janė nderuar me titullin e ndershmėrisė. Fotografi amerikan ka fotografuar familjarėt qė janė gjallė apo trashėgimtarėt e atyre qė kanė kontribuar pėr shpėtimin e hebrejve. Dhe ka intervistuar ata gjatė disa udhėtimeve qė ka bėrė ai nė Shqipėri e Kosovė.


Bashkėshortja e ambasadorit Sallabnda, Avni Mustafaj,
Sejdi Hysenaj, ambasadori Sallabanda, Majlinda dhe Arijan Myrto

Ekspozita, fokusohet mbi shumė shqiptarė muslimanė tė njohur mė parė si "Tė drejtė, ndėr gjithė kombet"- nderi mė i madh i qėndrės sė holokaustit - pasi rrezikuan jetėn e tyre pėr tė shpėtuar hebrejtė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ekspozita me titullin "BESA: Njė Kod Nderi - shqiptarėt muslimanė tė cilėt shpėtuan hebrejtė gjatė holokaustit" eshtė njė koleksion fotosh nga fotografi amerikan Norman Gershman myslimanėve shqiptarė dhe familjeve tė tyre tė shoqėruara sejcila prej tyre me dixhitura.

Kuratori Norman Gershman, fotograf amerikan, autori i kėtyre ekspozitave, tha se edhe vetė Mbreti Zog i cili mbretėroi nė Shqipėri nga viti 1928 deri mė vitin 1939, shpėtoi familjen Weizmann dhe 200 familje tė tjera hebrenje, gjatė vitit 1938, kur ndiqeshin nga gjermanėt. Pėr shekuj me radhė shqiptarėt kanė qenė drejtuar nga njė kod i Kanunit, i quajtur "Besa" – e cila do tė thotė se fjala e dhėnė, do tė bėhet ajo qė ėshtė thėnė. Nė sajė tė kėtij kodi shqiptarėt kanė shpėtuar tė gjithė ato familje hebreje qė ranė nė besėn e tyre dhe kėrkuan mbrojtjen e jetės sė tyre, tha kuratori Norman Gershman, fotograf amerikan, autori i ekspozitės me titullin "BESA: Njė Kod Nderi - shqiptarėt muslimanė tė cilėt shpėtuan hebrejtė gjatė holokaustit"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara