HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Libri i parė me poezi "Kėngė nė Heshtje" i Agron Selės

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Pėr kėta krijues, "Poezia nuk ka moshė" ajo ka vetėm ditėn kur poeti delė para opinionit me krijimtarin e tij

NEW YORK CITY: Poetėt nė mėrgim, por edhe nė Shqipėri, Kosovė e viset e tjera shqiptare, botojnė poezitė e tyre, plot ndjenjė dhe ritėm, pavarėsishtė, vendit, kohės, por, ajo ēka ėshtė me e rėndėsishme edhe moshės sė tyre tė re, apo nė moshė. Pėr kėta njerėz krijues, "Poezia nuk ka moshė" ajo ka vetėm ditėn kur poeti delė para opinionit me krijimtarin e tij.

Njeri prej tyre, qė plotė modesti nuk pranon t'a quaj veten "poet", ėshtė edhe emgranti dibran i cili ka qėnė ish student i Universitetit tė Prishtinės, dhe vetėm demostrat studentore tė 1981, kundra rregjimit serb, nė Kosovė, 27 vjetė mė parė e kanė detyruar tė marrė rrugėn e kurbetit, e tė vendoset nė SHBA-sė, ai ėshtė Agron Sela.

Agroni, sapo ka botuar librin me poezi tė cilin e ka titulluar "Kėngė nė Heshtje". Tė ēuditė ndrojtja dhe theshtėsia e tij - kur ai kolegėve dhe miqve tė tij gjatė njė promovimi tė tre librave tė dy shkrimtarve shqiptarve amerikanė do tė "shkepte" edhe librin e tij me njė autograf.

Nė parathenjen e kėtij libri, shkrimtari Ramiz Gjini shkruan se "Ėshtė njė guxim i ēartur prej poeti tė vėrtetė, tė marrėsh pėrsipėr tė shkruash poezi nė njė kohė si kjo e jona, ku letėrsia, e sidomos ajo shqipe, po mbytet nga fryma e njė bote komerciale dhe tė egėr, nga indiferenca dhe shpėrfillja, qė nganjėherė, pėr ēudi, shkon gjer nė tallje.

Mirėpo, soj i poetėve, i atyre poetėve qė e kanė krijimtarinė dhimbje dhe shqetėsim, nuk jeton dot pa hedhur nė letėr, njė ndjenjė, njė mendim pirat, njė shqetėsim njerėzor, apo njė figurė, imazhi i sė cilės, mund tė tė ngelet nė mendje, mbase pėr gjithė jetėn.

Nga njė soj i tillė ėshtė edhe poeti Agron Sela, poezitė e tė cilit, tė them tė drejtėn, i mora nė dorė me njė lloj skepticizmi, por, qė mė befasuan, qė nė vargjet e para. Unė nuk marr pėrsipėr tė bėj kėtu komente tė gjata, pasi poezia, madje arti nė pėrgjithėsi, gjykohet mbi bazėn e eksperiencave individuale.

Kėshtu, lexuesi i kualifikuar, ai lexuesi individual dhe jo kolektiv, qė e pėlqen artin poetik, qė e ndjen atė me shpirt dhe mendje, do tė jetė nė gjendje ta kuptojė se poezia e poetit Agron Sela, ėshtė nė rrugė tė mbarė. Ai do tė

kuptojė, qė kjo lėndė poetike, nuk ėshtė mbrujtur, nė njė segment tė shkurtėr kohor, por ėshtė njė varg i gjatė sprovash e pėrpjekjesh pėr ta gjetur e thėnė fjalėn e menēur, fjalėn qė di tė prekė telat e shpirtit, kur "Tina elegante", edhe pse ėshtė njė punėtore e thjeshtė, kalon pranė poetit duke ecur si njė princeshė dhe kur ikėn, bashkė me aromėn e parfumit tė saj, lė pas edhe poezinė.

Edhe pse ky ėshtė volumi i parė poetik, qė i shkon lexuesit nė dorė, jam i bindur, qė autori, ka shkruar ndoshta, qysh nė rininė e tij tė hershme, kur ka filluar tė ndjejė e kuptojė, qė jeta nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė vetėm njė nėnė e dhembshur, por ėshtė edhe njė njerkė e pashpirt dhe se duhet jetuar duke ia shfletuar me gishta pejzat, duke e prekur me mollėza ēdo ditė, duke ndjerė gjer nė kockė vuajtjen dhe mungesat, duke provuar vetminė, mėrzinė e thellė, ēastet e gėzueshme dhe ato tė hidhurat." - shkruhet nė parathenjen e librit me titull "Kėngė nė Heshtje"


POEZI NGA AGRON SELA

NJĖ FILXHAN KAFE

Mėngjezi ende fėrkon sytė.
Aromat e tua
Mė hapin dritaren,
Qė tė shoh buzėqeshjen
e ditės
Duke ēelur si manushaqe
Vargun tim tė mbėrdhirė
Nga cikma e jetės.

TĖ PRES

Qė atė ēast qė u largove
Zemra ime ravgon
Si tė jemė
Plagosur nė betejė.
Sytė e mi dritė mbyllur
Si dy yje tė harruar
Tė presin pėr t'i ndritur.

E DASHUR

Si flutur mbėshtet kokėn
Nė petalet e zemrės sime.
Gonxhe e kurorės sė bukurisė,
Pėrqafon buzėqeshjet
E shpresės sime
Me syt' e zjarrtė tė dashurisė.
Ashtu, e brishtė
Si lulekuqe flakėruese.
Puthja ime e kallur
Si llava e vullkanit
Rrjedh trupit tėnd,
Qė tė ndezė zjarrin e dėshirės
Nė shtegun e dashurisė.

PAQE

Edhe pse nata ėsht'
e heshtun,
E qetė, pa zhurmė,
S'ėshtė paqe.

VETMI MAGJISTRICĖ

Kam ftohtė,
sa tė gjitha zjarret e kėsaj bote
s’do tė mė ngrohin dot.
Nėn rrezet e tė gjithė diejve,
prapė s’do tė ndieja ngrohtė.
Kam ftohtė,
edhe pse s’dridhem,
unė sėrish kam shumė ftohtė.
Vetmia mblodhi tek unė
tėrė ajzbergėt qė ka kjo botė.
Kam ftohtė,
i gjithė trupi mė dridhet,
brenda, thellė nė shpirt.
Por unė do i vras acaret
dhe vetminė magjistricė.

THIRRJE PĖR PAQE

Sa orė, sa ditė, sa vjet, sa shekuj
kemi qė thėrrasim pėr paqe
por njerėzit e luftėrave nuk na dėgjojnė,
se ngushticat e errėta tė shpirtrave tė tyre
nuk mund t’i kapin thirrjet nė jehonė.
Sa shekuj kemi qė thėrrasim pėr paqe,
tė gjithė ne thėrrasim, ata s’na dėgjojnė.
janė krismat e armėve,
britmat e viktimave,
tingėllimat e monedhave
qė s’i lėnė tė na dėgjojnė...
Sa shekuj kemi qė thėrrasim pėr paqe?!
Sa shekuj kemi qė ata s’na dėgjojnė?!
Poezi nga Arjana Tollja
Njė zė vibron tej,
pejzave tė errėsirės
Nga ku rreket tė shfaqet
Njė agullim mėngjezi.

FJALA E NĖNĖS

Eca qė nė gjenezė,
Si buzėqeshja e diellit n'agim;
Dijet tė gjejn' strehė,
Nėpėr motet e zbehta,
djal' im.
Mua, qė mėkova ungjijtė,
Kush ma vodhi perėndinė?

FOTOGRAFIA

Ti iu shmange aparatit
fotografik
Nga pėsh-pėshet e njerėzve,
Por nga albumi i shpirtit im
S'mundesh me ik.
Sėrish ta shoh
Buzėqeshjen nė buzė
Si dielli nė perėndim
Dhe mė kujton kohėn
Kur vrapoje drejt meje.
Do ia zbath kėpucėt kohės
Qė vrapi i saj tė ndalet
Nė rininė e bukur.
Sepse ende mė don e tė dua.

VJERSHAVE

Sa netė mbeta pa gjumė
Dhe i lodhur.
Desha tė rriteni tė bukura,
Tė mira.
Lodhjen e munda
Me buzėqeshjen tuaj.

KUR TĖ SHOH

Kur tė shoh,
Zemra ime si deti me tallaz
Pėrplas valėt
Nė gjoksin tim-shkėmb.
Sepse ti s'je veē dita me diell
Por je dhe stuhia.

PEIZAZH VENDLINDJE

Moti shėndrit qeleshet
e maleve
Pėr tė ndezur dritėn e kohės,
Kėnga pėrqaf cicėrimat e
zogjve,
Lumejntė mbledhin rrėket' e
borės.
Ret' e zeza largohen dhe
Acarit tė gjatė i kėputen kėmbėt;
Ninullat nėpėr djepa rrallė
dėgjohen,
Nė votrėn pa rini, jeta
rrudhet.

VAJZĖS

Me gjuhėn e ambėl
Qė mė pėrqafoj nėna,
Si kristal tė pastėrt
Nė votrat tona;
Nga fjala e saj
Emnin ta zgjodha Bija ime, Bora.

DITA E VERĖS

Ejani tė kremtojmė
Ditėn e Verės!
Buzėqeshjen e kryemotmotin
tone,
Festėn qė i kėndon jetės
Me bukurinė qė s'perėndon.
Mbledhim lulet e para
Tė gėzuar, nė muajin abib
Ku motit i ēelet dera.
E stolisur me ēdo pip.



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara