HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Topi i bėri thirrje OKB-sė tė pranojė anėtare me tė drejta tė plota Republikėn e Kosovės

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Presidenti Topi nė debatin e Pėrgjithshėm tė Sesionit tė 63-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė

UNITED NATIONS NY: Nė ditėn e tretė, tė debatit tė pėrgjithėshm tė sesionit tė 63-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, zoti Bamir Topi, mbajti fjalimin vjetor nė emėr tė shtetit shqiptar. Presidenti Bamir Topi, i cili ndodhet kėto ditė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė krye tė njė delegacioni zyrtar, pėr tė marrė pjesė nė debatin e pėrgjithshėm tė sesionit tė 63-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, sot, mori fjalėn nė seancėn e posaēme tė debatit tė pėrgjithshėm, ku kreu i shtetit ju drejtua tė pranishmėve pėr herė tė parė nė kėtė veprimtari tė pervitshme, me mė shumė se gjysmėn e fjalimit pėr pavarėsinė e Kosovės.

Presidenti Topi nė OKB

Eshtė hear e parė nė historinė e shtetit shqiptar, prej kur ai u bė anėtarė me tė drejta tė plota, qė njė pėrfaqėsues i lart i shtetit shqiptar, tė flasė kaq gjatė pėr Kosovėn. Dhe ėshtė hear e parė qė njė grup vatranėsh, (Musli Mulosmani, Zef Balaj, Agim Rexhaj, Majlinda Myrtaj) merr pjesė nė njė seancė tė till kur flet pėrfaqėsuesi i shtetit shqiptar.

Presidenti Topi nė OKB

Nė fjalėn e tij presidenti Topi nė fillim foli edhe pėr rugėtimin e Shqiperise ne strukturat euro-atlantike, vizioni dhe bashkėpunimi i saj me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe organizma tė tjerė ndėrkombėtarė. Kreu i shtetit foli edhe pėr kontributin e vendit tonė nė luftėn globale kundėr terrorizmit.

Presidenti Topi nė OKB

Ndėrsa Kosova ishte pjesa mė e gjatė dhe pjese e rendesishme ne fjalimin e presidentit shqiptar, pasi edhe nė kėtė sesion tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, presidenti i Republikės sė Kosovės, zoti Fatmir Sejdiu, dhe ministri i jashtėm zoti Skender Hyseni, megjithse morėn pjesė nė kėtė seancė, nuk kishin tė drejtė fjalė. Qendrimi i zotit Topi pėr Kosoven u fokusua nė ndėrtimin e shtetit mė tė ri nė Ballkan.

Presidenti Topi nė OKB

Prandaj Kosova, tha Presidenti Topi, ky realitet i ri politik, ekonomik dhe social, meriton plotėsisht tė jetė sa mė parė anėtar i Organizatės sonė tė Kombeve tė Bashkuara. Ju bėj thirrje tė pranoni me realizėm kėtė zhvillim tė pakthyeshėm duke e njohur dhe e mbėshtetur Republikėn e Kosovės.

Presidenti Topi nė OKB

Shqipėria i kushton njė vėmendje tė veēantė forcimit tė marrėdhėnieve shumėpalėshe rajonale. Ajo nxit seriozisht procesin e bashkėpunimit rajonal duke qenė pjesėtare aktive nė tė gjitha nismat qė veprojnė nė rajonin e Europės Juglindore. Ky angazhim po i shėrben promovimit tė fqinjėsisė sė mirė, forcimit tė sigurisė, ndėrtimit tė besimit mes vendeve tė rajonit, stabilitetit si dhe integrimit tė plotė tė tė gjitha vendeve tė rajonit nė strukturat euro-atlantike. Sfida tė tilla si lufta kundėr terrorizmit, krimit tė organizuar, pėrhapjes sė armėve dhe menaxhimi i kufirit kanė karakter ndėrkufitar dhe mund tė pėrballohen vetėm me veprime, nisma e angazhime tė pėrbashkėta. Ne do tė vazhdojmė tė luajmė tė njėjtin rol konstruktiv pėr tė mirėn tonė dhe tė tė gjithė rajonit.

Presidenti Topi nė OKB

Shqipėria e konsideron krijimin e shtetit tė pavarur e sovran tė Kosovės si ngjarjen historike dhe zhvillimin mė tė rėndėsishme politik tė kėtij fillim shekulli nė rajonin tonė. Kosova e pavarur dhe demokratike, e orientuar drejt integrimit euroatlantik, ėshtė zgjidhja mė e drejtė dhe mė e qėndrueshme, pėrbėn simbolin e investimit mė tė suksesshėm tė komunitetit ndėrkombėtar drejt zbatimit tė shtetit tė sė drejtės, pėr stabilitet, paqe aftgjatė e zhvillim nė Ballkan e mė gjerė.

Presidenti Topi nė OKB

Pavarėsia e Kosovės e ēliron pėrfundimisht kėtė pjesė tė Evropės nga makthi i luftės, i konflikteve ndėretnike, i spastrimeve e gjenocidit etnik, pėrmbush dhe respekton vullnetin e lirė tė njė populli pėr t’u shkėputur nga zgjedha politike, nga padrejtėsia historike, nga pamundėsia pėr zhvillim. Kosova nuk udhėhiqet mė nga Jugosllavia e dėshtuar, as nga jugosllavėt e rinj tė moderuar, por nga parimet e Evropės sė civilizuar dhe tė OKB-sė sė universalizuar.

Presidenti Topi nė OKB

Shqipėria ka inkurajuar dhe inkurajon popullin dhe Qeverinė e Kosovės nė pėrkushtimin e tyre pėr ndėrtimin e njė shoqėrie demokratike dhe shumėtnike ku, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, ēdo banor i saj e ndjen veten qytetar tė lirė nė shtėpinė dhe pronėn e tij. Kushtetuta e re e Kosovės dhe Paketa Ahtisari pėrmbush standartet mė tė larta tė tė drejtave tė njeriut dhe ofron mbrojtje tė gjerė pėr tė gjithė komunitetet qė jetojnė nė Kosovė, nė veēanti, pėr serbėt e Kosovės.

Ne jemi tė bindur se, nė vijim tė udhėzimit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, do tė ndėrmerren tė gjitha veprimet e duhura pėr pėrfundimin, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, tė rikonfigurimit tė pranisė sė OKB-sė dhe shtrirjen e Misionit EULEX nė tė gjithė territorin e Kosovės, duke shmangur kėshtu ēdo vakum pushteti, ēdo mbivendosje kompetencash dhe parandaluar ēdo tentativė regresive kundėr kėtij procesi euro-atlantik pavarėsisht nga dirigjohet ajo.

Shqipėria i konsideron tė pabaza pėrpjekjet pėr tė vendosur paralele midis Kosovės dhe rajoneve tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut. Argumente tė panumėrta historike, juridiko-kushtetues, politike, demografike, etj., dėshmojnė se rasti i Kosovės ėshtė unik, sui generis, dhe zgjidhja e zbatuar pėr tė ėshtė unike. Si i tillė, ai nuk shėrben, as nuk mund tė shėrbejė si model pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera as nė rajon, as jashtė tij.

Ēdo ndėrmarrje kundėr shėndoshjes sė shtetit tė Kosovės, politike, ekonomike, ushtarake apo diplomatike nuk ėshtė veēse pėrpjekje e pashpresė kundėr proceseve integruese, nė NATO e nė BE tė rajonit tonė, investim regresiv kundėr investimeve dhe progresit, pėr tė cilat kemi kaq shumė nevojė dhe aq mė pak, ajo nuk mund tė shitet si vlerė e Bashkimit Evropian. Ėndrrat historike nuk duhet tė errėsojnė vizionin pėr tė ardhmen.

Shqipėria ėshtė e bindur se njohja e shtetit tė ri tė Kosovės ėshtė nė interes tė Kosovės, tė Shqipėrisė, tė Serbisė dhe tė gjithė fqinjėve tė afėrt ose tė largėt tė saj, tė Evropės dhe tė hapėsirės mesdhetare.

Prandaj Kosova, ky realitet i ri politik, ekonomik dhe social, meriton plotėsisht tė jetė sa mė parė anėtar i Organizatės sonė tė Kombeve tė Bashkuara. Ju bėj thirrje tė pranoni me realizėm kėtė zhvillim tė pakthyeshėm duke e njohur dhe e mbėshtetur Republikėn e Kosovės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara