HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


U KREMTUA NĖ BOSTON 100-VJETORI I KRIJIMIT TĖ KISHĖS ORTODOKSE SHQIPTARE NĖ AMERIKĖ

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Presidenti Topi dekoron Kishėn shqiptare tė Shėn Gjergjit nė Boston me Urdhrin "Naim Frashėri" i Artė dhe Imzot Nolin, (pas vdekjes), me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”.

BOSTON MASACUSTES: Viti 2008 shėnon njė shekull nė punėn e apostolatės shqiptaro - orthodokse nė Amerikėn e Veriut. Pėr herė tė parė, kur u hap kisha e parė nė Boston, shėrbimet fetare u mbajtėn nė shqip pėr t'u shėrbyer tė krishterėve orthodoksė nė gjuhėn e tyre. Prifti ynė i parė dhe i paharruar, i cili mė vonė u bė hierark, Theofan Stilian Noli, filloi njė punė voluminoze tė jashtėzakonėshme e tė gjithėanėshme nė vitin 1908, qė i shėrbeu popullit nė SHBA-sė, dhe nė atdhe nė mėnyrė tė mrekullueshme.

Presidentėt, takim me shqiptarė

100 vjet mė parė, me kėtė kishė filloi njė erė e re, nė atė tė besimit tė krishter shqiptar orthodoks nė Amerikėn e Veriut.. Ky vit, ishte si pėrbetim i kėtyre shqiptarėve tė emigruar nė Amerikė nė kohė tė ndryshme, pėr tė thėnė se amaneti i Nolit dhe patriotėve e atdhetarėve tė tjerė, si: Faik Konica, Sotir Peci, Kol Tromara, Josif e Vasil Pani, Goni Katundi, Kristo Dako, P.N. Luarasi, K. Kirka, K. Demo, Koli Kristofori, Anthoni Athanasi, Llambi Misho, Nani Theodore, e qindra tė tjerė do ta shpien nė vend.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Viti 2008 ėshtė quajtur si viti kishės shqiptare - orthodokse nė Amerikėn e Veriut.. Ky vit, sipas kalendarit tė kėsaj kishe, filloi me 6 janarin, ditėn e shenjtė tė Epifanisė dhe Ujit tė Bekuar, e cila ėshtė, gjithashtu, dita e emrit dhe ditėlindja e Fan Nolit. Mė 9 mars, kjo kishė pėrkujtojė edhe bėrjen prift tė Fan Nolit dhe fillimin e misionit tė tij tė shkėlqyer si njeri i Kishės, burrė shteti, akademik, poet dhe patriot.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Marsi, po i kėtij viti qė e lėmė pas, ishte njė muaj i veēantė pėr kėtė kishė, pėrderisa ishte ky muaj i parė i pranverės, kur u hap kisha e parė nė Boston - Kisha e Shėn Gjergjit - shenjti mbrojtės i Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Nė muajin mars tė vitit 1965 Imzot Fan Noli mbylli sytė dhe u fut nė histori pėr arritjet e tij nė shumė fusha. Ndėrsa mė 4 maj, ditėn e Shėn Gjergjit, kjo kishė, do tė hapte njė ekspozitė speciale nė auditoriumin "Anton Athanasi" nė kėtė katedrale, qė do tė pasqyronte jetėn dhe veprėn e Fan Nolit dhe rilindasve.

Presidentėt, takim me shqiptarė

100 vjetori i Kishės Ortodokse shqiptare, nė SHBA-sė
Ēdo gjė qė lidhej me kėtė kishė dhe me kėtė vit qė mund tė quhet fare lehtė," Viti 2008 shėnon njė shekull nė punėn e apostolatės shqiptaro - orthodokse nė Amerikėn e Veriut", u bė mė 27 dhe 28 shtator, dje dhe pardje nė Bostonin Nolian. Me aktivitetin nė "Grand Gala" ne "World Trade Center" nė Boston dhe me mesėen finale nė katedralen Shėn Gjergji, komuniteti shqiptar i Bostonit, dhe grupe shqiptarėsh nga shtetet e tjera tė SHBA-sė, festuan me madhėshti 100-vjetorin e Kishės Ortodokse Shqiptare tė themeluar nga Fan Noli.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Tė krishterėt orthodoks e pėrkujtojnė dhe e festojnė kėtė shekullor, sė bashku me besmitarėt e tjerė shqiptar nė Amerikė, me pėrulje; duke kujtuar gjithėēka ka ndodhur mė pėrpara me shpresėn se i qėndrojmė besnikė aspiratave dhe nevijave tė brezave tė ardhėshėm, pėr shpėtimin e pėrjetėshėm tė tyre tė ushqyer nga besimi.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Morėn pjesė nė mbrėmjen e madhe festive me rastin e njėqind vjetorit tė themelimit tė Kishės Ortodokse shqiptare nė Boston nga Imzot Fan S. Noli rreth 1000 besimtarė shqiptarė, pėrfaqėsues kėta nga organizata tė komunitetit. Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, zotit Bamir Topi, i shoqėruar nga Zonja e Parė, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar. Ambasadori Shqipėrisė nė Uashington D.C, dr Aleksandėr Sallabanda, dhe ai nė Otava, ambasadori Besnik Konēi.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Morėn pjesė edhe njė pėrfaqėsi vatranėsh tė cilėt kishin udhėtuar nga Nju Jorku, me nė krye dy nėnkryetarėt, e Vatrės, dr Gjon Buēaj, dhe zotin Agim Rexhaj, anėtarėt e kryesisė, Zef Balaj, Majlinda Myrtaj, Arijan Myrtaj, Zef Pėrndocaj, Marijan Cubi, Sejdi e Zabit Bytyēi, dhe Agron Alibali. Stefan Koēi, kryetar i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, dega e Bostonit, Elmi Berisha e LDD-sė, dhe veprimtari Harry Bajraktari e kryetari i tė tre Besimeve fetare nė Shqipėri z Rasim Hasanaj, i ardhur enkas.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Lisa Mrijaj - shefe e Stafit e zyrės sė Bashkisė sė Yonkersit - Nju Jork me bashkėshortin e saj Tomė Mrijaj, Sekretar i Pėrgjithshėm i "Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit", autori i disa librave dhe publicist, i cili me rastin e kėsaj feste i dhuroi Presidentit Topi dhe Kishės Otrotodokse Shqiptare nė Amerikė, disa volume tė dy librave tė tij - njėri kushtuar Marie Shllakut dhe tjetri pėr Monsinjor Zef Oroshin bashkėpuntor i ngusht i Theofan Stilian Nolit.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Mirėseardhjen dhe duke bėrė prezantimin e tė ftuarve special tė mbrėmjes e bėri zonja Lauren Gregory, drejtuese e programit festiv, pėrgatitur me rastin e 100 vjetorit tė Kishės Otrotodokse Shqiptare nė Amerikė. Fjalėn e hapjes dhe foli pėr rėndėsinė e kesaj feste si dhe bekimin e darkės e bėri Bishop Nikon, Bishop i Bostonit, Nju England dhe Dioqezes Shqiptare.

Presidentėt, takim me shqiptarė

U egzekutua hymni kombėtar i SHBA dhe tė Shqipėrisė. Ndėrsa, pėr historinė e 100 vjetėve tė kėsaj kishe, foli zoti Michael Gregory. Gjithashtu, ka pėrshėndetur kėtė festė edhe Presidenti i R. Shqipėrisė z. Bamir Topi. Me kėtė rast, Kreu i shtetit dekoroi Kishėn e Shėn Gjergjit mė Urdhrin "Naim Frashėri" i Artė. Pas ekzekutimit tė himnit kombėtar dhe leximit tė dekretit pėrkatės nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Institucionit tė Presidencės, z. Aleksandėr Flloko, Presidenti Topi i dorėzoi Peshkop Nikonit dekoratėn e lartė me kėtė motivacion: "Pėr kontribut tė shquar nė Lėvizjen Kombėtare pėr fitoren e pavarėsisė dhe ndėrtimin e Shtetit Shqiptar, vatėr e pashuar e patriotizmit, e edukimit tė shqiptarė e pa dallim feje pėr ruajtjen e kulturės, traditave dhe dashurisė pėr Atdheun dhe Kombin, me aktivitet tė pandėrprerė pėr pėrparimin dhe prosperitetin e tyre".

Jim Belushi nė aktivitet me shqiptarė

Mė pasė e pėrshėndeti darkėn edhe Ylli i Hollivudit, aktori i famėshėm me origjinė shqiptare Jim Bellushi, i cili vinte enkas pėr kėtė kremtim nga Los Angelosi. Bishop Illa Katre, Philomelion dhe kryetar i Dioqezės Otrotodokse Shqiptare nė Amerikė, foli pėr Im Zot Nolin, aktivitetin dhe veprimtarinė e tij fetare , patriotike, adhetare dhe intelektuale.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Mbrėmja pėrkujtimore u pėrshėndet edhe nga aktori i famshėm amerikan me origjinė shqiptare, Xhejms Belushi. Njėhereshit, u dha dhe njė koncert festiv i grupit tė valleve nga Bostoni- Bashkimi si edhe koncert i grupit "The Madhouse Ensemble tė drejtuar nga John Keegan dhe Gjergj Trebicka nga DJ-George, po nėn shoqėrimin virtuozė tė pėr rreth 45 minuta, tė Xhim Belushit, i cili me koncertin festiv me muzik Xhaz, Folk, dhe Pop, ngriti nė kėmbė gjithė sallėn me interpretimin e tij plot pasion.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Sot, tė dielėn e fundit tė muajit, shtator,(28 shtator 2008), nė orėn 10:00 nė mėngjes, Katedralja e Shėn Gjergjit nė South Boston (SHBA) ishte e mbushur pėrplot me besimtarė shqiptarė ortodoksė, tė krishterėt, e myslimanėt, e bektashllinjt. Tė cilėt, ndoqėn edhe ata nė qetėsi procesionin e shėrbesės kishtare. Ėshtė njė shėrbesė jo e zakonshme—Celebrimi i Meshės Peshkopale tė organizuar nga At Artur Liolini, kancelari i kishės ortodokse tė Bostonit dhe e drejtuar nga Hirėsia e tij peshkopi Nikon Liolin dhe Hirėsia e tij peshkopi Ilia Ketri, nė pėrkujtimin e 100-vjetorit tė krijimit tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Nė pėrfundim tė vizitės sė tij nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė,zoti Bamir Topi, i shoqėruar nga Zonja e Parė, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar, bėri homazhe nė varrin e patriotit Fan S. Noli.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Nė praninė e drejtuesve tė Kishės Ortodokse shqiptare, si dhe tė bashkėatdhetarėve tanė qė jetojnė dhe punojnė nė Boston, po ashtu tė ardhur dhe nga qytete tė tjera tė SHBA-sė me rastin e 100 vjetorit tė Kishės Ortodokse shqiptare, Kryetari i Shtetit vendosi njė kurorė nė nderim tė thellė, mirėnjohje dhe respekt pėr veprėn e Fan S. Nolit.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Nė komunikimin me shqiptarėt e Amerikės, Kryetari i Shtetit shqiptar zoti Bamir Topi, falenderoi pėr mikpritjen, qė shqiptarėve nuk u ka munguar asnjėherė dhe qė i ėshtė dėshmuar edhe gjatė kėsaj vizite tė tij nė SHBA, nė vendin tė cilin shumė shqiptarė e kanė ėndėrruar dhe qė shumė tė tjerė e kanė bėrė realitet, nė vendin aleat tė Shqipėrisė, ku nė vitet mė tė vėshtira shqiptarėt kanė gjetur strehė. “Sot shqiptarėt nė SHBA janė bėrė ambasadorė tė vlerave dhe virtyteve kombėtare, tė traditės dhe kulturės sonė tė lashtė, duke qėndruar mjaft dinjitoz dhe kompetitiv”, - ka vėnė nė dukje Presidenti i Shqipėrisė zoti Bamir Topi.

Presidentėt, takim me shqiptarė

Historia
Themelimi i kishės sė Shėn Gjergjit ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme pėr komunitetin ortodoks shqiptar nė Amerikė. Kancelari i Kishės At Arthur Liolin nė komente qė i ka bėrė kėsaj ngjarje shprehet, se merita kryesore pėr kėtė gjė i takon Fan Nolit. "Vitet e para tė komunitetit dėshmuan demonstratėn rreth njė gojėtari tė flaktė dhe tė aftė, Fan S. Nolit, i cili filloi njė karrierė vėrtet tė paparė. I thirrur nė shėrbim tė Perėndisė, ai u shugurua prift mė 8 mars 1908 dhe themeloi katedralen e Shėn Gjergjit, si famulli tė dielėn e parė tė Ortodoksisė nė Boston. Kohėt kėrkuan pėrpjekje tė ngutshme pėr tė krijuar njė kishė qė t'u drejtohej emigrantėve shqiptarė nė gjuhėn e tyre, duke siguruar tekstet liturgjike dhe "duke ruajtur ndėrgjegjshmėrinė e parimeve si nė atdhe dhe vetėkėmbėnguljen e mėsuar kėtu nė Amerikė", thotė Liolini.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara