HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė natė e paharruar nė Boston - me aktorin shqiptar Jim Belushi

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Jim Belushi: "Jam shumė krenar qė jam shqiptar. Kam ardhur kėtu pėr ta treguar kėtė krenari dhe dėshiroj qė edhe shqiptarėt e tjerė ta shfaqin kėtė krenari, kudo qė shkojnė nė botė. Unė jam shqiptar

BOSTON MASACHUSTES: Kisha e parė orthodokse shqiptare nė Boston - Amerikė, - Kisha e Shėn Gjergjit, nė kremtimin madhėshtor tė 100 - Vjetorit tė saj, e dekoroi aktorin e famėshėm tė Hollivudit, Jim Belushi (Xhim Bellushi), me motivacionin “Pėr kontributin e lartė, qė me emrin e tij si shqiptar - ka bėrė nė prezantimin e vlerave kombėtare, teksa ėshtė prezantur, se ėshtė shqiptar”. Njohja me emrin e tij si aktor me origjinė shqiptare, bėhet shkak dhe i meritave tė tij tė konsiderueshme, pėr zhvillimin e kulturės dhe tė artit shqiptar, nėpėrmjet prezantimit tė tij prej nga e ka origjinė shqiptare.

Jim Belushi nė aktivitet me shqiptarė

Kėtė, ai e ka bėrė sa herė ėshtė pyetur nga gazetarėt amerikan, nė mbarė opinionin Amerikanė, duke treguar origjinėn e tij se vjen nga rrėnjėt shqiptare me baba e nėnė shqiptare. James (Jim) Belushi ka lindur nė 15 Qershor 1954 nė Chicago. Jimi ėshtė i lindur nga prindėr shqiptar; i jati, Adam (Adem), emigroi nė Amerikė, kur ishte 16 vjeē, ndėrsa e jema, Anjeza, ka lindur nė Amerikė nga prindėr shqiptar.

Jim Belushi nė aktivitet me shqiptarė

Kjo dekorat iu dha aktorit tė njohur me origjin shqiptare Xhim Belushi, i ftuar special nė pjesėmarrjen e mbrėmjes festive me rastin 100-vjetorit tė Kishės Ortodokse Shqiptare, tė themeluar nga Theofan Stilan Noli. Rėndėsia e kėsaj dekorate, qėndron nė faktin se ky ėshtė ndėr tė vetmit aktori mė i madh me origjinė Shqiptare, nė Amerikė, qė njihet deri mė sot , dhe ai nuk e ka mohuar asnjėherė origjinėn e tij - Shqiptare.

Jim Belushi nė aktivitet me shqiptarė

Pra, nė koleksionin e tij tė madh prej dekoratave, ēmimeve dhe vlersimeve qė ka marrė deri tani Ylli i Hollivudit, aktori me origjinė shqiptare Jim Belushi (Xhim Bellushi), aktor, komedian dhe njė aktor i shquar i muzik-hollit, ka nė kėtė koleksion dhe kėtė dekoratė, tė dhėnė nga shqiptarėt e Amerikės. Dekoratė, kjo e cila ėshtė dekorata mė e lartė e dhėnė deri tani, nga bashkėvendasit e tij nė Amerikė. Kjo ėshtė njohja e parė qė kjo pjesė e bashkėsisė shqiptare nė SHBA-sė, i bėnė kėtij aktori me origjinė shqiptare, nga shqiptarėt tė herėshėm e tė rinjė.

Jim Belushi nė aktivitet me shqiptarė

Vizita e Jim Belushit nė Shqipėri

Nė prezantimin e tij nė "Grand Gala" nė "World Trade Center" nė Boston, ai floli me kėnaqėsi tė madhe pėr vizitėn e parė tė tij me tė atin nė vendlindje. Ai tha se "kur isha nė vendlindjen e babait, Shqipėri, nga tė gjitha anėt shikoja si nė pasqyrė figurėn time, tė gjithė mė dukeshin tė njėjtė si unė". Gjatė vitit 1995 aktori i njohur, sė bashku me djalin e tij dhe babanė (siē tregoi Xhimi gjatė marrjes sė dekoratės, vizitoi pėr herė tė parė vendorigjinėn e tij. "Babait tim, tha ai i kishte hyrė nė palcė frika nga rregjimi i Enver Hoxhės", niset pėr nė vendin e orgjinės - vendin e tė parėve tė tij me ftesė tė ish-presidentit tė parė nė demokraci shqiptar, zotit Sali Berisha, aktualisht kryeministri i Shqipėrisė".

Jim Belushi nė aktivitet me shqiptarė

"Pasi na u rezervua njė pritje e madhe - shtruar deri tek "red carpet" - "qylymat e kuq", Jimi, tregoi se si ai dhe babai i tij u suprizuan nga pritja qė i bėri ish-presidenti Berisha, dhe stafi i tij 13 vjet mė parė. Presidenti, i atherėshėm Sali Berisha, rrefehet Jim, na tregoi arritjet, tė cilat kishte deri atėhere Shqipėria, tha Belushi. Nė fund tė kėtij takimi tha Jimi, me presidentin Berisha, ai e pyeti babain tim tė na thoshte diēka...!?, babai "shtagu"..., tha Belushi, dhe nuk fliste mė. Unė e pashė se babai ishte ende i "friksuar" nga ato ēfarė kishte dėgjuar pėr ish-rregjimin komunist tė Enver Hoxhės, dhe i thashė me shumė kurajo, folė baba se nuk ka mė komunizm kėtu nuk tė fut mė njeri nė burg".

Jim Belushi nė aktivitet me shqiptarė

I ftuar i posaqėm i mbrėmjes, sė 100 Vjetorit tė kishės, ishte aktori Jim Belushi, i cili pėrshkroi me nota komike vitet e rinisė nė familjen e tij shqiptare. Kujtoi edhe gatimin (byrekun, bakllavanė, dhe turshitė), zakonet e bukura shqiptare tė pritjes, bujarisė e respektit familjar, dhe lavdėroi shumė gruan shqiptare. Nėna ime - ose "Nani", nis tė interpretonte e tregonte Jim, nuk dinte anglisht, por kishte mėsuar nja dy fjalė sa pėr "bela", tha ai. Kur donte t'i mbyllte telefonin dikujt, i thoshte "Jim working"... dhe menjėherė ua mbyllte telefonin.

Jim Belushi nė aktivitet me shqiptarė

Duke bėrė humorin e tij me nivel tė lartė artistik, ai tregoi se nėna e tij ishte mėrzitur nga shoqėria e Jimit, me njė shok moshe, i racės sė zezė nė Ēikago. Sa herė qė bėnte telefon shoku i Jimit, ajo ia mbyllte telefonin. Njė ditė e pyeta Nanin, "A ka bėrė njeri telefon sot? Po mė tha nėna ! Jim tė "ka telefonuar Arapi ! Arapi! biri im". E qeshura mbėrriti kulmin nė sallė, kur Jimi tregoi, se e nėna e tij e mbyllte telefonin se shoku i tij ishte zezak, dhe arap quante zezakun shqip.

Jim Belushi ėshtė njė prej aktorėve tė preferuar nė film, televizion dhe nė teatėr pėr rreth njėzet vite. Njė aktor i shkėlqyeshėm nė rolet kryesore, si nė realizimet dramatike po ashtu edhe nė komedi. Gjithashtu Jim Belushi ėshtė njė interpretues i talentuar edhe nė muzikė "rhythm & blues". Tė gjithė talentin e tij, ai do nxirrte nė skenė me njė pasion tė jashtėzakonėshme, pėrpara bashkėatdhetarve tė tij, tė cilėt sė bashku me Jim Belushin, e kthyen nė njė "koncert" madhėshtor preformancėn e Belushit. "Koncert" ky ku pėr minuta tė tėra, Jim Belushi mbajti mė kėmbė gjithė sallėn me interpretimin e tij, plot pasion e talent.

Jim Belushi nė aktivitet me shqiptarė

100 vjetori i kishės ortodokse u bė shkak pėr kėtė koncertė "tė madh" tė improvizuar - nė darkėn madhėshtore, duke shoqėruar aktivitetin nė "Grand Gala" nė "World Trade Center" nė Boston, nga rreth 1000 veta, pjestar tė komunitetit shqiptar i Bostonit, por edhe grupe shqiptaresh tė ardhur nga shtetet e tjera tė SHBA-se, pėr tė festuar sė bashku me madhėshti, 100-vjetorin e Kishės Ortodokse Shqiptare, tė themeluar nga Fan Noli.

Jim Belushi i dalluar si njė interpretues i talentuar edhe nė "rhythm & blues" muzikė, pėr mė shumė se treēerek ore, do tė elektrizonte sallėn e madhe tė Seeport, dhe do t'i ftone tė gjithė tė pėrfshiheshin nė etuziasimin e ritmin e muzikės qė ai po interpretonte, nėn shoqėrinė e Big Bendėnit lokal "The Madhouse Ensemble", tė drejtuar nga John Keegan dhe Gjergj Trebicka me DJ-George.

Jim Belushi flet eskluzivisht pėr gazetėn Bota Sot

Nė njė intervistė, tė shkurtėr pėr gazetėn tonė, ai foli me krenari pėr origjinėn e tij shqiptare. Pyetja ishte sesi ndjehesh Belushi me origjinėn e rrenjėve tė gjakut tė tij shqiptar? Belushi tha se :“Rrėnjėt e mia shqiptare shfaqen nė shumė drejtime. Etika e punės pėr mua ėshtė gjėja mė e rėndėsishmė nė jetė. Pastaj ėshtė familja, mbėshtetja e familjes dhe pėrpjekjet qė njerėzit e tu tė kenė sukses. Jam shumė krenar qė jam shqiptar. Kam ardhur kėtu pėr ta treguar kėtė krenari dhe dėshiroj qė edhe shqiptarėt e tjerė ta shfaqin kėtė krenari kudo qė shkojnė nė botė. Unė jam shqiptar.”

I pyetur nė fund se a mund tė shpresojmė se James Belushi, nė tė ardhėshmen do tė paraqitet edhe nė ndonjė realizim filmik shqiptar, duke portretizuar ndonjė nga personalitet e shquara shqiptare. Belushi tha se deri tani nuk kam ndonjė plan specifik, por nuk mund ta "perjashtojė njė ide tė tillė", i tha ai gazetės kombėtare tė pėrditėshmes Bota Sot.

Jim Belushi, aktori i madh hollivudian, deklaroi sė shpejti do tė vizitojė pėrsėri vendin e origjinės sė tij, Shqipėrinė. Ku ai do tė jetė nė krye tė njė fondi, qė kisha othodokse shqiptare nė SHBA-sė, ka mbledhur pėr t'jua dėrguar pėr fėmijėt e lindur me tė meta fizike e mendore, nė Shqipėri. Ndėrsa, nuk u pėrmend "alibia" e medias shqiptare, se ai shkon nė Shqipėri, edhe si autor i librit "Burrat e vėrtetė nuk thonė kurrė mė fal".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara