HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nju Jork: 80 vjetori i vdekjes sė emigrantit tė parė nė Ellis Island

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Duke kujtur kėtė datė, mėsojmė se nė njė mbrėmje tė kthjellėt nė vitin 1886, Koli Kristofori, ėshtė shqiptari i parė emigrant nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

QUEENS - NEW YORK: Njė grup irlandezėsh autentik, nga ata qė thirren selltikėt "Celtic", raca e parė irlandeze, u mblodhėn dje nė mesditė rreth varrit tė Annie Moore, e njohur kjo nė historinė e emigracionit nė SHBA-sė, si e para irlandeze qė emigroi nė Amerikė. Ceremonia, u zhvillua 80 vjet pas vdekjes se saj. Ajo ka hyrė nė librin e muzeut tė ishullit tė emigrantėve Elis Island, ishull qė ka "shumė probleme" pėr nga rėndėsia se kujt i takon si territor, pasi megjithse ėshtė shumė afėr Nju Jersit, Elis Island ėshtė pjesė e Nju Jorkut, sė bashku me statujėn e Lirisė.

Pėr irlandezen e parė qė shkeli nė Amerikė si emigrante, familja e saj me njė tubim pėrkujtimor shėnoi para varrit tė saj nė Quins (Queens) ditėn e emigrimit tė Iralandezve nė Amerikė. Mbas Annie Moore me miliona iralndezė do tė emigronin nė Amerikė, saqė mė pasė komuniteti irlandez, ėshtė sot nga komunitetet mė tė mėdhat nė SHBA-s. Mė shume sė 99 pėrqind e presidentėve amerkanė janė me origjinė nga Irlanda dhe Britania e Madhe.

Varri i emigrantes sė parė irlandeze, ėshtė i ndėrtuar sipas traditės sė banorve keltė (Celtic), njė varr karakteristik ky i mbuluar me njė pllakė tė madhe guri, mbi tė ėshtė i vendosur nė "kėmbė" njė kryq i madh me njė rreth dhe i lyer me bojė tė bardhė dhe bojė qielli. Annie Moore, ishte dhjetė vjeēe kur me prindėrit e saj mori rrugėn e emigrimit. Rrugė qė mė pas do t'a ndiqnin me miliona irlandezė tė tjerė dhe do tė shpėrndaheshin nė tė gjithė territorin e Amerikės.

Tek varri i Annie Moore, nė varrezat qytetare Calvary Cemetery nė lagjen Woodside (Queens), u mbjatėn fjalime komemorative, si dhe u lexua njė letėr, qė kandidati pėr president nga partia demokrate, senatori i Illinoisit, Barack Obama ua kishte dėrguar me rastin e kėsaj dite perkujtimore, komunitetit iralandez.

Simbas dokumentave tė gjetura nė librin e muzeumit tė emigrantėve, i cili ndodhet nė Elis Island, thuhet se Annie Moore, ishte nga qyteti Cork i Iralndės. Dhe erdhi kėtu fėmijė. Nė moshėn 17 vjeēe, u bė "me para" kur mbasi kishte kryer punėn e parė, kurseu dhe bleu njė gjerdan florri i cili kushtonte nė atė kohė 10 dollar, relike tė cilėn ajo e ruante deri nė ditėn e vdekjes. Annie Moore vdiq nė vitin 2006 dhe la pas vetes gjashtė fėmijė. Konsulli i pėrgjithėshėm i Iralndės Niall Burgess, tha dhe nė tubimin pėrkujtimorė nė Queens, se ajo u bė shumė shpejt "shtėpia" e emigranteve tė tjerė Iralandes, tė cilėt me pase u shpėrndan anemban SHBA-sė.

Koli Kristofori , shqiptari i parė qė emigroi nė Amerikė:
Duke kujtur kėtė datė, mėsojmė se nė njė mbrėmje tė kthjellėt nė vitin 1886 Koli Kristofori, ėshtė shqiptari i parė emigrantė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Sipas librit tė historisė sė emigrantėve shqiptarė nė Amerikė, thuhet se Koli Kristofori, nga Korēa, i zbriti "pamporit" ne limanin e Bostonitain nė njė kohė qė " nuk do t'a kishte menduar kurrė se bashkėsia shqiptare qė do tė lindte pėrmes tij nė Massachusetts do tė nxirrte prej vetes aq shumė patriotė."

Dhe se afro gjjysmė milioni shqiptarė do tė emigronin deri tani nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pra pėr ne shqiptarėt ėshtė viti 1886 - vit ky kur emigranti i parė shqiptar nė Amerikė, Koli Kristofori, mbėrrin nė Massachusetts. Mė 1892 - Koli Kristofori kthehet nė Shqipėri e u tregon bashkėfshatarėve tė tij pėr mrekullitė e "botes se re". Kthehet sėrish nė Boston me 17 shqiptarė tė tjerė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara