HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dy shqiptarė marrin titullin "Hero i qytetit" dhe ēmimin "Punėtori i Vitit" nė bashkinė e Nju Jorkut

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Endri Brahimaj dhe Izet Neljkovic; "Shpėtimtarėt e Jetės", dy emigratėt qė kanė rritur edhe mė shumė reputacionin e mirė tė shqiptarėve nė New York.

NEW YORK CITY: Dy puntorėt shqiptar tė njė pallati nė Manhattan - New York, qė tė dy emigrantė, njėri nga Elbasani dhe tjetri nga shqiptarėt e Malit tė Zi, Endri Brahimaj dhe Izet Neljkovic, pasi morėn muajin e kaluar titullin e nderit "Hero i Qytetit", u nderuan kėto ditė edhe me ēmimin mė tė lartė, qė ndan bashkia e Nju Jorkut, nė fund tė vitit; ēmimin " Building Service Workers of the Year" - " Punonėtori i Vitit". Kjo, pėr arsye se ata me 13 korrik 2008, kanė bėrė njė gjest tepėr njerėzor, nė momentin qė po digjej njė ndėrtesė 200 vjeēare nė pjesėn perendimore tė qyetetit, ata hidhen mes flakėve tė shpėtojnė jetėn banorve dhe tė njė gruaje, rreth tė 40 -tave, e gjendur e vetme nė mes zjarrit.

Ceremonia e dorzimit tė ēmimit "Punėtori i Vitit", u zhvillua nė Manhattan, dhe u drejtua nga legjenda e gazetarisė njujorkeze, Gabe Pressman dhe Jimmy Breslin. Ceremonia u sponsorizua nga sindikata e puntorėve Local 32BJ dhe u mbėshtet nga disa kompani njujorkase: Service Employees International Union (SEIU), Tishman Speyer, The Durst Organization, Vornado Realty Trust, Ogden Cap Properties, Cooper Square Realty and Stellar Management. Ndėrsa, u nderuan me kėtė rastė edhe 15 punėtorėt e vitit nė Nju Jork : Endri Brahimaj dhe Izet Neljkovic, James Gibbons, Carlos Pellecier, Pat Burns, Manuel Santana, Juan Cruz, John Simion, Alonzo Toney, Sean Tonti, Safeta Djesevic, Ursula Szewc, Frank Bellido, Curtis Hill, Moises Guimet, Bernard Speranza. Endri Brahimaj, 19 vjeē, nga Elbasani, emigroi nė Amerikė, sė bashku me familjen e tij para 12 vjetėve. Ata u vendosėn nė njė lagje tė Nju Jorkut, e banuar mė sė shumti nga emigratėt shqiptar. Ata janė banorėt e lagjes Ridgewood - Quins(Queens). Djali shqiptar, qė tashmė ėshtė bėrė shembull i qytetarisė sė Nju Jorkut, vazhdon interesimin qė pas pune tė vazhdojė studimet nė fushėn e manaxhimit tė biznesit.

Izet Neljkovic, 44 vjeē, erdhi pėr njė jetė mė tė mirė, nė Amerikė, duke lėnė pas njė nga viset shqiptare nė Mal tė Zi, Plavėn e Gucie-n. Erdhi kėtu dhe u vendos nė lagjen Astoria nė Quins(Queens) sė bashku me gruan, djalin i cili ėshtė tani 17 vjeē dhe vajzėn 7-tė vjeēe. Qė tė dy emigratėt shqiptar, mė 13 korrik, 2008, megjithse punonin nė njė ndėrtesė tjetėr, e cila ndodhej pėr karshi pallatit qė mori flakė, u "pėrlanė" me flakėt, vetėm pėr tė shpėtuar jetėn e banorve tė pallatit, tjetėr. Ku mė nė rrezik u tha se kishte qėnė jeta e njė gruaje, qė duhej ndihmuar pasi kishte mbetur e rrethuar e tėra nga flakėt.

Ngjarja: 13 korrik 2008, flaka e madhe nė pallatin 200 vjeēarė nė Manhattan. Me tė parė zjarrin nė pallatin pėr karshi, tė dy emigratėt shqiptarė, vrapuan dhe hynė nė pallatin qė po shkrumbohej nga flakėt. U bien tė gjitha zileve, dhe fillojn duke u bėrė thirrje njėrėzve tė dalin jashtė sa mė shpejt, se zjarri po kaplonte ndėrtesėn. Njė banore e kėsaj ndėrtese, ajo qė shpėtoi nga flakėt, ėshtė edhe Judith Rice, e cila nė momentin qė ndodhi gnjarja ishte duke pirė kafen, dhe dėgjuar radion kur dėgjojė zhurmėn e madhe, dhe nuk e kuptonte se jeta e saj ishte vėnė seriozisht nė rrezik.

Gjatė operacionit pėr shpėtimin e njėrzėve dhe shuarjes sė zjarrit, u mėsua se 8 zjarrėfikės dhe punonjės tė emergjėncės, u lėnduan dhe u shtruan nė spitalin mė tė afėrt St. Luke's-Roosevelt Hospital. Zjarri filloi nga ēatia dhe e pėrfshiu krejt ndėrtesėn, thanė hetuesit e kėsaj ēėshtje duke e dėmtuar mė shumė se 75 pėrqind tė ndėrtesės.

Gruaja,(Judith Rice) njė 40 vjeēare me profession producente, e cila e ka jetėn e saj tash - fal ndėrhyrjes sė guximėshme tė dy shqiptarve Izet Nelkovic, dhe Endri Brahimaj, ka thėnė se u gjenda nė njė moment tepėr tė rrezikėshim pėr jetėn time, pasi nuk dija asgjė se isha krejtėsisht e pambrojtur dhe e rrethuar nga flaka e tymi qė po mė afroheshin tek dera. Pas ndėrhyrjes sė dy shqiptarėve dhe nxjerrjes sė gjithė banorve nė rrugė, nė vend ngjarje ia mbrritėn forcat e policisė, shėrbimi i emėrgjencės dhe skuadrat e zjarrėfikėsve tė qyetit, duke shpėtua sė pari qytetarėt. Ata shumė shpjet, arritėn dhe e vunė nėn kontroll situatėn duke shmagur kėshtu njė katastrofė mė tė madhe, nė orėt e hershme tė mėngjesit, kur i gjithė pallati pothuajse ishte nė gjumė. Ngjarja e pėrshkua gjerėsisht pothuajse nga tė gjitha gazetat, radiot dhe televizionet lokale tė qytetit, tė cilat gjatė gjithė ditės transmetuan raporte tė drejpėrdrejta nga vendngjarja. Kjo ngjarje nga shtypi i Nju Jorkut, ėshtė pėrshkruar si rasti i parė nė historinė e Nju Jorkut, kur njė qytetar i saj arrin e futet pa qėnė detyr e tij - mes flakėve pėr tė shpėtuar jetėn e tė tjerėve duke rrezikur edhe jetėn e tij. Dhe kėtė e bėnė dy emigrantėt shqiptar, ata janė Endri Brahimaj dhe Izet Neljkovic, tė cilėt kryen njė akt tė lart qytetarie - kur njeriu vė veten nė rrezik dhe shpėton jetėn e njė njeriu tjetėr.

Gjesti i tyre ka prekur thell e ēuditur qytetarėt njujorkas, tė cilėt gjatė intervistave tė tyre i quajn dy emigrantė shqiptarė "Shpėtimtarėt e Jetės". Ngjarja duket se e ka rritur edhe mė shumė reputacionin i mirė tė shqiptarėve nė New York. Pėr kėtė arsye edhe Bashkia e Nju Jorkut, Ednri Brahimajn dhe Izet Neljkovic, iu dha titullin e nderit "Hero i qytetit", dhe u dha ēmimin mė tė lart qė ndan bashkia, nė fund tė ēdo viti; ēmimin " Building Service Workers of the Year" - " Punonėtori mė i Mirė i Vitit".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara