HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt katolik nė Amerikė festojnė Krishtlindjet

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Kėsaj rradhe nė tė gjitha urimet e mesazhet e tyre dominuan nė kėtė ditė tė shėnuar tė lindjes sė shpresės e tė forcimit tė besimit tek Zoti! dėshira pėr paqe, lumturi, dhe por edhe urime pėr Kosovėn e pavarur, e marrjen e ftesės pėr anėtarėsim tė Shqipėrisė nė Nato.

NJU JORK - DETROIT: Besimtarėt e krishterė kremtuan Krishtlindjet mbrėmė nė mesnatė, nė mbarė botėn. Kėtė festė e festuan edhe besimtarėt katolikė shqiptarė edhe nė SHBA-sė. Me rastin e kremtimit tė Festės sė Krishtlindjeve, udhėheqėsit shpirtėror tė komunitetit katolik, kanė dėrguar urime dhe shpėrndanė mesazhe, tek mbarė besimtarėt shqiptarė nė Amerikė, Kosovė, Shqipėri dhe viset shqiptare pėr rreth tyre. Kėsaj rradhe nė tė gjitha urimet e mesazhet e tyre dominuan nė kėtė ditė tė shėnuar tė lindjes sė shpresės e tė forcimit tė besimit tek Zoti! dėshira pėr paqe, lumturi, dhe por edhe urime pėr Kosovėn e pavarur, e marrjen e ftesės pėr anėtarėsim tė Shqipėrisė nė Nato.

Dom Ndue Gjergji dhe Dom Anton Kēira

Nė tri Kishat katolike shqiptare, mė tė njohurat nė SHBA-sė, u mblodhėn nė mesnatė dhjetramijėra besimtarė, pėr tė respektuar dhe kryer ritet e festės. Dom Ndue Gjergji famullitari i kishės Zoja Pajtore, Dom Anton Kēira famullitarė i Kishės Shėn Palit, dhe Dom Pjetėr Popaj, famullitar i Kishės "Zoja e Shkodrės", sė bashku me mijėra besmitarė katolik kremtuan Krishtlindjet, duke i kthyer ato nė njė fest madhėshtore tė paqes dhe tė jetės. Nata e Krishtlindjeve, mbrėmė ishte njė natė e veēantė, pėr tė gjithė besimtarėt e tė krishterė shqiptarė, nė tė gjithė SHBA-sė.

Meshtari dhe famullitari Dom Anton Kēira, i Kishės Katolike Shqiptare "Shėn Pali " nė Detroit - Miēigan u shprehu urimet mė tė mira pėr tė gjithė besimtarėt e tė krishterė shqiptarė nė Amerikė, dhe kudo qė ndodhen, pėrmes njė mesazhi dėrguar pėr Festėn e Krishtlindjes.

Nė mesazhin e famullitarit dom Anton Kēira, thuhet" Vėllezėr e motra nė kėtė vit, kemi pse tė gėzohemi se Kosova u bė e pavarur nga skllavėria shkullore e sllave. Nė kėtė vit edhe shteti amė Shqipėria mori ftesėn e pranimit nė NATO, dy ngjarje tė mėdha dhe me rėndėsi historike pėr shqiptarėt ku do qė janė.

Nė kėtė vit Krishtlindja, ceket nė mesazhin e tij do tė shėnohet nė njė atmosfer festive nė tėrė Kosovėn ,ku pa dallim edhe pse pjesa mė e madhe ėshtė ajo e fesė Islame, por kėtu shifet se edhe nė Kur-an gjinden vargjet e lindjes sė Krishtit, ku tė dy palėt do t'a festojnė kėtė fest si vėllezėr, dhe si kurr njė herė mė parė.

“Me rastin e festės sė madhe tė Krishtlindjes, Dom Anton Kēira, thotė nė mesazhin e tij ju uroj tė gjithėve pėrzemėrsisht ta gėzoni kėtė ditė tė shėnuar tė lindjes sė shpresės e tė forcimit tė besimit tek Zoti! dhe tek mesazhet qė kjo natė e shenjtė pėrcjell tek tė gjithė besimtarėt"

Dom Anton Kēira, thotė ndėr tė tjera se uroj qė Krishtlindja t’ju ketė gjetur me mė shumė paqe nė vetvete dhe devotshmėri e mirėkuptim njerėzor. Shėndet e mbarėsi pėr tė gjithė shqiptarėt kudo ku jetojnė e punojnė”!

Baft Krishti qė lindi pėr tė gjith njerėzit, tė jetojmė nė dashurin e tij dhe si tė till, do tė mundemi tė mbajme besimin, tė cilit i takojme dhe nė kėtė mynyrė do tė tregojmė se jemi bijėt e njė Zoti qė besojmė nė Tė. Me kėto dėshira t'ju dėshiroj tė gjithė atyre qė e pranojnė kėtė datė tė madhe historike, jo vetem pėr ne, por pėr mbar njerėzimin, qė drita e Krishtit le tė mbretėroi nė zemrat tuja.

Nė emėr tė famullise dhe nė emėr tė kėshillit tė kishės si dhe tė motrave tė nderit, tė Kishės Katolike Shqiptare Shėn Pali, nė Detroit, ju dėshiroj paqe, dashuri, razi, gėzimin dhe bashkim nė familjet tuja. Pėr shumė mot Krishtlindja dhe viti i Ri 2009, pėrfundon mesazhi tradiconal i Krishtlidjes nga Meshtari dhe famullitari Dom Anton Kēira, i Kishės Katolike Shqiptare "Shėn Pali" nė Detroit - Miēigan

Tė dashur vllezėr e motra shqiptar, iu ėshtė drejtuar nė urimin dhe mesazhin e tij dom Pjetėr Popaj, famullitari i Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja e Shkodrės" nė Nju Jork,"Nė kėtė kohė tė shenjt tė Krishtlindjes, ju deshiroj tė gjithė shqiptareve pa marrur parasysh se ēfar besimi paqen e Krishtit Foshnje.

Dom Pjetėr Popaj, thotė se kjo festė e dalluar pikėrisht pėr tė krishteret por edhe pėr ata qė besojnė nė njė Zot tė vetėm Ai i Lumi u bjen paqė e dashuri. Ai lind pėr tė prurė paqė krejt njerėzimit qė brohoritet me zėrin e Engjujve duke kėnduar "Lavdi Zotit nė Qiell e paqe njerzėve vullnetmir mbi tokė." Ai lind nė paqė, predikon paqėn dhe nė fund tė jetės sė Tij tokėsore duke vdekur nė kryq e len paqėn e vet duke thėnė, "Fali o At se nuk dinė se ēka bėjnė", dhe persėri kur ngjallet prej se vdekuri u paraqitėt apostujve duke thane," Paqja me ju." Edhe sot nė shekullin 21 mundohen fuqit shekullore me e asgjasuar Misterin e dashuris e tė paqės sč Zotit tė Mishėruar Ai prap lind nė zemra tona. A thue se Zoti nuk i njeh zemrat e njerzėve. Sigurisht qė po. Por lind pse i don. Zoti sillet me ne sikur prindėrit me fėmij tė vet qė edhe kur mėkatėrojnė kundra tyre gjithnjė i dojnė pse janė tė tyre. Gjithashtu ne jemi tė Zotit. Dhe pėr atė arėsye na ka krijua.

Nė fund tė urimit dhe mesazhti tradicional tė Festės sė Krishtlindjes, dom Pjetėr Popaj, ceku se kjo Festė e mrekullueshme na kujton se Zoti ka bėrė punė tė mėdha edhe ndėr ne si shqiptar, dhe ne duhėt ta falenderojmė pa pushuar qė ndėr shekuj na ka ruajtur si komb, tė dalluar pėr besnikėri e bujari, e kėto dy virtyte ndoshta kanė qenė edhe shpėrblim prej Zotit pėr tė pasur Gjergj Kastriotin, Skenderbe dhe shenjtreshėn Nėnen Tereze dhe pėr hir tė tyre Shqiperija me u ēlirua dhe mandej Kosova. Nė kėtė kohė tė shenjt tė Krishtlindjes tė falėnderojm kėtė Mbret tė Paqės dhe lutemi qė gjithė shqiptarve tu sjellė hir, bekim dhe bashkim me Zotin dhe me njėri tjetrin. Gėzuar Krishtlindja, pėrfundon mesazhi i dom Pjetėr Popaj, famullitari i Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja e Shkodrės" nė Nju Jork".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara