HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dita e Flamurit nė zemėr tė Bukureshtit

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri Viti 2008, sipas shefit tė diplomacisė shqiptare nė Bukuresht, ishte njė vit i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Samiti i Bukureshtit kurorėzoi pėrpjekjet tona pėr tė marrė ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO duke bėrė kėshtu realitet njėrėn pjesė tė ėndrrės euroatlantike shqiptare. Ngjarja mė e Madhe nė historinė moderne tė shqiptarėve ėshtė Pavarėsia e Kosovės. Shqiptarėt, sipas prof. dr. Xhelku Maksutit, nė tė gjitha kohėrat janė integruar nė mėnyrė tė pėrkryer dhe tėrėsore nė jetėn e shoqėrisė rumune, duke marrė pjesė nė tė gjitha evenimentet e saj, me lojalitet dhe besnikėri patriotike, me mirėnjohje pėr pėrkrahjen dhėnė Rilindjes Kombėtare, por sidomos nė shpalljen e Pavarėsisė shtetėrore tė Shqipėrisė, 96 vjet mė parė. Pėr fat tė keq, komuniteti shqiptar i Rumanisė e ndjen veten tė diskriminuar ngase u zėvendėsua me njė organizatė parazitare/joshqiptare, e udhėhequr nga njė person qė s'i pėrket etnisė shqiptare (Oana Manolescu), por qė ėshtė imponuar si deputet nė Parlamentin e Rumanisė nė emėr tė "minoritetit shqiptar".

Revista Shqiptari, ballina 2008

Nė Bukuresht, mė 20 nėntor 2008, Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė dhe redaksia e revistės Shqiptari, nė prani tė njė numri tė madh pjesmarrėsish nga komuniteti shqiptar, por dhe rumunė, arumunė, hungarezė, gjermanė, hebrenj, miq dhe dashamirės tė kulturės shqiptare, nė sallėn Dalles tė Universitetit Popullor tė Bukureshtit, organizuan njė manifestim tė denjė kushtuar 28 Nėntorit, Ditės Kombėtare tė Shqipėrisė. Ishin tė pranishėm autoritete institucionesh tė ndryshme, qeveritare, shkencore e minoritare, mass/media radio/televizive, pėrfaqėsues tė ambasadės shqiptare, veteranė tė komunitetit dhe studentė. Me kėtė rast, Shkėlqesia e Tij, zt. Dashnor Dervishi, Ambasador i Shqipėrisė nė Bukuresht, nė fjalėn e tij pėrshėndetėse theksoi se mė 28 Nėntor 2008, mbushen 96 vjet nga dita e shpalljes sė pavarėsisė tė Shqipėrisė. Kėtė pėrvjetor, populli dhe kombi shqiptar e pėrkujtojnė duke jetuar ēaste shumė tė rėndėsishme, politike, ekonomike dhe sociale. Sot, Republika e Shqipėrisė ėshtė shumė afėr realizimit tė objektivave tė saj strategjike dhe kombėtare. Shqipėria ka shėnuar progres tė dukshėm nė tė gjitha reformat e saj. Ajo forcoi institucionet demokratike dhe shtetin ligjor. Reformat zgjedhore dhe juridike po pėrparojnė me shpejtėsi, tė mbėshtetura nga njė konsensus i fuqishėm politik. Ekonomia shqiptare gėzon njė rritje me ritme nga mė tė shpejtat nė rajon dhe me potenciale tė mėdha pėr tė ardhmen.

Prof. Dr. Xhelku Maksuti

Viti 2008, sipas shefit tė diplomacisė shqiptare nė Bukuresht, ishte njė vit i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Sot, Shqipėria i pėrket grupit tė vendeve me tė ardhura mesatare dhe ėshtė njė Shqipėri krejtėsisht tjetėr. Qėllimet dhe aktiviteti diplomatik i Shqipėrisė ka qenė nė radhė tė parė i fokusuar drejt Brukselit, nė shtimin e kontakteve me NATO-n dhe Bashkimin Europian, duke pėrballuar me sukses dinamikėn integruese pėr t'i ofruar politikės shqiptare modele, standarde dhe programe zhvillimi pėr njė Shqipėri tė integruar. Nė Samitin historik tė Bukureshtit Shqipėria mori ftesėn pėr nė NATO, nėnshkroi ne korrik protokollin e anėtarėsimit dhe po pret ratifikimin e tij nga tė gjitha vendet anėtare me synim anėtarėsimin me tė drejta tė plota para Samitit tė Strasburgut. Samiti i Bukureshtit, siē pritej, kurorėzoi pėrpjekjet tona pėr tė marrė ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO duke bėrė kėshtu realitet njėrėn pjesė tė ėndrrės euroatlantike shqiptare. Shqipėria nė NATO do tė thotė Shqipėria demokratike e sigurtė dhe e zhvilluar. Ftesa nė Samitin e Bukureshtit dhe ngjarjet qė rrodhėn janė konfirmim i kėtyre arritjeve. Pėrpjekjet tona do tė vazhdojnė nė kursin e reformave pėr tė konsoliduar dhe zhvilluar mė tej tė gjitha standardet, kriteret dhe normat e njė vendi anėtar tė Aleancės sė Atlantikut tė Veriut.

Oana Manolescu - deputetja joshqiptare e shqiptarėve

Ngjarja mė e madhe nė historinė moderne tė shqiptarėve ėshtė Pavarėsia e Kosovės
Nė kėtė tubim madhėshtor, ambasadori shqiptar theksoi faktin se Ngjarja mė e madhe nė historinė moderne tė shqiptarėve ėshtė Pavarėsia e Kosovės. Pavarėsia e Kosovės u prit nga Shqipėria me gėzim dhe realizėm. Lufta e vazhdueshme qė shqiptarėt bėnė ndaj padrejtėsisė, ndaj dhunės dhe gjenocidit etnik, kalbėzimi i sistemit diktatorial jugosllav dhe angazhimi serioz i aleatėve euroatlantike kulmuan logjikshėm me shtetin e ri tė Kosovės. Ky realitet i ri gjeopolitik pėrfaqėson njė investim dyplanėsh. Sot, Kosovėn e kanė njohur vetėm 52 vende, me konsideratėn se asnjė prej kėtyre vendeve nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės si njė akt armiqėsie ndaj kombit serb apo si favor ndaj shqiptarėve. Kėto kombe e kanė njohur Kosovėn sepse janė tė bindura se kjo ėshtė rruga mė e sigurt pėr tė kontribuar nė stabilitetin e rajonit tė Ballkanit. Diplomacia shqiptare ka mbrojtur dhe do tė mbrojė, ka promovuar dhe do tė promovojė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Natyrisht, qėndrimi ndaj pavarėsisė sė Kosovės nuk kushtėzon qėndrimin e Shqipėrinė nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Ne pėrpiqemi t'i zhvillojmė kėto marrėdhėnie nė mėnyrėn mė miqėsore dhe ky ėshtė njė qėndrim i pandryshueshėm i politikės tonė. Pėr ne marrėdhėniet e fqinjėsisė se mirė me vendet e Evropės Juglindore mbeten prioritet i politikės sė Jashtme.

Tekst proteste

Duke bėrė fjalė pėr Bukureshtin si njė nga qendrat mė tė dashura tė historisė shqiptare ku u vendos shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė nėntor tė vitit 1912, Dashnor Dervishi potencoi faktin se Rumania si njė vend mik nė rajonin tonė, ka qenė dhe mbetet njė vend i vlerave me tradita tė lashta nė marėdhėniet e miqėsisė dhe tė bashkėpunimit me Shqipėrinė.. Me politikėn e saj konstruktive tė jashtme, ajo jep njė kontribut tė rėndėsishėm nė Rajonin tonė pėr paqen, stabilitetin dhe sigurinė. Antare e BE dhe NATO-s, Rumania mbetet jo vetėm njė aleat i sigurt qė mbėshtet unitetin e kėtyre organizatave, por edhe njė vend pa rezerva nė gjithėpėrfshirjen e Shqipėrisė dhe vendeve tė tjera tė Ballkanit Perėndimor nė strukturat euroatlantike, duke dhėnė kėshtu njė kontribut mjaft tė rėndėsishėm nė krijimin e njė zone tė sigurisė pėr vendet tona qė pėrfshihen nė hapėsirat nga Deti i Zi deri nė Adriatik. Rumania ka qenė dhe mbetet njė partner i rėndėsishėm i Shqipėrisė edhe nė pėrpunimin e politikave tė pėrbashkėta si nė proēeset e ngjashme politike e sociale qe dy vendet tona po kalojnė nė rrugėn konsolidimit tė reformave demokratike, ashtu edhe nė ato tė ekonomisė sė tregut. Nė volumin e shkėmbimeve ekonomike dhe tregėtare midis dy vendeve tona, megjithėse shifra le akoma shumė pėr tė dėshiruar, vihet re se vitin e fundit ajo ka kapėrcyer nė dyfishimn e saj. Shqiptarėt e Rumanisė dhe pavarėsia e Shqipėrisė nė 96 vjetorin e saj.

Shqiptari, faqe 8

Nė fjalėn e tij, Dr. Xhelku Maksuti, kryetar nderi i Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė, theksoi faktin se Komuniteti i Shqiptarėve tė Rumanisė me njė vjetėrsi prej mbi katėr shekuj nė tokėn rumune dhe me njė aktivitetit meritor nė lėvizjen e rilindjes kombėtare shqiptare, me kontribut tė veēantė pėr krijimin e kushteve pėr shpalljen e pavarėsisė, pavarėsisht nga lajthitjet e historisė, ka kremtuar pėr ēdo vit Ditėn e Flamurit Shqiptar. Kėtė vit mbushen 60 vjet nga riorganizimi i Komunitetit tonė nė Lidhjen Popullore tė Shqiptarėve tė Rumanisė, kur nė Bukuresht, nė ish/selinė ARLUS pėrballė ambasadės amerikane (strada Batishtei), qe kremtuar Dita e Flamurit nė mėnyrė madhėshtore, sidomos pėrmes organizimit tė rinisė sė pėrbėrė nga nxėnės dhe studentė qė kishin ardhur nga Shqipėria pėr tė studjuar nė Rumani. Pėrkujtimi i kėsaj ngjarjeje ndėrlidhet me faktin se nė pranverė tė vitit 1990, njė pjesė nga ish/anėtarėt e degės sė atėhershme tė rinisė, u gjendėn nė ballė tė Komitetit tė riorganizimit tė Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė, duke shpėnė mė tej traditėne komunitetit shqiptar nė kushtet e reja tė zhvillimit tė shoqėrisė rumune. Pėr fat tė keq, pėrmes ngulfatjes politike nė jetėn e organizatės nga ana e disa elementeve tė huaja pėrnga prejardhja dhe traditat e Komunitetit, pėrmes falsifikimeve tė krijuara nga njė organizatė joshqiptare pėr tė deleguar nė Parlamentin e Rumanisė njė person qė s'i pėrkiste etnisė sonė, fakt qė solli deri nė pasoja tė pallogaritshme minoritetit shqiptar dhe vazhdimėsisės sė mundėsive tė tij pėr integrim nė shoqėrinė rumune, e cila pėrndryshe na ka ofruar mikpritje tė pėrzemėrt, dhe sė cilės i kemi shėrbyer me besnikėri, nė tė gjitha etapat e historisė.

Shqiptarėt, sipas prof. dr. Xhelku Maksutit, nė tė gjitha kohėrat janė integruar nė mėnyrė perfekte e totale nė jetėn e shoqėrisė rumune, duke marrė pjesė nė tė gjitha evenimentet e saj, me lojalitet dhe besnikėri patriotike, me mirėnjohje pėr pėrkrahjen dhėnė Rilindjes kulturore dhe kombėtare, por sidomos nė shpalljen e Pavarėsisė shtetėrore tė Shqipėrisė, tani e 96 vjet mė parė, Rumania duke qenė vendi i parė qė dėrgoi pėrfaqėsues diplomatikė nė Durrės (ish/kryeqendrėa e Shqipėrisė), ndėrsa pėrmes pėrpjekjeve tė Mbretit Carol I tė Rumanisė, nė vitin 1914, do ta dėrgojė dhe princin Wilhelm de Wied, nip i mbretėreshės Elisabeta, ai qė mė vonė do tė flejė gjumin e pėrjetshėm pranė tezes sė tij nė brendi tė Kishės Luterane tė Bukureshtit. Edhepse bėhet fjalė pėr prezencėn shqiptare nė trojet rumune qysh nė Mesjetė, pėr komunitetin shqiptar nuk mund tė flasim veēse duke filluar qė nga viti 1595, kur vojvoda i madh i Vllahisė, Mihai Viteazul (shqip Mihai Trimi), martir i shenjtė, do ti lejojė njė grupi prej 15 mijė shqiptarėsh tė kalojnė Danubin dhe tė vendosen nė veri tė tij, pėr tė shpėtuar nga persekutimet osmane.

Kali trojan i komunitetit shqiptar tė Rumanisė
Siē dihet, vazhdoi dr. Xhelku Maksuti, Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė (BKSHR), e ka kremtuar nė mėnyrė tė veēantė kėtė eveniment, nė sallėn mikpritėse tė Muzeut Kombėtar tė Historisė sė Rumanisė (1995), 400 vjet tė ekzistencės sė strėgjyshėrve tanė tė ardhur nga trojet e Ballkanit tė banuara me shqiptarė, ndėrsa ne si pasardhės tė tyre u mbetemi mirėnjohės dhe besnikė interesave nacionale tė kėtij vendi nė rrjedhat e reja tė integrimit europian, shqiptarėt dhe rumunėt duke qenė pjesė e Europės nė tė gjitha kohėrat. Nė kėtė pėrvjetor i pėrkujtojme me respekt stėrgjyshėrit tanė qė kanė dhėnė kontribut pėr mbarėvajtjen politke, historike e kulturore tė Rumanisė, qė nga sundimtari Vasile Lupu tė cilit i thonin Vasile Albanezul, apo ata tė familjes sė Gjikajve, e deri te Dora d'Istria (Elena Gjica), Nikolla Naēo, themeluesi i revistės Shqiptari (Albanezul) para 120 vitesh, tė cilėn e ribotojmė nga viti 1993, e deri te Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Asdreni, Viktor Eftimiu (apo universitarėt Luēia dhe Nicolae Djamo qė numėroheshin ndėr anėtarėt themelues tė BKSHR-sė), si dhe shumė tė tjerė, siē ishin inxh.. Cunescu, arkitekti Nicolau, diplomati Nik Pema, patriotėt Visar Dodani, Aleko Vanēi apo Dhimitėr Kristo Rėmbeci.

Edhepse i mbetemi mirėnjohės Rumanisė mikpritėse dhe popullit rumun, Xhelku Maksuti theksoi se nuk mund tė heshtim faktin se si pasojė e neglizhencės sė Kėshillit tė Minoriteteve Nacionale, i udhėhequr vite me rradhė nga Lidhja Demokratike e Hungarezėve tė Rumansiė (UDMR), komuniteti shqiptar u zėvendėsua me njė organizatė parazitare/joshqiptare, e udhėhequr nga njė person qė s'i pėrket etnisė shqiptare (Oana Manolescu), por qė ėshtė imponuar si deputet nė Parlamentin e Rumanisė nė emėr tė "minoritetit shqiptar", si pasojė e sė cilės komuniteti shqiptar, pėrkatėsisht Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumansisė (BKSHR) nuk gėzon kurrfarė pėrkrahjeje duke u ndodhur nė prag tė shpartallimit organizatorik dhe shpėrbėrjes si etni. Fjala ėshtė pėr konjuktura politikaniste, fajtor kryesor duke qenė Attilla Marko dhe Byroja Qėndrore Elektorale (BEC), e cila i jep tė drejtė tė kandidojė njė deputete tė huaj qė s'ka asgjė tė pėrbashkėt me gjakun, shpirtin dhe traditat shqiptare. Duke u ndodhur nė vitin e pavarėsisės sė Kosovės, si dhe nė prag tė kremtimit tė Ditės sė Flamurit Shqiptar dhe 90 vjetorit tė aktit tė madh tė Bashkimit tė Madh tė tė gjithė rumunėve (1 Dhjetor 1918), duke qenė edhe ne si pjesė integruese e popullit rumun, i dėshirojmė nga zemra prosperitet Rumanisė dhe progrese tė reja nė afirmimin e qytetėrimit bashkėkohor nė kontekst tė integrimit europian si pjesė e rėndėsishme e botės bashkėkohore.

Manifestimi i djeshėm dedikuar Ditės Kombėtare tė Shqipėrisė do tė mbahet mend pėr numrin e madh tė mysafirėve, pėr njė koktej dhėnė pėr nderimin e tyre, pėr intensifikimin dhe zgjerimin e miqėsisė rumuno/shqiptare, pėr shpėrndarjen e revistės Shqiptari dedikuar Ditės sė Flamurit, tė botimeve tė komunitetit shqiptar, tė vjetarit Shqiptari, tė antologjive Bukuria e bukurive, Vullkani i durimit, Altri Mondi dhe Tensione sentimentale, pėrkthyer nga autori i kėtij shkrimi, pėr shpėrndarjen e njė protesti publik tė BKSHR-sė kundėr antishqiptarizmit tė Oana Manolescut, pėr shpėrndarjen e antologjisė sė poezisė shqipe nė gjuhėn rumune pėrkthyer nga Renata dhe Luan Topēiu, tė cilėt kanė pėrkthyer e botuar kėto ditė edhe romanin e shkrimtarit tė mirėnjohur shqiptar Visar Zhiti "Funerali i pafundmė". Po shtojmė me kėtė rast faktin se ambasada e Shqipėrisė nė Bukuresht, edhe gjatė kėtij viti, mė 28 nėntor organizon njė manifestim dinjitoz pėr kėtė ditė tė shenjtė shqiptare, nė lokalet luksoze tė Klubit Diplomatik tė Bukureshtit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara