HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Botime tė reja bukureshtare

MARGARITARĖ KU NDJEHEN PĖSHPĖRITJET E TRUALLIT SHQIPTAR

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri (Sali Bashota: Ploaia fara Tine /Shiu pa Ty, Editura Do-Minor, Bukuresht, 2008)

Ja dhe njė vepėr e re e njė autori kosovar nė gjuhėn rumune! Fjala ėshtė pėr vlera tė padiskutueshme qė gurgullojnė nga thellėsia e njė shpirti tė frymėzuar. Kosova ka dhjetra poetė tjerė me vlera tė larta qė pason ti rikėndojmė nė vendin ku del numri mė i madh i revistave letrare nė anėn lindore tė Europės. Sali Bashota, nė kėtė libėr me njė titull kaq sugjestiv, Shiu pa Ty, vjen para dashamirėve tė fjalės sė shkruar me njė gamė sentimentesh, disponimesh dhe interpretimesh personale tė shndėrruara nė art. Subjekti elementar ėshtė dashuria ndaj femrės dhe dashuria ndaj Kosovės. Librit i paraprin biobibliografia e autorit dhe parathėnia e eseistit Marius Chelaru. Sipas medalionit tė tij tė botuar nė ballinė, Sali Bashota i paraqet lexuesit tonė njė fytyrė tjetėr tė lirikės sė tij - atė qė flet pėr artin e dashurisė ndėrmjet vetmisė, dėshirės dhe pritjes.

Sali Bashota - Shiu pa ty Nė kėtė vėllim, universi i poetit ėshtė i koloruar nga pritja mbi njė dekor tė melankolisė, ndėrsa dashuria paraqitet si njė premtim i fshehur ndėrmjet rrudhave tė ditės qė kanė shkuar dhe atyre qė do tė vijnė. Sali Bashota ėshtė pa dyshim njė poet i shquar i vendit tė tij. Shiu pa Ty ėshtė njė vėllim nė tė cilin metafora ėshtė shfrytėzuar me kujdes, si njė ngjyrė qė nėnvizon fijet e mendimit dhe tė sentimentit. Sipas vlerėsimeve tona nė ballinė, Eseistėt rumunė kanė konstatuar se nė vargjet e Sali Bashotės fshihet kushtrimi pėr tė qėndruar nė zemėr tė historisė. Ato janė margaritarė ku ndjehen pėrshpėritjet e trualli shqiptar.

Sali Bashota Kjo vepėr e rikėnduar nė gjuhėn rumune nga autori i kėtij shkrimi, strukturohet nė tre kapiktuj (Bukuroshtja e dremitur, me poezi, Zjarri i epsheve, me proza poetike, dhe kapitulli Kritika letrare rumune pėr poezinė e Sali Bashotės, ku jepen 25 medalione me mendime eseistėsh nga Bukureshti dhe provinca, tė botuara nė shtyp, pas botimit tė vėllimit Exilul sufletului / Ekzili i shpirtit (Muzeu i Letėrsisė Rumune, 2004). Nga titujt e kaptinės sė tretė kuptojmė se poeti ėshtė shpirt nga shpirti i kombi tė tij (Elena Nitu). Kam patur kėnaqėsinė tė takohem me njė poezi tė thellė dhe tė veēantė, thekson kritiku i letėrsisė, Alexandru Condeescu. Florentin Popescu e konsideron Sali Bashotėn si njė poet i ēmuar dhe tejet origjinal.

Sali Bashota - Shiu pa ty Lirika e tij ėshtė shpirt i shkrirė nė vargun e artit tė gjakut (M. Chelaru). Sali Bashota ėshtė njė metaforė pėr nevojėn e njė kohe tė ndershme (Magda Grigore). Poezia e tij ėshtė mėrgim i shpirtit pėr tė ndėshkuarit me pėrjetėsi (Ilie Olaru Delavulpeshti). Octavian Soviany bėn fjalė pėr shqetsimet lirike nga atdheu iu dhembjes. Marin Codreanu thekson se kemi tė bėjmė me vargje me ngjeshmėri dhe konstistencė objektive. Ekzili i shpirtit sipas tė tjerėve ėshtė njė libėr pėr shpirt. Sali Bashota sipas Vasile Moldovanit ėshtė njė poet i kėshtjellės, ndėrsa sipas Aurelian Chivut, njė poet i pavdekshmėrisė kosovare. Tituj tjerė eseistėsh rumunė pėr Kosovėn dhe pėr kėtė poet kosovar: Ekzili i shpirtit pėrballė historisė (Florentin Popescu), Njė hapsirė e prekur nga barbarėt nė kohėn e invazionit (Aurelian Chivu), Heronjtė rilindin nė mitin e qėndresės epike (Cristian Fullash), Tė mėrguar nė gjerėsinė e shpirtit (Mihai Antonescu), Zogu me profil vjeshte (Xhelku Maksuti), Njė dashuri turbulluese pėr njeriun dhe potencialin e tij krijues (M. Antonescu), Vetėm vdekja ėshtė e bardhė (M. Chelaru), Zėri i poezisė (Constantin Stan).

Nė vend tė konkluzionit japim disa nga titujt e poezive tė Sali Bashotės qė e begatojnė letėrsinė rumune me vlera tė reja shqiptare: Bukuroshja e dremitur, A s'tė thashė e dashur, Pritmė pak, Lojė pa hile, Syri im pėr Dritėn, Dashuritė, Vashat, Edhe pak dashuri, Fundi i vjeshtės, Martirja e dashurisė, Baladė pėr zanėn, Zanė mali apo vetėm dashuri, Ajo ishte vetėm ėndėrr, Zana apo figura e pėrfytyruar, Melankolia, Kambanė zemėrimi, Dashuri e ēmendur, Kur vdes kujtimi pėr ty, A vdes poeti. Nga prozat erotike nė kėtė vepėr tė re, defilojnė tituj si: Loja nė diell, Metamorfoza, Bukuria, Imagjinata, Fytyra, Buzėqeshja, Portreti, Retė, Aroma, Shiu pa ty, Klithja, Bima, Shugurimi, Hėna, Ēasti, Shkrumbi, Reklama, Testamenti etj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara