HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PD pėrballė Edi Ramės

-- nga Arben ĒOKAJ, 22 qershor 2008

Arben Ēokaj Politikės sė re qė evokon Edi Rama si kryetar i PS-sė, Partia Demokratike duhet t'i pėrgjigjet gjithashtu me njė politikė tė re. Jo pėr efekt copy & paste, por pėr arsye se nė kohėn kur Shqipėria po anėtarėsohet nė NATO, si parti nė pushtet, PD-sė i duhet tė luajė njė politikė mė tė qetė, mė tė arsyeshme dhe mė afėr qytetarėve. Politika e sherreve banale, tė stisura sa pėr rrėmujė, sa pėr tė impresionuar, krijuar emocion politik, apo qė bėhen pėr tė justifikuar paaftėsinė politike, ka ardhur duke i lodhur tejmase zgjedhėsit, tė cilėt janė bėrė indiferentė dhe nuk i tėrheq mė asgjė, qė tė shkojnė drejt kutive tė votimit.

Demonstrim i njė politike potente
Mėnyra se si Edi Rama po e paraqet politikėn e tij, krijon besim tek zgjedhėsit. Ai po ndjek kursin e njė politike potente, tė qetė dhe qė nuk tremb. Madje po tėrheq edhe aktivistė tė qendrės dhe tė djathtė, duke u bazuar nė programe e projekte. Kudo qė shkon nė turin e tij, Edi Rama u thotė mbėshtetėsve tė vet, qė ata duhet tė paraqesin projekte, nėse duan tė pėrfaqėsojnė dikė, apo nėse duan tė kėrkojnė njė punė nė drejtim. Rama duket se po i mėson mbėshtetėsit e tij se si tė sillen e si tė ruajnė qetėsinė. Kjo lloj politike nuk duhet nėnvleftėsuar, sidomos tani kur kampi i djathtė ka filluar tė tronditet nga korrupsioni i tė vetėve dhe i aleatėve, nga paniku i humbjes sė pushtetit dhe sidomos nga konfliktet e brendshme, qė shkaktohen si njė luftė gjelash prej mosrespektimit tė tė drejtave tė tjetrit.

Nėse hapja e PD-sė i dha asaj fitoren nė zgjedhjet e fundit, kjo nuk ėshtė sot njė prerogativė, qė mund ta mbajė atė nė pushtet, nėse PD nuk i vė fre tendencave centrifugale tė shkapėrderdhjes nė vullnete individėsh tė pakontrolluar, qė nuk kryejnė veprime nė interes tė partisė apo tė vendit. Vihet re se individė tė caktuar, deputetė apo njerėz tė veshur me pushtet, qė iu afruan PD-sė nė zgjedhjet e fundit, pa bėrė fare jetė partiake, kanė filluar tė abuzojnė me pushtetin e tyre individual, apo me paratė qė kanė vjedhur prej tenderave, duke mbjellė terror e kėrcėnime, dhe duke cenuar demokracinė nė vend, sidomos pėrmes veprimeve mafioze apo cenimit tė lirive dhe tė drejtave tė individit.

Njė parti e qendrės sė djathtė, siē ėshtė PD, njė parti nė pushtet, ka nevojė tė ridimensionohet dhe tė rivlerėsojė efektet pozitive dhe negative qė e shoqėrojnė qeverisjen, nė mėnyrė qė negativja tė mos ia kalojė pozitives. Vlerėsimi duhet tė jetė objektiv. Por duket se koha qė duhet pėr t'u marrė me partinė, u mungon drejtuesve tė PD-sė. Dhe kėtė mungesė po e ndjejnė mė shumė aktivistėt e PD-sė, tė cilėt e shikojnė veten tė braktisur. Nuk ėshtė normale qė pa qenė anėtar i PD-sė, njė deputet egocentrik i saj tė kapardiset me makina luksoze (ka ndryshuar 5-6 makina deri tani), ndėrsa njė aktivist besnik i PD-sė pėr 18 vjet, vuan sot pėr bukėn e gojės dhe nuk gjen as edhe njė vend pune. Ėshtė e sigurtė, qė nė zgjedhjet e ardhshme, deputeti do tė ruajė vazhdimėsinė e kapardisjes, duke u munduar ta pėrdorė aktivistin e braktisur dhe tė pangrėnė. Por ka mundėsi, qė ky i fundit tė mos i bindet mė deputetit euforik.

Ėshtė mė vėshtirė ta ruash, se ta fitosh
Thonė pėr paranė se ėshtė mė e vėshtirė ta ruash se ta fitosh, por kjo duket se vlen edhe pėr pushtetin, qė ėshtė mė e vėshtirė ta mbash se marrėsh. Duke qenė se dita ikėn nga ngarkesa e punėve tė zyrės, drejtuesve tė PD-sė nuk u del kohė, qė tė merren me vetveten. Dhe mė i mbingarkuari ėshtė kryetari i PD-sė, kryeministri i vendit, Sali Berisha. Berisha shquhet pėr orarin e tejzgjatur tė punės dhe interesin qė tregon pėr t'u marrė me tė gjitha punėt. Por kjo nuk mjafton. Nė pikėpamjen e llogaritjes sė kohės, kur kryen shumė punė nė njė kohė tė shkurtėr, i bie qė koha e pėrdorur pėr tė kryer njė punė ėshtė mė e vogėl pėr punėn e kryer, pra rritet shpejtėsia e kryerjes sė saj, derisa kjo shkon nė mungesė tė kohės pėr t'u marrė me njė punė. Dhe kur bėhen shumė punė njėherėsh, njeriu kalon nė panik nga mungesa e kohės e pėr rrjedhojė puna nuk bėhet siē duhet, ose nuk bėhet fare. Flitet se shumė nga projektet, qė Berisha i pėruron para se ato tė fillojnė, mbesin tė papėrfunduara. Sot jemi nė kohėn e informacionit, kryeministri ka nevojė tė takojė njerėz, por punėt e kryera mund t'i kontrollojė edhe nga zyra e tij. Kėshtu qė ai mund tė tregojė efektivitet mė tė lartė, nėse kohėn e pėrdor nė favor tė kryerjes sė punės, delegon kompetencat tek njerėzit pėrgjegjės, dhe nuk harxhon energji pėr tė kryer punėn e tė tjerėve.

Pėr vetė moshėn qė ka kryeministri dhe pėr vetė ngarkesėn e madhe, energjitė e tij nuk janė mė si para dhjetė vjetėve, ato vijnė duke u shteruar, prandaj ai duhet tė fillojė tė merret me gjėra tė mėdha. Turi, qė Berisha po bėn me pėrurime nė rrethe tė ndryshme tė vendit, ėshtė mbilodhje pėr tė, dhe kėtė duhet ta dijė vetė ai i pari dhe strategėt e PD-sė (nėse ka). Nėse Rama i lė punėt e Bashkisė, Berisha nuk mund t'i lėrė punėt e qeverisjes dhe aq mė tepėr punėt organizative tė vetė PD-sė, e cila si ēdo parti nė pushtet po humb mbėshtetje nė elektorat. Taktika e Ramės pėr ta tėrhequr Berishėn nė ture paraelektoralė nuk ėshtė produktive pėr interesat e PD-sė, pavarėsisht simpatisė qė fiton ose humb Rama me turet e tij.

Diversitet mendimesh pėrkundėr tendencave fashiste
Njė parti moderne evropiane nuk ka klane brenda saj, ka diversitet mendimesh dhe ideshė. Tė gjithė duhet tė bashkohen pėr interesat e partisė, gjė qė nuk shihet tė ndodhė nė racėn tonė, qė vazhdon tė ketė tendencėn e ēdo koke - njė parti. Anėtarėt i bashkojnė interesat, nė mėnyrė tė lirė e demokratike. Nė politikėn tradicionale shqiptare tė kreshtave, ka njė tendencė tė theksuar klanizimi e kundėrshtie faktorizuese, qė s'ka dyshim se ėshtė primitive dhe kontra-produktive.

Vihet re njė lloj alergjie tek disa drejtues tė lartė tė PD-sė pėr mendimin e kundėrt. Kuptohet, qė linja e partisė duhet tė ruhet, por ne nuk duhet tė kemi frikė nga diversiteti i mendimeve, pėrkundrazi, ky ėshtė njė tipar themelor i demokracive moderne, tė cilat pėrcillen deri nė familje, ku gjėrat duhet tė diskutohen, para se sa tė veprohet. Zgjidhja e punėve, "jepi dy-tre shpulla, e lėre", siē dėgjohet nganjėherė tė artikulohet edhe nga ndonjė zonjė drejtuese nė krye tė PD-sė, ėshtė tepėr agresive, maskiliste pėr tė mos thėnė fodulle dhe fashiste. Nuk duhet tė biem pré e realitetit agresiv shqiptar, qė tė dėmtojmė zhvillimin e vendit me koncepte arkaike e tė provuara si tė pasuksesshme.

Modeli politik qė duhet tė ndjekim, nuk ka nevojė tė eksperimentohet. Ai tashmė njihet. Ne na takon tė tregojmė seriozitetin e duhur pėr ta vėnė atė nė interes tė vendit dhe nė shėrbim tė demokracisė nė kėtė vend. Partia Demokratike nuk ka nevojė ta dhurojė pushtetin, siē po komentohet kėto kohė se po bėn, nga lodhja e Berishės, paaftėsia drejtuese e Topallit, apo marrja me fitimet e veta tė ndonjė ministri, etj. PD-ja ka nevojė tė luajė politikėn e fitores dhe jo tė panikut tė humbjes, pasi formacioni politik, qė ajo pėrfaqėson ėshtė mė i gjerė se interesat e njė drejtuesi, i cili sidoqoftė ėshtė mė i pėrkohshėm se ideali politik, qė pėrfaqėson partia e tij, pa nėnvleftėsuar meritat e ēdo individi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara