HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur Berisha shikohet nė pasqyrė

-- nga Arben ĒOKAJ, 2 tetor 2008

Arben Ēokaj Ēfarė i sheh Berisha qeverisjes sė tij nė pasqyrė? Pas mė shumė se tre vjet qeverisje, nėse bėjmė njė bilanc, mund tė vėrejmė padyshim suksese dhe dėshtime. Kėto tė fundit, Berisha nuk ka dėshirė t'i shikojė, por kush punon edhe gabon. Njė ish-kėshilltar i tij, mė pati thėnė njė herė: "Edhe sikur dita tė ketė dy milion orė, atij nuk do i dilnin." E kishte fjalėn pėr mos-delegimin e kompetencave nga Kryeministri - njė ves i vjetėr ky, qė mund tė pėrkthehet ndryshe si centralizim i pushtetit. Njė njeri qė posedon gjithēka mbi vete, krijon njė tej-lodhje tė jashtėzakonshme pėr veten e vet dhe tensionin qė ka, ia pėrēon stafit tė tij dhe vetė qeverisjes e qytetarėve. Por ky ėshtė Berisha qė njohim, kryeministri ynė, Berisha qė pėr 18 vjetėt e fundit i ėshtė imponuar politikės shqiptare, me tė mirat dhe mangėsitė e tij. Askush nuk dyshon tek puna e madhe dhe zelli i tij, pėr tė bėrė diēka pėr kėtė vend, diēka sipas mėnyrės sė tij. Do dėshironim nė Shqipėri njė qeveri efektive, elastike dhe me koncepte perėndimore tė vendimmarrjes, por sot ndoshta, pėr vetė drejtuesit tanė, dhe njerėzit qė afrohen nė poste drejtuese, mėnyrėn e rekrutimit tė tyre, dhe njė sėrė faktorėsh tė tjerė, nuk mund tė pretendojmė pėr njė luks tė tillė.

Sukseset e qeverisjes mund tė radhiten pėrgjithshėm; njė qeverisje mė serioze se mė parė, mė shumė siguri dhe mė shumė investime. Rruga Durrės - Kukės - Morinė, njė projekt gjigand pėr mundėsinė e kufizuara ekonomike tė vendit tonė - iniciativė personale e kryeministrit Berisha, u mbulua me hije dyshimi pėr abuzime financiare dhe ēimenton e skaduar, me tė cilėn janė bėrė njė pjesė e betonimeve. Privatizimi i Albtelekomit - njė sukses apo dėshtim? Pse iu dha turqve? Privatizimi i OSSH-sė, pse u jepet ēekėve? A mos shohim kėtu njė tendencė tė kryeministrit pėr tė afruar nė Shqipėri mė shumė lindorėt, se perėndimorėt? Genc Pollo do e justifikonte kėtė, ashtu siē bėri dikur, duke thėnė se njė austriak e kishte pėrshėndetur futjen e Shqipėrisė nė Konferencėn Islamike. Ēfarė fitimi kemi patur si komb deri tani nga kjo Konferencė? Vendet arabe nuk po e njohin me shpejtėsinė e duhur Republikėn e Kosovės. Ata nuk dhanė asnjė cent, nė fondin prej 1,2 miliardė Euro, qė vendet e perėndimit, BE dhe SHBA dhanė pėr buxhetin e Kosovės, para pak muajve. Ne duhet tė tregohemi mė tė hapur dhe mė miqėsorė me miqtė tanė perėndimorė. Ne duhet t'i japim fund lojėrave orientale dhe paranormale tė ambiguitetit; jemi apo nuk jemi diku; duam apo jo tė integrohemi diku. Pse kjo tendencė shkrehjeje e mos-organizimi?

Fėmijėt e Kryeministrit agjėrojnė Ramazanin - pra identifikohen si myslimanė praktikantė. Pse? Se kėshtu duan amerikanėt?! Jo, jo, ky ėshtė njė model i vjetruar, qė nuk do koment. Askujt nė Shqipėri, as qeverisjes, as Berishės vetė nuk i intereson, qė vajza apo djali i tij tė agjėrojnė, apo tė praktikojnė njė fe tė caktuar. Ėshtė zgjedhje personale - jo njė model qė duhet ndjekur. Titullarėt e njė vendi, apo familjet e tyre, me daljen e tyre nė publik, japin njė shembull personal, qė duhet ndjekur. Nuk bėhen gjėrat rastėsisht, pa interes apo me interesa tė dyshimta. Nė kėtė rast, nuk kemi njė element, qė e afron Shqipėrinė me perėndimin, pėrkundrazi. Dashuria e Kryeministrit apo fėmijėve tė tij pėr fenė islame, nuk ka ndikim mbi qenien apo jo tė Berishės nė atė post. Pavarėsisht se perėndimorėt tregohen mė taktikė se unė, dhe duke parė tendencėn e disa njerėzve nė Shqipėri pėr t'u orientuar drejt fesė, ata mund tė vizitojnė edhe xhamitė. Por, islamizmi tek ne nuk ėshtė element dallues apo pėrcaktues i shpirtit tė kombit tonė, aq mė tepėr njė element pozitiv, qė mund tė ndihmojė nė integrimin tonė.

Nėse ndonjė pėrfaqėsues amerikan apo evropian dėshiron tė vizitojė njė xhami, se nė kisha shkojnė nė vendet e tyre, ata e bėjnė kėtė pėr tė respektuar banorėt shumicė, tė vendit qė vizitojnė. Por ne nuk duhet ta kthejmė kėtė fenomen nė traditė, ashtu siē ėshtė bėrė traditė edhe festimi mediatik i festave fetare. Nė vendet e perėndimit qė njoh e jetoj, nuk kam parė ndonjėherė, qė krerėt politikė tė shkojnė tė gjithė si dele, e tė takohen me pėrfaqėsuesit mė tė lartė fetarė tė vendit, nė ditė festash fetare, dhe nuk ka as edhe njė pasqyrim nė media serioze tė procesioneve fetare, siē ndodh nė Shqipėri. Duke qenė se e kemi patur tė ndaluar fenė pėr dekada me radhė nė komunizėm, qytetarėt shqiptarė dhe politikanėt e tyre kanė kaluar nė njė histeri kolektive dhe kujtojnė se tregohen tė dashur e tė vlerėsuar, nėse marrin pjesė nė festimet fetare.

E njėjta histeri ndodh edhe me ekonominė. Meqenėse individi nė Shqipėri ėshtė shtrydhur nga pushtetarėt nė komunizėm, ėshtė depersonalizuar, ėshtė lėnė pa para, besim e respekt pėr veten, pushtetarėt e sotėm pėrdorin gjithashtu metoda diktati e frikėsimi, pėr t'i lėnė nė atė gjendje, pa tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė vendime. Dhe Shqipėria nga njė vend i mbyllur dhe i kontrolluar me dorė tė fortė, ka kaluar nė njė vend tė hapur, tė shkapėrder-dhur, qė po e shet lirė veten pėr tė mbijetuar. E keqja ėshtė se disa nga pikat kyēe tė ekonomisė sonė, po u shiten lindorėve. Mbrojtėsit e Berishės mund tė thonė jo, se ja ku janė austriakėt, qė duan tė ndėrtojnė me koncesion hidrocentralin e Ashtės, ashtu siē janė edhe gjermanėt nė aeroportin e Rinasit. Po, natyrisht, paratė i duam nga perėndimi, por jo shėrbimet. Pėr interesa korruptive tė ndonjė ministri, ne po u japim lindorėve, qė nuk garantojnė cilėsi pune sa perėndimorėt, sipėrmarrje strategjike si energjia, telekomunikacioni etj., qė janė sektorė proteksionistė pėr disa vende si Rusia, sepse ndikojnė ndjeshėm nė sigurinė kombėtare. Perėndimorėt e sotėm, si italianėt, gjermanėt apo austriakėt, luajnė politika mė pak ekspansioniste se lindorėt e sotėm, si Rusia, apo dora e zgjatur e saj, qė nė kėtė rast mund tė jetė firma ēeke, qė blen OSSH-nė apo tė tjera, qė operojnė me pjesė tė kapitalit rus.

Si malėsor i mirė, Berisha bėn mirė, qė po jep kėto ditė 8 milionė Euro pėr aksin rrugor Shkodėr - Hani i Hotit, pėr tė plotėsuar atė pjesė tė parave, qė mungojnė nga fondi italian prej 22 milionė Euro. Me rritjen e ēmimeve, kostoja e rrugės ėshtė ngritur dhe kjo humbje nė arkėn e shtetit shqiptar, u faturohet tė gjithė atyre zyrtarėve tė paaftė, qė nuk ditėn ta thithin kėtė fond italian nė kohėn e duhur, qė rruga tė ishte bėrė me kohė, pa shpenzime ekstra nga qeveria jonė. Berisha tani tregon tė paktėn vullnetin e mirė pėr ta bėrė kėtė rrugė, pavarėsisht kostos qė kjo rrugė jep pėr buxhetin e shtetit tonė. Dhe kjo ėshtė fatura qė paguan qeveria Berisha edhe pėr punėn e keqe tė qeverive tė mėparshme, apo tė disa pushtetarėve lokalė e qendrorė, tė paaftė, tė koruptuar dhe joseriozė.

Berisha paguan njė kosto tė lartė pėr tragjedinė e Gėrdecit. Paguan dhe do tė paguajė kosto pėr rritjen e kontrollit nė vend, mbi institucionet e pavarura dhe mbi individė tė ndryshėm. Ndėrhyrja nė jetėn private tė individit nga organet e sigurisė kombėtare, ėshtė bezdisėse dhe dhunim i lirive themelore tė individit. Por kjo, fatkeqėsisht ėshtė bėrė zakon nga pushtetarė injorantė, qė vuajnė nga mania pėr tė kontrolluar gjithēka. Luftėn politike apo konkurrencėn, disa politikanė tė paaftė e kalojnė nė gjueti shtrigash, me ndihmėn e pėrgjimeve dhe punonjėsve tė policisė. Nuk kemi vetėm njė rast, ka disa raste ku organet shtetėrore tė sigurisė vihen nė dyshim pėr pėrndjekjen, qė po ushtrojnė. Aq sa pėrgjimi i telefonit nga kėtė organe, pėr gazetarėt apo pėr njerėz me ndikim shoqėror, ėshtė bėrė e modės. Dhe kjo jep ndikim negativ nė shoqėri, pavarėsisht se ndonjė drejtuesi paranojak, kjo metodė i duket e domosdoshme. Metoda tė tilla policeske nuk janė politikė, ato vetėm sa rrisin paranojėn e atyre qė i bėjnė.

Kuptohet, qė ēdo shtet interesohet pėr mbarėvajtjen e tij dhe ruajtjen e sigurisė nė vend. Rritja e sigurisė nė njė vend, shkon pėrkundėr shkallės sė lirisė, qė gėzojnė qytetarėt. Njė president amerikan ka thėnė njė gjė tė menēur: "Nėse pėr hir tė sigurisė, kufizon lirinė, atėherė shteti rrezikon t'i humbasė tė dyja, edhe sigurinė edhe lirinė." Nėse nė vendet perėndimore mund tė ndodhė, qė organet e sigurisė tė pėrgjojnė telefonin apo tė mbikėqyrin, rrallė ndodh qė ata tė ndėrhyjnė nė punėt personale, tė shpifin apo tė inskenojnė, duke tė shkatėrruar marrėdhėniet qė ke me njerėz tė tjerė, vetėm pėr faktin se ti ke njė rol shoqėror dhe dikush nė pushtet ėshtė i interesuar, qė tė eliminojė si konkurrent. E si mund tė ecė pėrpara demokracia nė njė vend, kur fenomene tė tilla ndodhin dhe kur organet e sigurisė kombėtare, pėrdoren pėr qėllime perverse e pėr inskenime me interesa banale? Nė kėtė plan, qeveria Berisha duhet tė ketė kujdes. Organet e sigurisė duhet ta bėjnė punėn e tyre, pa rėnė nė sy dhe pa ndėrhyrė nė ēėshtjet private tė individėve paqėsorė, jo kriminelė, por qė kanė e japin njė ndikim pozitiv shoqėror.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara