HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Politikanėt tanė diletantė

-- nga Arben ĒOKAJ, 7 tetor 2008

Arben Ēokaj Politika si profesion, tė detyron tė merresh me njerėz tė ndryshėm, qė operojnė edhe nėn ndikimin e agjenturave tė ndryshme, aq mė tepėr nė ish-vendet e lindjes, ku rendi dhe rregulli janė mė tė brishtė. Agjentė provokatorė, nganjėherė tė dyfishtė ose disafishtė, pėrdoren pėr t'iu afruar politikanėve, ku qėllimi dhe qėndrimi i tyre nuk ėshtė i qartė asnjėherė. Mund tė hiqen si miq dhe dalin armiq. Mund tė hiqen sikur duan tė tė ndihmojnė, por dalin se duan tė tė rrėnojnė. Mund tė ndihmojnė njė herė, por ndryshojnė mendim dhe herėn tjetėr tė lėnė nė baltė, e kėshtu me radhė. Meqė ėshtė e vėshtirė tė identifikohet qėllimi apo qėndrimi i tyre, nėse nuk mund tė shmangėsh prezencėn e tyre, ajo qė ėshtė mėnyra mė e mirė e anashkalimit, ėshtė shfaqja hapur e mendimeve, qėndrimi prej politikani tė pakorruptuar, si dhe ruajtja e parimeve dhe konsekuencės politike qė pėrfaqėson.

Politikanėt tanė, dhe jo vetėm pushtetarėt, kanė njė sėrė defektesh, qė vijnė mė sė shumti nga padija. I shumėpėrfoluri Damir Fazlliē nuk ėshtė rastėsi. Ai ka gjasa tė jetė njė "agjent nėn flamur". Gazeta daneze "Politiken", pati botuar njė shkrim para disa vitesh, qė bėnte fjalė pėr agjentė tė kėtij lloji, qė pėrdoreshin gjithandej nė Evropė nga MI6 angleze, nėn flamurin e njė shteti tjetėr. Nė artikull shprehej ēudia, se si ka mundėsi, qė vende aleate pėrdorin akoma agjentė kundėrzbulimi, kundėr njėri-tjetrit, me qėllime tė caktuara, shpeshherė rrėnuese. Kjo ēudi duhet tė jetė diēka nė natyrėn njerėzore.

Me njė baba boshnjak e njė nėnė serbe, kushėrirė e dytė e ish-shefit tė shėrbimit tė Millosheviēit, me lidhje tė ēuditshme politike e njohje personale me kriminelė lufte, nuk ka dyshim qė Damir Fazlliē ėshtė njė person i dyshimtė dhe i rrezikshėm, i rekrutuar ndoshta edhe nga shėrbime perėndimore pėr qėllime tė caktuara. Dikush e ka sponsorizuar atė, qė tė ketė aktivitetet tė njė niveli tė lartė, ku luhen shuma tė mėdha parash. Ai njihej nga krerėt politikė tė Serbisė, Bosnjes, etj. Ka patur lidhje me vrasėsit e Xhinxhiē dhe klanin e Zemunit. Fatkeqėsisht, siē shprehet, ai ka mik personal edhe Kryeministrin Berisha. E si mund tė lidhen kėto, tė gjitha bashkė? A mos kemi kėtu njė synim fillestar pėr tė kompromentuar Berishėn, duke infiltruar pėr tek kolltuku i tij, pėrmes vajzės sė tij e ndonjė politikani riosh, papėrvojė, qė kujton se politika fillon e mbaron tek marrja e njė shume Eurosh nėndorė, pėr tė futur dikė nė punė?!

Kush e bėn Damir Fazlliēin tė ketė akses kaq tė madh nė politikėn ballkanike? Pėrveē zotėsisė sė tij personale pėr tė komunikuar me njerėz, qė sot drejtojnė vende tė ndryshme tė Ballkanit, mund tė hamendėsohet se ai ėshtė njė kartė, qė pėrdoret nga shėrbimet perėndimore, me para e kredibilitet, pėr tė penetruar "miqėsisht" tek krerėt fluturakė tė Ballkanit, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė. Nėn shoqėrinė e politikanėve tė lartė perėndimorė, Fazlliē ka penetruar mjaft besueshėm tek ne, duke shfrytėzuar mentalitetin shqiptar tė 'servilit kundrejt eprorit', nė mėnyrė qė tė fitonte besimin e njerėzve tė Berishės dhe tė vetė atij, pėr ta shitur mė pas kėtė besim, sa i biri tė ėmėn.

Politikanėt tanė blihen lirė. Ata janė naivė e diletantė, inferiorė kundrejt tė huajve. Nė apatinė e tyre gjenetike, shtetarėt tanė nuk kanė as edhe ndjenjėn minimale kombėtare, pėr tė bėrė diēka tė mirė pėr vendin e vet, pasi mendjen ua merr arroganca e shefit dhe fitimi i parasė sė majme, nė mėnyrėn mė tė pandershme tė mundur. Dhe kėta mjeranė, kur pėrballen me politikanė tė huaj, shfaqin tė njėjtėn mėnyrė sjelljeje, servile dhe nėnshtrimi, pasi kujtojnė se kėshtu u hynė nė qejf atyre, perėndimorėve.

I ndjeri Dr. Ferid Hoti, ish-deputet i Shkodrės, mik i Berishės qė nė shkollė tė lartė dhe nė fund kėshilltar i tij pėr ēėshtjet sociale, mė pati thėnė njė herė gjatė bisedave me tė: "Ne kemi vetėm 8 klasė shkollė nė politikė..." Kėtu i pėrfshinte tė gjithė, edhe Berishėn. Ndėrsa pėr vajzėn e Filipit, ai thoshte me sarkazėm se: "ajo ka vetėm 50 fjalė nė fjalorin e saj politik, tė cilat i ka mėsuar pėrmendėsh..." Dhe vajza e Filipit, pėr analogji me Aleksandrin e Madh, drejton sot me 'dorė tė hekurt', duke u munduar tė eliminojė ēdo kundėrshtar apo konkurrent politik nė Shkodėr, qė supozohet se mund ta hijezojė 'lartmadhėrinė' e saj.

Cila ėshtė arsyeja qė kėta Profesorė e Doktorė shkencash nė politikėn shqiptare, tregohen kaq tė paditur nė tregun politik ndėrkombėtar, sa bėjnė biznes armėsh me njė ēunak amerikan, si Deviroli, apo njė Damir Fazlliē i blen dhe i shet? Ėshtė pikėrisht injoranca e tyre, qė vjen nga sistemi korruptiv i mendimit dhe konkurrencės nė Shqipėri, ku njerėzit e aftė luftohen si barbarė e si mall i huaj. Pra, kemi tė bėjmė me njė sistem politik dhe ekonomik, qė vazhdon tė ketė mendėsi komuniste, qė shoqėrohet me eliminimin barbar tė konkurrentėve, pavarėsisht humbjes qė shkaktohet. Dėgjon rėndom tek thuhet: "ata nuk duan, se dinė..." Jo, ėshtė pikėrisht mosdija, injoranca qė sot na drejton. Si tufė derdimenėsh, politikanėt tanė stisin konflikte infantile, zgėrdhihen me fatet e njerėzve dhe nė fund, na e shesin by... kaq lirė. Pse? A nuk mund tė vinte Berisha nė pushtet ndryshe, siē premtoi? Po, nėse kishte ditur e dashur. Politikanėt tanė, a nuk mund t'i bėjnė paratė ndryshe, siē i bėjnė shumica e politikanėve nė perėndim? Po, natyrisht, por kėta tanėt nuk dinė ndryshe. Politikanėt tanė marrin mė shpejt tiparet arrogante tė sheikėve arabė, apo veset diktatoriale tė Putinit, sesa tipare modeste perėndimore.

Gjatė zgjedhjeve tė 2005-s flitej pėr njė marrėveshje tė Berishės me forcat perėndimore, qė e ndihmuan atė tė vijė nė pushtet, qė ai pas dy vjetėsh qeverisje, tė largohej nga drejtimi dhe t'ia linte vendin dikujt tjetėr brenda PD-sė, nė postin e Kryeministrit. Berisha nuk e mbajti fjalėn dhe duket se ėshtė i predispozuar mė shumė t'ia lėrė pushtetin opozitės, se kujdo trjetėr brenda PD-sė. Palėt e interesuara, dhe aleatėt perėndimorė tė Shqipėrisė, tė cilėt synojnė ta largojnė kėtė vend nga hegjemonia e njė individi, si ves regresiv i kohės sė komunizmit, qė rėndon akoma mbi Shqipėri, duket se kanė filluar restriksionet, pėr atė qė ka sy t'i shikojė. Gjithēka ndodh si njė rastėsi, por mund tė mos jetė e tillė. "Ka mė tepėr mes tokės e qiellit" - thotė njė fjalė e urtė daneze. Papritur ndodhi Gėrdeci. Berisha shprehet se nuk di gjė pėr ekzistencėn e tij. Papritur del se ėshtė i implikuar vetė ministri i mbrojtjes, qė fryn nė atė kohė njė llogari milionėshe dollarėsh nė Qipro. Papritur del se baxhanaku i Kryeministrit punonte nė Gėrdec. Ēudi! Dėgjojmė se pėrflitet edhe djali i kryeministrit. Papritur, dėshmitari kryesor i Gėrdecit aksidentohet vetvetiu pėr vdekje. Tė gjitha kėto ēudira dhe tė papritura nė llogari tė Kryeministrit... Tani arrestohet papritur nė Bosnje edhe njė mik i Berishės dhe dyshimet veēse shtohen.

Shėrbimet e huaja, sidomos ato aleate (dhe jo vetėm ato), kanė eklipsuar Berishėn dhe bashkėpunėtorėt e tij. Dhe nuk ėshtė e vėshtirė. Vrimat nė sigurinė tonė kombėtare fillojnė nga kompanitė e pasigurta celulare. Berisha mban me vete njė celular. Askush nuk mund ta thotė me siguri, se ai nuk pėrgjohet... Pėr mė tepėr, me anė tė infiltrimit tė agjentėve tė dyshimtė, si Damir Fazlliē, ata kanė arritur tė komprometojnė familjen kryeministrore dhe njerėz afėr Kryeministrit. Edhe '97-ta ndodhi pikėrisht se Berisha nuk donte t'u bindej kėshillave aleate, pėr t'u larguar pėrmes zgjedhjeve tė lira. Tani aleatėt po japin shenja, ose po i interpretojnė ato, pėrmes shėrbimeve tė tyre. Varet se si e sa kuptohen ato.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara