HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fazlliē, njė mashtrues me fat

-- nga Arben ĒOKAJ, 11 tetor 2008

Arben Ēokaj Pashė intervistėn, qė i shumėpėrfoluri Damir Fazlliē i dha kėto ditė Blendi Fevziut. Fazlliē erdhi nė Shqipėri dhe iku si fitimtar, sepse ka korruptuar mė parė kreun e PD dhe njerėz tė afėrt me tė; sepse i ka rrjepur Shqipėrisė miliona euro nga mendje-ngushtėsia e disa politikanėve; sepse gjeneroi njė skandal tė tipit tė tillė, qė tė lė pa fjalė dhe qė vetė ai e konsideroi si tragjedi. Fazlliē iku nga Shqipėria triumfator, duke futur strukturat shqiptare nė ngatėrresė me njėra-tjetrėn, pėr tė na lėnė shijen e hidhur tė mendimit, se gjithēka thuhet nė media sot pėr tė, ėshtė e vėrtetė. Duke luajtur rolin e njė tė forti, qė nuk ēan kokėn, Fazlliē i pėrforcoi akuzat e ngritura kundėr tij, dhe ai sikur thoshte: "s'keni ēfarė tė mė bėni!" Kaq larg shkon mendimi i tij prej spekulatori dhe kaq shumė e injoron ai vendin dhe kombin tonė.

Fazlliē nxori nė shesh tė palarat e miqve tė tij nė Shqipėri, Berishės, Mediut, Lul Bashės dhe Argitės, etj. Ka krijuar katėr firma fantazmė nė Shqipėri me gjithsejt katėr mijė dollarė dhe synonte tė fitonte miliona euro prej tyre. Shiti njėrėn nga firmat e tij tek njė firmė nė Qipro, pėr 1,75 milionė euro, dhe tregon injorancėn e tij ekonomike me faktin se gjoja ai nuk ka paguar tatim mbi vlerėn e shtuar, sepse firmėn ia ka shitur vetvetes. Fazlliē na krijoi pėrshtypjen se, ai ka ardhur nė Shqipėri pikėrisht pėr tė kompromentuar krerėt e PD, dhe pėr t'ua futur atyre, siē edhe ka bėrė. Nuk mendoj se njė pronar ėshtė i detyruar tė blejė firmėn e vet, nė atė mėnyrė siē shpjegon Fazlliē, pėr tė shpėtuar nga vlera e shtuar e tatimit. Ai thjeshtė mund ta kishte sjellė kapitalin nė Shqipėri, duke ia dhėnė paratė firmės sė tij Crown Acquisitions, pa patur nevojė tė bėjė akt-shitje tė firmės fantazmė. Ėshtė e paqartė, si mund tė gjenerojė para njė biznesmen, duke ia shitur firmėn vetvetes?

Fazlliē u shpreh se idetė e tij, e ndihmuan Berishėn tė vinte nė pushtet. Na rrofshin idetė e Fazlliē dhe kėta qyqarėt tanė, qė paskan dėgjuar njė mashtrues. Nė tė vėrtetė, gjatė bisedės sė tij, nuk u vu re ndonjė ide gjeniale, apo aftėsi e caktuar, qė ai tė na krijonte idenė, se ėshtė njeri me brumė. Fazlliē ėshtė njė mashtrues, provokator, qė e ka lejuar veten tė pėrdoret dhe u dogj pėr tė kapur Berishėn. Ky nuk ėshtė njė dėm i vogėl pėr Shqipėrinė, aq mė tepėr pėr vetė Berishėn. Fazlliē tregoi se ishte tymnajė, full of smoke, siē ėshtė shprehur njė kongresmen amerikan pėr Fatmir Mediun. Faji i Berishės ėshtė pse u beson kėtyre tipave. Tani e shohim tė gjithė, se mendtė e kujt ka marrė Mediu apo Berisha, qė me aferat e tyre tė dyshimta e fluturake, poqėn tė gjallė 26 vetė dhe plagosėn qindra tė tjerė nė Gėrdec, dhe nuk i vret ndėrgjegjja fare pėr atė qė kanė bėrė.

Duke marrė mendtė e Fazlliē dhe njerėzve rreth tij, me ardhjen nė pushtet, Berisha e humbi sensin e realitetit. Me ose pa qėllim, ai filloi tė braktiste dhe tė linte nė baltė njė numėr tė madh tė mbėshtetėsve tė tij, saqė ka njerėz qė mendojnė se ai me znj. Topalli gėzojnė sot mbėshtetjen e vetėm 10% tė elektoratit tė PD. Kjo mund tė shihet edhe nga paniku qė i ka kapur ata tė dy, nga mėnyra agresive e sjelljes sė tyre dhe nga fakti se nuk i zė zyra, por vrapojnė sa nė njė vend nė njė tjetėr. Presin shirita tė rrugėve dy-metroshe "pėr nė Evropė", dhe u flasin nxėnėsve tė shkollave pėr NATO-n, se veē zyrtarė e fėmijė dalin nė takimet e tyre. Fatkeqėsia mė e madhe e Berishės ėshtė fakti se, ai kujton qė letrat e futura nė shishe nė Dajt, apo sugjerimet eterike dhe pa kėmbė nė tokė tė Fazlliē, do ta mbajnė atė nė pushtet edhe pėr njė mandat tė dytė. No chance!

Sa i pėrket lirisė ekonomike nė Shqipėri, mundėsive tė mėdha e perspektive, largpamėsisė sė Berishės dhe ligjeve tė reja qė ai ka bėrė, tė cilat i sheh Fazlliē por ne tė tjerėt, qė jetojmė kėtu, nuk po i shohim, mund tė pėrdor shembuj konkretė tė njė mendėsie komuniste qė sundon vendin, dhe qė nuk po e lė ekonominė shqiptare tė marrė frymė lirshėm. Pėr mė tepėr, ėshtė rritur ndjeshėm shkalla e cungimit tė lirisė sė individit nė vend, dhe pavarėsisht se nuk ka raportime sa duhet, realiteti tregon se njerėzit pėrgjohen dhe pėrndiqen me gjueti shtrigash, me ndihmėn e organeve tė sigurisė, qoftė edhe pėr njė largim nga puna.

Fazlliē ka patur sukses nė krijimin e firmave fantazmė nė Shqipėri, dhe kjo e bėn atė njė mashtrues me fat. Pėrkundėr tij, unė po jap disa shembuj, ku mbėshtetės realė tė PD dhe Berishės, janė injoruar ose e kanė pėsuar keq me ardhjen e Berishės nė pushtet. Njė biznesmen, Sh.J. student i dhjetorit '90 dhe mbėshtetės i PD, ėshtė detyruar nga mossuksesi dhe bllokimi i biznesit, ta mbyllė biznesin e tij dhe tė largohet me familje pėr nė Australi. Njė tjetėr student i dhjetorit dhe pjesėmarrės nė grevėn e urisė sė shkurtit '91, u largua nga puna si drejtor i Policisė sė Ndėrtimit nė Shkodėr, pėr t'ia lėshuar vendin kumbarės sė znj. Topalli, dhe tani ai u largua pėrsėri me pėrkujdesjen e 'zonjės sė hekurt' nga pozicioni si nėndrejtor ekonomik i Spitalit Rajonal Shkodėr.

Pas ardhjes sė Godos nė Ministrinė e Shėndetėsisė, drejtor i spitalit nė Shkodėr u bė Namik Kamberi, kryetar i degės sė PR nė Shkodėr. Ata qė e njohin, e mbajnė Namik Kamberin pėr njė njeri qė abuzon me fondet publike, pėr kėtė arsye ai ka ēėshtje penale nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Shkodėr dhe paratė e tepėrta, veē tjerash, i kthen nė alkool e bixhos, sė bashku me disa shokė tė tij, tė partive tė tjera. Kėta janė drejtuesit shkodranė, qė krijojnė skema dhe abuzojnė me fonde publike. Kėshtu duan ta fusin Shqipėrinė nė Evropė kėta. Sapo Kamberi erdhi nė zyrė, ai bėri njė akt kuptimplotė. Largoi nė mėnyrė demonstrative portretin e Nėnė Terezės nga zyra dhe vuri nė vend tė saj portretin e kryeministrit Berisha. Asnjė protokoll zyrtar nuk kėrkon, qė portreti i kryeministrit tė vihet nė zyrat shtetėrore (aq mė tepėr nė spital), pėrveē atij tė Presidentit tė Republikės.

Por servilizmi i tepruar, korruptimi i tij si drejtues i mėparshėm dhe gjinekolog, e ka detyruar Kamberin, qė pėrmes Berishės, tė krijojė njė koracė mbrojtjeje kundėr akuzave tė prokurorisė. Nėse bėjmė njė pyetje hipotetike: Ku ishte Kamberi, nė kohėn kur nėndrejtori Prendi, ishte nė grevėn e urisė pėr tė rrėzuar bustin e diktatorit? Pyetja nuk ka nevojė pėr pėrgjigje. Sot jetojmė nė njė kohė tjetėr, nė kohėn, kur nė vendin tonė nuk kemi shtet ligjor, por njė bashkim dhe bashkėpunim tė skemave tė vjedhjes sė parave publike. Drejtuesit tanė nuk dinė ndryshe, ata fusin nė punė njerėzit e vet, pėr tė vjedhur mė bukur e pa telashe paratė e pėrbashkėta. Prandaj u largua nga puna zv. drejtori ekonomik i Spitalit tė Shkodrės, njė mbėshtetės tradicional i PD dhe qė dha kontribut tė madh gjatė fushatės sė korrikut 2005, nė mbėshtetje tė deputetit Ēobaj.

Njė tjetėr student dhjetori, Ardian Palushaj erdhi nga Italia, ku banonte me familje dhe konkurroi si kandidat i sė djathtės pėr kryetar komune nė Bushat. Zef Hila, kontributor financiar i znj. Topalli doli si kandidat i pavarur. Dhe 'zonja e hekurt' e ktheu Bushatin nė gjendje lufte, pėr tė justifikuar votėn e vjedhur dhe tė marrė me zor nga kandidati i pavarur Zef Hila. Duke u gjendur nė njė situatė absurde, pasi e detyruan tė humbte mė shumė se 100 mijė euro, Ardian Palushaj u largua nga Shqipėria, pa mundur tė zgjidhej kryetar komune.

Gjatė kėtyre viteve tė qėndrimit nė Shqipėri, edhe unė u mundova tė bėj aktivitet privat, meqė puna nė shtet kushtėzohet nga mentaliteti Fazlliē. Pėr kėtė arsye, ndėrtova njė objekt nė tokėn time, pranė rrugės nacionale Shkodėr - Koplik. Por, megjithėse kam investuar mė shumė para, unė nuk e kisha suksesin e Damir Fazlliē, qė me katėr mijė dollarė fiton miliona euro. Kuptohet, nuk jam serb. Jam student i dhjetorit '90 dhe mbėshtetės i PD, kjo ėshtė e keqja.

Ambiente Shėrbimi - leja e ndėrtimit e bllokuar nga Lorenc Luka
Ndėrtesa, tė cilės nė mėnyrė tė paligjshme e korruptive, Lorenc Luka nuk i dha leje ndėrtimi...

Kryetari i Bashkisė Shkodėr, Lorenc Luka, nė atė kohė Kryetar i KRRT tė Qarkut Shkodėr, nuk pranoi ta jepte lejen e ndėrtimit pėr objektin tim, pavarėsisht se kisha marrė leje pėr sheshin e ndėrtimit dhe studimin urbanistik. Nė bazė tė ligjit tė Urbanistikės, KRRT ishte e detyruar brenda 45 ditėve, tė jepte ose refuzonte lejen e ndėrtimit. Por kjo nuk ndodhi. Nė pritje tė ryshfetit, dhe ndoshta pėr arsye tė njė konkurrence banale nga ajo qė quhet "krahu" apo "klani i Jozit", Lorenc Luka nuk pranoi ta jepte lejen e ndėrtimit nė kohėn e duhur, nė pranverė 2005. Ēėshtja ka shkuar pėr shqyrtim nė Gjykatėn e Lartė. Zyra juridike pranė KRRT sė Qarkut Shkodėr mendon se unė kam tė drejtė, por kryetari aktual i Qarkut u kėrcėnua nga Lorenc Luka pėr futje nė burg, nėse e jepte lejen e ndėrtimit, qė mė takon me ligj. Ligji nė kėtė vend ėshtė nė dorė tė derdimenėve, prandaj ti je me fat z. Fazlliē dhe ke ditur tė shfrytėzosh injorancėn dhe llupsėrinė e disa politikanėve tanė, qė tė vish kėtej e ta bėsh rrush e kumbulla.

Unė nuk jam me fat si Damir Fazlliē. Fatkeqėsisht apo fatmirėsisht, nuk jam serb. Kjo dhe vetėn kjo, ėshtė arsyeja e suksesit tė njė mashtruesi, e suksesit tė z. Fazlliē. Meqė ka kompromentuar disa krerė politikė shqiptarė, duke pėrfshirė kėtu edhe Berishėn, tė mos kujtojė ai se ka kapur peng kombin shqiptar. Siē e gjetėn rrugėn pėr ta bėrė Kosovėn tė pavarur, pavarėsisht problemeve, vėshtirėsive dhe humbjeve, ashtu do ta gjejnė shqiptarėt rrugėn e tyre edhe pėr t'u shkėputur nga ndikimi rrėnues i Damir Fazlliē dhe mashtruesve si ai.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara