HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqipėria pėrtej dėshpėrimit

-- nga Arben ĒOKAJ, 22 tetor 2008

Arben Ēokaj Fenomeni i qeverisjes pėrkundėr dėshirės dhe interesave tė shumicės sė popullsisė, nuk ndodh vetėm nė Shqipėri. Gjėrat nuk janė tė ndara me thikė, prandaj ėshtė pėrcaktuar njė afat kohor katėr vjeēar pėr vendet demokratike, qė tė bėjnė rotacionin e pushtetit. Nė demokracitė e reja, ku vazhdon tė jetė edhe Shqipėria, ky rotacion rekomandohet tė jetė sa mė i shpeshtė, ndoshta njė herė nė dy vjet, pasi drejtuesit politikė nė kėto vende janė autokratikė dhe me anė tė rotacionit tė pushtetit, ata duhet tė mėsohen me humbjen e pushtetit, si diēka e natyrshme nė demokraci. Pėrkundėr ligjshmėrisė demokratike tė qeverisjes sė njė vendi, drejtuesit politikė dashurohen me pushtetin e tyre, pasi kanė favore tė mėdha, dhe kapen pas sukseseve tė vogla, si i mbyturi pas fijeve tė barit, kur vendi nuk shėnon suksese tė mėdha.

Nė tė gjitha ato rate, kur qeverisja bėhet e padėshiruar, qoftė pėr faktorėt ndėrkombėtarė, qoftė pėr banorėt e vendit, vazhdimi i qeverisjes nga tė njėjtit drejtues politikė humbet natyrshmėrinė, kthehet nė stėrmundim, bėhet njė qeverisje e sforcuar dhe vendi e popullsia kalojnė nė njė gjendje pasigurie e dėshpėrimi. Kėmbėngulja pėr vazhdimin e qeverisjes, nė kėto kushte, bėhet gradualisht e padėshiruar. Vendi kalon pėrtej dėshpėrimit - dėshpėrim qė drejtuesit politikė ia kalojnė popullsisė. Nė kėto kushte ndodhet Shqipėria sot. Po pėrmend tre raste, kur drejtuesit politikė, pavarėsisht stėrmundimit tė tyre dhe kacavarjes pas pushtetit, janė detyruar tė largohen, pavarėsisht se me pėrpjekjen e tyre, ata mundėn ta zgjasnin qėndrimin nė pushtet. Pėrshpirtja pėr tė mbajtur pushtetin, sjell me vete doemos ndėshkimin pėr partinė nė pushtet, pasi partia kundėrshtare mund tė rrijė mė gjatė nė pushtet, si rezultat i dobėsive tė paraqitura nga partia nė fjalė, qė ėshtė nė rėnie tė lirė.

Nė Danimarkė, ish-kryeministri socialdemokrat Paul Nyrup Rasmussen e humbi kontrollin mbi punėt e qeverisė dhe filloi ta arnonte qeverisjen e tij me rioshė tė papėrvojė, qė t'i komandonte mė lehtė. Humbjen e drejtimit tė njė kryeministri e vė re, ashtu siē vėren edhe humbjen e drejtimit tė njė shoferi makine. Njerėzit qė janė nė makinė, ose nėn qeverisje, fillojnė e ndjehen tė pasigurtė pėr fatin e vet. Nė Danimarkė, ekonomia po shkonte keq, por kryeministri Nyrup nuk donte tė largohej, derisa faktorėt e brendshėm e detyruan atė. Mund tė ketė patur ndėrhyrje edhe nga mbretėresha Margrethe II dhe vendi shkoi nė zgjedhje. Erdhi nė pushtet kryeministri Anders Fogh Rasmussen, njė ekonomist i aftė nga partia e djathtė "Venstre", i cili po vazhdon qeverisjen e tij, nė mandatin e tretė. Ky ėshtė edhe njė ndėshkim pėr tė majtėn. Ekonomia daneze ėshtė ripėrtėrirė dhe ka frymėmarrje mė tė madhe ekonomike.

Nė Gjermani, Gerhard Schröder u dashurua me pushtetin e tij dhe pėr tė shmangur vėmendjen nga stanjacioni ekonomik, qė kishte kapur vendin nėn drejtimin e tij, ai u mundua tė bashkohej nė atė kohė me boshtin franko-rus, pėr tė ndenjur nė pushtet edhe pa dėshirėn amerikane. Drejtuesit politikė tė botės demokratike, kur kryejnė veprime jodemokratike nė vendin e tyre dhe mė gjerė, ata synojnė tė mos i kenė mbi kokė amerikanėt. Ishte koha kur u sulmuan kullat binjake, dhe kur filloi lufta e aleatėve kundėr "boshtit tė sė keqes" dhe Irakut. Schröder nė kapacitetin e tij, e ktheu mosndėrhyrjen nė Irak si njė qėllim nė vetvete. Bėrtiste me tė madhe "Keine Beteiligung meine Damen und Herren" (asnjė ndėrhyrje, zonja e zotėrinj!) Njerėzit filluan tė tremben. Ndonjė nacionalist ndihej mirė, se tashmė kishin njė burrė tė "guximshėm", qė po i drejtonte, Schröder-in. Ka gjermanė qė janė mėrzitur me rolin drejtues amerikan nė botė. Njė polic gjerman mė tha njė herė: "Go home Yankees!" "S'kemi nevojė pėr ju!" Meqė folėm anglisht, ai ndoshta kujtoi se jam amerikan dhe shprehu dėshirėn e tij tė fshehur. Me ndihmėn e Amerikės, Gjermania u ringjall pas luftės sė dytė botėrore. Por tani, ajo s'u duhej mė. Kėto veprime tė Schröder-it e ēuan shumė keq ekonominė gjermane, pasi eksporti industrial filloi tė binte dhe Gjermania, po nuk shiti prodhimet e saj, nuk mund ta mbajė gjatė nivelin e lartė ekonomik qė ka.

Kėshtu qė me stėrmundime tė mėdha, e ndoshta edhe me njė sy mbyllur kundrejt manipulimit tė votės, socialdemokratėt e Schröder-it fituan 38% tė votave sa kristiandemokratėt dhe me koalicionin e majtė, Schröder ndenji nė pushtet pėrsėri. Ekonomia po shkonte pėrsėri keq, reformat e Schröder-it po e ēonin vendin drejt sė majtės ekstreme, dhe kėshtu brenda socialdemokratėve filloi tė rritej pakėnaqėsia pėr humbjen e madhe qė do vinte. Schröder u detyrua tė bėnte zgjedhje tė parakohshme dhe doli me idenė e koalicionit tė madh, qė sot drejton Gjermaninė, me Angela Merkel si kancelare. Sipas sondazheve, partia SPD e Schröder-it mund tė marrė sot 22% tė votave nga 38%, qė mori kur Schröder erdhi nė pushtet herėn e fundit. Parandjenja e anėtarėve tė SPD doli e vėrtetė. Schröder po i ēonte anėtarėt e partisė sė tij tė humbnin vendet e punės nė qeverisje dhe ndoshta edhe nė njė opozitė tė gjatė, pavarėsisht se ai vetė u largua nga politika dhe u punėsua si konsulent nė njė firmė private nė Zvicėr.

Mė i zgjuar u tregua Tony Blair, i cili pranoi konkurrencėn brenda partisė sė tij "Labour" nga Gordon Brown dhe ia kaloi pushtetin atij. Anglosaksonėt qė vazhdojnė tė qeverisin botėn tregohen mė tė zgjuar nė drejtim tė pushtetit. Ata dinė tė largohen, kur e shohin se qeverisja prej tyre nuk ka mė kuptim. Por Tony Blair, nga kryeministėr me njė rrogė vjetore mbi 100 mijė sterlina, ka sot njė tė ardhur vjetore prej 2,5 milionė sterlina. Kjo ėshtė mundėsia e ekonomisė sė tregut nė Angli. Blair humbi pushtetin, por jo paratė. A jemi ne nė gjendje kėtu nė Shqipėri ta krijojmė njė luks tė tillė pėr drejtuesit e lartė, qė ata tė mos kapen kaq keq me pushtetin dhe tė mos kenė kaq agresivitet nė punėt e qeverisjes? Ose mė mirė tė bėnim pyetjen, a mendojnė drejtuesit tanė, se ēfarė do tė bėjnė ata kur tė ikin nga pushteti?

E vėrteta ėshtė se nė Shqipėri nuk pėrdoret shumė mendja. Prandaj, drejtuesit tanė politikė, po "ranė nga fiku" nuk merren mė nė konsideratė. Atė qė kanė mbjellė, edhe korrin. Prandaj jepen me mish e me shpirt pas pushtetit, marrosen krejtėsisht pas tij, i harrojnė tė gjitha pėr njė ēikė pushtet e parį, dhe kur janė diku tė punėsuar, sillen me vrazhdėsi kundrejt vartėsve dhe tė tjerėve. Drejtuesit tanė politikė janė primitivė. Ata kanė ndjenja egoiste vetėm pėr vete, por nė tė vėrtetė ata nuk mendojnė sa duhet pėr tė ardhmen e tyre, ashtu siē nuk mendojnė as pėr tė ardhmen e popullit, qė qeverisin.

Sado qė Berisha pėrpėlitet pėr tė mbajtur me forcė pushtetin, mėnyra e tij e qeverisjes nuk ndryshon shumė nga qeverisja autokratike e mėparshme. Ai e ka vėshtirė tė besojė se mund tė gjenden njerėz nė Shqipėri, qė mund ta sfidojnė atė, dhe nė tė njėjtėn kohė, ndjen njė frikė tė madhe nga konkurrenca e lirė. Prandaj, ai afron rreth vetes njė tufė tė paaftėsh e rioshėsh, qė tė mos ndjehet i kėrcėnuar. Ky panik i brendshėm e detyron atė tė bėjė ligje tė padrejta, pėr tė absorbuar tė gjitha pushtetet nė Shqipėri. Aferat e tij me Damir Fazlliēin etj. janė bėrė me qėllime pėrfitimi pėrrallor, gjė qė i shkon pėrshtat mė shumė njė Putini, njė Sadam Huseini, apo njė sheiku Arabie, se sa njė drejtuesi demokrat, tė njė vendi tė varfėr, si Shqipėria. Stili i qeverisjes Berisha nuk ka se si t'u pėlqejė amerikanėve, tė cilėt duan njė shtet shqiptar stabil dhe qė e zhvillon demokracinė mbi parime e ligjshmėri jo pasionante, por demokratike. Berisha po e ēon Shqipėrinė pėrtej dėshpėrimit. Askush, as Berisha vetė nuk do tė jetė i fituar nga kjo mėnyrė qeverisje. Prandaj ėshtė mė mirė, qė ai tė respektojė normat demokratike tė zhvillimit tė njė shoqėrie, konkurrencėn e lirė ekonomike dhe politike dhe tė mos e pengojė, me kėmbėnguljen e tij, rrugėn e Shqipėrisė drejt integrimit tė natyrshėm nė familjen e shoqėrive tė zhvilluara.

Botuar nė gazetėn "TemA", 26.10.2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara