HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkollat dhe aftėsitė

-- nga David Brooks, "International Herlad Tribune"

Pse u bė SHBA fuqia udhėheqėse ekonomike e shekullit XX? Pėrgjigja mė e mirė dhe e shkurtėr ėshtė se njė besim i egėr qė njerėzit e kanė fuqinė tė transformojnė jetėn e tyre, u dha amerikanėve njė vullnet tė pashembullt pėr edukim, punė tė madhe dhe liri ekonomike.

Nė mes tė viteve 1870 dhe 1950, niveli i edukimit i njė amerikani tė zakonshėm u rrit pėr 0.8 vjet pėr dekadė. Nė vitin 1890, njė i rritur i zakonshėm do tė kishte pėrfunduar rreth tetė vjet tė shkollimit. Gjer nė vitin 1900, amerikani i zakonshėm kishte 8.8 vite shkollim. Nė vitin 1910, ishte 9.6 vjet dhe nė vitin 1969, ishte afro 14 vjet.

Ashtu si Claudia Goldin dhe Lawrence Katz pėrshkruajnė nė librin e tyre "Gara nė mes edukimit dhe teknologjisė", pėrparimi i edukimit nė Amerikė ishte jashtėzakonisht i njėtrajtshėm gjatė atyre dekadave dhe SHBA nisi udhėheqjen gjigante globale. Nivelet e edukimit po rriteshin pėrgjatė botės sė industrializuar, por SHBA kishte njė pėrparėsi sė paku 35-vjeēare krahasuar me shumicėn e Evropės. Nė vitin 1950, asnjė shtet evropian nuk regjistroi 30 pėr qind tė adoleshentėve tė tyre nė shkolla tė mesme me orar tė plotė. Nė SHBA, 70 pėr qind e adoleshentėve shkonin nė shkollė.

Amerika lulėzoi me prodhimtari dhe rritje. Por epoka e lumtur mori fund kah viti 1970, kur progresi edukativ i Amerikės u ngadalėsua gjer nė zvarritje. Nė mes tė viteve 1975 dhe 1990, arritjet edukative ngecėn tėrėsisht. Qė nga kjo kohė, progresi ka qenė modest. Udhėheqja e Amerikės mbi rivalėt e saj ekonomikė ka humbur tėrėsisht dhe shumė shtete janė shumė mė pėrpara nė arritjet e shkollimit.

Kjo i kėrcėnon perspektivat afatgjata tė Amerikės. Kjo gjė gjithashtu e zgjeron ēarjen nė mes tė tė varfėrve dhe tė tė pasurve. Goldin dhe Katz e pėrshkruajnė garėn nė mes teknologjisė dhe edukimit. Ritmi i ndryshimeve teknologjike ka qenė i njėtrajtshėm, pėr befasi. Nė kohėn kur pėrparimi nė edukim ia kalon kėtij ndryshimi, pabarazia ngushtohet. Tregu ėshtė i pėrmbytur me punonjės tė shkathėt, andaj pagat e tyre rriten me modesti. Nė periudha si kjo e tashmja, kur pėrparimi i edukimit mbetet pas ndryshimit teknologjik, pabarazia zgjerohet. Vetėm ca punonjės tė shkathėt komandojnė ēmimet e larta, gjersa shumė nga ata qė nuk janė tė aftė, kanė pak fuqi qė tė bėjnė pazarllėk.

Hulumtimi i pėrpiktė i Goldin-it dhe Katzit plotėsohet prej njė raporti tjetėr nga James Heckman i Universitetit tė Chicagos. Duke pėrdorur hulumtimin e vet, Heckman konkludoi qė shkallėt e diplomimit nė shkollat e mesme arritėn kulmin nė fund tė viteve '60 nė SHBA, nė rreth 80 pėr qind. Qė nga ajo kohė, ka pasur vetėm rėnie.

Nė "Shkollat, aftėsitė dhe sinapsat" Heckman shqyrton burimet e kėsaj rėnieje. Nuk ka tė bėjė me rėnien e kualitetit tė shkollave, thotė ai. E as nuk ka tė bėjė me shkurtimet e financimeve ose me rritjen e ēmimeve tė shkollave. Nė vend tė kėsaj, Heckman e drejton vėmendjen te mjedisi familjar, i cili ėshtė degjeneruar gjatė 40 viteve tė fundit.

Heckman cek se zbrazėtirat e mėdha nė arritjet e edukimit janė prezente qė nė moshėn pesėvjeēare. Disa fėmijė rriten nė njė atmosferė qė promovon zhvillimin e rėndėsishėm njerėzor dhe shumė mė shumė fėmijė nuk po rriten nė kėtė atmosfere. Deri nė moshėn pesėvjeēare, ėshtė e mundur tė parashikohet, me saktėsi depresive, kush do tė pėrfundojė shkollėn e mesme dhe kolegjin e kush jo.

Koeficienti i inteligjencės ėshtė i rėndėsishėm, por Heckman cek disa tipare, tė cilat janė njėlloj tė rėndėsishme dhe tė cilat fillojnė e pastaj zhvillohen qė nga ato vite tė hershme: nivelet e motivimit, stabiliteti emocional, vetėkontrolli dhe tė qenit tė shoqėrueshėm. Ai pėrdor logjikėn e pėrgjithshme pėr tė kuptuar se ēka janė kėto tipare, por ekonomistėt mund tė mėsojnė shumė pėr kėtė ēėshtje nga psikologėt e zhvillimit.

Unė i ceka kėto dy projekte hulumtimi, sepse ngadalėsimi i aftėsimit ėshtė ēėshtja mė e madhe, me tė cilėn pėrballet shteti. Ēmimet e rritura tė naftės me siguri do tė dominojnė zgjedhjen presidenciale, sepse votuesve iu bie kresė, sa herė qė e vizitojnė pompėn, por ky problem qė lėviz ngadalė, mė shumė se cilido tjetėr, do t'i japė formė fatit tė Amerikės.

E dyta, po ndodh njė debat i madh rreth burimit tė shqetėsimit ekonomik tė klasės sė mesme. Disa populistė cekin forcat shkatėrruese tė globalizimit dhe kapitalizmit grabitqar. Kėta njerėz thonė se Amerikės i duhen reforma tė tregut radikal tė punės, qė t'i jepet njė mundėsi klasės punėtore. Por populistėt duhen tė kapin hulumtimin e Goldin-it, Katzit dhe Heckman-it, i cili mbėshtet fuqishėm argumentet e atyre qė iu japin rėndėsi politikave tė zhvillimit njerėzor. Nuk ėshtė globalizimi, apo imigrimi, apo kompjuterėt prej vetiu qė e zgjerojnė pabarazinė.

Ėshtė zbrazėtia e aftėsive. Rritja e zhvillimit tė edukimit ėshtė mė premtuese sesa pėrpjekja qė tė riorganizohet ekonomia globale.

E treta, ia vlen tė ceket se tė dy anėt e kėtij debati ekzistojnė pėrbrenda Partisė Demokratike. Partia Republikane kryesisht ėshtė jorelevante. Nėse i shikoni propozimet e Barack Obamės pėr edukimin, posaēėrisht theksimi i tij pėr zhvillim nė fėmijėrinė e hershme, do tė shihni qė kėta lėvizin natyrshėm dhe bindshėm nga ky hulumtim. (Me siguri, ndihmon fakti qė Obama dhe Heckman janė pothuajse fqinjė nė Chicago.) Politikat e McCain-it duken kryesisht tė pavėmendshme ndaj kėtyre gjetjeve. Ka pak diskutim tė mjegullt rreth ēmimeve tė shkollimit, por republikanėt janė tė paaftė, kur flasin pėr politikat e zhvillimit njerėzor. Amerika u ngrit, ngaqė nxori shumė mė shumė prej njerėzve tė vet sesa shtetet e tjera. Kjo u ndal nė vitin 1970. Tani, ēėshtjet e tjera marrin kryetitujt dhe vėmendjen e fushatave. Por kjo pllakė tektonike ende po lėviz pamėshirshėm dhe rrezikshėm nėn kėmbėt e amerikanėve.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara