HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ēėshtja Shqiptare, ende e pazgjidhur

-- nga Joseph J. DioGuardi*, 03 Aug 2008

Joseph J. DioGuardi Ju faleminderit pėr mundėsinė qė tė flas pėr sfidat politike dhe ekonomike me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt nė Ballkan sot dhe si kėto sfida, nėse nuk trajtohen, mund tė ndikojnė negativisht nė paqen dhe stabilitetin e Evropės Juglindore.

Ju faleminderit pėr mundėsinė qė tė flas pėr sfidat politike dhe ekonomike me tė cilat ballafaqohen shqiptarėt nė Ballkan sot dhe si kėto sfida, nėse nuk trajtohen, mund tė ndikojnė negativisht nė paqen dhe stabilitetin e Evropės Juglindore. Gruaja ime, qė ėshtė eksperte e Ēėshtjeve tė Ballkanit, Shirley Cloyes, ėshtė me ne sot. Ne sapo jemi kthyer nga njė udhėtim faktmbledhės nė Kosovė, dhe Shirley do t'­i dorėzojė njė raport, tė titulluar "Kosova nė mėshirė tė fatit" udhėheqėsve tė politikės sė jashtme tė Kongresit dhe Senatit kėtė javė.

Sė pari, mė lejoni tė them se ku unė qėndroj (dhe ku gjithmonė kam qėndruar) nė lidhje me bashkimin politik tė trojeve shqiptare, qė do tė kėrkonte ndryshimin e kufijve ekzistues. Kjo ėshtė ēėshtje qė duket se provokon ndjenjėn e frikės tek ekspertėt e politikės sė jashtme tė preokupuar me paqen dhe stabilitetin afatgjatė nė Ballkan.

Prandaj, unė nuk pėrkrah domosdoshmėrish bashkimin e shqiptarėve dhe kurrė nuk e kam propozuar kėtė si zgjidhje pėr shtatė milionė shqiptarėt qė jetojnė pranė njėri-tjetrit nė Evropėn Juglindore. (Kėtė nuk e pėrkrah as ndonjė nga anėtarėt e bordit tė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane, qė ėshtė njė lob vullnetar qė pata themeluar mė 1989.)

Martesa mė e mundshme, nga njė pikėpamje logjike (pasi qė janė dy shtete sovrane) do tė ishte nė mes Kosovės dhe Shqipėrisė, si lidhje kryesore e procesit tė bashkimit shqiptar. Mirėpo, nuk kam vėrejtur ndonjė lėvizje apo mendim tė elitės politike e as tė popullit shqiptar atje qė do tė fillonte kėtė proces. Nė fakt, unė besoj se e kundėrta ėshtė e vėrtetė, sepse shqiptarėt e Kosovės dhe Shqipėrisė kanė kaluar nėpėr njė eksperiencė tė ndryshme historike e politike qė nga ngritja nga hiri i Perandorisė Otomane mė 1912. Efekti tmerrues i diktaturės Staliniste Komuniste tė Hoxhės mbi shqiptarėt e Shqipėrisė kishte pėr bazė edhe izolimin e plotė tė tyre nga shqiptarėt e Kosovės dhe krijoi njė ambient krejtėsisht tė ndryshėm kulturor, shpirtėror, dhe ekonomik.

Nė anėn tjetėr, besoj se ideja e bashkimit apo "Shqipėria e Madhe" ėshtė njė mjet qė pėrdoret nga lobi serb dhe pėrkrahėsit e paktė tė tyre nė qendra si Washingtoni dhe Brukseli pėr tė hequr vėmendjen tonė nga nevoja pėr demokratizimin e Serbisė dhe integrimin e saj nė Evropė.Diktatori tani mė i vdekur, Slobodan Millosheviq, pėrdori kėtė koncept pėr tė frikėsuar Evropėn me "shqiptarėt myslimanė" dhe pėr tė margjinalizuar tutje popullin shqiptar tė Kosovės, gjersa po ndiqte planin e tij pėr "Serbinė e Madhe", gjė tė cilėn edhe e realizoi deri-diku me krijimin e Republikės Serbe (Srbska). (Pasardhėsit e Millosheviqit edhe tani po e vazhdojnė "ėndrrėn" e perandorisė serbe duke zgjeruar Serbinė nė Mitrovicė nė pjesėn veriore tė Kosovės, pėrmes ndarjes de facto tė Kosovės kundrejt vullnetit tė Kombeve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.)

Nė fund, nuk kam asnjė dyshim se ēfarėdo ndryshimi kufijsh sot nė Evropė do tė na dėrgonte nė jostabilitet politik shkatėrrues duke ofruar mundėsi pėr bashkimin edhe tė hungarezėve qė jetojnė nė Hungari dhe Serbi (Vojvodinė), Romani dhe Sllovaki, apo edhe tė kurdėve qė gjithashtu janė tė ndarė, por jetojnė pranė njėri-tjetrit nė Turqi, Irak, dhe Iran.

Pra, cila ėshtė zgjidhja pėr popullin shqiptar? Nė Kosovė, ėshtė kontrolli nė duar tė shumicės me tė drejta pėr pakicat dhe integrimi nė Bashkimin Evropian. Kosova ka 92 pėr qind shumicė shqiptare. Meriton tė jetė e pavarur. Kufijtė e saj nuk kanė ndryshuar qė nga dezintegrimi i Jugosllavisė vetėm se statusi i tyre tani ka ndryshuar, nga kufij provincial/republikan nė kufij shtetėror. Kufijtė e Kosovės nuk duhen ndryshuar tani pėr tė kėnaqur Serbinė dhe Rusinė. (Mandej, Rusia duhet kundėrshtuar shpesh dhe zėshėm nga BE dhe Shtetet e Bashkuara pėr pėrzierje nė politikėn e brendshme dhe tė jashtme evropiane.)Tutje, tė drejtat e plota tė pakicave pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi, Luginė e Preshevės, Greqi dhe Maqedoni duhet tė respektohen sipas standardeve mė tė larta ndėrkombėtare pėr tė parandaluar jostabilitet tė ardhshėm nė tokat shqiptare pranė Kosovės dhe Shqipėrisė. (Ėshtė ironike qė plani i Ahtisaarit u jep serbėve nė Kosovė tė drejtat mė tė mira tė minoriteteve si askujt tjetėr nė Evropė, pėrderisa ende kemi shqiptarė nė Luginėn e Preshevės dhe nė Malin e Zi qė jetojnė nėn kushte tė aparteidit edhe sot.)

Greqia dhe Turqia duhet tė njohin dhe pranojnė ekzistencėn e pakicave tė mėdha shqiptare nė kėto vende dhe tė mbrojnė tė drejtat gjuhėsore, kulturore dhe ekonomike tė shqiptarėve qė jetojnė atje si qytetarė dhe si banorė tė pėrkohshėm. Greqia, mandej, duhet tė zgjidhė plagėn e pashėruar tė popullsisė Ēame qė ishte shpėrngulur dhunshėm nga Greqia Veriore gjatė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore.

(Ēamėria ėshtė bėrė problemi palestinez i Evropės qė kėrkon zgjidhje pėrmes riatdhesimit apo kompensimit tė pronave ēame sipas njė plani tė pranuar pėr tė dyja palėt.) Nė fund, Maqedonia e dominuar nga sllavėt duhet t'­i implementojė tė gjitha obligimet e dala nga Marrėveshja e Ohrit dhe tė ndalojė menjėherė manipulimin e partive politike shqiptare atje, duke ngritur tensionet nė mes tyre, tensione kėto qė nė ditėt e fundit u kthyen edhe nė dhunė.

Nė Shqipėri, qeveria ende ėshtė e dobėt dhe joefektive. Kundėrshtia e mėse dy dekadave tani nė mes partisė Demokratike dhe asaj Socialiste e ka lėnė vendin tė zhytet nė korrupsion dhe tė destabilizohet nga skandalet e ndryshme, mė i fundit ndėr ta qė kishte tė bėnte me shitjen e armėve kineze tek ushtria amerikane nė Afganistan, qė ka rezultuar edhe nė involvimin e ambasadės tonė atje. Pėr shumė vite problemet e Shqipėrisė janė injoruar pėr shkak se ajo rrinte e qetė kundrejt statusit tė Kosovės. Koha ka ardhur qė tė insistohet pėr standarde shumė mė tė larta politike, juridike, dhe ekonomike atje dhe tė involvohemi nė transformimin e drejtė tė asaj shoqėrie, qė sikur edhe ajo e Kosovės, janė kryekėput pro-amerikane. Gjersa kjo tė mos ndodhė, Shqipėria nuk do tė jetė mė afėr futjes nė BE se sa qė ishte para dhjetė viteve, gjė qė do tė ēonte drejtė korrupsionit mė tė madh, stagnimit politik, dhe jostabilitetit politik.

Pranohen apo jo Shqipėria dhe Kosova nė BE (dhe ēdo pėrpjekje duhet bėrė qė pranimi i tyre nė BE tė ndodhė dhe tė ndodhė shpejt), pėrgjigja nuk ėshtė vetėm sundimi i ligjit, gjė qė do tė linte shqiptarėt brenda kufijve tė vet, edhe pse atje atėherė do tė kapeshin kontrabandistėt dhe trafikantėt qė shfrytėzojnė kėto vende. Zgjidhja e vetme dhe e vėrtetė do tė ishte sigurimi i zhvillimit ekonomik pėr kėto vende nėn pėrkrahjen e SHBA-ve dhe BE-sė, integrimi dhe mbrojtja e tė drejtave tė njeriut dhe qytetarit.Shqiptarėve duhet t'­u jepen lehtėsime tė mėdha pėr marrjen e vizave perėndimore (siē iu janė ofruar serbėve) pėr udhėtime dhe punėsime sezonale nėpėr Evropė. Kapitali njerėzor i Kosovės, pėr shembull, paraqet ndoshta edhe potencialin e saj mė tė mirė pėr eksport, pasi qė ajo ka njė popullatė shumė tė re, shumė tė zellshme dhe kreative, nga tė cilėt mėse 500,000 janė tė papunė dhe shumė tė tjerė tė nėnpunėsuar.

Shqiptarėt flasin anglisht dhe gjuhė tė tjera, merren suksesshėm me biznes nė mes vetes dhe me bashkėafaristė evropianė, dhe kanė njė vullnet dhe dėshirė tė madhe pėr demokraci.

Zgjidhja qė do tė parandalonte njė pėrgjigje tė dhunshme kundrejt kushteve nė territoret shqiptare nuk ėshtė bashkimi. Perėndimi, nė krye me SHBA-tė, duhet tė sigurojnė kontrollin e Kosovės mbi tė gjithė territorin e saj duke parandaluar kėshtu ndarjen e veriut dhe duhet tė investojnė nė arsim, infrastrukturė, zhvillim ekonomik, dhe nė tė drejtat njerėzore pėr tė gjithė shqiptarėt nė Ballkan. SHBA-tė harxhuan mėse njė miliard dollarė gjatė luftės sė NATO-s kundėr Serbisė mė 1999. SHBA-tė po ashtu harxhuan edhe njė pjesė tė madhe tė kapitalit politik gjatė udhėheqjes sė procesit pėr tė arritur deri tek pavarėsia e Kosovės nė Shkurt 2008.Prandaj, do tė ishte budallallėk qė ky investim kaq i madh tė lihej duke ia lėnė kėshtu nė dorė fatin e tė ardhmes sė Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėve nė Ballkan, vetėm Bashkimit Evropian, qė gjithherė ka qenė i ndarė sa i pėrket "ēėshtjes shqiptare." Nėse SHBA-tė nuk udhėheqin edhe tani duke e konfrontuar Rusinė, Serbinė, dhe Greqinė, nė Ballkan, neve do tė detyrohemi ta pastrojmė edhe njė problem ballkanik nė tė ardhmen, siē na ėshtė dashur tė bėjmė shumė herė nė tė kaluarėn. Dhe, sidoqoftė, njė tėrheqje e tillė e SHBA-ve nuk do tė ishte mėnyra mė e mirė pėr t'­i trajtuar miqtė tanė tė vetėm dhe tė vėrtetė atje'³popullin shqiptar.

*Ish-Kongresisti Joe DioGuardi ėshtė kryetar themelues i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Ky artikull ėshtė bazuar nė ligjėrimin e autorit (i cili ishte ligjėrimi kryesor i konferencės) nė Washington, DC, mė 14 Korrik nė konferencėn mbi tė ardhmen e Shqiptarėve nė Ballkan, e cila ishte organizuar nga divizioni pėr inteligjencė tė jashtme tė Departamentit tė Shtetit tė SHBA-ve dhe Agjencisė Qendrore tė Inteligjencės (CIA)
.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara