HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tenori shqiptar Saimir Pirgu sukses nė Zvicėr

-- nga Edlira DEDJA, pjaniste
  Presidente e “Opéra sans Frontičres”, Zvicėr

Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione nė sallėn “Metropol” tė operės sė Lozanės Opera e Lozanės prezantoi mbrėmė premierėn e « Traviatės » sė G .Verdit, vėnė nė skenė nga Arnaud Bernard dhe drejtuar nga Paolo Arrivabeni. Nė rolet kryesore ishin Virginia Tola (Violetta Valéry), Saimir Pirgu (Alfredo Germont) dhe Sebastian Catana (Giorgio Germont).

Saimir Pirgu

Ishte vėrtet emocionuese atmosfera mbas pėrfundimit tė operas, kur tenori Saimir Pirgu doli tė pėrshėndesė publikun zviceran. Thjeshtėsia e kėtij djaloshi tė ri shqiptar e mbushi plot emocione sallėn e teatrit qė nė ēastet e para tė daljes nė skenė, ku ra nė sy buzėqeshja e tij plot dritė, siguria dhe personaliteti i fuqishėm artistik, ndėrthurur me njė zė brilant, plot jetė e ėmbėlsi.

Muzika e Verdit ishte magjepėse nė tonet e zėrit tė tij; atmosfera e teatrit dukej mė e tendosur dhe tė krijohej pėrshtypja se ēdo gjė ndrronte pamje nėn tingujt e kėtij zėri tė ėmbėl e plot pasion. Tė krijohej ndjesia se vetė rryma e jetės ēlirohej prej saj; tė dukej sikur nuk kishte mė kufij, por vetėm shkėlqim, melodi e dashuri. Nė ato ēaste, konturet e sallės shkriheshin me botėn pėrreth dhe harroje se jashtė saj kalimtarėt nxitonin pėr t’iu shmangur temperaturės sė acartė tė dimrit zviceran.

Saimir Pirgu - koncert

Mbasi e dėgjon nė skenė Saimir Pirgun, e kupton menjėherė se ke pėrballė njė tenor tė pėrmasave tė mėdha. Interpretimi i tij karakterizohet nga njė ekspresivitet spontan dhe natyral, i cili e bėn pėr vehte spektatorin qė nė momentet e para tė daljes nė skenė. E pak mė vonė, zėri i tij vishet nga njė thellėsi lirike dhe njėkohėsisht dramatike, mbushur me ndjenjė dhe elegancė, duke mundur tė shprehė instiktet mė tė thella personazhit tė Alfredos, me njė ngjyrė vokale sensuale si edhe me njė diksion tė shqiptimit tė shkėlqyer tė gjuhės italiane.

Mund tė them pa frikė se ky rol ėshtė njė nga kulmet e karrierės sė tij operistike ashtu siē u shprehėn mjaft nga spektatorėt nė sallė, tė cilėt e cilėsuan me tė drejtė si “perlėn” e kėsaj premiere tė «Traviatės». Eksperienca e Saimirit me Alfredon, qė sė shpejti do tė kurorėzohet me ēmimin ndėrkombėtar «Corelli», i mundėsoi atij realizimin e kėsaj kryevepre operistike me njė thjeshtėsi tė madhe, me njė liri tė shprehuri si dhe me njė autoritet tė veēantė interpretimi. Frazat e tij shpaloseshin thjeshtė dhe me elegancė, duke integruar vizionin dramatik tė koncentruar nė muzikėn dhe libretin e kėsaj vepre tė mrekullueshme tė literaturės operistike, ashtu siē ėshtė imagjinuar prej Verdit. Por nga ana tjetėr, kėto fraza pasuroheshin me njė shumllojshmėri nuancash, tė cilat i jepnin sensin e plotė sejcilės notė muzikore e po ashtu, sejcilės fjalė e sejcilės heshtje. Saimir Pirgu e pasuroi ketė premierė, duke dhėnė prej tij tė gjithė forcėn e ekspresivitetit dhe origjinalitetit tė tij emocional.

Saimir Pirgu - Traviata

Duke duartrokitur, m’u kujtua dita e pare kur e takova kėtė djalosh tė dlirė, tek i cili, gjėja e parė qė mė ra nė sy ishe buzėqeshja e ēiltėr dhe thjeshtėsia e madhe e komunikimit, tė cilat mė krijuan pėrshtypjen se e njihja prej njė jete tė tėrė. Rrezatues, modest e njėkohesisht shumė dinjitoz, mė tregoi pėr studimet e tij, pėr hapat e para nė karrierė, qė kishin nisur me vullnetin dhe zotėsinė e tij, pa ndihmėn dhe pėrkrahjen e askujt; mė tregoi pėr takimin dhe miqėsinė e tij tė veēantė me Luciano Pavarotin, i cili i dha edhe shtytjen e parė drejt suksesit; takimet me mbretėreshėn Elisabetė tė Anglisė, me Princin Albert tė Monacos, me bashkėpunimin e tij kohėt e fundit me Woody Allen, me projektet e tij tė ardhshme, etj.

Njė gjė ėshtė e sigurt: Saimir Pirgu, i cili e nisi karrierėn e tij ndėrkombėtare nė moshė shumė tė re, sot bėn pjesė nė mėnyrė tė padiskutueshme nė elitėn e tenorėve aktualė dhe ėshtė nga mė tė suksesshmit e gjeneratės sė tij.

Pavaroti dhe Saimir Pirgu

Kush ėshtė Saimir Pirgu dhe si ka nisur kariera e tij ?
Lindur mė 1981 nė Elbasan, Saimiri nisi shumė i ri studimet nė muzikė duke u dipllomuar nė violinė nė qytetin e tij tė lindjes e mė pas pėr kanto nė konservatorin “Claudio Monteverdi” tė Bolzanos, nėn drejtimin e Vito Brunett-it, me tė cilin vazhdon tė studiojė edhe sot e kėsaj dite.

Fitues i konkurseve ndėrkombėtare “Caruso” e “Tito Schipa” nė 2002, e nis karrierėn e tij me Festivalin e Operės “Rossini” tė Pesaros me “Il viaggio a Reims” dhe “Adina”. Pėr Saimir Pirgun nis njė bashkėpunim shume i rėndėsishėm me Staatsoper (Opera shtetėrore) tė Vienės, ku midis shumė vėnieve nė skenė, loja e tij vlerėsohet jashtėzakonisht tek “L’Elisir d’Amour” pėr tė cilėn fiton edhe ēmimin e lartė “Eberhard Waechter Gesangsmedaille”, qė u jepet tė rinjve tė karrierės.

Cd e Saimir Pirgut

Ishte vetėm 22 vjeēar kur kėndoi “Cosģ fan tutte” nė Ferrara, dirizhuar prej Claudio Abbados dhe, nė verėn e vitit 2004, nė Festivalin e Salisburgut nėn drejtimin e Philippe Jordan. Duke vazhduar debutime tė rėndėsishme artisti ri shqiptar kėndon nė skenat e teatrove mė tė rėndėsishėm tė boteės, duke nisur nga Opera Shtetėrore e Hamburgut (Hamburgische Staatsoper), nė Bayerische Staatsoper tė Monaco-s, nė Operėn Shtetėrore tė Berlinit (Berliner Staatsoper), nė Teatrin e Operės sė Romės e nė Akademinė Nacionale Italiane “Santa Cecilia”. Po ashtu, Saimir Pirgu ka kėnduar nė skenat e Opernhaus tė Zürich-ut, nė “Royal Opera House Covent Garden” tė Londrės nė Teatrin Mbretėror tė Madridit dhe nė San Carlo tė Lisbonės, ka debutuar nė Valencia, nė Teatrin Komunal tė Bolonjės dhe nė Concertgebouw tė Amsterdam-it. Saimir Pirgu bashkėpunon me dirigjentėt mė tė njohur tė orkestrave si Claudio Abbado, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa, Franz Welser Möst, Gustav Kuhn, James Colon, Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt.

Midis roleve mė tė duartrokitur tė tenorit tė ri shqiptar mund tė pėrmėndim, Don Ottavion nga (Don Giovanni), Ferrando-n nė Cosģ fan tutte, Elisir d’Amore (Nemorino), Rinuccio te Gianni Schicchi, Falstaff (Fenton), Alfredo Germont (La Traviata), Rigoletto (Duka i Mantovės). Kohėt e fundit ka interpretuar rolin e Idomeneut me Nikolaus Harnoncourt nė Styriarte Festival tė Graz-it. Debutimi i tij i parė amerikan u bė nė muajin shtator tė ketij viti nė Los Angeles Opera (roli i Rinuccio-s tek “Gianni Schicchi”) nėn drejtimin e Woody Allen.

Sė shpejti, Saimir Pirgu do tė kėndojė “La Traviata” nė Staatsoper tė Vienės, Santa Fe e Covent Garden, “Lucia di Lammermoor” (Sir Edgardo di Ravenswood) nė Operėn Shtetėrore tė Hamburgut si edhe nė Metropolitan tė New York-ut.

Nė vitin 2006 ka incizuar pėr Universal Albumin e tij tė parė Angelo casto e bel, njė antologji me arie operistike nga Mozart, Pergolesi, Bononcini, Donizetti, Verdi dhe Massenet me Gustav Kuhn dhe orkestrėn Haydn.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara