HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Baze: Po sulmohem personalisht nga Berisha

-- intervista nga Ened Janina, Shekulli, 23.12.2008

Botuesi dhe gazetari rrėfen konfliktin ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe rrezikune mos botimit tė gazetės "Tema"

Shtypshkronja ushtarake duket thjeshtė njė shkak pėr tė mbyllur njė media opozitare. Arsyetimi i qeverisė nuk bind askėnd, e aq mė pak vetė botuesin e gazetės "Tema", Mero Baze. Nė njė intervistė pėr gazetėn "Shekulli", Mero Baze rrėfen motivet e vėrteta tė konfliktit me qeverinė shqiptare. Sipas tij, gjithēka ėshtė e urdhėruar nga Kryeministri Sali Berisha dhe mė shumė se sa njė sulm personal ndaj tij ėshtė njė sulm ndaj medias sė lirė.

Berisha, Baze, Patozi dhe Imami gjatė njė takimi
Berisha, Baze, Patozi dhe Imami gjatė njė takimi

Z. Baze prej disa ditėsh jeni pėrballė faktit tė prishjes sė njė kontrate tė lidhur mes jush dhe Ministrisė sė Ekonomisė. Ju e keni pasqyruar kėtė si njė sulm tė qeverisė ndaj jush dhe medias sė lirė. Sė pari, si e keni fituar ju kėtė kontratė nė ambientet e sė cilės ėshtė vendosur gazeta "TemA"?

VENDIM
PĖR NJĖ NDRYSHIM NĖ VENDIMIN NR. 1046. DATĖ 16.7.2008, TE KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE, "PĖR KALIMIN NĖ PERGJĖGJESI ADMINISTRIMI NGA TIPOGRAFIA USHTARAKE, SHA. SHTYPSHKRONJĖS SĖ LETRAVE ME VLERĖ, TIRANĖ, TĖ DISA REPARTEVE DHE TĖ NJĖ TRUALLI FUNKSIONAL"

Nė mbėshtetje tė nenit 100 tė Kushtetutės dhe tė neneve 13, 14, e 15, shkronja "c", tė ligjit nr. 8743 datė 22.2.2001, "Pėr pronat e paluajtshme tė shtetit", tė ndryshuar, me propozimin e ministrit tė Brendshėm dhe tė ministrit tė Financave, Kėshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Pika 1, e vendimit nr. 1046, datė 16.7.2008, tė Kėshillit tė Ministrave, ndryshohet si mė poshtė vijon : " 1. Kalimin nė pėrgjegjėsi administrimi nga Tipogjafia Ushtarake, sha., Shtypshkronjės sė Letrave me Vlerė, Tiranė, tė disa reparteve, me sipėrfaqe 1 625 (njė mijė e gjashtėqind e njėzet e pesė) m2 , sipas planvendosjes, qė i bashkėhdhet kėtij vendimi. ".

2. Ngarkohen ministri i Brendshėm, ministri i financave dhe zyra e regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme, Tiranė, tė ndjekin procedurat e nevojshme pėr zbalimin e kėtij vendimi.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė " Fletoren zyrtare ".

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

Kontrata ėshtė fituar me ankand nė korrik tė vitit 2007. Ish-tipografia ushtarake, njė ndėrmarrje nė degradim, i kishte ofruar Ministrisė sė Ekonomisė njė sipėrfaqe prej 647 metra katrorė pėr ta nxjerrė nė ankand nė bazė tė vendimit nr. 162 tė Kėshillit tė Ministrave, i cili autorizon kompanitė tė marrin nė pėrdorim kundrejt qerasė njė sipėrfaqe tė caktuar kundrejt njė plani investimesh.

Ne morėm njė kapanon tė shkatėrruar thuajse pa ēati, pa xhama, pa suvatuar, pa dysheme stabėl dhe njė pjesė tjetėr zyrash gati nė formė qelie 3/2, qė quheshin reparti sekret i ish-Tipografisė

Ndryshe kjo kontratė quhet afiteozė. Sipas planit tė investimeve me tė cilin ne konkurruam, ne duhet tė investonim aty 480 mijė euro brenda 20 viteve. Kėto investime janė nė makineri dhe mjedise. Pasi fituam ankandin nė korrik tė 2007 u prit dy muaj pėr ndonjė ankimim dhe nė Tetor tė vitit 2007 kemi lidhur kontratėn me Ministrinė e Ekonomisė pėr 20 vjet kundrejt kėtij plani investimesh. Theksoj se investimet janė tė detyrueshme nga kontrata dhe nėse ato nuk realizoheshin kontrata mund tė prishej.

Deri mė tani keni zbatuar kėtėplan biznesifalė tė cilitfituat ankandin?

Fill pas nėnshkrimit tė kontratės kemi nisur punėn. Investimi mė i madh ėshtė njė makineri "Solna 25", makinė shtypi me pesė seksione, qė prodhon njė gazetė 32 faqe me ngjyra me njė kapacitet 25 mijė kopje nė orė. Plus kėsaj, kemi njė makinė tjetėr rrotative News King - Solna, e cila po ashtu ka njė kapacitet prej 15 mijė kopje nė orė, pėr njė gazetė 24 faqe me ngjyra. Ne morėm njė kapanon tė shkatėrruar thuajse pa ēati, pa xhama, pa suvatuar, pa dysheme stabėl dhe njė pjesė tjetėr zyrash gati nė formė qelie 3/2 qė quheshin reparti sekret i ish-Tipografisė. Investimet janė kryer pėr 15 muaj, duke na futur nė detyrime tė mėdha financiare ndaj tė tretėve.

Pamje nga Shtypshkronja e gazetės TemA

Prishjen e kėsaj kontrate ju e keni konsideruar si njė hakmarrje tė kryeministrit. Kur ka nisur ky konflikt mes jush dhe cili ėshtė qėllimi i tyre ?

Sulmet nga kryeministri kanė nisur thuajse nė tė njėjtėn kohė qė ne kemi nėnshkruar kontratėn. Ato ishin tė lidhura me atė qė ai e quante hetim timin pėr djalin e tij. Berisha dyshonte se unė po e hetoja biznesin e djalit nė Gėrdec dhe pėr kėtė filloi njė farė lufte tė ftohtė. Mė pas kur New York Times filloi tė hetojė dhe unė pata njė kontakt me redaktorin e tyre, ai filloi tė pėrhapė thashetheme qesharake se "sė bashku me ca tė tjerė" po punoja kundėr pranimit tė Shqipėrisė nė NATO?!. Nga ana tjetėr, ishte vetė ai qė i dėrgonte letra sqaruese New York Times ku i thoshte se djali i tij nuk ishte i pėrzier nė spostimin nga biznesi tė Kosta Trebickės.

Pra ishte njė baba i ndėrgjegjshėm pėr atė qė po bėnte i biri dhe pėrpiqej ta mbulonte duke sulmuar shtypin. Sulmi i tij publik shpėrtheu nė fund tė dhjetorit tė vitit tė kaluar, kur ne kėrkuam tė shikohen me seriozitet shkeljet procedurale dhe ligjore qė kanė shoqėruar jo vetėm tenderimin por dhe procedurėn e kryerjes sė punimeve nė segmentin Rrėshen-Kalimash. Ai segment po shkon 20 milionė euro kilometri, ndėrkohė qė segmentet e njėjtė me tė menjėherė pasi mbaron ai segment, po bėhen me 3 deri 4 milionė euro kilometri. Dhe janė nė tė njėjtin terren, me tė njėjtėn vėshtirėsi dhe me tė njėjtėn cilėsi pune. Pas kėsaj ai shpėrtheu fillimisht nė njė mbledhje grupi parlamentar pastaj nė publik. Mė vonė gjithēka ishte mė e lehtė dhe tė dy palėt ishin tė lira tė thoshin ato qė mendonin.
Ne i bėmė tė njohur publikut shqiptar anėn e errėt tė familjes Berisha, atė tė lidhjeve tė tij me sekserin serbo boshnjak Damir Fazlliē, i cili sot ėshtė nėn hetim. Natyrisht dhe pėr kėtė po paguajmė njė ēmim.

Si kanė qenė marrėdhėniet tuaja me qeverinė gjatė kėsaj kohe?

Unė jam mėsuar ta kem keq me qeveritė, por asnjė qeveri socialiste, dhe asnjė kryeministėr i tyre nuk ka bėrė betejė personale kundėr meje. Kanė sulmuar gazetėn, mė kanė izoluar financiarisht duke bllokuar reklama apo kanė hequr ndonjė tė afėrm nga puna. Deri kėtu kanė shkuar. Ky ka shkuar shumė larg. Ka shkuar nė mendje tė mė prishė shtėpinė e prindėrve dhe mė pas shtėpinė e motrės me fadroma, njė hakmarrje e verbėr qė mund ta bėjė vetėm njė njeri i verbuar nga urrejtja. Kanė terrorizuar prindėrit e mi, duke shkuar aty njerėz qė paraqiteshin si inspektorė ndėrtimi dhe fotografonin shtėpinė, duke i kėrkuar letrat e shtėpisė, projektin apo lejen e ndėrtimit. Kanė futur nė makth familjen time dhe kėtė nuk ua fal kurrė.

Kėtė e bėn ai njeri qė bėn sikur xhindoset kur i pėrmendin djalin apo vajzėn, ndėrsa vetė shkon e merret me dy pleq tė vetmuar, duke u shpėnė fadromat. Kanė sjellė kontrolle dhe kane vėnė gjoba, kanė pėrdorur gjithkėnd qė mund tė pėrdorin nga ushtarėt e tyre nė administratė, qė kanė kohėn tė tregohen tė zellshėm dhe tė fitojnė besimin e tij. Akti i fundit ėshtė ky qė po pėrjetojmė tani, i cili ėshtė nė njė farė mėnyre asgjėsim fmanciar i kompanisė.

Po biznesi a ėshtė i kėrcėnuar nga vendime tė tilla, ku njė ditė nėnshkruajnė njė kontratė dhe pas njė kohe mjafton njė urdhėr pėr ta prishur atė?

Mendoj se nėse heqim koperturėn politike ėshtė dhe mė i rrezikshėm si sulm. Mendoni se ēfarė garancish i jep biznesit kjo qeveri, qė e detyron tė investojė brenda njė viti gjysmė milionė euro dhe pastaj ia rrethon investimin me policė dhe e nxjerr nė rrugė. Mendoni se ēfarė pasigurie ndjen njė biznesmen nė kėtė vend, nėse nuk ka avokate vajzėn e kryeministrit apo sekser djalin e tij apo Damir Fazlliēin. Thjesht je i vdekur. Nxjerr nė rrugė njė biznes duke e arsyetuar me sigurinė kombėtare dhe fut nė Mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar njė serbo boshnjak me lidhjet mė tė errėta nė Ballkan, njeri i familjes sė shefit tė shėrbimit sekret serb, dhe i pėrndjekur nė ēdo shtet tė Ballkanit ku shkel.

Z. Baze njė pjesė e deputetėve apo edhe ministrave dihet qė janė miqtė tuaj. A e gėzoni sot mbėshtetjen e tyre nė kėtė ēėshtje?

Mjerisht jo. Thuajse askush, pėrveē dy tri vetėve, nuk ka marrė nė telefon qoftė dhe njerėzisht. Ekziston njė klimė terrori mbi ta dhe as nė rrugė nuk guxojnė tė kthejnė kokėn. Thjesht janė duke bėrė llogaritė e tyre politike dhe njė qėndrim njerėzor, iu prish punė. U prish punė, pasi standardi qė ka vendosur pėr ta kryeministri ėshtė ēnjerėzor. Ata pėrsėrisin nė njė farė mėnyre historitė banale tė grupeve armiqėsore nė Shqipėri, kur nė Plenumin e Katėrt ngriheshin e demaskonin shokėt dhe nė tė pestin shkonin vetė brenda.

Ka shkuar nė mendje tė mė prish shtėpinė e prindėrve dhe mė pas shtėpinė e motrės me fadroma, njė hakmarrje e verbėr qė mund ta bėjė vetėm njė njeri i verbuar nga urrejtja

Por mes tyre shquan pėr nga ligėsia, paturpėsia dhe mungesa e moralit e Ministrit Genc Ruli. Nuk dua tė flas per anėn njerėzore, por ai ka bėrė me vetėdije shkelje ligjore, dhe i ka dhėnė fund profesionit tė tij si ekonomist pasi ka ndėrprerė nė mėnyrė tė njėanshme njė kontratė biznesi vetėm pėr t'iu servilosur Sali Berishės. Kjo mė bind se ai nuk ėshtė njeri i lirė, nuk ėshtė ai ministri i dy viteve mė parė, qė e kundėrshtoi atė tė prish kontrata tė tilla tė ngjashme si ajo e shtypshkronjės "Mihal Duri". Ruli nė vitin e tretė tė mandatit duket se ėshtė mė pak i lirė tė marrė vendime vetė. Thashė nuk dua tė kap anėn njerėzore, pasi fėmijėt e mi, tani mund tė ishin jetimė pėr shkak tė detyrimit tim qytetar pėr tė mbrojtur votat e tij. Tani ata natyrisht do tė jenė mė tė varfėr, por do tė rriten mė tė lirė se sa ai dhe fėmijėt e tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara